{"id":232309,"date":"2022-01-25T13:38:59","date_gmt":"2022-01-25T12:38:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=232309"},"modified":"2022-01-25T13:38:59","modified_gmt":"2022-01-25T12:38:59","slug":"ppp-te-ne-shendetesi-shqiptaret-paguajne-miliona-euro-per-sherbime-te-pakryera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ppp-te-ne-shendetesi-shqiptaret-paguajne-miliona-euro-per-sherbime-te-pakryera\/","title":{"rendered":"PPP-t\u00eb n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi: Shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb miliona euro p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera"},"content":{"rendered":"<p>Raportet e auditimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor zbulojn\u00eb se taksapaguesit shqiptar\u00eb paguan edhe gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb, sh\u00ebrbime q\u00eb nuk jan\u00eb ofruar nga kompanit\u00eb koncesionare n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Nga Ola Mitre, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb janarit, qeveria e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama nisi zbatimin e nism\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar, e cila synon t\u00eb mbledh\u00eb opinionin e qytetar\u00ebve mbi politika t\u00eb ndryshme publike. Megjithat\u00eb, kjo nism\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb kontratat koncesionare dhe ato t\u00eb Partneritetit Publik Privat, pasi sipas kryeministrit Rama, shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr koncesionet e trash\u00ebguara nga qeveria paraardh\u00ebse dhe jo ato t\u00eb firmosura nga lideri socialist.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb ndryshimi pse shqiptar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb \u2018check-up\u2019 pa paguar, i b\u00ebjn\u00eb analizat n\u00eb nj\u00eb sistem modern laborator\u00ebsh falas, por i ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shteti t\u00eb paguajn\u00eb e partneriteti privat,\u201d tha Rama gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp t\u00eb fundvitit. \u201cShqiptar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb dializ\u00eb sot n\u00eb kushte ultramoderne, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dje e b\u00ebnin me lek\u00eb dhe me turne n\u00eb ferrin e nj\u00eb klinike n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb medemek ishte publike<\/p>\n<p>Kat\u00ebr kontratat koncesionare t\u00eb dh\u00ebna nga qeveria aktuale n\u00eb sektorin sh\u00ebndet\u00ebsor \u2013 kontrolli sh\u00ebndet\u00ebsor baz\u00eb, hemodializa, laborator\u00ebt dhe sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale, jan\u00eb me mb\u00ebshtetje buxhetore, pavar\u00ebsisht se kryeministri shpesh deklaron se ato jan\u00eb \u2018falas\u2019 p\u00ebr taksapaguesit. Pagesat q\u00eb shkojn\u00eb nga buxhetit i shtetit drejt kompanive koncesionare n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor kapin dhjet\u00ebra milion\u00eb euro \u00e7do vit dhe t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, tregojn\u00eb se ato kan\u00eb nuk kan\u00eb sh\u00ebnuar rrudhje t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb pandemis\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebto pagesa kapin nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb buxhetit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, auditet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit zbulojn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e pagesave shkojn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb pacient\u00ebt shqiptar\u00eb nuk i marrin nga kompanit\u00eb koncesionare. T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se pagesat p\u00ebr sh\u00ebrbimet e pakryera \u2013 t\u00eb cilat n\u00eb vitet e fundit kapin vlera n\u00eb miliona euro, kan\u00eb vazhduar edhe gjat\u00eb vitit 2020, kur kurba e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit t\u00eb ri arriti kulmin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor, FSDKSH, ia transferoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e pagesave p\u00ebr sh\u00ebrbimeve t\u00eb pakryera, kontratave koncesionare. \u201cPagesa p\u00ebr kompanit\u00eb koncesionare realizohet sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb kontratat koncesionare,\u201d tha FSDKSH. I pyetur n\u00ebse i kishte k\u00ebrkuar Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb kryente p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb kontrata, Fondi u p\u00ebrgjigj se rekomandimet e auditimit ia kishte njoftuar \u2018t\u00eb gjitha strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse\u201d. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Ministria e Financave nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment mbi pagesat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb pakryera deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Sipas raportit vjetor t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit mbi zbatimin e buxhetit, gjat\u00eb vitit 2020 qeveria shqiptare kishte aktive 10 kontrata koncesionare\/PPP me mb\u00ebshtetje buxhetore, ndaj t\u00eb cilave jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa me vler\u00eb 9.6 miliard\u00eb lek\u00eb, t\u00eb barabarta me 2.26 % t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave faktike tatimore p\u00ebr vitin paraardh\u00ebs. T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, FSDKSH si dhe pagesat e Thesarit, tregojn\u00eb se gati 23% e pagesave p\u00ebr koncesionet kan\u00eb shkuar p\u00ebr tre PPP-t\u00eb n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb cilat gjat\u00eb vitit 2020 kan\u00eb marr\u00eb 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb pandemis\u00eb 2020-2021, kontratat PPP n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb total 4.8 miliard\u00eb lek\u00eb [rreth 40 milion\u00eb euro] sipas FDSKSH-s\u00eb. Pavar\u00ebsisht emergjenc\u00ebs s\u00eb shkaktuar nga pandemia, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb njoftoi se kontratat koncesionare t\u00eb sterilizimit t\u00eb instrumenteve kirurgjikal\u00eb dhe hemodializ\u00ebs do t\u00eb vijonin funksionimin normalisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koncesioni p\u00ebr kontrollin sh\u00ebndet\u00ebsor baz\u00eb, i njohur si check-up u pezullua p\u00ebrkoh\u00ebsisht, duke aktivizuar klauzol\u00ebn kontraktuale t\u00eb \u2018forc\u00ebs madhore\u2019.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebrbimi do t\u00eb rikthehet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pandemis\u00eb,\u201d deklaroi ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliu n\u00eb mars 2020. Por pavar\u00ebsisht pezullimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs pandemike, n\u00eb 4-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2020-\u00ebs, kompanis\u00eb koncesionare t\u00eb kontrollit sh\u00ebndet\u00ebsor baz\u00eb, \u20183P Life Logistic\u2019, iu transferuan 352 milion\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit, nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb sipas autoriteteve likujdonte kontrollet e kryera n\u00eb dy muajt e fundit t\u00eb 2019-\u00ebs. Edhe pse sh\u00ebrbimi u ofrua p\u00ebr pak dit\u00eb, ai nxorri n\u00eb pah sipas KLSH-s\u00eb, problematik\u00ebn e pages\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera ndaj kompanis\u00eb koncesionare.<\/p>\n<p>Sipas auditimit mbi zbatimin e buxhetit p\u00ebr sh\u00ebrbimin e ofruar n\u00eb muajin shtator, koncesionarit i jan\u00eb paguar 2.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rastet e kontrolleve t\u00eb kryera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gati dyfish m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb paguar p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera. \u201cN\u00eb total nga k\u00ebto pagesa evidentohen 2127 raste n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb paguar p\u00ebr sh\u00ebrbim t\u00eb pakryer,\u201d shkruhet n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb. Pagesa p\u00ebr kontrollet e pakryera e evidentuar nga KLSH p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2020 p\u00ebr koncesionion e \u2018chech-up\u2019-it \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut. Sipas KLSH-s\u00eb, pagesat e FSDKSH-s\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryer nga viti 2015 deri n\u00eb vitin 2019 ndaj kompanis\u00eb \u20183P Life Logistic\u2019 kapin vler\u00ebn 930 milion\u00eb lek\u00eb (7.6 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me koncesionin e \u2018check-up\u2019, pagesa p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb paofruara konstatohen edhe p\u00ebr koncesionin e hemodializ\u00ebs. Sipas KLSH-s\u00eb, gjat\u00eb vitit 2020 num\u00ebrohen 3654 seanca dialize t\u00eb parealizuara, p\u00ebr t\u00eb cilat kompania \u2018DiaVita\u2019 \u00ebsht\u00eb paguar nga fondet publike. \u201cP\u00ebr vitin 2020, konstatohet se \u00ebsht\u00eb arritur dhe tejkaluar projeksioni n\u00eb dy rajone dhe nuk \u00ebsht\u00eb arritur projeksioni p\u00ebr rajonet Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb dhe Kor\u00e7\u00eb, ku faturimi \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr vlerat e projektuara dhe jo p\u00ebr nivelin faktik t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00ebn projeksion,\u201d shkruhet n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb. \u201cN\u00eb total, efekti i financimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pakryer q\u00eb n\u00eb implementimin e k\u00ebsaj kontrat\u00eb koncesionare n\u00eb vitin 2016 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 vler\u00ebsohet n\u00eb shum\u00ebn 352 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d shtohet m\u00eb tej n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Nj\u00eb auditim i brendsh\u00ebm i kryer nga vet\u00eb Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr periudh\u00ebn Janar-Gusht 2020, ka arritur t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim me KLSH-n\u00eb, p\u00ebrsa i p\u00ebrket pagesave p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryera ndaj kompanis\u00eb Dia Vita.\u00a0 \u201cMungesa e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb kontrat\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Fondi t\u2019i paguaj\u00eb koncesionarit DiaVita, vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn Janar-Gusht 2020, nj\u00eb vler\u00eb prej 32,6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr seancat e parealizuara sipas projeksionit,\u201d shkruhet n\u00eb raportin e auditit t\u00eb FSDKSH-s\u00eb. Kompanit\u00eb koncesionare \u201c3P Life Logistic\u2019 dhe DiaVita nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment mbi gjetjet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebr pagesat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb pakryera deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. Audititi i FSDKSH-s\u00eb konstaton gjithashtu probleme edhe p\u00ebr kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb sterilizimit t\u00eb instrumeve kirurugjikale \u2013 pagesat ndaj t\u00eb cilit b\u00ebhen mbi baz\u00ebn e nd\u00ebrhyrjeve dhe instrumenteve kirurgjikal\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre spitale. Ekspert\u00ebt e financave publike theksojn\u00eb se mungesa e kontrollit t\u00eb kontratave koncesionare nga autoritetet publike l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr abuzime.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e kontrollit nga ana e spitaleve \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb enkas p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsira abuzimi, sepse koncesionari ka gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb deformuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb ai ofron n\u00eb interesin e vet, duke rritur p\u00ebrfitimet e veta dhe kostot p\u00ebr shtetin,\u201d tha ekonomisti Pano Soko. Sipas KLSH-s\u00eb, gjat\u00eb transferimit t\u00eb laborator\u00ebve t\u00eb QSUNT-s\u00eb tek kompania koncesionare kan\u00eb mbetur miliona lek\u00eb materiale mjek\u00ebsore t\u00eb pap\u00ebrdorura n\u00eb farmacin\u00eb q\u00ebndrore.<\/p>\n<p>\u201cNga auditimi \u00ebsht\u00eb konstatuar menaxhim jo efektiv i fondeve buxhetore n\u00eb vler\u00ebn totale prej 23.2\u00a0 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb e stokut t\u00eb materialeve laboratorike gjendje n\u00eb Farmacin\u00eb Qendrore t\u00eb QSUNT t\u00eb\u00a0 pap\u00ebrdorura dhe t\u00eb pashp\u00ebrndara, i krijuar si rrjedhoj\u00eb e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes koncesionare p\u00ebr sh\u00ebrbimin laboratorik n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion,\u201d shkruhet n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb. Drejtuesi i Qendr\u00ebs p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike, Zef Pre\u00e7i shprehet i shqet\u00ebsuar nga mosveprimi i institucioneve ndaj problematikave q\u00eb ngrihen nga audituesit e KLSH-s\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb kontratave koncesionare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raportet e auditimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor zbulojn\u00eb se taksapaguesit shqiptar\u00eb paguan edhe gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb, sh\u00ebrbime q\u00eb nuk jan\u00eb ofruar nga kompanit\u00eb koncesionare n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Nga Ola Mitre, BIRN N\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb janarit, qeveria e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb kryeministrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":232310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-232309","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=232309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232309\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/232310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=232309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=232309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=232309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}