{"id":227745,"date":"2021-12-28T16:54:19","date_gmt":"2021-12-28T15:54:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=227745"},"modified":"2021-12-28T16:54:19","modified_gmt":"2021-12-28T15:54:19","slug":"kryeparlamentarja-nikolla-pritet-nga-homologu-turk-inkurajojme-bashkepunimin-e-shkelqyer-mes-dy-vendeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryeparlamentarja-nikolla-pritet-nga-homologu-turk-inkurajojme-bashkepunimin-e-shkelqyer-mes-dy-vendeve\/","title":{"rendered":"Kryeparlamentarja Nikolla pritet nga homologu turk: Inkurajojm\u00eb bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer mes dy vendeve"},"content":{"rendered":"<p>Me ftes\u00eb t\u00eb Kryetarit t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, Mustafa \u015eentop, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Turqi. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacionit jan\u00eb edhe deputet\u00ebt Shpresa Marnoj dhe Shp\u00ebtim Idrizi. Vizita nisi me vendosjen e kuror\u00ebs n\u00eb mauzoleun e Mustafa Kemal Atat\u00fcrk, themeluesit, reformatorit dhe modernizuesit t\u00eb madh t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb. N\u00eb Pallatin e Asambles\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Republik\u00ebs, Kryetarja Lindita Nikolla u prit nga Kryetari Mustafa \u015eentop.<\/p>\n<p>Kryetarja Nikolla n\u00ebnvizoi se: \u201cLidhjet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb jan\u00eb t\u00eb thella, t\u00eb fuqishme, tradicionale dhe v\u00ebllaz\u00ebrore. Bashk\u00ebpunimi parlamentar midis t\u00eb dy vendeve \u00ebsht\u00eb i shk\u00eblqyer dhe ka sfiduar edhe kufizimet dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e pandemis\u00eb. Asambleja dhe Kuvendi po zgjerojn\u00eb e intensifikojn\u00eb bashk\u00ebpunimin parlamentar dhe nxisin e mb\u00ebshtesin bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Vizita juaj n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shkurt 2021 si dhe vizita ime n\u00eb Ankara jan\u00eb shprehje t\u00eb qarta t\u00eb vullnetit politik p\u00ebr intensifikimin dhe thellimin e bashk\u00ebpunimit parlamentar. Ne inkurajojm\u00eb edhe bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer midis grupeve parlamentare t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe midis komisioneve e sh\u00ebrbimeve parlamentare.\u201d<\/p>\n<p>Kryetarja Nikolla p\u00ebrsh\u00ebndeti n\u00ebnshkrimin e \u201cDeklarat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Politike\u201d, e cila ngriti marr\u00ebdh\u00ebnien dypal\u00ebshe me nivelin e partneritetit strategjik, dhe konfirmoi vullnetin e t\u00eb dy vendeve p\u00ebr hapjen e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri bashk\u00ebpunimi. Shqip\u00ebria vler\u00ebson partneritetin strategjik dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tradicionale shum\u00eb t\u00eb mira e miq\u00ebsore me Turqin\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, zhvillimit, stabilitetit, paqes e p\u00ebrparimit n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb. Shqip\u00ebria dhe Turqia jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb e t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb NATO dhe po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur objektivin komb\u00ebtar, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Turqia \u00ebsht\u00eb partneri i kat\u00ebrt tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb. Investimet turke kapin shifr\u00ebn e 3.6 miliard dollar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rreth 15 mij\u00eb shtetas shqiptar punojn\u00eb n\u00eb kompanit\u00eb turke n\u00eb Shqip\u00ebri. Kryetarja Nikolla vler\u00ebsoi rritjen e bashk\u00ebpunimit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, mbrojtjes, arsimit, kultur\u00ebs, turizmit, transportit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, vler\u00ebsoi ngritjen p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Spitalit Rajonal n\u00eb Fier, dhe vuri n\u00eb dukje se Shqip\u00ebria mir\u00ebpret t\u00eb investimet turke edhe n\u00eb teknologji, industrin\u00eb p\u00ebrpunuese, industrin\u00eb e veshmbathjes, bujq\u00ebsi, blegtori etj. Nikolla shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr ndihm\u00ebn e Turqis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit dhe theksoi se 524 apartamentet e banimit t\u00eb financuara nga qeveria turke n\u00eb Bashkin\u00eb e Kurbinit jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb strehuar familjet e d\u00ebmtuara n\u00eb muajin janar 2022.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr ndihm\u00ebn e Turqis\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrballimin e pandemis\u00eb\u201d, tha Nikolla.<\/p>\n<p>Kryetari i Asambles\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, z. Mustafa \u015eentop, vuri n\u00eb dukje se populli shqiptar ka nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb zemrat e popullit turk dhe bashk\u00ebpunimi midis t\u00eb dy vendeve fuqizohet nga marr\u00ebdh\u00ebniet tradicionale, solidariteti, partneriteti yn\u00eb strategjik si edhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cTurqia ndjek me v\u00ebmendje dhe mb\u00ebshtet zhvillimin dhe stabilitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb politik\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb rajonin. Ne do t\u00eb zgjerojm\u00eb bashk\u00ebpunimin midis Asambles\u00eb s\u00eb Madhe dhe Kuvendit, midis grupeve parlamentare t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb, komisioneve, deputet\u00ebve dhe sh\u00ebrbimeve parlamentare\u201d.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt Shp\u00ebtim Idrizi dhe Shpresa Marnoj shpreh\u00ebn vullnetin p\u00ebr t\u00eb intensifikuar bashk\u00ebpunimin midis grupeve parlamentare t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb si edhe mir\u00ebnjohjen e komuniteteve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e Turqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Gjat\u00eb takimit me Kryetaren e Grupit Parlamentar t\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, znj. Fatma Aksal, dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit u diskutua mbi rritjen e kontributit t\u00eb grupeve parlamentare t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimin midis Kuvendit dhe Asambles\u00eb s\u00eb Madhe, midis komisioneve parlamentare e deputet\u00ebve, bashk\u00ebpunimin p\u00ebr rritjen e pjes\u00ebmarrjes politike, parlamentare, ekonomike e shoq\u00ebrore t\u00eb grave si edhe mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebpunimit t\u00eb gjithansh\u00ebm dypal\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit me Ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, z. Mevl\u00fct \u0480avu\u015fo\u011flu, u diskutua mbi partneritetin strategjik, bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer politik, miq\u00ebsin\u00eb, bashk\u00ebpunimin dhe solidaritetin midis t\u00eb dy vendeve, bashk\u00ebpunimin n\u00eb kuadrin e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare e nismave rajonale dhe vazhdimin e lobimit t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebr shtimin e njohjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, pranimin e saj n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me ftes\u00eb t\u00eb Kryetarit t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, Mustafa \u015eentop, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Turqi. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacionit jan\u00eb edhe deputet\u00ebt Shpresa Marnoj dhe Shp\u00ebtim Idrizi. Vizita nisi me vendosjen e kuror\u00ebs n\u00eb mauzoleun e Mustafa Kemal Atat\u00fcrk, themeluesit, reformatorit dhe modernizuesit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":227746,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227745","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227745\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227746"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}