{"id":226690,"date":"2021-12-23T19:56:11","date_gmt":"2021-12-23T18:56:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=226690"},"modified":"2021-12-23T19:56:11","modified_gmt":"2021-12-23T18:56:11","slug":"si-perfunduan-parate-e-buxhetit-ne-xhepat-e-lefter-kokes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-perfunduan-parate-e-buxhetit-ne-xhepat-e-lefter-kokes\/","title":{"rendered":"Si p\u00ebrfunduan parat\u00eb e buxhetit n\u00eb xhepat e Lefter Kok\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi i SPAK p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit zbulon se si nj\u00eb num\u00ebr kompanish u hap\u00ebn nga \u2018pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb\u2019 p\u00ebr transferuar miliona euro t\u00eb taksapaguesve te kompanit\u00eb e familjes Koka, n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb aspak t\u00eb komplikuar pastrimi parash, q\u00eb shtetit shqiptar iu desh\u00ebn kat\u00ebr vjet p\u00ebr ta hetuar.<\/p>\n<p>Nga Gjergj Erebara, Elton Qyno-BIRN<\/p>\n<p>M\u00eb 26 shtator 2016, Arb\u00ebr Denizi \u2013 magazinier i kompanis\u00eb shtet\u00ebrore \u2018Hekurudha Shqiptare\u2019 u b\u00eb strumbullar i krijimit t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb re me fush\u00eb t\u00eb gjer\u00eb veprimi; nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti.<\/p>\n<p>Kompania u quajt Pivot-04 dhe ndon\u00ebse qe jet\u00ebshkurt\u00ebr, rezultoi shum\u00eb e suksesshme.<\/p>\n<p>Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit 2017, Pivot-04 i faturoi dy kompanive \u2018Albtek Energy\u2019 dhe \u2018Integrated Technology Services\u2019 160 milion\u00eb lek\u00eb punime, nd\u00ebrsa k\u00ebto dy kompani i transferuan asaj n\u00eb llogarin\u00eb bankare 214 milion\u00eb lek\u00eb [gati 2 milion\u00eb euro].<\/p>\n<p>Mbi 171 milion\u00eb lek\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb ardhura u transferuan m\u00eb pas n\u00eb kompanin\u00eb Sucralba q\u00eb administrohej nga v\u00ebllai i ish-ministrit Koka, p\u00ebrmes faturave q\u00eb sh\u00ebnonin: \u2018oriz\u2019 ose \u2018sheqer\u2019. Me t\u00eb mbaruar transfertat, n\u00eb vitin 2018, t\u00eb dyja kompanit\u00eb, Pivot-04 dhe Sucralba deklaruan pezullim t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Pivot-04 ishte nj\u00eb nga shtat\u00eb kompanit\u00eb e vogla, ekzistuese apo t\u00eb sapokrijuara, t\u00eb cilat Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK i ka identifikuar si instrumente t\u00eb transferimit t\u00eb parave nga kompanit\u00eb e incenerator\u00ebve te xhepat e familjar\u00ebve t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka.<\/p>\n<p>Sipas vendimit gjyq\u00ebsor mbi mas\u00ebn e siguris\u00eb, t\u00eb shtat\u00eb kompanit\u00eb e lidhura me Kok\u00ebn i faturuan kompanive t\u00eb incenerator\u00ebve n\u00eb Elbasan dhe Fier si dhe kompanis\u00eb m\u00ebm\u00eb Integrated Technology Services, ITS, mbi 460 milion\u00eb lek\u00eb ose 3.7 milion\u00eb euro n\u00eb total.<\/p>\n<p>SPAK pretendon se k\u00ebto para p\u00ebrfunduan n\u00eb xhepat e familjes Koka n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb aspak t\u00eb komplikuar korrupsioni, q\u00eb ndon\u00ebse u zhvillua t\u00ebr\u00ebsisht brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u h\u00ebngri gjithsesi institucioneve shtet\u00ebrore kat\u00ebr vjet p\u00ebr ta zbardhur.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua m\u00eb 14 dhjetor me akuzat e \u2018shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u2019, \u2018korrupsionit pasiv\u2019 si dhe \u2018pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u2019 gjat\u00eb procedurave p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesionit n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u2018Albtek Energy\u2019 n\u00eb Elbasan dhe p\u00ebrfitimeve t\u00eb padrejta financiare.<\/p>\n<p>Dy pronar\u00ebt e kompanive t\u00eb lidhura me incenerator\u00ebt, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu p\u00ebr \u2018korrupsion aktiv\u2019 dhe \u2018pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u2019, por ata gjenden n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, operacionet financiare p\u00ebr transferimin e 3.7 milion\u00eb eurove u kryen nga \u2018e nj\u00ebjta dor\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Ish-ministri Lefter Koka u deklarua i pafajsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha akuzat n\u00eb gjykat\u00eb, nd\u00ebrsa avokati i tij, Fatmir Braka deklaroi p\u00ebr mediat se nisja e procesit hetimor ka qen\u00eb politik.