{"id":230851,"date":"2022-01-18T15:20:10","date_gmt":"2022-01-18T14:20:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=230851"},"modified":"2022-01-18T15:20:10","modified_gmt":"2022-01-18T14:20:10","slug":"kur-papa-dhe-erdogani-flasin-per-vellazeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kur-papa-dhe-erdogani-flasin-per-vellazeri\/","title":{"rendered":"Kur Papa\u2026 dhe Erdogani flasin p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri\u2026"},"content":{"rendered":"<p>NGA MENTOR NAZARKO<\/p>\n<p>Vizita e djeshme e Presi dentit Erdogan si gjithmon\u00eb nxiti polemika t\u00eb shumta, disa t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Ato fillojn\u00eb me reagimet fejsbukiane p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhur -supozoj krejt rast\u00ebsisht (dit\u00ebvdekja e Sk\u00ebnderbeut). Vijojn\u00eb me paralelet leksiondh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi qeveris Erdogan dhe \u2026 Rama.<\/p>\n<p>Apo me mospjes\u00ebmarrjen e Berish\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare (bojkot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb pse Erdogani qenk\u00ebsh rreshtuar pro Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 2021). Dhe mbyllen me p\u00ebrdorimin e termit \u201cv\u00ebllez\u00ebr\u201d nga ana e kreut t\u00eb shtetit turk. E v\u00ebrteta neutrale politikisht \u00ebsht\u00eb se kjo vizit\u00eb e rrit r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebve n\u00eb aren\u00ebn rajonale dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke ritheksuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fuqishme nd\u00ebrshtet\u00ebrore, midis kombeve tona, por dhe at\u00eb nd\u00ebrpersonale.<\/p>\n<p>Erdogan, Presidenti i nj\u00ebrit nga vendet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs, erdhi vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, duke harxhuar shum\u00eb koh\u00eb, n\u00eb mesazhe solidariteti (banesat e Kurbinit); mb\u00ebshtetje politike dhe diplomatike (7 marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara dhe fjalimi n\u00eb parlament), mb\u00ebshtetje kulturore (restaurimi i xhamis\u00eb s\u00eb Ethem Beut), mu n\u00eb koh\u00ebn kur Ballkani p\u00ebrshkohet nga disa kriza t\u00eb nj\u00ebkohshme.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb ta interpretosh vizit\u00ebn e tij, mir\u00ebpo paradoksalisht, shum\u00eb v\u00ebzhgues kompetent\u00eb madje, u mor\u00ebn gjat\u00eb me p\u00ebrdorimin bujar nga ana e Presidentit turk t\u00eb termit \u201cv\u00eblla\u201d. Dhe ngjan didaktike q\u00eb gjith\u00eb vizit\u00ebn ta lexosh n\u00eb drit\u00ebn e zb\u00ebrthimit t\u00eb k\u00ebtij termi- v\u00ebllaz\u00ebri.<\/p>\n<p>PAPA KA SHKRUAR S\u00cb FUNDMI ENCIKLIK\u00cbN \u201cTUTTI FRATELLI\u201d<\/p>\n<p>Jo p\u00ebr sens t\u00eb paradoksit, por t\u00eb universalitetit t\u00eb termit, ky lloj leximi m\u2019u nxit nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb lloj origjinaliteti a distancimi konstruktiv, n\u00eb televizion nj\u00eb ish-minist\u00ebr i prejardhjes katolike, megjith\u00eb realizmin n\u00eb gjykimin e vizit\u00ebs, e quajti t\u00eb tepruar \u201cv\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb me Erdoganin\u201d.<\/p>\n<p>Dhe si p\u00ebr ta \u00e7magjepsur fol\u00ebsin me nj\u00eb goditje t\u00eb par\u00eb, doja t\u00eb sillja n\u00eb kujtes\u00ebn e tij, nj\u00eb enciklik\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Papa Franceskos, \u201cT\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebr\u201d. Ati i shenjt\u00eb i bot\u00ebs, pra, jo vet\u00ebm i katolik\u00ebve, nuk e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb term thjesht n\u00eb kuptimin ekumenik, t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb mes t\u00eb krishter\u00ebve, por t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje q\u00eb n\u00eb fillim Papa p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar konceptin e tij t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb jasht\u00ebgjenetike, referenca te paraardh\u00ebsi i tij, Francesko i Asizit, q\u00eb tet\u00eb qind vjet m\u00eb par\u00eb kishte shkuar n\u00eb Egjipt t\u00eb vizitonte Sulltanin Kamil Al Malik. Dhe madje gjen dhe referenca t\u00eb Zotit n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb fundit me nj\u00eb teolog musliman-Imamin e madh t\u00eb Dubait, Ahmad Al-Tayyeb \u201cZot i cili i ka krijuar t\u00eb gjith\u00eb qeniet njer\u00ebzore, t\u00eb barabarta n\u00eb t\u00eb drejta, n\u00eb detyr\u00eb dhe n\u00eb dinjitet, dhe i ka thirrur t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb si v\u00ebllez\u00ebr mes tyre\u201d.