{"id":228504,"date":"2022-01-03T19:03:51","date_gmt":"2022-01-03T18:03:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=228504"},"modified":"2022-01-03T19:03:51","modified_gmt":"2022-01-03T18:03:51","slug":"gezuar-prasin-e-ri-o-populli-im-fluturak-nga-edmond-tupja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gezuar-prasin-e-ri-o-populli-im-fluturak-nga-edmond-tupja\/","title":{"rendered":"G\u00ebzuar Prasin e Ri o Populli im fluturak!- Nga Edmond Tupja"},"content":{"rendered":"<p>Edmond Tupja<\/p>\n<p>I dashur, i shtrenjt\u00eb, i vyer e i \u00e7muar Populli im partidash\u00ebs e qeveridash\u00ebs i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm! Ja, sapo trokiti dhe na erdhi viti 2022 dhe un\u00eb, me respektin, p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb, nderimin, admirimin dhe adhurimin m\u00eb madh\u00ebshtor q\u00eb kam p\u00ebr Ty, marr guximin t\u00eb t\u00eb uroj me gjith\u00eb mendje, zem\u00ebr e shpirt pik\u00ebrisht G\u00ebzuar Prasin e Ri!<\/p>\n<p>Oh, mos u indinjo, mos u zem\u00ebro, mos u skandalizo nga ky urim i sinqert\u00eb q\u00eb po formuloj sinqerisht duke u mb\u00ebshteur pa pik\u00eb ngurrimi n\u00eb sinqeritetin tim legjendar m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb! Fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb urim e ka dhe do ta ket\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht \u201cFjalori i\u00a0 gjuh\u00ebs shqipe\u201d (Tiran\u00eb, 2006) q\u00eb, tek fjala \u201cpras\u201d apo \u201cpresh\u201d, nuk e ka p\u00ebrmendur shprehjen popullore \u201ct\u00eb fluturosh me pras (apo presh) n\u00eb\u2026\u201d, e cila t\u00eb ka ty si shpik\u00ebs e p\u00ebrdorues t\u00eb saj, o Populli im! T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn v\u00ebrejtje mund e duhet t\u00eb b\u00ebj gjithashtu p\u00ebr \u201cFjalorin frazeologjik t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d (Tiran\u00eb, 2010), i cili, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, p\u00ebrmend disa shprehje popullore me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, por duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje e n\u00eb err\u00ebsir\u00eb mrekullin\u00eb e t\u00eb fluturuarit me pras apo presh n\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, le t\u2019i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb konsideratat gjuh\u00ebsore apo leksikografike, dhe t\u00eb kthehemi tek urimi n\u00eb fjal\u00eb: Ti ke shqiponj\u00ebn si simbol t\u00eb flamurit komb\u00ebtar dhe kjo jo m\u00eb kot dhe aspak rast\u00ebsisht. Pse k\u00ebshtu? Sepse nd\u00ebr shekuj je p\u00ebrpjekur dhe ke luftuar p\u00ebr t\u00eb fluturuar lart si nj\u00eb nd\u00ebr popujt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzimit! Mir\u00ebpo, fatkeq\u00ebsisht, gjithmon\u00eb je rr\u00ebzuar n\u00eb humner\u00eb: pes\u00eb shekuj n\u00eb humner\u00ebn osmane, gjysm\u00eb shekulli n\u00eb humner\u00ebn enveriste dhe, s\u00eb fundi, \u00e7erek shekulli n\u00eb humner\u00ebn pseudodemokratike, ku spikatin tet\u00eb vitet e fundit n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb partie e t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb drejtuara nga kryeministri yt thuajse i p\u00ebrjetsh\u00ebm Rama.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb ti, o Populli im, e meriton plot\u00ebsisht t\u00eb fluturosh sa m\u00eb lart, por, historikisht nuk pate fat sidomos pas vendosjen s\u00eb regjimit aktual, sepse, me sa duken bath\u00ebt, nuk ke m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedh\u00ebsh nj\u00eb mjet fluturimi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se prasi apo preshi, quaje si t\u00eb duash, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka. Mir\u00ebpo, ja q\u00eb fluturimi me \u201cAir Albanian Pras\/Presh\u201d qenka zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb, madje ndoshta m\u00eb ideale, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u2019u desh, o Populli im, t\u00eb b\u00ebje nj\u00eb kompromis t\u00eb dhimbsh\u00ebm: Shite shpirtin duke shitur vot\u00ebn dhe, si rrjedhoj\u00eb e pashmangshme, e pe veten tek fluturoje me pras ose presh n\u00eb\u2026 Ku? Po atje, pra, n\u00eb by\u2026rek! Fal\u00eb k\u00ebtij Pras\/Preshi, bijat e bijt\u00eb e tu do t\u00eb fluturojn\u00eb detyrimisht, masivisht, marr\u00ebzisht, por ama ligj\u00ebrisht, drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian me t\u2019u b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria pjes\u00eb e pandashme e me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta e k\u00ebtij t\u00eb fundit, po sidomos e bot\u00ebs s\u00eb globalizuar. E g\u00ebzofsh, pra, Prasin e Ri, o Populli im fluturak!