{"id":228641,"date":"2022-01-04T19:12:21","date_gmt":"2022-01-04T18:12:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=228641"},"modified":"2022-01-04T19:12:21","modified_gmt":"2022-01-04T18:12:21","slug":"listat-e-pagave-radiografia-sociologjike-e-nje-shoqerie-ne-shtratin-e-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/listat-e-pagave-radiografia-sociologjike-e-nje-shoqerie-ne-shtratin-e-vdekjes\/","title":{"rendered":"Listat e pagave \u2013 radiografia sociologjike e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb shtratin e vdekjes"},"content":{"rendered":"<p>Nga ARTAN FUGA<\/p>\n<p>Nj\u00eb apel publik drejtuar: Qytetar\u00ebve! Deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Ilir Meta! Kryetares t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Lindita Nikolla! Kryeministrit Edi Rama! Kryetarit t\u00eb PD Lulzim Basha! Kandidatit p\u00ebr Kryetar t\u00eb PD Sali Berisha! Trupit diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>\u2014\u2014<\/p>\n<p>Dalja e listave t\u00eb pagave p\u00ebr qindra mij\u00eb shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti m\u00eb madhor i fundvitit 2021.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb tyre, shqiptar\u00ebt kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb me prova sasiore, me fakte t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, me dokumente t\u00eb pamohueshme, m\u00ebnyr\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb kuptimit t\u00eb historis\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb; kan\u00eb jo prishjen e paqes sociale sikund\u00ebr dikush e l\u00ebshoi nga goja pa u menduar, por transparenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb jan\u00eb krijuar mes tyre, me nj\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb radiografin\u00eb sociologjike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb agoni.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto lista mund t\u00eb ket\u00eb edhe pasakt\u00ebsi, apo manipulime, por deritani askush nuk i ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar ato. Se p\u00ebrse mediat, analist\u00eb, gazetar\u00eb, se p\u00ebrse deputet\u00eb, shtetar\u00eb, politikan\u00eb, gjoja opozitar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues gjoja t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, etj., heshtin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e atjeshme, p\u00ebrgjigjen e gjeni brenda atyre t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb sepse pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre kategorive, jo t\u00eb gjith\u00eb am\u00e0, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb brenda atij fenomeni q\u00eb tregon t\u00eb gjitha padrejt\u00ebsit\u00eb, korrupsionin, egoizmin, paturp\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie ku pjesa e sip\u00ebrme e saj, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, pa p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sigurisht, \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb nj\u00eb llum moralo-financiar dhe shtresat e poshtme t\u00eb saj jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pa p\u00ebrjashtim n\u00eb nj\u00eb braktisje dhe jet\u00eb pa shpres\u00eb dhe pa dinjitet.<\/p>\n<p>Dhe mos harrojm\u00eb se aty \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e maj\u00ebs s\u00eb ajzbergut, sepse nuk p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha shp\u00ebrblimet dhe p\u00ebrfitimet q\u00eb nuk shfaqen te pagat, si edhe parat\u00eb n\u00ebn dor\u00eb si rryshfete, bakshishe, dhurata, nuk jan\u00eb kapitalet financiare t\u00eb ngurt\u00ebsuara n\u00eb prona, etj. \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zbulim sadopak i \u00e7ar\u00e7afit me t\u00eb cilin kan\u00eb mbuluar trupin e viktim\u00ebs, pra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Dhe kjo radiografi nuk kap vet\u00ebm pagat n\u00eb sektorin publik, por edhe shum\u00eb fusha dhe agjenci n\u00eb bot\u00ebn private, ku edhe atje korrupsioni b\u00ebn k\u00ebrdin\u00eb.