{"id":228617,"date":"2022-01-04T17:50:57","date_gmt":"2022-01-04T16:50:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=228617"},"modified":"2022-01-04T17:50:57","modified_gmt":"2022-01-04T16:50:57","slug":"edi-paloka-mesazh-dhe-propozim-te-fundit-per-bashen-zgjedhjet-ne-pd-per-te-gjitha-strukturat-kush-fiton-drejton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/edi-paloka-mesazh-dhe-propozim-te-fundit-per-bashen-zgjedhjet-ne-pd-per-te-gjitha-strukturat-kush-fiton-drejton\/","title":{"rendered":"Edi Paloka mesazh dhe propozim t\u00eb fundit p\u00ebr Bash\u00ebn: Zgjedhjet n\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb gjitha strukturat, kush fiton, drejton"},"content":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike Edi Paloka kur situata \u00ebsht\u00eb e tensionuar n\u00eb PD, i ka p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb fundit, kryetarit Lulzim Basha. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, ai shkruan se Bash\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb i ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb zgjedhjet n\u00eb parti edhe n\u00eb nivel kryetari. Paloka shkruan se vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokrat\u00ebt mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>E plot\u00eb nga Edi Paloka:<\/p>\n<p>Nje mesazh dhe nje propozim te fundit per Lulzim Bashen ! Bashkepunimi prej 8 vitesh ne opozite , si nenkryetar i PD, me ka imponuar gjate kesaj kohe , nje qendrim me te terhequr e me pak agresiv ndaj teje . Ky qendrim ka ardhur jo vetem per hir te mardhenies personale gjate ketyre viteve , por kryesisht si marrje pergjegjesie mbi veten per aq sa me takon nga funksionet drejtuese qe kam mbajtur ne PD.<\/p>\n<p>Nga 9 shtatori jam pozicionuar qarte ne krah te Berishes\u00a0 , per shume arsye , po mbi te gjitha me bindjen se jam ne krahun e se drejtes . Me pas ju binda vullnetit te shumices absolute te demokrateve per mbledhjen e Kuvendit te 11 dhjetorit, sic duhet te kishin bere te gjithe drejtuesit e PD duke filluar nga ty i pari.<\/p>\n<p>Nderkaq\u00a0 ti zgjodhe qe perballe vullnetit dhe interesit te demokrateve te mbroje interesin tend , lidhur tek karrigia e kryetarit te opozites e ne funksion te ketij interesi ngrite gjithe qendrimet e metejshme duke ju dhene goditje pas goditjesh atyre qe per tete vite luftuan e sakrifikuan per ty .<\/p>\n<p>Me 9 shtator deklarove se po merrje nje vendim te detyruar nga te tjere , kunder bindjes tende dhe nuk le fjale lartesimi pa perdorur per Berishen . More vendimin e gabuar , ne menyren me te gabuar e \u00e7\u2019ishte me e keqja, duke qene i paralajmeruar per pasojat qe ai vendim do te sillte per PD! Me pas, kur jo vetem Berisha , por shumica e demokrateve tu kundervune , ti nuk zgjodhe ata si kryetar i tyre , por zgjodhe rrugen e kundert!<\/p>\n<p>Nga ai moment , qendrimet e kundershtareve me te eger te PD , u bene qendrimet e tua. E akuzove Berishen me fjalet e Rames per cdo gje , madje edhe per ato gjera ku ti kishe pergjegjesi personale sic ishte 21 janari. E akuzove si \u201ckomunist\u201d, si shkaktar te \u201897 e me tej\u2026! Mire qe nuk e akuzove dhe se ka \u201cvjedhur\u201d rrugen e Kombit !<\/p>\n<p>Sigurisht qe nuk i mendoje te gjitha keto kur Berisha te katapultoi fillimisht si deputet , pastaj tre here minister, me pas kryetar bashkie e ne fund kur ne opozite te la ne dore postin e kryetarit te PD . I more te gjitha ato poste e privilegje , vetem prej Sali Berishes e prej askujt tjeter. Asnje merite , asnje kontribut , e ca me pak sakrifica , nuk kishe ne PD deri diten qe ai te katapultoi. E pra , ai Berishe ishte , \u201c komunisti qe paskesh shkaktuar \u201897 \u201c edhe kur te dha gjithe ato poste e privilegje. Madje ai ishte dhe me 9 shtator!<\/p>\n<p>Megjithate, sikur ketu te behej fjale thjeshte per nje mardhenie mes Berishes dhe teje mbase une do te zgjidhja thjeshte te heshtja. As me Berishen e as me ty , une nuk kam patur mardhenien e ngushte qe ju keni patur me njeri tjetrin. Por ketu nuk behet fjale per kete, po per PD, per te gjithe ne.<\/p>\n<p>Ne fakt me slloganet \u201c Te ndahemi nga e shkuara e te shohim te ardhmen\u201d ti u ndave nga PD . Me sulmet e akuzat e Rames ndaj Berishes,\u00a0 ti ke hedhur poshte e ke mohuar gjithe historine e PD , gjithe sakrificat e demokrateve ne 30 vite. Te atyre demokrateve qe te dhane gjitheshka e nuk ju dhe kurre cfare prisnin prej teje. Tani , ne menyre paradoksale, kerkon te qendrosh ne krye te nje partie qe e ke mohuar dhe per me teper kunder vullnetit te shumices absolute te demokrateve qe me 11 dhjetor ne Kuvend e me pas me 18 dhjetor me referendum, te shkarkuan nga kryetar!