<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtij Prasi, Shqip\u00ebria do t\u00eb zbrazet nga vetvetja, do t\u00eb zvet\u00ebnohet e do t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnohet, asaj do t\u2019i humb\u00eb deri edhe emri, si\u00e7 i humbi gjat\u00eb pes\u00eb shekujve n\u00ebn thundr\u00ebn e otoman\u00ebve, paraardh\u00ebsve t\u00eb Erdoganit, kur ajo thirrej me emrin Arnautistan. Ve\u00e7se, meq\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb si lepuj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe meq\u00eb, si\u00e7 thua ti, o Populli im, \u201cnuk b\u00ebhet stan me lepuj\u201d, n\u00eb tok\u00ebn arb\u00ebrore do t\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebz komb\u00ebsish t\u00eb huaja fal\u00eb globalizimit, njer\u00ebz q\u00eb do t\u2019i popullojn\u00eb viset pjellore q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkisnin ty brez pas brezi, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb (fatkeq\u00ebsisht apo fatmir\u00ebsisht? Le t\u00eb themi fatkeqmir\u00ebsisht!) q\u00eb ti do t\u00eb rrezikosh gjith\u00e7ka, pak e nga pak, deri sa t\u00eb harrohesh p\u00ebrfundimisht! E g\u00ebzofsh, pra, Prasin e Ri, o Populli im fluturak!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fal\u00eb k\u00ebtij Prasi, emri yt do t\u00eb mbetet madh\u00ebrisht i gdhendur n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzimit si nj\u00eb popull magjik q\u00eb fluturonte me pras n\u00eb by\u2026rek! P\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer e kuptuar misterin e k\u00ebtij fluturimi, t\u00ebr\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb globalizuar do t\u2019u duhet shum\u00eb koh\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar llojin e karburantit q\u00eb do t\u00eb kesh p\u00ebrdorur ti gjat\u00eb fluturimeve t\u00eb tua. Ndoshta ndonj\u00ebri prej atyre, me siguri me prejardhje t\u00eb larg\u00ebt iliro-shqiptare, mund t\u00eb zbuloj\u00eb se p\u00ebr \u00e7\u2019lloj karburanti b\u00ebhej fjal\u00eb n\u00ebse diku m\u00ebson se gjella e parap\u00eblqyer e paraardh\u00ebsve t\u00eb tu, o Populli im fluturak, por edhe e shqiptar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, kan\u00eb qen\u00eb prej qindra shekujsh dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb\u2026 t\u00eb jen\u00eb\u2026, t\u00eb jen\u00eb fa\u2026, fa\u2026 fasulet! \u00c7ka mund ta v\u00ebrtetojn\u00eb deri diku edhe shprehjet shqipe \u201cshes pordh\u00eb\u201d, \u201ci pret pordha m\u00eb shum\u00eb se kordha\u201d, \u201csillet si pordha n\u00ebp\u00ebr brek\u00eb\u201d, etj., etj., t\u00eb vlefshme gjithashtu p\u00ebr pushtetar\u00ebt e qeveritar\u00ebt e tu aktual\u00eb, pa harruar faktin se epiteti yt i ardhsh\u00ebm, pra, termi \u201cfluturak\u201d, paraqitet i till\u00eb q\u00eb po t\u2019i heq\u00ebsh dy shkronjat e para, p\u00ebrftohet fjala \u201cuturak\u201d, e cila, duam apo nuk duam, na kujton mrekullisht fjal\u00ebn e parfumuar \u201coturak\u201d. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fluturimi yt t\u00eb b\u00ebhet pa t\u00eb papritura, madje t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm, pushtetar\u00ebt e qeveritar\u00ebt e tu do t\u00eb kujdesen me dhembshuri e dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ti t\u00eb pajisesh me nj\u00eb sasi t\u00eb bollshme vazeline supercil\u00ebsore me synimin humanist q\u00eb edhe by\u2026reku yt t\u00eb ndihet i lumtur!<\/p>\n<p>E g\u00ebzofsh, pra, Prasin e Ri, o Populli im fluturak!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edmond Tupja I dashur, i shtrenjt\u00eb, i vyer e i \u00e7muar Populli im partidash\u00ebs e qeveridash\u00ebs i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm! Ja, sapo trokiti dhe na erdhi viti 2022 dhe un\u00eb, me respektin, p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb, nderimin, admirimin dhe adhurimin m\u00eb madh\u00ebshtor q\u00eb kam p\u00ebr Ty, marr guximin t\u00eb t\u00eb uroj me gjith\u00eb mendje, zem\u00ebr e shpirt pik\u00ebrisht G\u00ebzuar Prasin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":228505,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228504","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228504\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}