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK i nisi hetimet p\u00ebr tre koncesionet e incenerator\u00ebve n\u00eb vitin 2020, pas dy kall\u00ebzimeve penale t\u00eb dor\u00ebzuara nga Partia Demokratike dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hetimet avancuan vet\u00ebm p\u00ebr koncesionin e Elbasanit.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb kryer nga SPAK, p\u00ebr transferimin e parave t\u00eb taksapaguesve drejt ish-ministrit Lefter Koka u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 Pivot -04 edhe kompanit\u00eb Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, J.P.Y dhe R.B \u2013Ital Beton.<\/p>\n<p>Tre prej tyre ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb prej kompanive kan\u00eb objekte veprimtarie pothuajse identike.<\/p>\n<p>Krahasimi i akteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb k\u00ebtyre kompanive n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit tregon se kompanit\u00eb Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, Pivot-04 dhe Y.P.Y. kan\u00eb objekt veprimtarie: \u2018Prodhim, perpunim, transport, magazinim, tregtim me shumice e pakic\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr import dhe eksport t\u00eb inerteve t\u00eb ndryshme\u2026,\u2019; fjali e kopjuar identike p\u00ebr t\u00eb gjashta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompanit\u00eb J.P.Y., SILI dhe Sh.Sh., kan\u00eb t\u00eb treja adres\u00ebn: \u2018Lagjja nr. 18, Rruga Aleksander Goga, Godina nr. 8556\u2019, n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre p\u00ebrkimeve, k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr masat e siguris\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb n\u00ebnvizon se n\u00eb fakt, firmat e faturave t\u00eb l\u00ebshuara nga shtat\u00eb prej kompanive jan\u00eb shkruar nga \u2018e nj\u00ebjta dor\u00eb\u2019 pasi sh\u00ebnimet me dor\u00eb t\u00eb numrave t\u00eb sasis\u00eb dhe p\u00ebrshkrimi i mallit kan\u00eb ngjashm\u00ebri m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Sipas konkluzioneve t\u00eb prokuroris\u00eb, disa fatura me pal\u00eb bler\u00ebse shtetasen Stela Gugallja, aktualisht n\u00eb arrati dhe kompanit\u00eb e tjera si shit\u00ebse duket se jan\u00eb firmosur nga i nj\u00ebjti person si p\u00ebr bler\u00ebsin ashtu edhe p\u00ebr shit\u00ebsin.<\/p>\n<p>Prokuroria ka kryer gjithashtu ekspertim t\u00eb shkrimeve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>\u2018Nga analiza e aktit t\u00eb ekspertimit grafik provohet se shoq\u00ebrit\u00eb \u2018Pivot 04\u2019, \u2018Sili\u2019. Bellar Inert\u2019 (Bio Blend Fruit), \u2018J.P.Y\u2019, \u2018Deto\u2019, \u2018R.B. \u2013 Ital Beton\u2019 (R.B-General Servis) dhe \u2018SH.SH\u2019, kan\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe faturat jan\u00eb shkruar dhe n\u00ebnshkruar nga i nj\u00ebjti person. Pra, duket se k\u00ebto shoq\u00ebri i menaxhon dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit person,\u2019 shkruhet n\u00eb konkluzionet e prokuroris\u00eb.<br \/>\nLidhje miq\u00ebsore<\/p>\n<p>Skema e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb parave publike nga ish-ministri Lefter Koka sipas SPAK, p\u00ebrfshiu  nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, miq t\u00eb tij, pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb tjera t\u00eb familjes apo shok\u00eb t\u00eb t\u00eb birit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs kur kompanit\u00eb nominalisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre l\u00ebshonin fatura me shifra marramend\u00ebse p\u00ebr kompanit\u00eb e incenerator\u00ebve, personazhet e skem\u00ebs ishin zyrtarisht t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa persona t\u00eb prezantuar nga kompanit\u00eb fantazm\u00eb si t\u00eb pun\u00ebsuar prej tyre, kan\u00eb mohuar para prokuror\u00ebve t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar apo t\u00eb ken\u00eb pasur dijeni p\u00ebr pun\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebto kompani.