{"id":231635,"date":"2022-01-22T13:59:58","date_gmt":"2022-01-22T12:59:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=231635"},"modified":"2022-01-22T13:59:58","modified_gmt":"2022-01-22T12:59:58","slug":"enver-byty%d2%abi-ambasadorja-kim-thjesht-fluturon-e-fantazon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/enver-byty%d2%abi-ambasadorja-kim-thjesht-fluturon-e-fantazon\/","title":{"rendered":"Enver Byty\u04abi: Ambasadorja Kim thjesht fluturon e fantazon"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7i:<\/p>\n<p>Ambasadorja Juri Kim ka dh\u00ebn\u00eb para pak dit\u00ebsh nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr moderatoren Erla M\u00ebhilli, n\u00eb kanalin televiziv, Euronews Albania. Askush nuk priste q\u00eb ajo t\u00eb shprehej ndryshe sa m\u00eb par\u00eb, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr shpalljen non grata t\u00eb liderit historik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha. Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb moderatores, ambasadorja Juri Kim ka theksuar disa ide, momente dhe skema.<\/p>\n<p>S\u00eb pari ka p\u00ebrs\u00ebrit se shpallja e doktor Berish\u00ebs non grata \u201cka t\u00eb b\u00ebj\u00eb v\u00ebrtet me korrupsionin\u201d dhe se \u201cprocesi p\u00ebr dizenjimin e dikujt p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs merr vite\u201d. Le ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse Berisha ka kryer vepra korruptive, pse kjo nuk b\u00ebhet publike, cila \u00ebsht\u00eb kjo vep\u00ebr, kur, n\u00eb \u00e7\u2019rast, me k\u00eb?! Korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminal q\u00eb realizohet n\u00eb bashk\u00ebpunim. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe bashk\u00ebpunim n\u00eb rrjet, ose n\u00eb grupe t\u00eb m\u00ebdha kriminale. Por asnj\u00ebher\u00eb nuk kryhet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me vetveten! Kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb lind pyetja: Cili \u00ebsht\u00eb rrjeti, grupi, apo organizata kriminale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Sali Berisha? Ose s\u00eb paku duhet q\u00eb zonja Kim t\u00eb na thot\u00eb emrin e personit me t\u00eb cilin ish-kryeministri ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb korrupsion?! Apo rastin n\u00eb t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb! Asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nuk ka ajo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb njer\u00ebz, nd\u00ebr ta edhe ata me dije e akademik\u00eb, thon\u00eb se \u201cNuk t\u00eb akuzojn\u00eb kot amerikan\u00ebt\u201d! H\u00eb pra, n\u00ebse ka prova, t\u00eb dh\u00ebna, fakte, njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb implikuar, nxirrini de, thoni? Prej kujt keni frik\u00eb? Un\u00eb besoj te e v\u00ebrteta dhe m\u00eb duket se zonja Kim ka frik\u00eb nga e v\u00ebrteta! Ndryshe nuk shpjegohet shpallja non-grata e zotit Berisha me procedurat q\u00eb ndjek administrata amerikane. E v\u00ebrteta gjendet te hetimi, te dosja, tek t\u00eb dh\u00ebnat, provat dhe faktet, jo te procedurat, se kush e si merret me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje! Apo sa koh\u00eb u dashka t\u00eb hetohet e investigohet!<\/p>\n<p>Nisur nga procedurat zonja Kim shpreh mendimin se autoriteteve t\u00eb SHBA-s\u00eb u duhen vite p\u00ebr t\u00eb investiguar. Nga kjo logjikisht na del se koha p\u00ebr t\u00eb provuar \u201ckorrupsion dometh\u00ebn\u00ebs\u201d t\u00eb Berish\u00ebs paska qen\u00eb jo 8-9 vite t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb opozit\u00eb, por 16 vite nga koha e ardhjes n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb! Kjo sepse, n\u00ebse ish-kryeministri \u00ebsht\u00eb korruptuar, kjo nuk ka ndodhur dit\u00ebn e fundit t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij n\u00eb qershorin e vitit 2013! Duhet t\u00eb ket\u00eb ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ka ushtruar pushtetin n\u00eb krye t\u00eb ekzekutivit shqiptar. Ndaj p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb lindin disa dilema:<\/p>\n<p>S\u00eb paku un\u00eb do t\u00eb doja p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebto. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb agjencit\u00eb amerikane p\u00ebr 16 vjet t\u00eb mos ken\u00eb mundur t\u00eb sakt\u00ebsojn\u00eb \u201ckorrupsionin dometh\u00ebn\u00ebs\u201d t\u00eb ish-kryeministrit shqiptar?! N\u00eb k\u00ebto 16 vjet SHBA- kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Irak dhe jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Iraku. Kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Afganistan dhe jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Afganistani. Kan\u00eb kryer operacione n\u00eb Siri dhe kan\u00eb mbyllur luft\u00ebn kund\u00ebr ISIS. Kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb aksione politike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cPranver\u00ebs arabe\u201d dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha k\u00ebto operacione! N\u00eb 16 vite, sa k\u00ebto agjenci paskan investiguar Berish\u00ebn, ka ndryshuar bota! Por nuk paska ndryshuar angazhimi i k\u00ebtyre agjencive p\u00ebr t\u00eb investiguar Sali Berish\u00ebn?!<\/p>\n<p>M\u00eb duket se zonja Kim p\u00ebrmend t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb hidhura edhe p\u00ebr vendin e saj! I nxjerr agjencit\u00eb e sh\u00ebrbimit amerikan kaq t\u00eb paafta, sa nuk paskan mund\u00ebsi t\u00eb verifikojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale korrupsionin e politikan\u00ebve. N\u00ebse u dashka 16 vjet, ose edhe tet\u00eb apo dhjet\u00eb vjet, p\u00ebr t\u00eb ekzaminuar provat e korrupsionit p\u00ebr politikan\u00ebt, at\u00ebher\u00eb del se edhe sanksionet amerikane ndaj politikan\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb efektshme. \u00c7far\u00eb efekti ka kur nj\u00eb vendim si ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, ekzekutohet mbi tet\u00eb vite ose dhjet\u00eb, ose 16 vite pasi politikani t\u00eb ket\u00eb kryer at\u00eb q\u00eb e quajn\u00eb \u201ckorrupsion dometh\u00ebn\u00ebs\u201d e madje \u00ebsht\u00eb larguar nga vendimmarrja dhe pushteti?! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se zonja Kim ia fut kot! Fluturooon e fantazooon ajo!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb zoti Berisha paska qen\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim p\u00ebr \u201ckorrupsion dometh\u00ebn\u00ebs\u201d kan\u00eb ndodhur disa \u00e7udi t\u00eb tjera: N\u00eb qershor 2007 me ftes\u00eb t\u00eb zotit Berisha erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri presidenti amerikan, George Bush. Hera e par\u00eb dhe e fundit q\u00eb nj\u00eb president amerikan e vizitoi vendin ton\u00eb! Shqiptar\u00ebt i kan\u00eb par\u00eb n\u00eb ekrane marr\u00ebdh\u00ebniet aq t\u00eb ngushta si askush tjet\u00ebr, midis zotit Bush dhe zotit Berisha. Zonja Kim e di se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ndodh\u00eb kjo me nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb korruptuar. Ajo e di gjithashtu se asnj\u00eb vend nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e NATO-s, kur at\u00eb e qeveris nj\u00eb kryeminist\u00ebr i korruptuar. Shqip\u00ebria u pranua n\u00eb prill 2009 dhe zoti Berisha e udh\u00ebhoqi k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ambasadorja Kim e di se asnj\u00eb vend nuk liberalizon vizat pa arritje dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Arritja dmeth\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e \u201ckorrupsionit dometh\u00ebn\u00ebs\u201d! Shqip\u00ebria me Sali Berish\u00ebn e arriti k\u00ebt\u00eb n\u00eb dhjetor 2010! Po ashtu, n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 2012 isht\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton, d.m.th paraardh\u00ebsja e Anthony Blinken. Dhe ajo tha n\u00eb parlamentin shqiptar se \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb model i nj\u00eb demokracie funksionale n\u00eb rajon\u201d! Por ky model kishte n\u00eb krye t\u00eb ekzekutivit pik\u00ebrisht Sali Berish\u00ebn! D.m.th paska patur nj\u00eb person t\u00eb inkriminuar n\u00eb \u201ckorrupsion dometh\u00ebn\u00ebs\u201d, sipas departamentit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shtetit dhe zonj\u00ebs Kim. Por nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb demokracia funksionale me korrupsionin, aq m\u00eb pak me \u201ckorrupsionin dometh\u00ebn\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb na del se Sali Berisha na qenka korruptuar pas ikjes nga pushteti. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zonja Kim fantazon e fluturon! Kjo logjik\u00eb e saj do t\u2019i b\u00ebj\u00eb ekspert\u00ebt e studiuesit t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb zbulojn\u00eb se si ndodh q\u00eb dikush q\u00eb p\u00ebr tet\u00eb vite ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr, t\u00eb zhvilloj\u00eb korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs pasi t\u00eb ket\u00eb ikur nga pushteti?!! Esht\u00eb v\u00ebrtet interesante kjo t\u00eb ekzaminohet dhe t\u00eb investigohet! Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, besoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fantazi dhe shpikje t\u00eb paprecedent\u00eb. \u201cEkzaminojn\u00eb \u00e7do prov\u00eb dhe pastaj nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb paket\u00eb\u201d, thot\u00eb zonja Kim! Po h\u00eb pra, \u00e7far\u00eb keni ekzaminuar, cila \u00ebsht\u00eb paketa? Pse nuk e publikoni? Prej kujt fshiheni? Prej Berish\u00ebs si kryeminist\u00ebr apo prej Berish\u00ebs post-kryeminist\u00ebr?! K\u00ebt\u00eb po ua k\u00ebrkon vet\u00eb personi i interesuar, por e keni obligim q\u00eb t\u00eb na sqaroni dhe ne skeptik\u00ebve t\u00eb pandreqsh\u00ebm, q\u00eb nuk besojm\u00eb qorrazi, si dikur n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs ideologjike t\u00eb komunizmit! Jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e liris\u00eb e t\u00eb informacionit, jo n\u00eb kushtet e indoktrinimeve politike e ideologjike, zonja Kim! Fatmir\u00ebsisht!<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, zonja Kim n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb thot\u00eb se \u201cZoti Berisha i ka ikur nd\u00ebshkimit t\u00eb ligjit\u201d! Kjo duket qart\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb ajo jep! Po e pranojm\u00eb se sa koh\u00eb ishte kryeminist\u00ebr \u201ci paska ikur ligjit\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse asokohe Rama i ligjit ishte bashk\u00eb me Ram\u00ebn e Maliqit! Po pse at\u00ebher\u00eb askush n\u00eb tet\u00eb vitet e Berish\u00ebs n\u00eb opozit\u00eb e papushtet nuk gjeti dhe nuk \u00e7oi n\u00eb prokurori ose n\u00eb gjykat\u00eb qoft\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb akuz\u00eb kund\u00ebr tij. Mir\u00eb i paska ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore n\u00eb koh\u00ebn kur ishte kryeminist\u00ebr! Por kur pushteti ishte n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs, pse nuk ndodhi zbatimi i ligjit?!<\/p>\n<p>Pastaj ajo i thot\u00eb gazetares se \u201ck\u00ebto e ato jan\u00eb fantazi\u201d, p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpalljen non-grata n\u00ebn ndikimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs. Intervista, nga ato q\u00eb thot\u00eb ambasadorja Juri Kim, m\u00eb rezulton nj\u00eb montim i keq dhe i gabuar n\u00eb argument, madje krejt\u00ebsisht fantazi. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrforcon bindjen se nuk \u00ebsht\u00eb fantazi ajo q\u00eb Soros, Rama, vet\u00eb zonja Kim, Dalina Fico, gazetaria pro-qeveritare t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrgatitur dosjen dhe ta ken\u00eb sponsorizuar shpalljen non-grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Fantazi dhe e pav\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thot\u00eb zonja Kim. Ajo nuk do ta pranoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e padiskutueshme se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb \u201cviktim\u00eb\u201d e kund\u00ebrshtive t\u00eb tij, s\u00eb fundmi p\u00ebr ta lejuar Lulzim Bash\u00ebn t\u00eb bashk\u00ebqeveris\u00eb me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, shum\u00eb shqiptar\u00eb mund ta falin faktin q\u00eb Berisha shpallet non-grata nga vendi, me t\u00eb cilin vendosi urat e bashk\u00ebpunimit, nga nj\u00eb administrat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka vizituar disa her\u00eb, nga nj\u00eb autoritet, q\u00eb e ka vler\u00ebsuar p\u00ebr principet e tij demokratike! Por nuk falin talljen q\u00eb u b\u00ebhet atyre! Shqiptar\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht demokrat\u00ebt, nuk e shpik\u00ebn barin, at\u00eb ua solli Juri Kim n\u00eb oborrin e selis\u00eb s\u00eb tyre! Shqiptar\u00ebt e din\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb i korruptuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Esht\u00eb ai, t\u00eb cilit zonja Kim i varet n\u00eb supe sa her\u00eb shkon n\u00eb ndonj\u00eb event, pra kryeministri i sot\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb! Dhe shqiptar\u00ebt e din\u00eb se p\u00ebr t\u00eb shpallur zotin Berisha non-grata, duhen shpallur m\u00eb par\u00eb Edi Rama dhe nja tridhjet\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb Ram\u00ebs! Prandaj dhe nuk \u00ebsht\u00eb e besueshme as zonja Kim n\u00eb fantazit\u00eb e saj, as zoti Blinken n\u00eb vendimin e tij! Dhe besimi nuk fitohet me sofizma n\u00eb paraqitjet publike. Fitohet duke elaboruar t\u00eb v\u00ebrtetat, faktet, provat!