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb prej sulmeve q\u00eb i vijn\u00eb k\u00ebsaj vizite nga ramocentrik\u00eb, apo puritan\u00eb ekskluzivist\u00eb fetar\u00eb, jan\u00eb pa arsye t\u00eb qen\u00ebsishme. Dhe n\u00ebse n\u00eb sjelljen e Presidentit turk, apo gjith\u00eb president\u00ebve e shtetar\u00ebve turq nuk ka shenja v\u00ebllaz\u00ebrie, ka megjithat\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb na trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Ja disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr pasurim t\u00eb diskutimit publik, nisur nga koncepti i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>-A nuk jan\u00eb trajtuar n\u00eb shenj\u00eb barazie, gjith\u00eb ministrat, kryeministrat dhe president\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, kur kan\u00eb vizituar Turqin\u00eb duke u pritur nga i pari i shtetit turk? -A nuk kishte barazi n\u00eb trajtimin e shqiptar\u00ebve ofrimi i ndihm\u00ebs p\u00ebr t\u00ebrmetin dhe pandemin\u00eb (Kurbini, nj\u00eb zon\u00eb me shumic\u00eb katolike), dhe spitalin e Fierit (me p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb fort\u00eb ortodokse), ndihma turke?<\/p>\n<p>-A ka pasur kusht\u00ebzime kjo ndihm\u00eb p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria n\u00eb luft\u00ebn ndaj t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cL\u00ebvizja Gylen\u201d nuk ka b\u00ebr\u00eb sa do d\u00ebshironte Turqia, sepse ne jemi vend q\u00eb aspirojm\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb BE? Pra, do duhet t\u00eb respektojm\u00eb shtetin ligjor n\u00eb veprimet p\u00ebrndjek\u00ebse ndaj individ\u00ebve apo organizatave? Asnj\u00eb kusht\u00ebzim. P\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb vet\u00ebm forcohet, ashtu si dhe marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrpersonale Rama-Erdogan. -A ka pasur ndonj\u00eb riorientim antiper\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo antigrek (nd\u00ebrsa grek\u00ebt jan\u00eb rival\u00ebt historik\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb rajon)? Jo, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb ndonj\u00eb rast, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebrbyer t\u00eb pakt\u00ebn si p\u00ebrcjell\u00ebse mesazhesh mes dy vendeve, apo mes Turqis\u00eb dhe Per\u00ebndimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00ebse ne do ndiqnim sugjerime ekskluziviste si k\u00ebto, do duhet t\u00eb ishim kund\u00ebr Turqis\u00eb, Greqis\u00eb, Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Serbis\u00eb, Kroacis\u00eb dhe kujtdo tjet\u00ebr, duke mbetur t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Turqin\u00eb t\u2019ia linim Serbis\u00eb\u2026 si aleate, se ne nuk na duhet\u2026 A ka pasur rishikim t\u00eb historis\u00eb apo presion publik p\u00ebr kuadrot e komunitetit mysliman, prej ndonj\u00eb kusht\u00ebzimi shtet\u00ebror turk? Jo, nuk shihet askund publikisht t\u00eb pakt\u00ebn dhe vet\u00eb shtyrja e inaugurimit t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb madhe, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e respektimit nga Turqia t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb komuniteteve tona fetare. Sa p\u00ebr vijat direkte n\u00eb histori: Perandoria Otomane nuk \u00ebsht\u00eb Turqia, dhe kush e barazon, bie n\u00eb grack\u00ebn e neotoman\u00ebve: shum\u00eb sulltan\u00eb, vezir\u00eb, a pashallar\u00eb, q\u00eb madje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime t\u00eb m\u00ebdha, kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb, sepse ajo perandori ishte multietnike, nj\u00eblloj \u201cv\u00ebllaz\u00ebrie e \u00e7uditshme\u201d e asaj kohe. Jemi vrar\u00eb mes v\u00ebllez\u00ebrish shpesh, madje Sk\u00ebnderbeu ka luftuar me nipin a me bashk\u00ebvendas t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb Turqia e sotme n\u00eb k\u00ebrkim a mbrojtje t\u00eb tregjeve, t\u00eb ndikimit kulturor, gjen referenca otomane, kjo ngjan logjike, sa koh\u00eb q\u00eb nuk l\u00ebndon sentimentet tona komb\u00ebtare. Por ama vet\u00ebm hoxhallar\u00ebt tan\u00eb ekstremist\u00eb kan\u00eb folur kund\u00ebr Sk\u00ebnderbeut q\u00eb ka vrar\u00eb mysliman\u00eb dhe jo ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues zyrtar turk.