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb prokuroris\u00eb, Arb\u00ebr Denizi, pronari i kompanis\u00eb Pivot-04, ka punuar si magazinier n\u00eb hekurudh\u00eb me pag\u00eb 28 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa miq\u00ebsia e tij me Arbi Kok\u00ebn v\u00ebrtetohet sipas hetimit me udh\u00ebtimet e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>I pyetur nga prokuror\u00ebt, Driza ka th\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebrguar materiale inerte n\u00eb Elbasan pavar\u00ebsisht se nuk ka pasur mjete n\u00eb pron\u00ebsi. Ai u ka th\u00ebn\u00eb prokuror\u00ebve se d\u00ebrgimin e inerteve te incinerator\u00ebt e ka kryer duke marr\u00eb mjete nga banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs, por se nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mbante mend ndonj\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i njihte \u2018dy punonj\u00ebsit\u2019 e kompanis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb pretendohet se shoq\u00ebria \u2018Pivot 04\u2019 ushtronte aktivitet tregtar dhe n\u00eb koh\u00ebn kur shoq\u00ebrit\u00eb tregtare Albtek Energy dhe ITS transferonin shumat monetare t\u00eb konsiderueshme n\u00eb drejtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Pivot 04, si dhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Pivot 04  b\u00ebnte \u2018blerje\u2019 nga shoq\u00ebria Sucralba, Arb\u00ebr Denizi vijonte t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e magazinierit,\u2019 v\u00ebren prokurori Klodian Braho.<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr, SILI, drejtohej nga shtetasi Silvester Driza. Verifikimet e prokuroris\u00eb kan\u00eb zbuluar se ai ka punuar si pun\u00ebtor n\u00eb hekurudh\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Autoritetin Portual t\u00eb Durr\u00ebsit edhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur kompania e tij faturonte qindramij\u00ebra euro punime n\u00eb tre kompani t\u00eb incinerator\u00ebve, Albtek, ITS dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier.<\/p>\n<p>Sili, kompani e cila p\u00ebrshkruhet nga prokuror\u00ebt si pik\u00eb shumice p\u00ebr shitje sheqeri, i ka transferuar parat\u00eb e marra nga incenerator\u00ebt te kompania Wind Co, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Brunilda Koka. M\u00ebnyra e transferimit \u00ebsht\u00eb shitblerja e pronave t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr person, Ardian Bello, zyrtarisht pronar i Bellar Inert, kompanis\u00eb q\u00eb i faturoi Albtek gjysm\u00eb miliardi lek\u00eb punime, rezulton q\u00eb nga viti 1980, pun\u00ebtor n\u00eb Hekurudh\u00eb me pag\u00eb 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se k\u00ebta dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, pronar\u00eb t\u00eb kompanive fiktive kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: nj\u00ebri ka lidhje miq\u00ebsore me Lefter Kok\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00ebt me djalin e tij, Arbi Koka. Lidhja e tyre miq\u00ebsore v\u00ebrtetohet nga prokuroria p\u00ebr shkak t\u00eb regjistrimeve t\u00eb sistemit TIMS, ku rezulton se kan\u00eb udh\u00ebtuar shum\u00eb her\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Prokuroria nuk ka marr\u00eb t\u00eb pandehur deri m\u00eb sot ask\u00ebnd tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 ish-ministrit Koka si dhe shtetases Stela Gugallja, pronare e kompanis\u00eb \u2018Albtek Energy\u2019 t\u00eb inceneratorit t\u00eb Elbasanit dhe Klodian Zotos, pronar i ITS \u2013 persona q\u00eb u shfaq\u00ebn nga asgj\u00ebja gjasht\u00eb vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar me propozim t\u00eb pak\u00ebrkuar tre koncesione t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr trajtimin e mbetjeve urbane n\u00eb Elbasan, Fier dhe Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria ka urdh\u00ebruar sekuestrimin e kompanive Albtek Energy dhe ITS, por nuk ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb ka nd\u00ebr mend t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dy kompanit\u00eb e tjera t\u00eb incenerator\u00ebve, Integrated Techonology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy B.V SPV.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK i nisi hetimet p\u00ebr tre koncesionet e incenerator\u00ebve n\u00eb vitin 2020, pas dy kall\u00ebzimeve penale t\u00eb dor\u00ebzuara nga Partia Demokratike dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hetimet avancuan vet\u00ebm p\u00ebr koncesionin e Elbasanit.