<\/p>\n<p>Heshtja q\u00eb mbahet, madje sulmi me polic\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet burimi i k\u00ebsaj rrjedhjeje skandaloze t\u00eb nj\u00eb informacioni skandaloz masiv, \u00ebsht\u00eb turpi, \u00ebsht\u00eb sjellja e hajdutit p\u00ebr t\u00eb fshehur posht\u00eb xhaket\u00ebs, n\u00eb xhepat e saj, pla\u00e7k\u00ebn e vjedhur. Nj\u00ebsoj sikur dikush t\u00eb ket\u00eb vjedhur nj\u00eb portofol n\u00eb autobuz, ta ket\u00eb futur n\u00eb xhep, dhe kur akuzohet dhe i k\u00ebrkohet t\u00eb zbrazi xhepat, ai b\u00ebrtet : Po dhunojn\u00eb privat\u00ebsin\u00eb time!!!<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt aty kan\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb kuptuarit si shp\u00ebrdorohet paraja publike pra buxheti i shtetit, kan\u00eb ar\u00ebsyen se p\u00ebrse nd\u00ebrsa ata jetojn\u00eb me sh\u00ebrbime mjeksore, urbane, shkollore, kulturore mjerane, pjesa e sip\u00ebrme lundron n\u00eb lluks, kan\u00eb faktin \u2013 te heshtja e atyre q\u00eb heshtin \u2013 se ata jan\u00eb braktisur nga politikan\u00eb, deputet\u00eb, gazetar\u00eb, lidera opinioni, opozitar\u00eb, dhe se gjith\u00e7ka n\u00eb opinionin publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht hipokrizi.<\/p>\n<p>Pushtetar\u00eb dhe opozitar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb ma:s\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb brenda nj\u00eb anijeje q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet as me t\u00eb thirrura, as me logore studjosh televizive, as me llapaqen\u00ebri rrjetesh sociale, as me p\u00ebrbetime p\u00ebr ndershm\u00ebri, demokraci, e bro\u00e7kulla t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>As me heshtjen tuaj!<\/p>\n<p>Sigurisht jemi vet\u00ebm n\u00eb fillimet e shqyrtimeve t\u00eb tabelave t\u00eb pagave, dhe \u00ebsht\u00eb fakt i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb vullnetarisht, me kok\u00ebn e vet, k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb me mij\u00ebra qytetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po hapin syt\u00eb e mbyllura p\u00ebr \u00e7ka po ndodh.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka ende studjues n\u00eb sociologji, ekonomi, shkenca politike, etj., q\u00eb i thon\u00eb ende vetes studjues dhe nuk merren me analiz\u00ebn e holl\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave \u2013 k\u00ebta nuk meritojn\u00eb as emrin, as titullin shkencor, madje as pagat!!!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb prirjesh vihen re nga analizat ende fragmentare dhe ende t\u00eb pathelluara si duhet?<\/p>\n<p>Se pari, nj\u00eb nepotiz\u00ebm i \u00e7frenuar ku sidomos n\u00eb zyrat e administrat\u00ebs publike dhe t\u00eb t\u00eb gjitha agjencive publike, sikund\u00ebr theksojn\u00eb z\u00ebrat nga posht\u00eb q\u00eb murmurisin me zem\u00ebrim, jan\u00eb pun\u00ebsuar persona p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve familjare, kushurillikut, krushqive, si edhe p\u00ebr lidhjeve miq\u00ebsore, shp\u00ebrblimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella, lidhjeve me politikan\u00eb, t\u00eb pasur, etj. Dhe jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr bashki ku b\u00ebhet nami, por edhe n\u00eb institucione qendrore, n\u00eb agjenci publike. Klasa politike e ka kthyer n\u00ebpun\u00ebsin\u00eb n\u00eb shtet si nj\u00eb vend strofkull, fole, kotec, p\u00ebr farefisin e vet, dhe kjo pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb gjoja opozitar\u00eb, apo pushtetar\u00eb. Pavar\u00ebsisht ngyrave politike. Korrupsioni dhe hipokrizia k\u00ebtu jan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e vlerave.