{"id":227693,"date":"2021-12-28T13:20:30","date_gmt":"2021-12-28T12:20:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=227693"},"modified":"2021-12-28T13:20:30","modified_gmt":"2021-12-28T12:20:30","slug":"skandali-i-pagave-reagon-pd-pjese-e-skemes-se-patronazhisteve-ekspozon-kalbesiren-e-sistemit-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandali-i-pagave-reagon-pd-pjese-e-skemes-se-patronazhisteve-ekspozon-kalbesiren-e-sistemit-te-rames\/","title":{"rendered":"Skandali i pagave\/ Reagon PD: Pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb patronazhist\u00ebve, ekspozon kalb\u00ebsir\u00ebn e sistemit t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtypa ka th\u00ebn\u00eb se ky skandal lidhet drejtp\u00ebrdrejt me at\u00eb t\u00eb patronazhist\u00ebve dhe se t\u00eb dh\u00ebnat sensitive t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve po rrezikohen nga vet\u00eb shteti. Duke e quajtur sistem putinist drejtuar nga kryeministri Rama, Tabaku tha se PD-ja nuk do t\u00eb ndalet me denoncimin e k\u00ebsaj afere dhe do t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb dhe n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr t\u2019i shkuar \u00e7\u00ebshtjes deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb E PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, N\u00cbNKRYETARJA, JORIDA TABAKU<\/strong><\/p>\n<p>Skandali i vjedhjes dhe i publikimi t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb 640 mij\u00eb qytetar\u00ebve, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb e keqja t\u00eb trokas\u00eb te dera e \u00e7do shqiptari q\u00eb emrin dhe t\u00eb dh\u00ebnat e tij m\u00eb t\u00eb ndjeshme i gjen tek ai dokumenit q\u00eb xhiron sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar n\u00eb kompjutera dhe telefona.<br \/>\nK\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna sensitive jan\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb patronazhist\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebn u vodh\u00ebn zgjedhjet e 25 prillit, dhe sot, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, jan\u00eb nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e \u00e7do keqb\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pas PPP-ve, koncesioneve dhe tender\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm e t\u00eb pandersh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebnuar ekonomin\u00eb, q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe ka d\u00ebmtuar sip\u00ebrmarrjen e ndershme, jeta e secilit prej jush, e familjar\u00ebve tuaj, e koleg\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve tuaj, \u00ebsht\u00eb e ekspozuar ndaj \u00e7do shantazhi dhe keqp\u00ebrdorimi, vet\u00ebm sepse Edi Rama dhe bashk\u00ebpunot\u00ebrt e tij, u treguan t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shkelin \u00e7do ligj, t\u00eb cenojn\u00eb edhe sigurin\u00eb tuaj, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur me forc\u00eb pushtetin e tyre t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Ky skandal ilustron se si shteti ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e militant\u00ebve patronazhist\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e paligjsh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs, dhe gjithashtu eskpozon kalb\u00ebsir\u00ebn brenda k\u00ebtij sistemit putinist, ku taksat e qytetar\u00ebve, edhe n\u00eb form\u00ebn e pagave t\u00eb majme, p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer\u00a0 p\u00ebrfituesit e PPP-ve dhe koncesioneve.<\/p>\n<p>Duke d\u00ebmtuar k\u00ebshtu tregun dhe profesionist\u00ebt e ndersh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, q\u00eb shohin se si t\u00eb ardhurat e korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave dhe evazionit fiskal, konkurojn\u00eb padrejt\u00ebsisht me ljeje t\u00eb partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe rasti i kompanive t\u00eb incenerator\u00ebve, q\u00eb sot jan\u00eb nj\u00eb sken\u00eb krimi, por q\u00eb nga hulumtimi i t\u00eb dh\u00ebnave duket qart\u00eb se si me taksat q\u00eb u jan\u00eb vjedhur e u vidhen shqiptar\u00ebve, shp\u00ebrblehen me paga marramend\u00ebse pronar\u00ebt q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit e tyre fiktiv. Ashtu si kund\u00ebr \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar edhe nga hetimi i SPAK rruga q\u00eb ka ndjekur ish ministri Lefter Koka p\u00ebrmes krijimit t\u00eb kompanive fiktive nga t\u00eb cilat ai ka marr\u00eb pjes\u00ebn e tij t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe ministra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Rama si Ahmetaj apo dhe Gjiknuri, Bllakon p\u00ebrfshir\u00eb edhe Aga\u00e7in, Sejdinin, Subashin apo dhe vet\u00eb Erion Veliaj kan\u00eb p\u00ebrdorur formula t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar miliona euro nga taksat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nFatura me koncensionin e incenerator\u00ebve shkon n\u00eb 430 milion\u00eb euro dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se dhe sot e k\u00ebsaj dite, Komisioni Hetimor e Incenerator\u00ebve po bllokohet dhe po bojkotohet me vet\u00ebdije nga Partia Sociale, nga partner\u00ebt e tyre politik\u00eb, nga partner\u00ebt e tyre mediatik. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nga institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb cil\u00ebt refuzojn\u00eb t\u00eb paraqesin prova dhe evidence q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb lidhjet e ngushta mes pushtetit dhe pronar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka denoncuar q\u00eb tash 6 vite afera e incenerator\u00ebve, duke filluar q\u00eb nga konceptimi i tyre, nga krijimi i tyre, nga procesi p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtij koncensioni, ka qen\u00eb korruptive. \u00c7do akt i marr\u00eb, \u00e7do vendim K\u00ebshilli Bashkiak, \u00e7do vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb ndihmuar k\u00ebt\u00eb afer\u00eb. Sot Inceneratori i Tiran\u00ebs i cili sh\u00ebrben n\u00eb fakt si lavatri\u00e7ja e mir\u00ebfillt e pastrimit t\u00eb parave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb krimi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK-u nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb, jo vet\u00ebm Erion Veliajn, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe ministrat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vendimmarrje. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, faktet jan\u00eb e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb sot kushdo i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e k\u00ebsaj afere, q\u00eb kushdo q\u00eb sot vazhdon e paguan parat\u00eb publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, duhej t\u00eb ishte p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike n\u00eb k\u00ebto 8 vite ka denoncuar \u00e7do afer\u00eb korruptive. Partia Demokratike nuk ka pasur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute asnj\u00eb kompleks p\u00ebr t\u2019i vendosur emrin atyre q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb korrupsionin dhe p\u00ebr t\u2019i denoncuar ato. Sot SPAK-u duhet t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb mbrojtja politike q\u00eb qeveria i ka ofruar, s\u00eb pari kryeministrit, tre ministrave, Ahmetaj, Gjiknuri dhe Lefter Koka, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe tre kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb, Veliaj, Subashi dhe Qzim Sejdini, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb.Partia Demokratike do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta denoncoj\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb hedh drit\u00eb edhe n\u00eb Komisionin Hetimor pavar\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb pengesave p\u00ebr afer\u00ebn korruptive m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shekullit, afer\u00ebn e Incenerator\u00ebve! Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtypa ka th\u00ebn\u00eb se ky skandal lidhet drejtp\u00ebrdrejt me at\u00eb t\u00eb patronazhist\u00ebve dhe se t\u00eb dh\u00ebnat sensitive t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve po rrezikohen nga vet\u00eb shteti. Duke e quajtur sistem putinist drejtuar nga kryeministri Rama, Tabaku tha se PD-ja nuk do t\u00eb ndalet me denoncimin e k\u00ebsaj afere [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":227694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227693","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227693\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}