{"id":227741,"date":"2021-12-28T16:04:30","date_gmt":"2021-12-28T15:04:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=227741"},"modified":"2021-12-28T16:04:30","modified_gmt":"2021-12-28T15:04:30","slug":"pasojat-e-politikes-rajonale-te-rames-dhe-heshtjes-se-blere-te-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pasojat-e-politikes-rajonale-te-rames-dhe-heshtjes-se-blere-te-bashes\/","title":{"rendered":"Pasojat e politik\u00ebs rajonale t\u00eb Ram\u00ebs dhe heshtjes s\u00eb bler\u00eb t\u00eb Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong>Bujar Nishani<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga pavar\u00ebsia dhe krijimi i shtetit shqiptar, shantazhet , sfidat dhe pasojat e tyre n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb dhe integritetin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb pand\u00ebrprera. Megjith\u00ebse shteti i krijuar shqiptar pas pushtimit 500-vje\u00e7ar osman, ishte nj\u00eb cop\u00ebzim i territoreve t\u00eb trash\u00ebguara e t\u00eb populluara prej kombit shqiptar, nisi t\u00eb ekzistonte si nj\u00eb shtet sovran por n\u00ebn shantazh e agresion t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb dhe q\u00eb vijon sot e nuk ka gjasa t\u00eb ndaloj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb si platform\u00eb, politik\u00eb e dinamik\u00eb.<\/p>\n<p>Dihen pasojat katastrofike t\u00eb izolimit dhe \u00e7menduris\u00eb gati 50-vje\u00e7are t\u00eb komunizmit, me nj\u00eb kosto dramatike p\u00ebr imazhin dhe interesat shqiptare. Nj\u00eb vend dhe popull historikisht n\u00eb cop\u00ebzim, asimilim, margjinalizim, nuk ka reshtur kurr\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb e sakrifikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me k\u00ebto realitete q\u00eb i vinin n\u00eb koh\u00ebra.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e izolimit dhe terrorit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb fillim vitet \u201890, krijoi hap\u00ebsira e mund\u00ebsi t\u00eb tjera, shum\u00eb her\u00eb t\u00eb fituara e shum\u00eb her\u00eb t\u00eb humbura. Karakteristika m\u00eb evidente politike e pas diktatur\u00ebs ishte qeverisja n\u00eb pluraliz\u00ebm politik. Qeverisja e alternuar midis s\u00eb djatht\u00ebs e s\u00eb majt\u00ebs ka pasur diferenca t\u00eb qarta e t\u00eb shumta, ka pasur konflikte e p\u00ebrplasje politike. N\u00ebse ka pasur nj\u00eb fush\u00eb, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb e ndryshuar pavar\u00ebsisht alternimit t\u00eb qeverisjeve, ajo ka qen\u00eb politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb vend i madh, as nj\u00eb treg i madh e as nj\u00eb fuqi e madhe ushtarake. P\u00ebr pasoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aktor n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare globale. Por shqiptar\u00ebt jan\u00eb faktori themelor dhe m\u00eb i madhi n\u00eb rajon (Ballkan) e p\u00ebr pasoj\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e duhet t\u00eb jet\u00eb aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e influencues rajonal. P\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, s\u00eb tashmes e s\u00eb ardhmes, interesi shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb influencim \u00ebsht\u00eb paqja, stabiliteti, bashk\u00ebpunimi. Kjo ka qen\u00eb dhe arsyeja p\u00ebrcaktuese n\u00eb mbajtjen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs qasje n\u00eb politik\u00ebn e jashtme (ve\u00e7an\u00ebrisht rajonale) nga t\u00eb dy krah\u00ebt e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ndryshoi papritur n\u00eb fundin e vitit 2013, kur e majta u rikthye n\u00eb qeverisje n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs, nj\u00eb individ kontrovers, pa formim shtetari, pa eksperienca n\u00eb diplomaci, i p\u00ebrfshir\u00eb thell\u00eb n\u00eb afera korrupsioni gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Tiran\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontrollin dhe abuzimet me territorin. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndryshoi ajo q\u00eb kishte qen\u00eb konsensusi m\u00eb i konsoliduar midis s\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs: politika e jashtme, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo rajonale.<\/p>\n<p>Konsensusi midis pal\u00ebve kishte konverguar nga fakti i njehsimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme me interesin komb\u00ebtar, si\u00e7 n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr. Interesi komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me kultur\u00ebn per\u00ebndimore, modelin prosperues evropian dhe stabilitetin e mir\u00ebkuptimin rajonal.