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb kryer nga SPAK, p\u00ebr transferimin e parave t\u00eb taksapaguesve drejt ish-ministrit Lefter Koka u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 Pivot -04 edhe kompanit\u00eb Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, J.P.Y dhe R.B \u2013Ital Beton.<\/p>\n<p>Tre prej tyre ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb prej kompanive kan\u00eb objekte veprimtarie pothuajse identike.<\/p>\n<p>Krahasimi i akteve t\u00eb regjistrimit t\u00eb k\u00ebtyre kompanive n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit tregon se kompanit\u00eb Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, Pivot-04 dhe Y.P.Y. kan\u00eb objekt veprimtarie: \u2018Prodhim, perpunim, transport, magazinim, tregtim me shumice e pakic\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr import dhe eksport t\u00eb inerteve t\u00eb ndryshme\u2026,\u2019; fjali e kopjuar identike p\u00ebr t\u00eb gjashta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompanit\u00eb J.P.Y., SILI dhe Sh.Sh., kan\u00eb t\u00eb treja adres\u00ebn: \u2018Lagjja nr. 18, Rruga Aleksander Goga, Godina nr. 8556\u2019, n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre p\u00ebrkimeve, k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr masat e siguris\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb n\u00ebnvizon se n\u00eb fakt, firmat e faturave t\u00eb l\u00ebshuara nga shtat\u00eb prej kompanive jan\u00eb shkruar nga \u2018e nj\u00ebjta dor\u00eb\u2019 pasi sh\u00ebnimet me dor\u00eb t\u00eb numrave t\u00eb sasis\u00eb dhe p\u00ebrshkrimi i mallit kan\u00eb ngjashm\u00ebri m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Sipas konkluzioneve t\u00eb prokuroris\u00eb, disa fatura me pal\u00eb bler\u00ebse shtetasen Stela Gugallja, aktualisht n\u00eb arrati dhe kompanit\u00eb e tjera si shit\u00ebse duket se jan\u00eb firmosur nga i nj\u00ebjti person si p\u00ebr bler\u00ebsin ashtu edhe p\u00ebr shit\u00ebsin.<\/p>\n<p>Prokuroria ka kryer gjithashtu ekspertim t\u00eb shkrimeve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>\u2018Nga analiza e aktit t\u00eb ekspertimit grafik provohet se shoq\u00ebrit\u00eb \u2018Pivot 04\u2019, \u2018Sili\u2019. Bellar Inert\u2019 (Bio Blend Fruit), \u2018J.P.Y\u2019, \u2018Deto\u2019, \u2018R.B. \u2013 Ital Beton\u2019 (R.B-General Servis) dhe \u2018SH.SH\u2019, kan\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe faturat jan\u00eb shkruar dhe n\u00ebnshkruar nga i nj\u00ebjti person. Pra, duket se k\u00ebto shoq\u00ebri i menaxhon dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit person,\u2019 shkruhet n\u00eb konkluzionet e prokuroris\u00eb.<br \/>\nLidhje miq\u00ebsore<\/p>\n<p>Skema e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb parave publike nga ish-ministri Lefter Koka sipas SPAK, p\u00ebrfshiu  nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, miq t\u00eb tij, pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb tjera t\u00eb familjes apo shok\u00eb t\u00eb t\u00eb birit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs kur kompanit\u00eb nominalisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre l\u00ebshonin fatura me shifra marramend\u00ebse p\u00ebr kompanit\u00eb e incenerator\u00ebve, personazhet e skem\u00ebs ishin zyrtarisht t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa persona t\u00eb prezantuar nga kompanit\u00eb fantazm\u00eb si t\u00eb pun\u00ebsuar prej tyre, kan\u00eb mohuar para prokuror\u00ebve t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar apo t\u00eb ken\u00eb pasur dijeni p\u00ebr pun\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebto kompani.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb prokuroris\u00eb, Arb\u00ebr Denizi, pronari i kompanis\u00eb Pivot-04, ka punuar si magazinier n\u00eb hekurudh\u00eb me pag\u00eb 28 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa miq\u00ebsia e tij me Arbi Kok\u00ebn v\u00ebrtetohet sipas hetimit me udh\u00ebtimet e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>I pyetur nga prokuror\u00ebt, Driza ka th\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebrguar materiale inerte n\u00eb Elbasan pavar\u00ebsisht se nuk ka pasur mjete n\u00eb pron\u00ebsi. Ai u ka th\u00ebn\u00eb prokuror\u00ebve se d\u00ebrgimin e inerteve te incinerator\u00ebt e ka kryer duke marr\u00eb