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vihet re se konflikti i interesit b\u00ebn k\u00ebrdin\u00eb. N\u00ebpun\u00ebsi publik n\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb raste te ato lista pagash kapet duke shfryt\u00ebzuar postin e vet publik p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfitime dyt\u00ebsore, tret\u00ebsore, kat\u00ebrsore, shum\u00ebfishore te privati. Esht\u00eb ulurit\u00ebse t\u00eb shoh\u00ebsh sesi persona q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebsuar nga shteti p\u00ebr t\u00eb kontrolluar agjenci private, sip\u00ebrmarrje private, jan\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb dypun\u00ebsuar ose shum\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb konflikt interesi dhe nga k\u00ebto subjekte private. Jan\u00eb pun\u00ebsuar ose ata vet\u00eb ose farefisi i tyre. Dhe njer\u00ebzit habiten se p\u00ebrse shteti, ose pushteti lokal, mbyllin njerin sy ose t\u00eb dy syt\u00eb, mbyllin hund\u00ebt, goj\u00ebn, jo vet\u00ebm syt\u00eb, p\u00ebrpara shkeljeve t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb ndryshme private. Kjo ndodh, duket qart\u00eb te listat e pagave, sepse punonj\u00ebsi publik n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe \u00easht\u00eb i zhytur n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit dhe dyshohet me t\u00eb drejt\u00eb se duket q\u00eb p\u00ebrfiton nga privati q\u00eb duhet ta kontrollonte, paga, pun\u00ebsime, dorovitje, sh\u00ebrbime ekstra, madje ndofta edhe vila, vetura, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb shihen operator\u00eb privat\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb brenda sfer\u00ebs t\u00eb ndikimit dhe t\u00eb pushtetit t\u00eb t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb tyre politikan\u00eb apo pushtetar\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme!<\/p>\n<p>S\u00eb treti, shihet nj\u00eb fryrje e papar\u00eb me n\u00ebpun\u00ebs burokrat\u00eb a punonj\u00ebs sh\u00ebrbimesh n\u00eb sektorin publik. Administrata publike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rezerva elektorale m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr partit\u00eb n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb administrata qendrore dhe ajo bashkiake.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb publike qofshin ato radiotelevizive, artistike, ekonomike, kulturore, tatimore, kontrolluese, etj., jan\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Logjika \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Me parat\u00eb e qytetar\u00ebve u rezervohen paga p\u00ebr vende krejt fiktive pune me mij\u00ebra burokrat\u00ebve ose punonj\u00ebsve sh\u00ebrrbimesh. K\u00ebta mbahen n\u00ebn presionin e vendit t\u00eb pun\u00ebs, sepse kontrollohen politikisht. N\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb ndikojn\u00eb balanc\u00ebn elektorale dhe japin fitoren elektorale. Flitet kot p\u00ebr masak\u00ebr elektorale!<\/p>\n<p>Nuk, ka nevoj\u00eb p\u00ebr mekaniz\u00ebm tjet\u00ebr. Aty \u00ebsht\u00eb masakra q\u00eb mbahet fshehur. Dhe vota e qytetar\u00ebve zhvleft\u00ebsohet. Pra, me taksat ndaj qytetar\u00ebve, paguhen rroga p\u00ebr punonj\u00ebs publik\u00eb n\u00eb numur t\u00eb tejfryr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vota e po atyre qytetar\u00ebve q\u00eb paguajn\u00eb taksat t\u00eb zhvleft\u00ebsohet. Ky \u00ebsht\u00eb mekanizmi i p\u00ebrbindsh\u00ebm, cinik, mafioz, p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.<\/p>\n<p>Por kjo mbifryrje burokratike q\u00eb shoq\u00ebrohet pastaj me reduktime personeli n\u00eb shkolla, spitale, etj., ka funksione t\u00eb tjera t\u00eb cilat nuk po i p\u00ebrmendim p\u00ebr munges\u00eb vendi. Por pun\u00ebsimi p\u00ebr q\u00ebllime elektorale po b\u00ebn k\u00ebrdin\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet politike, apo bashkiake, por kudo, edhe brenda agjencive t\u00eb tjera, t\u00eb cilat k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nuk po i marrim n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, vihet re shum\u00ebpun\u00ebsimi i \u00e7frenuar n\u00eb konflikt interesi jo n\u00eb nj\u00eb ose dy pun\u00eb, por n\u00eb tre, kat\u00ebr, pes\u00eb, apo edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb. Mjafton t\u00eb shohim drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike t\u00eb shum\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb borde, komisione, forume, n\u00eb k\u00ebshilla bashkiake p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb ndodh. Mjafton t\u00eb shohim punonj\u00ebs publik\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar me rroga t\u00eb majme n\u00eb kompani apo agjenci private, apo t\u00eb paguar p\u00ebr pun\u00eb te privati. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ka nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb zgjedhura n\u00eb disa duar, n\u00eb disa shtresa, n\u00eb disa familje.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr funksione t\u00eb ndryshme, apo operacione t\u00eb ndryshme pune brenda nj\u00eb profesioni, ose ushtrim t\u00eb nj\u00eb zanati apo detyre. Kjo \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. B\u00ebhet fjala p\u00ebr pun\u00ebsime t\u00eb ndryshme. Kjo ve\u00e7se monopolizon pun\u00ebn, por edhe krijon papun\u00ebsi, sikurse edhe b\u00ebn q\u00eb cil\u00ebsia e pun\u00ebs t\u00eb bjer\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht pes\u00eb a gjasht\u00eb pun\u00eb, pa lidhje me njera tjetr\u00ebn, dhe t\u2019i kryej\u00eb si duhet??? Se pesti, nj\u00eb kaos n\u00eb sasin\u00eb e pagave. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet thjesht me financat. Ky kaos tregon pik\u00ebrisht sesi shoq\u00ebria jon\u00eb shqiptare ka humbur pik\u00ebrisht busull\u00ebn kryesore: meritokracin\u00eb!<\/p>\n<p>Kur shoferi i nj\u00eb agjencie publike paguhet dy ose tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mjek n\u00eb spitalin publik, kur profesori i nj\u00eb institucioni arsimor publik paguhet dy ose tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se profesori i nj\u00eb institucioni arsimor po publik, kur ekonomisti i nj\u00eb agjencie gjys\u00ebm private por q\u00eb funksionon me para publike paguhet tre her\u00eb ose kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb arsimtar i mir\u00eb, kur nj\u00eb drejtues emisioni paguhet edhe 30 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb gazetar terreni, sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa sh\u00ebmbuj n\u00eb qindra dhe mij\u00ebra, at\u00ebhere kuptohet se e gjith\u00eb shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb dallkaukllik, n\u00eb zhvleft\u00ebsim t\u00eb meritave, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt ku m\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb: N\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb jetosh mir\u00eb, puna e ndershme \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e d\u00ebshtuar dhe taraflliku, mashtrimi, kopil-lliku, \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb!<\/p>\n<p>Mos i hyjm\u00eb k\u00ebtu fiktivitetit t\u00eb pagave sepse duket ashiqare se ka paga q\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Paga \u2013 mbledh\u00ebse votash ose shp\u00ebrblime p\u00ebr militantiz\u00ebm politik. Partia kontrollon shtetin dhe shteti ushqen partin\u00eb me mekanizma prodhimi votash.<\/li>\n<li>Paga q\u00eb jep\u00ean dhe rimerren. Paga reversib\u00ebl. Po ngrihen z\u00ebrat te fenomeni i turpsh\u00ebm i skllav\u00ebris\u00eb moderne q\u00eb duhet t\u00eb hetohet nga drejt\u00ebsia. Drejtues apo pronar\u00eb q\u00eb japin paga t\u00eb larta p\u00ebr punonj\u00ebs por q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs duhet t\u2019ja rikthejn\u00eb cash pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tyre.<\/li>\n<li>Paga simbolike turpi. Jan\u00eb paga t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb fshehin pjes\u00ebn tjet\u00ebr shtes\u00eb q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi jep n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padeklaruar p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrballuar me k\u00ebrkes\u00ebn e ligjit q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave. Pun\u00ebmarr\u00ebsi nj\u00ebher\u00ebsh viktim\u00eb dhe bashk\u00ebpuntor e pranon k\u00ebt\u00eb pag\u00eb turpi, k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje turpi, t\u00eb d\u00ebnueshme nga ligji. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e sistemit korruptiv. Mbyll goj\u00ebn b\u00ebn \u00e7far\u00eb i thon\u00eb, sepse p\u00ebrndryshe rrezikon t\u00eb d\u00ebnohet.<\/li>\n<li>Pagat incentivash, pra superpaga p\u00ebr poste monopol, sh\u00ebrbimesh t\u00eb ve\u00e7anta. K\u00ebtu pun\u00ebmarr\u00ebsi paguhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marramend\u00ebse, por nuk i b\u00ebhet von\u00eb se pagesa e tij b\u00ebhet e mundur p\u00ebr shkak t\u00eb burimit korruptiv, ose pozicionit monopol, ose funksioneve t\u00eb ve\u00e7anta, s\u00eb shumti korruptive, q\u00eb kryen brenda kompanis\u00eb, apo statusit t\u00eb privilegjuar t\u00eb kompanis\u00eb apo agjencis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb meriton trajtese t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/li>\n<li>Paga lavatri\u00e7e. K\u00ebto jepen fiktivisht t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb parat\u00eb e fituara n\u00eb rrug\u00eb korruptive ose me trafiqe. Jan\u00eb gjithashtu paga q\u00eb fshehin faktin se ato jan\u00eb fitime t\u00eb pastra t\u00eb sh\u00ebnuara jo te rubrika fitime, por te rubrika : paga. Dhe tatimet flen\u00eb!<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sigurisht k\u00ebtu nuk mohohen paga, t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb mesme, t\u00eb larta, q\u00eb p\u00ebrftohen me merit\u00eb. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb ul\u00ebta. Edhe pagat e larta me merit\u00eb jan\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb ulta. Kjo ndodh pik\u00ebrisht sepse buxhetet q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr to jan\u00eb rrudhur p\u00ebr t\u00eb paguar pagat e turpit.<\/p>\n<p>K\u00ebto list\u00eb pagesash jan\u00eb radiografia e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb po vdes. Sikurse vdesin p\u00ebr buk\u00eb pensionist\u00ebt me pensione mizerab\u00ebl n\u00ebse nuk ndihmohen nga t\u00eb af\u00ebrmit e tyre! Pik\u00ebrisht se paraja publike shp\u00ebrdorohet! Mos e k\u00ebrkoni gjetiu ikjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve. Mos e k\u00ebrkoni kund tjet\u00ebr mosbesimin e shqiptar\u00ebve ndaj politik\u00ebs, politikave qeveritare, opozit\u00ebs. Mos e k\u00ebrkoni kund tjet\u00ebr pasivitetin, apatin\u00eb, r\u00ebnien profesionale, ve\u00e7se n\u00eb shkat\u00ebrrimin e shp\u00ebrblimit sipas merit\u00ebs!<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb b\u00ebrtasim: Kapeniiiii at\u00eb q\u00eb na nxorri t\u00eb palarat! E mira \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb komision i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga studjues, qytetar\u00eb, lidera t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb opinioni, t\u00eb pakorruptuar p\u00ebr ta studjuar mir\u00eb radiografin\u00eb e agonis\u00eb son\u00eb shoq\u00ebrore komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masat e sh\u00ebndoshjes! P\u00ebrndryshe! Nuk do t\u00eb ket\u00eb asnjeri t\u00eb pafajsh\u00ebm! Asnjeri!<\/p>\n<p>Artan Fuga<\/p>\n<p>Profesor n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>An\u00ebtar i Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ARTAN FUGA Nj\u00eb apel publik drejtuar: Qytetar\u00ebve! Deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Ilir Meta! Kryetares t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Lindita Nikolla! Kryeministrit Edi Rama! Kryetarit t\u00eb PD Lulzim Basha! Kandidatit p\u00ebr Kryetar t\u00eb PD Sali Berisha! Trupit diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb! \u2014\u2014 Dalja e listave t\u00eb pagave p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":228642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228641","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228641\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}