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb interes shqiptar vijon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrhyr\u00ebs, minues e kund\u00ebrkah\u00ebs interesi serb. Interes i cili nuk p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht n\u00eb aleanc\u00ebn me per\u00ebndimin, me tregun ekonomik evropian dhe vijon papajtueshm\u00ebrin\u00eb me realitetin rajonal. Por ne shqiptar\u00ebt, nuk mundet as t\u2019i zgjedhim fqinj\u00ebt rajonal\u00eb e as nuk mund t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb ata. Ne ve\u00e7 mund t\u00eb p\u00ebrpiqemi pa ndalur t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ura bashk\u00ebpunimi e kur ato refuzohen pand\u00ebrprer\u00eb, t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient ku respekti reciprok dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb jet\u00eb alternativ\u00eb imponuese.<\/p>\n<p>Edi Rama dhe qeverisja e majt\u00eb pas vitit 2013, ndryshuan radikalisht politik\u00ebn dhe platform\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb politik\u00ebn rajonale. P\u00ebr protagoniz\u00ebm personal apo p\u00ebr shkaqe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, Edi Rama e devijoi diskurin e proceseve shqiptaro-serbe n\u00eb rajon. Padyshim q\u00eb proceset shqiptaro-serbe jan\u00eb proceset m\u00eb fondamentale dhe p\u00ebrcaktuese t\u00eb ekuilibrave rajonal\u00eb. Ato dol\u00ebn nga abuzimi dhe hegjemonizmi serb vet\u00ebm pas \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato do t\u00eb mbeten t\u00eb sfiduara deri sa aksi Prishtin\u00eb-Beograd i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb jet\u00eb i pa stabilizuar. D\u00ebmi i madh q\u00eb solli Edi Rama me ndryshimin radikal n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte pik\u00ebrisht tek zhvendosja e angazhimit dhe platform\u00ebs s\u00eb stabilizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe. Nga dinamika n\u00eb aksin Prishtin\u00eb-Beograd \u2013 n\u00eb at\u00eb t\u00eb paefikas, Beograd-Tiran\u00eb. Ky ndryshim radikal i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs i konvenonte plot\u00ebsisht interesit serb.<\/p>\n<p>Kosova nuk konsiderohej m\u00eb \u201cde facto\u201d partner negociatash nga Serbia (Shqip\u00ebria ishte tashm\u00eb i vetmi shtet shqiptar\u00ebsh p\u00ebr Serbin\u00eb), imazhi i Serbis\u00eb n\u00eb per\u00ebndim p\u00ebr\u00e7ohej nga Edi Rama si imazhi i nj\u00eb partneri t\u00eb paqt\u00eb, i hapur, i civilizuar dhe bashk\u00ebpunues n\u00eb rajon, kur n\u00eb fakt k\u00ebto dimensione Serbia duhet t\u2019i vinte n\u00eb prov\u00eb n\u00eb raportin me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj politike t\u00eb jashtme t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb rajon, Serbia arriti t\u00eb margjinalizoi Kosov\u00ebn (hija politik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e kishte mbuluar Kosov\u00ebn) dhe u investua n\u00eb destabilizimin e Bosnje Hercegovin\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Agresiviteti hegjemonist dhe destabilizues i Serbis\u00eb mbi k\u00ebto dy vende ka prodhuar pasoja serioze n\u00eb rajon, \u00e7ka do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb dhe energji t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u rikuperuar, kur nuk ka siguri n\u00ebse kjo koh\u00eb e k\u00ebto energji do t\u00eb gjenden leht\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebmi i shkaktuar nga kjo politik\u00eb e jashtme rajonale e Edi Ram\u00ebs ka sjell\u00eb kosto serioze n\u00eb interesin komb\u00ebtar shqiptar, duke e fragmentarizuar e dob\u00ebsuar faktorin shqiptar dhe stabilitetin rajonal, duke ushqyer politikisht hegjemonin\u00eb serbe.<\/p>\n<p>T\u00eb thuash q\u00eb kjo qasje e Edi Ram\u00ebs erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet, pasi ajo \u00ebsht\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe komplekse. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e intrigon k\u00ebt\u00eb qasje edhe mosreagimi i Lulzim Bash\u00ebs, q\u00eb udh\u00ebhiqte opozit\u00ebn gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe.\u00a0As heshtja e tij nuk besohet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij olimpike.<\/p>\n<p>Gjithsesi, fundi i 2021 solli pasoja t\u00eb r\u00ebnda nga ndryshimi radikal i politik\u00ebs s\u00eb jashtme rajonale t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe heshtja \u201ce bler\u00eb\u201d e Lulzim Bash\u00ebs, pasoja p\u00ebr interesin komb\u00ebtar shqiptar dhe interesin e stabilitetit rajonal. Kjo duhet riparuar sa m\u00eb par\u00eb. Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb drejtat si gjithkush dhe rajoni stabilitet si\u00e7 Evropa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Bujar Nishani Q\u00eb nga pavar\u00ebsia dhe krijimi i shtetit shqiptar, shantazhet , sfidat dhe pasojat e tyre n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb dhe integritetin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb pand\u00ebrprera. Megjith\u00ebse shteti i krijuar shqiptar pas pushtimit 500-vje\u00e7ar osman, ishte nj\u00eb cop\u00ebzim i territoreve t\u00eb trash\u00ebguara e t\u00eb populluara prej kombit shqiptar, nisi t\u00eb ekzistonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":227742,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227741","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227741\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227742"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}