{"id":227109,"date":"2021-12-25T13:18:59","date_gmt":"2021-12-25T12:18:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=227109"},"modified":"2021-12-25T13:18:59","modified_gmt":"2021-12-25T12:18:59","slug":"ndiqni-pasurite-jo-rrogat-mustafa-nano-rreziqet-qe-sjell-publikimi-i-databazes-se-pagave-dhe-targave-cfare-duhet-te-beje-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ndiqni-pasurite-jo-rrogat-mustafa-nano-rreziqet-qe-sjell-publikimi-i-databazes-se-pagave-dhe-targave-cfare-duhet-te-beje-spak\/","title":{"rendered":"\u201cNdiqni pasurit\u00eb, jo rrogat!\u201d, Mustafa Nano: Rreziqet q\u00eb sjell publikimi i databaz\u00ebs s\u00eb pagave dhe targave! \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>NGA MUSTAFA NANO<\/p>\n<p>Publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave financiare t\u00eb shqiptar\u00ebve mua nuk m\u2019u duk skandal, por kureshtare, madje edhe e dobishme, sepse b\u00ebhet transparente di\u00e7ka q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb transparente. Kjo lloj transparence, n\u00eb Norvegji, garantohet prej koh\u00ebsh. Secili norvegjez \u00ebsht\u00eb i lejuar, ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb akses te t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb secilit norvegjez tjet\u00ebr, kushdo qoft\u00eb ky i fundit, q\u00eb nga personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm publik, e deri te njeriu m\u00eb i thjesht\u00eb. Madje, deri para disa vitesh, \u00e7do norvegjez mund t\u00eb dep\u00ebrtonte, mund t\u00eb futej n\u00eb rrjetin ku ishin k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna edhe nga nj\u00eb adres\u00eb anonime. Ka disa vite q\u00eb kjo nuk lejohet m\u00eb. Secili q\u00eb do t\u00eb informohet mbi gj\u00ebra t\u00eb tilla, ai duhet t\u00eb jap\u00eb emrin dhe mbiemrin e tij t\u00eb sakt\u00eb, dhe numrin e kart\u00ebs s\u00eb identitetit, dhe kjo nuk e kompromenton nevoj\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00eb q\u00eb ka shoq\u00ebria norvegjeze. \u00c7do gazetar, \u00e7do njeri tjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb informohet mbi t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebsaj natyre p\u00ebr \u00e7do person, mund t\u00eb futet, mjaft t\u00eb v\u00ebr\u00eb emrin e vet dhe numrin e ID.<\/p>\n<p>Nga kjo transparenc\u00eb, norvegjez\u00ebt nuk i ka gjetur asgj\u00eb e keqe. Mendoj se dhe neve nuk na gjen asgj\u00eb e keqe, n\u00ebse kjo gj\u00eb b\u00ebhet me ligj, jo si\u00e7 u b\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur, befasisht dhe p\u00ebr q\u00ebllime q\u00eb akoma jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u zbuluar. Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj sot \u00ebsht\u00eb se nuk e kuptoj pretendimin e disa njer\u00ebzve, q\u00eb thon\u00eb se po m\u00eb preket rroga, po m\u00eb zbulohet rroga, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb private, personale, intime. A thua se u jan\u00eb zbuluar hallatet, a thua se u \u00ebsht\u00eb publikuar ndonj\u00eb video, ku ato shfaqen duke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme dhe ilegale. Un\u00eb nuk jam dakord absolutisht me k\u00ebta njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di q\u00eb k\u00ebshtu si u b\u00eb, kjo q\u00eb u b\u00eb, publikimi i pagave t\u00eb qindra mij\u00eb shqiptar\u00ebve, ka disa pasoja, sepse u b\u00eb k\u00ebshtu si u b\u00eb. Disa d\u00ebme jan\u00eb t\u00eb kuptueshme. Un\u00eb jam i informuar dhe nga bisedat q\u00eb kam pasur me 2-3 biznesmen\u00eb, q\u00eb n\u00eb kompanit\u00eb private, sidomos tek ato q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb harkun e shum\u00eb viteve politika dhe taktika t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb rekrutuar, promovuar apo shp\u00ebrblyer punonj\u00ebsit e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb diferencuar, mbi baz\u00ebn e asaj q\u00eb ata japin n\u00eb pun\u00eb, tashm\u00eb kjo ka dal\u00eb n\u00eb shesh dhe te pun\u00ebmarr\u00ebsit mund t\u00eb krijohen probleme dhe d\u00ebmtohen e kompromentohet harmonia e kompan\u00ebsia sociale brenda kompanis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm real. D\u00ebmi tjet\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin q\u00eb publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tilla, k\u00ebshtu si u b\u00eb, u jep mund\u00ebsi grupeve t\u00eb vogla kriminale, q\u00eb n\u00eb fakt nuk jan\u00eb t\u00eb vogla, por jan\u00eb grupe t\u00eb mir\u00ebfillta kriminale, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb list\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me emra q\u00eb kan\u00eb paga stratosferike dhe t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto njer\u00ebz si target, si objektiva, si tabela qitjeje p\u00ebr t\u2019i gjobitur n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm gjithashtu shum\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb edhe d\u00ebme t\u00eb tjera, por un\u00eb jam i prirur t\u00eb shoh an\u00ebn pozitive, ndon\u00ebse d\u00ebnoj m\u00ebnyr\u00ebn si u