<\/p>\n<p>N\u00ebse un\u00eb do t\u00eb nisesha nga opinioni im, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thosha se zonja Kim tallet me shqiptar\u00ebt, kur fotografohet me njer\u00ebz t\u00eb vuajtur t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe shfryt\u00ebzon bujarin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb huajt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk qorton asnj\u00ebher\u00eb qeverin\u00eb pse ajo i ka l\u00ebn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz n\u00eb dit\u00eb t\u00eb hallit! N\u00ebse do nisesha nga ajo q\u00eb shohim, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do t\u00eb thoja se zonja Kim shetit n\u00eb jahtet e oligark\u00ebve n\u00eb konflikt interesi me ta dhe retorik\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb akuzuar Sali Berish\u00ebn, por jo p\u00ebr ta zbatuar ligjin! N\u00ebse un\u00eb nisem nga takimet, rekomandimet dhe dhuna verbale e zonj\u00ebs Kim, at\u00ebher\u00eb un\u00eb them se nd\u00ebrhyrja e saj n\u00eb \u00e7eshtjet e brendshme t\u00eb \u00e7do partie politike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb sjellje prej guvernator\u00ebsh me synim asgj\u00ebsimin e pluralizmit dhe demokracis\u00eb! N\u00ebse marrim dhe analizojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Juri Kim me kryeministrin dhe kreun e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nisur edhe nga fotot n\u00eb ekrane televizive, at\u00ebher\u00eb un\u00eb them se ambasadorja amerikane \u00ebsht\u00eb ngarkuar nga lobe jasht\u00eb departamentit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me k\u00ebta njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq kjo sjellje m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptoj se armiq\u00ebsia ndaj Sali Berish\u00ebs buron pik\u00ebrisht nga angazhimi p\u00ebr k\u00ebto lobe. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb po them jan\u00eb opinione. Duhet t\u00eb kem fakte, shum\u00eb fakte q\u00eb un\u00eb t\u00eb shprehem p\u00ebr akuz\u00eb juridike kund\u00ebr zonj\u00ebs Kim! Pra, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdorja standardin e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb saj n\u00eb intervist\u00eb me gazetaren Erla M\u00ebhilli, at\u00ebher\u00eb edhe un\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoja nj\u00eb skem\u00eb inkriminimi t\u00eb ambasadores Kim, t\u00eb ngjashme me skem\u00ebn q\u00eb ajo e nd\u00ebrton kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs! Por drejt\u00ebsia nuk funksionon k\u00ebshtu. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb opinion, \u00ebsht\u00eb fakt, prov\u00eb, t\u00eb cilat Juri Kim nuk pranon as t\u2019i paraqes\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb apo n\u00eb organet e tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Prandaj n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb, si n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera ambasadorja Kim thjesht fluturon e fantazon, bazuar n\u00eb p\u00ebrrallat q\u00eb ia ka th\u00ebn\u00eb Sorosi, Edi Rama, Erion Veliaj, Dalina Fico apo Sokol Balla, q\u00eb \u201cpo le lesht\u201d bashk\u00eb me k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr ta eliminuar Berish\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7i: Ambasadorja Juri Kim ka dh\u00ebn\u00eb para pak dit\u00ebsh nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr moderatoren Erla M\u00ebhilli, n\u00eb kanalin televiziv, Euronews Albania. Askush nuk priste q\u00eb ajo t\u00eb shprehej ndryshe sa m\u00eb par\u00eb, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr shpalljen non grata t\u00eb liderit historik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha. Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb moderatores, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":231636,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-231635","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=231635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231635\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/231636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=231635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=231635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=231635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}