{"id":232417,"date":"2022-01-25T18:15:13","date_gmt":"2022-01-25T17:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=232417"},"modified":"2022-01-25T18:15:13","modified_gmt":"2022-01-25T17:15:13","slug":"presidenti-meta-i-pergjigjet-serish-gazment-bardhit-ja-pse-data-6-mars-favorizon-opoziten-dhe-jo-mazhorancen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/presidenti-meta-i-pergjigjet-serish-gazment-bardhit-ja-pse-data-6-mars-favorizon-opoziten-dhe-jo-mazhorancen\/","title":{"rendered":"Presidenti Meta i p\u00ebrgjigjet s\u00ebrish Gazment Bardhit: Ja pse data 6 mars favorizon opozit\u00ebn dhe jo mazhoranc\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i vendit, Ilir Meta ka theksuar dit\u00ebn e sotme se data 6 mars favorizon n\u00eb zgjedhjet e pjesshme lokale vet\u00ebm opozit\u00ebn dhe kurrsesi mazhoranc\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb tjet\u00ebr replik\u00eb n\u00eb distanc\u00eb mes Met\u00ebs dhe Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhit, i cili e akuzon Met\u00ebn se ka favorizuar mazhoranc\u00ebn duke zgjedhur si dat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme 6 marsin.<\/p>\n<p>Meta shpjegon n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook se dy opsione ishin, ose data 27 shkurt, ose data 6 mars, por po t\u00eb zgjidhte shkurtin, at\u00ebher\u00eb do ta akuzonin se ka favorizuar PS-n\u00eb, prandaj zgjodhi marsin q\u00eb t\u2019i jepte mund\u00ebsi opozit\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgatitej m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Rikujtojm\u00eb se prej disa muajsh tashm\u00eb, Meta dhe Basha jan\u00eb n\u00eb konflikt n\u00eb distanc\u00eb, duke qen\u00eb se Basha e ka cil\u00ebsuar Met\u00ebn si nj\u00eb nga brinj\u00ebt e \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermud\u00ebs\u201d, s\u00eb bashku me Berish\u00ebn dhe Ram\u00ebn, q\u00eb sipas tij mbajn\u00eb peng t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi<\/p>\n<p>STOP G\u00cbNJESHTRAVE t\u00eb deputet\u00ebve Basha-Bardhi p\u00ebr PRESIDENTIN E REPUBLIK\u00cbS!<\/p>\n<p>\u00c7MONTIMI I G\u00cbNJESHTR\u00cbS S\u00cb DYT\u00cb!<\/p>\n<p>Lidhur me g\u00ebnjeshtrat e tjera t\u00eb deputetit Bardhi, se gjasme, \u201cDekretimi i beft\u00eb i zgjedhjeve nga Presidenti ka patur nj\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi PD\u201d, apo \u201clidhur me munges\u00ebn e konsultimit me forcat politike p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs 6 mars 2022 p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore n\u00eb 6 Bashki\u201d, b\u00ebjm\u00eb me dije kujtdo q\u00eb ka interes, se:<\/p>\n<p>Deputeti Bardhi, e di se, Presidenti i Republik\u00ebs funksionon sipas Kushtetut\u00ebs dhe Ligjeve t\u00eb shtetit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, nuk mund t\u00eb dekretoj\u00eb, apo t\u00eb mos dekretoj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh sipas kapri\u00e7ove dhe oreksit t\u00eb forcave politike.<\/p>\n<p>Se kur ato zhvillohen e dikton Kushtetuta dhe Ligji.<\/p>\n<p>Deputeti Bardhi, e di q\u00eb sipas Kodit Zgjedhor, Ligjit p\u00ebr Vetqeverisjen Vendore, Presidenti i Republik\u00ebs, dekreton dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore vet\u00ebm pasi ai njoftohet zyrtarisht nga organet e njohura nga ligji p\u00ebr vakancat e krijuara.<\/p>\n<p>Sipas ligjit k\u00ebto institucione q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb njoftojn\u00eb Presidentin e Republik\u00ebs jan\u00eb; K\u00ebshilli i Ministrave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga k\u00ebto dy organe (KM dhe KQZ) vet\u00ebm n\u00eb datat 17-18 janar janar 2022, dhe kjo vet\u00ebm pasi Presidenti i k\u00ebrkoi k\u00ebtyre informacion zyrtar.<\/p>\n<p>E sqarojm\u00eb deputetin Bardhi q\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme, afati minimal dhe maksimal, brenda t\u00eb cilave zhvillohen zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor \u00ebsht\u00eb nga 30-45 dit\u00eb, duke nisur nga momenti i njoftimit t\u00eb vakanc\u00ebs.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi i njoftimit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nga K\u00ebshilli i Ministrave, KQZ dhe Gjykata Kushtetuese, p\u00ebr vakancat e parakohshme t\u00eb krijuara n\u00eb k\u00ebto 6 Bashki ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dat\u00ebn 20 janar 2022.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, i konsultuar me KQZ dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit midis dy datave m\u00eb t\u00eb mundshme 27 shkurt dhe 6 mars 2022 dekretoi afatin maksimal 45 ditor, pra dat\u00ebn 6 mars 2022 si dat\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr k\u00ebto 6 Bashki, pa kryetar.<\/p>\n<p>Kjo pik\u00ebrisht q\u00eb, KQZ q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e organizimit t\u00eb tyre dhe gjith\u00eb forcat politike t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb realizojn\u00eb nj\u00eb proces dhe fushat\u00eb zgjedhore sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Presidenti nuk u konsultua me asnj\u00eb forc\u00eb politike, por realizoi nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet kushtetuese, lidhur me dat\u00ebn e k\u00ebrkuar nga KQZ dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka Kuvendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Zoti Bardhi, duhet ta kuptoj\u00eb q\u00eb realizimi i zgjedhjeve n\u00eb afatin maksimal 45-ditor, pra n\u00eb dat\u00ebn 6 mars 2022, leht\u00ebson pun\u00ebn e KQZ-s\u00eb dhe ndihmon m\u00eb s\u00eb shumti forcat opozitare garuese, duke i dh\u00ebn\u00eb afatin maksimal t\u00eb njohur nga ligji.<\/p>\n<p>N\u00ebse Presidenti, do t\u00eb kishte zgjedhur afatin minimal 30-ditor, p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme, q\u00eb p\u00ebrkonte me dat\u00ebn 20 shkurt 2022, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb pushtet. Presidenti favorizoi forcat opozitare dhe jo partin\u00eb n\u00eb pushtet z.Bardhi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i vendit, Ilir Meta ka theksuar dit\u00ebn e sotme se data 6 mars favorizon n\u00eb zgjedhjet e pjesshme lokale vet\u00ebm opozit\u00ebn dhe kurrsesi mazhoranc\u00ebn. Kjo ishte nj\u00eb tjet\u00ebr replik\u00eb n\u00eb distanc\u00eb mes Met\u00ebs dhe Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhit, i cili e akuzon Met\u00ebn se ka favorizuar mazhoranc\u00ebn duke zgjedhur si dat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":232418,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-232417","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=232417"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232417\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/232418"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=232417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=232417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=232417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}