b\u00eb, motivacionet mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave u b\u00eb kjo gj\u00eb, sepse motivacionet jan\u00eb t\u00eb ndyra, jan\u00eb t\u00eb pista, por n\u00ebse do t\u00eb adoptohej si nj\u00eb strategji nga ana e qeveris\u00eb dhe shtetit shqiptar p\u00ebr ta garantuar k\u00ebt\u00eb transparenc\u00eb n\u00eb stilin norvegjez, un\u00eb do t\u00eb shihja t\u00eb mira, sidomos n\u00eb rrethana konkrete. Publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj skaneri fantastik, p\u00ebr t\u00eb cilin shoq\u00ebria jon\u00eb edhe ka nevoj\u00eb, sepse kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb rropullit\u00eb e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, k\u00ebtij kombi. Ne e dim\u00eb se k\u00ebtu ka korrupsion, kemi perceptimin ton\u00eb, bazohemi n\u00eb v\u00ebzhgime personale, n\u00eb investigime q\u00eb b\u00ebhen nga media apo te hetimet q\u00eb b\u00ebhen nga struktura t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb hetimit q\u00eb jan\u00eb kushtetuese, por nga ky publikim ne kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb sakt\u00eb, precize, matematike mbi nivelin e korrupsionit. Madje un\u00eb do t\u2019u sygjeroja strukturave t\u00eb hetimit, deri dhe SPAK-ut q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgim t\u00eb im\u00ebt publikimit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse aty kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb korrupsione apo afera korruptive q\u00eb nuk do kishin mund\u00ebsi t\u2019i zbulonin n\u00eb rrethana t\u00eb tjera. rrogat e larta nuk jan\u00eb n\u00eb vetvete domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb tregues korrupsioni sepse ka t\u00ebrhequr shum\u00eb kjo gj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se n\u00eb diskutimin publik njer\u00ebzit jan\u00eb ndalur te d\u00ebmet, jo, jan\u00eb ndalur te ana spektakolare e gj\u00ebs\u00eb, jan\u00eb ndalur te rrogat e larta t\u00eb disa njer\u00ebzve sidomos t\u00eb disa gazetar\u00ebve dhe analist\u00ebve e moderator\u00ebve televiziv\u00eb. Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem ku \u00e7mimi i gjith\u00ebkujt varet nga k\u00ebrkesa dhe oferta, n\u00ebse nj\u00eb kompani mediatike ka nevoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Mu\u00e7 Nacon, po e ilustroj po marr veten time, dhe un\u00eb e kuptoj q\u00eb ajo kompani ka nevoj\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr audienc\u00ebn q\u00eb un\u00eb mund t\u2019i jap, p\u00ebr prestigjin, un\u00eb e kuptoj k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb, e pikas, dhe un\u00eb kam shansin t\u00eb b\u00ebj ca negociata t\u00eb rehatshme n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb cilave mund t\u00eb arrij nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb zem\u00ebruar disa pedagogg\u00eb, i kam par\u00eb disa q\u00eb e ngren\u00eb z\u00ebrin me t\u00eb madhe ca jan\u00eb k\u00ebto paga t\u00eb \u00e7mendura, ky \u00ebsht\u00eb sistemi, edhe n\u00eb sistemin universitar un\u00eb jam i sigurt\u00eb q\u00eb nuk paguhen t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Disa paguhen m\u00eb shum\u00eb disa m\u00eb pak, mbi baz\u00ebn e meritave, n\u00ebse paguhen t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj at\u00ebher\u00eb aty ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb sepse i bie q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vitin 1990. Tani, p\u00ebr mua kjo ndodh kudo n\u00eb Bot\u00eb, diferenca me paga t\u00eb tilla. Dhe problemi me gazetar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb te pagat e larta, problemi me gazetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb te rrogat e padeklaruara. Problemi \u00ebsht\u00eb te pasurit\u00eb, Gjurmoni pasurit\u00eb dhe jo rrogat. Rroga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ka kuptim n\u00eb sistemin q\u00eb kemi zgjedhur nuk jemi ende n\u00eb regjimin e Enver Hoxh\u00ebs, jemi n\u00eb KAPITALIZ\u00cbM, ku njer\u00ebzit paguhen dhe shp\u00ebrblehen mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs mbi baz\u00ebn e talenteve q\u00eb ata shprehin dhe manifestojn\u00eb dhe mbi baz\u00ebn e produktit q\u00eb japin dhe p\u00ebrkushtimit q\u00eb manifestjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA MUSTAFA NANO Publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave financiare t\u00eb shqiptar\u00ebve mua nuk m\u2019u duk skandal, por kureshtare, madje edhe e dobishme, sepse b\u00ebhet transparente di\u00e7ka q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb transparente. Kjo lloj transparence, n\u00eb Norvegji, garantohet prej koh\u00ebsh. Secili norvegjez \u00ebsht\u00eb i lejuar, ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb akses te t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb secilit norvegjez tjet\u00ebr, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":227110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227109","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227109\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}