<\/p>\n<p>Ne se ti nuk do e dije kete realitet mbase dhe mund te faleshin keto qendrime, por ti me mire se kushdo\u00a0 e di\u00a0 qe demokratet nuk i ke me vete . Minimalisht ti\u00a0 je ne dijeni te faktit se si me gjithe perpjekjet e bera , nuk arrite te mbushesh\u00a0 as sallen e Pallatit te Kongreseve me demokrat te thjeshte e jo me me delegate. Nuk mjaftuan as familjaret, as puntoret e disa bizneseve qe erdhen me detyrim , as njerzit e marre nga rruga , po u deshen dhe socialistet e Rames per te mbushur sallen me 2 mije vende\u2026! Kete ti e di shume mire, pavarsisht se cfare deklaron publikisht.<\/p>\n<p>E megjithese i di te gjitha keto, ti zgjedh qe pas perdorimit te sulmeve te Rames te kopjosh pike per pike\u00a0 dhe qendrimet e tij. E fillove me hile e truke \u201cprocedurash\u201d , vazhdove me mosnjohjen e votes se shumices e tani perfundove tek blindimi e bunkerizimi i selise se PD!<\/p>\n<p>Rama me keto menyra mbron karrigen e tij te pushtetit , po ti cfare po mbron , karrigen e opozitarit te perjetshem ??!! Pse ?! Ti e di qe keshtu, mund te jesh cdo gje , po kryetar i demokrateve nuk mund te jesh kurre. Po cfare eshte me e rendesishme\u00a0 ti e di shume mire qe edhe sikur te perdoresh policine dhe gjykatat\u00a0 e Rames per te mbajtur nje vule e ca zyra boshe, as ne enderr nuk i afrohesh dot me pushtetit e jo me ta marresh . Atehere per cfare te duhet gjithe kjo qe po ben ?! Pse i genjen ende ata pak demokrate te thjeshte qe besojne me naivitet perrallen se vertete pengesa per te marre pushtetin paska qene Berisha e tani pushtetin do na i sjellin ne pjate ?!<\/p>\n<p>Ne kushte te tilla dy alternativa mbeten :<\/p>\n<p>-Te intereson thjesht karrigia e kryetarit te opozites per interesa personale biznesi .<\/p>\n<p>-Me ose pa vullnetin tend, je pjese e atyre qe kerkojne shkatrrimin e PD per ti lehtesuar mbreterimin Rames.<\/p>\n<p>Per te qene i sinqerte , une nuk kam dashur te pranoje asnjeren prej ketyre akuzave edhe ne respekt te vetes time (gjithnje per hir te ketyre tete viteve te fundit). E po per kete arsye po bej dhe nje propozim te fundit me shprese te vaget se mund ta degjosh jo vetem per te miren e demokrateve por dhe tenden personale dhe te atyre pak veteve qe te ndjekin.<\/p>\n<p>Ky eshte nje mendim teresisht personal dhe nuk ka asnje lidhje me pozicionin qe une kam sot si njeri prej 29 antareve te Komisionit te Rithemelimit te PD. E kam thene qe ne fillim te \u201ckonfliktit\u201d se vetem VOTA e demokrateve e zgjidh problemin. Ne keto kushte, mbetet dhe nje hapsire e fundit ; zgjedhjet ne PD per te gjitha strukturat , perfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar nje periudhe dhe 22 marsin si diten e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit per organizimin e tyre . Une\u00a0 mendoj qe per interesa madhore te PD cdo gje mund te negociohet per te zhvilluar nje proces te paster e me besimin e te gjitheve.<\/p>\n<p>Demokratet te vendosin me voten e tyre sepse vetem keshtu qendrojme te bashkuar dhe gjithe energjite tona i perqendrojme ne luften kunder Rames. Behu pjese e ketij procesi . Kush fiton drejton! Por edhe ai qe humbet , nuk humb perfundimisht!<\/p>\n<p>Zoti Basha\u00a0 , ti je ende i ri , keshtu qe edhe po te humbesh ne kete gare, nuk do te ishte fundi i karrieres tende politike . Ne se do ndiqje kete rruge, kam bindjen qe dhe shumica e demokrateve qe sot jane kunder teje , do dinin te falnin e pse jo dhe te te mbeshtesnin ne nje te ardhme . Nderkaq rruga ku je futur e po ndjek eshte fundi sepse ne se i con demokratet deri ne perplasje , nuk ben gje tjeter vecse sherben si kamikaz per interesin e Rames i cili eshte i vetmi qe perfiton. Prandaj zgjidh vertete te ardhmen tende dhe te PD , e prano voten e demokrateve si mekanizmin e kesaj te ardhmeje .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike Edi Paloka kur situata \u00ebsht\u00eb e tensionuar n\u00eb PD, i ka p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb fundit, kryetarit Lulzim Basha. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, ai shkruan se Bash\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb i ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb zgjedhjet n\u00eb parti edhe n\u00eb nivel kryetari. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":228618,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228617","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228617\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}