<\/p>\n<p>Q\u00eb historian\u00ebt tan\u00eb nuk merren me kalor\u00ebsit arb\u00ebr q\u00eb kan\u00eb qeverisur Europ\u00ebn n\u00eb mesjet\u00eb, nuk na e kan\u00eb fajin turqit\u2026 Shqip\u00ebria e ka forcuar pozit\u00ebn e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale fal\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje. Qoft\u00eb edhe thashethemi i fundit, i pakund\u00ebrshtuar se Turqia po lobon p\u00ebr Ram\u00ebn, si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje turke pa kusht\u00ebzime (t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dukje) p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>PO SIKUR N\u00cb VEND T\u00cb TURQIS\u00cb T\u00cb ISHTE GREQIA?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm mendoni p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur n\u00eb vend t\u00eb Turqis\u00eb t\u00eb ishte Greqia, me 80 milion\u00eb banor\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fuqi ushtarake dhe ekonomike. Perandoria Bizantine nuk \u00ebsht\u00eb Greqia e sotme, si pretendojn\u00eb shum\u00eb qarqe politike, kulturore a shtet\u00ebrore n\u00eb vendin fqinj, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij pretendimi kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe nd\u00ebrhyjn\u00eb kudo n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb publike. Turqia e sotme po restauron xhami t\u00eb mrekullueshme, pjes\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb perandorake, e kjo privilegjon trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb komuniteti yn\u00eb ortodoks, udh\u00ebhequr nga Kryepeshkopi Janullatos (ndon\u00ebse gjasisht me para t\u00eb bamir\u00ebsve shqiptar\u00eb), po l\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohen kishat e mrekullueshme shqiptare t\u00eb mesjet\u00ebs, edhe n\u00eb Labov\u00ebn e Zhap\u00ebs, prej nga vinte Vangjel Zhapa. Turqia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb publikisht n\u00eb negociatat tona p\u00ebr ndarjen e hap\u00ebsirave detare me Greqin\u00eb, ndon\u00ebse kjo nd\u00ebrlidhet indirekt dhe me t\u00eb. Greqia do sillej ndryshe.<\/p>\n<p>KREJT P\u00cbR FUND.. P\u00cbR V\u00cbLLAZ\u00cbRIN\u00cb..<\/p>\n<p>Pra, pse ne duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi nga kjo vizit\u00eb me p\u00ebrdorim bujar retorik t\u00eb termit \u201cv\u00eblla\u201d nga ana turke p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb shtet\u00ebror\u00eb? A nuk e kan\u00eb trajtuar nj\u00eblloj Adil Carcanin, Sali Berish\u00ebn, Fatos Nanon apo president\u00ebt e tjer\u00eb, Meidanin, Moisiun, Topin, Nishanin, pavar\u00ebsisht prejardhjes s\u00eb tyre? E kan\u00eb mb\u00ebshtetur Ram\u00ebn elektoralisht? Po, por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe me Berish\u00ebn n\u00eb 2009\u2026 K\u00ebsisoj, le t\u00eb jemi realist\u00eb dhe ta marrim m\u00eb thjesht dhe m\u00eb njer\u00ebzisht p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebs v\u00eblla prej nj\u00eb shteti, i cili nuk na ka vendosur shkelmin n\u00eb gryk\u00eb p\u00ebr t\u00eb na marr\u00eb frym\u00ebn dhe udh\u00ebhequr rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb. Kompanit\u00eb turke na shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb biznes? Epo kjo \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebsi universale mes v\u00ebllez\u00ebrish\u2026 ku vlen etik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA MENTOR NAZARKO Vizita e djeshme e Presi dentit Erdogan si gjithmon\u00eb nxiti polemika t\u00eb shumta, disa t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Ato fillojn\u00eb me reagimet fejsbukiane p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhur -supozoj krejt rast\u00ebsisht (dit\u00ebvdekja e Sk\u00ebnderbeut). Vijojn\u00eb me paralelet leksiondh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi qeveris Erdogan dhe \u2026 Rama. Apo me mospjes\u00ebmarrjen e Berish\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare (bojkot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":230853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230851","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230851\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}