{"id":229555,"date":"2022-01-10T12:14:40","date_gmt":"2022-01-10T11:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=229555"},"modified":"2022-01-10T12:14:40","modified_gmt":"2022-01-10T11:14:40","slug":"fatmir-xhafaj-komenton-perplasjen-ne-pd-nuk-humben-vetem-te-falimentuarit-saliu-e-luli-por-gjithe-shqiptaret-koha-te-ringrihet-opozita-me-lidership-te-ri-dhe-pa-berishizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fatmir-xhafaj-komenton-perplasjen-ne-pd-nuk-humben-vetem-te-falimentuarit-saliu-e-luli-por-gjithe-shqiptaret-koha-te-ringrihet-opozita-me-lidership-te-ri-dhe-pa-berishizem\/","title":{"rendered":"Fatmir Xhafaj komenton p\u00ebrplasjen n\u00eb PD: Nuk humb\u00ebn vet\u00ebm t\u00eb falimentuarit Saliu e Luli, por gjith\u00eb shqiptar\u00ebt! Koha t\u00eb ringrihet opozita, me lidership t\u00eb ri dhe pa berishiz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka komentuar p\u00ebrplasjen e dhunshme q\u00eb ndodhi n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike mes mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Bash\u00ebs dhe Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shkruan se nuk humb\u00ebn vet\u00ebm Berisha dhe Basha, por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb nga dhuna q\u00eb u shfaq n\u00eb ekrane. Sipas tij, \u201cky nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 fundi i tmerrsh\u00ebm i degradimit t\u00eb nj\u00eb partie politike q\u00eb na ka qeverisur dhe k\u00ebrkon t\u00eb na qeveris\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, por nj\u00eb ngjarje prej s\u00eb cil\u00ebs duhen nxjerr\u00eb m\u00ebsime, reflektime e veprime\u201d.<\/p>\n<p>Xhafaj b\u00ebn thirrje p\u00ebr ringritjen e opozit\u00ebs me nj\u00eb lidership t\u00eb ri dhe t\u00eb painfektuar nga berishizmi, pasi opozita \u201cna duhet realisht t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb jet\u00eb e fort\u00eb, e pavarur dhe e ndershme p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebmin e madh dhe me kosto t\u00eb lart\u00eb ringjalljeje p\u00ebr demokracin\u00eb dhe institucionet demokratike\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Nuk ka vend p\u00ebr fitimtar\u00eb e as p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar kur sheh se si demokracia dhunohet \u00e7mendurisht me vare e gur\u00eb, mbyllet me brava apo rivritet me demagogji populiste. Dje fatkeq\u00ebsisht nuk humb\u00ebn ve\u00e7 t\u00eb falimentuarit historik Saliu e Luli, por t\u00eb gjith\u00eb ne shqiptar\u00ebt u godit\u00ebm nga dhuna e shfaqur ekraneve. Ata kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb rrokullisur dhe nuk meritojn\u00eb asnj\u00eb rresht. Problemi \u00ebsht\u00eb se me ta dhe si ata po humbasim t\u00eb gjith\u00eb \u00e7do dit\u00eb e nga pak. K\u00ebshtu humbet liria dhe fiton autokracia, humbet demokracia dhe fiton kleptokracia, humbet Shqip\u00ebria dhe fitojn\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrpiqen \u00e7do dit\u00eb ta kontrollojn\u00eb at\u00eb duke mbajtur vet\u00eb brav\u00ebn dhe vet\u00eb \u00e7el\u00ebsin e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala \u201cTURP\u201d \u00ebsht\u00eb krejt e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb em\u00ebrtuar p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb apo mbrojtur pushtetin brenda pushtetit partiak, p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pushtet publik, pushtet ekzekutiv, apo pushtet personal mbi shqiptar\u00ebt. Ky nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 fundi i tmerrsh\u00ebm i degradimit t\u00eb nj\u00eb partie politike q\u00eb na ka qeverisur dhe k\u00ebrkon t\u00eb na qeveris\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, por nj\u00eb ngjarje prej s\u00eb cil\u00ebs duhen nxjerr\u00eb m\u00ebsime, reflektime e veprime.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje godinash apo karrigesh, por \u00e7\u00ebshtje fryme, sjelljeje dhe kulture politike. Berishizmi ose autokracia e arroganca partiake, kleptokracia dhe korrupsioni politik, fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb prekshme n\u00eb realitetet e sotme partiake. Shiheni modelin n\u00eb t\u00eb dy pjes\u00ebt e PD: Dy lidershipe, dy an\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje dhe pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs t\u00eb keqe q\u00eb kan\u00eb keqqeverisur prej vitesh k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kronika e paralajm\u00ebruar e nj\u00eb zinxhiri zhvillimesh negative n\u00eb demokracin\u00eb partiake do vazhdoj\u00eb t\u00eb thellohet m\u00eb tej e m\u00eb gjer\u00eb n\u00ebse nuk kapim thelbin e problemit: Zbatimin e fort\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb ligjit, forcimin e institucioneve ligjzbatuese p\u00ebrball\u00eb arbitraritetit t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebshkimin e korrupsionit politik dhe demokratizimin e brendsh\u00ebm t\u00eb partive.<\/p>\n<p>Qeverisjet jan\u00eb produkt dhe pasqyr\u00eb e partive politike. Qeverisje t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ndershme dhe n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve mund t\u00eb garantojn\u00eb vet\u00ebm parti politike ku demokracia e brendshme \u00ebsht\u00eb aktive, ku debatohet e vendosin institucionet e kolegjialiteti n\u00eb to, ku promovohen vlerat dhe individ\u00ebt e ndersh\u00ebm, ku nxiten e b\u00ebhen konkuruese ambiciet e sh\u00ebndetshme politike. Andaj, lipset emergjenc\u00eb p\u00ebr t\u2019i demokratizuar partit\u00eb duke nxjerr\u00eb \u201cNON GRATA\u201d korrupsionin politik, autokracin\u00eb dhe arroganc\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Koha t\u00eb ringrihet opozita, por me lidership krejt t\u00eb ri dhe t\u00eb pa infektuar nga berishizmi dhe n\u00ebnproduktet e tij t\u00eb ngjashme. Opozita na duhet realisht t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb jet\u00eb e fort\u00eb, e pavarur dhe e ndershme p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebmin e madh dhe me kosto t\u00eb lart\u00eb ringjalljeje p\u00ebr demokracin\u00eb dhe institucionet demokratike. Kush mendon ndryshe apo akoma m\u00eb keq, punon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb, d\u00ebshiron autokracin\u00eb dhe kleptokracin\u00eb, vdekjen e demokracis\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka komentuar p\u00ebrplasjen e dhunshme q\u00eb ndodhi n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike mes mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Bash\u00ebs dhe Berish\u00ebs. Ai shkruan se nuk humb\u00ebn vet\u00ebm Berisha dhe Basha, por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb nga dhuna q\u00eb u shfaq n\u00eb ekrane. Sipas tij, \u201cky nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 fundi i tmerrsh\u00ebm i degradimit t\u00eb nj\u00eb partie [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":229556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-229555","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}