mjete nga banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs, por se nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mbante mend ndonj\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i njihte \u2018dy punonj\u00ebsit\u2019 e kompanis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb pretendohet se shoq\u00ebria \u2018Pivot 04\u2019 ushtronte aktivitet tregtar dhe n\u00eb koh\u00ebn kur shoq\u00ebrit\u00eb tregtare Albtek Energy dhe ITS transferonin shumat monetare t\u00eb konsiderueshme n\u00eb drejtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Pivot 04, si dhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Pivot 04  b\u00ebnte \u2018blerje\u2019 nga shoq\u00ebria Sucralba, Arb\u00ebr Denizi vijonte t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e magazinierit,\u2019 v\u00ebren prokurori Klodian Braho.<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr, SILI, drejtohej nga shtetasi Silvester Driza. Verifikimet e prokuroris\u00eb kan\u00eb zbuluar se ai ka punuar si pun\u00ebtor n\u00eb hekurudh\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Autoritetin Portual t\u00eb Durr\u00ebsit edhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur kompania e tij faturonte qindramij\u00ebra euro punime n\u00eb tre kompani t\u00eb incinerator\u00ebve, Albtek, ITS dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier.<\/p>\n<p>Sili, kompani e cila p\u00ebrshkruhet nga prokuror\u00ebt si pik\u00eb shumice p\u00ebr shitje sheqeri, i ka transferuar parat\u00eb e marra nga incenerator\u00ebt te kompania Wind Co, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Brunilda Koka. M\u00ebnyra e transferimit \u00ebsht\u00eb shitblerja e pronave t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr person, Ardian Bello, zyrtarisht pronar i Bellar Inert, kompanis\u00eb q\u00eb i faturoi Albtek gjysm\u00eb miliardi lek\u00eb punime, rezulton q\u00eb nga viti 1980, pun\u00ebtor n\u00eb Hekurudh\u00eb me pag\u00eb 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se k\u00ebta dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, pronar\u00eb t\u00eb kompanive fiktive kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: nj\u00ebri ka lidhje miq\u00ebsore me Lefter Kok\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00ebt me djalin e tij, Arbi Koka. Lidhja e tyre miq\u00ebsore v\u00ebrtetohet nga prokuroria p\u00ebr shkak t\u00eb regjistrimeve t\u00eb sistemit TIMS, ku rezulton se kan\u00eb udh\u00ebtuar shum\u00eb her\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Prokuroria nuk ka marr\u00eb t\u00eb pandehur deri m\u00eb sot ask\u00ebnd tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 ish-ministrit Koka si dhe shtetases Stela Gugallja, pronare e kompanis\u00eb \u2018Albtek Energy\u2019 t\u00eb inceneratorit t\u00eb Elbasanit dhe Klodian Zotos, pronar i ITS \u2013 persona q\u00eb u shfaq\u00ebn nga asgj\u00ebja gjasht\u00eb vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar me propozim t\u00eb pak\u00ebrkuar tre koncesione t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr trajtimin e mbetjeve urbane n\u00eb Elbasan, Fier dhe Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria ka urdh\u00ebruar sekuestrimin e kompanive Albtek Energy dhe ITS, por nuk ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb ka nd\u00ebr mend t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dy kompanit\u00eb e tjera t\u00eb incenerator\u00ebve, Integrated Techonology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy B.V SPV.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi i SPAK p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit zbulon se si nj\u00eb num\u00ebr kompanish u hap\u00ebn nga \u2018pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb\u2019 p\u00ebr transferuar miliona euro t\u00eb taksapaguesve te kompanit\u00eb e familjes Koka, n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb aspak t\u00eb komplikuar pastrimi parash, q\u00eb shtetit shqiptar iu desh\u00ebn kat\u00ebr vjet p\u00ebr ta hetuar. Nga Gjergj Erebara, Elton Qyno-BIRN M\u00eb 26 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":226692,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226690","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226690\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226692"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}