{"id":233237,"date":"2022-01-29T12:36:01","date_gmt":"2022-01-29T11:36:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=233237"},"modified":"2022-01-29T12:36:01","modified_gmt":"2022-01-29T11:36:01","slug":"zonja-ambasadore-mos-i-hidhni-benzine-zjarrit-nga-ilir-levonja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zonja-ambasadore-mos-i-hidhni-benzine-zjarrit-nga-ilir-levonja\/","title":{"rendered":"Zonja ambasadore mos i hidhni benzin\u00eb zjarrit! &#8211; Nga Ilir Levonja"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Levonja<\/p>\n<p>Zonja ambasadore, opozita nuk \u00ebsht\u00eb Lulzim Basha. Nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po lufton korrupsionin. Nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po mbron investimet amerikane. Madje ka korridore me err\u00ebsir\u00eb nga ai mbi investimet amerikane. T\u00eb kujtoj rrug\u00ebn e kombit 2009.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po nd\u00ebrton demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Boll suportuat nj\u00eb opozit\u00eb anemike. Nj\u00eb opozit\u00eb mashtruese q\u00eb kurr\u00eb nuk respektoi minimalisht statutin e nderit t\u00eb nj\u00eb qytetari per\u00ebndimor, vot\u00ebn e lir\u00eb. Humbi thell\u00ebsisht n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe nuk u largua. Madje bro\u00e7kulliti lart e posht\u00eb se ia vodh\u00ebn zgjedhjet.<\/p>\n<p>Sot gjykata e vendit i njohu zgjedhjet. Megjithat\u00eb ai vazhdon, pa u k\u00ebrkuar minimalisht nj\u00eb ndjes\u00eb publike demokrat\u00ebve. Dhe ashtu paturp\u00ebsisht zhvilloi nj\u00eb palo zgjedhje brenda Partis\u00eb Demokratike, duke rishpallur veten n\u00eb krye. Nderi minimal i nj\u00eb qytetari per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja e parevokueshme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb pro per\u00ebndimore t\u00eb hap\u00eb gar\u00ebn reale p\u00ebr vlerat dhe jo t\u00eb mbyllet duke \u00e7imentuar kultin e individit.<\/p>\n<p>Sot opozita \u00ebsht\u00eb totalisht e d\u00ebrrmuar dhe ju po merrni pjes\u00eb aktive n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr\u00e7arje masive. Nuk mund t&#8217;i imponohesh nj\u00eb vendi a nj\u00eb shoq\u00ebrie duke i th\u00ebn\u00eb se ku duhet t\u00eb shkoj\u00eb, se k\u00eb duhet t\u00eb votoj\u00eb, se k\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb nga pas. Shqiptar\u00ebt po humbin toruan me Amerik\u00ebn dhe demokracin\u00eb e saj. Kjo pik\u00ebrisht p\u00ebr ca qoka politike t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb po aq i korruptuar dhe i pabes\u00eb sa ata t\u00eb cil\u00ebt akuzon. Koha po na v\u00ebrteton se ka nj\u00eb opozit\u00eb tjet\u00ebr, e cila mbush p\u00ebrpara syve tuaj nj\u00eb stadium plot. Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb vjen nga frym\u00ebmarrja sociale jo nga humb\u00ebsit serial\u00eb. Ashtu sikur Lulzimi yt nj\u00eb salle me kapacitet 1800 vende e konsideron 5000 vota, si e si t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kryetar. Megjithat\u00eb nuk e that\u00eb gjys\u00ebm fjale.<\/p>\n<p>Sot shqiptar\u00ebt opozitar\u00eb po humbin toruan p\u00ebr shkak se edhe Amerika po b\u00ebn demagogji dhe propagand\u00eb. Jemi vend i sfilitur nga propaganda. Aq sa sot Shqip\u00ebria po qeveriset jo nga Kushtetuta dhe Ligjet, por nga propaganda. Ju jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e saj. Aq sa nuk u detyroheni fare shqiptar\u00ebve opozitar\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn minimale p\u00ebr shtetin ligjor, mbi rastet \u201cnon-grata\u201d. Sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr persona q\u00eb kan\u00eb drejtuar vendin.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrkrah\u00ebt ca pro\u00e7ese p\u00ebrjashtimi, kur fare mir\u00eb e dini se partit\u00eb politike jan\u00eb vullnete t\u00eb lira bindjesh q\u00eb operojn\u00eb me vot\u00eb kolegjiale. Pun\u00eb e juaj. Por l\u00ebre suportin propagandistik q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrseriten d\u00ebshtimet si n\u00eb Filipine a Kilin e larg\u00ebt, pasi duket se nuk i njihni sa duhet shqiptar\u00ebt. N\u00ebse jeni v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb konstruktive, shkoni takoni edhe ata t\u00eb stadiumit, ata t\u00eb rithemelimit. Nuk e doni Sali Berish\u00ebn, dakord, por ekipi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Saliu. Sa p\u00ebr dijenin\u00eb tuaj t\u00eb cek\u00ebt, aty jan\u00eb m\u00eb t\u00eb votuarit, jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb thyer her\u00ebsin n\u00eb sistemin e pabarbart\u00eb t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Lulit tuaj, por e demokrat\u00ebve. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb suportoni zgjedhjet si zgjidhje e kriz\u00ebs, zgjedhjet brenda demokrat\u00ebve, pse jo edhe pa Lulin edhe pa Saliun, i f\u00ebrkoni Lulit supet. Nj\u00eb qytetari bizarr t\u00eb cilin nuk e voton as gruaja, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pasaporte t\u00eb huaj. Ne nga Shqip\u00ebria i themi, n\u00eb vend t\u00eb ujit i hidhni zjarrit benzin\u00eb. K\u00ebt\u00eb jeni duke b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Levonja Zonja ambasadore, opozita nuk \u00ebsht\u00eb Lulzim Basha. Nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po lufton korrupsionin. Nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po mbron investimet amerikane. Madje ka korridore me err\u00ebsir\u00eb nga ai mbi investimet amerikane. T\u00eb kujtoj rrug\u00ebn e kombit 2009. Nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po nd\u00ebrton demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Boll suportuat nj\u00eb opozit\u00eb anemike. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":233238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-233237","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=233237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233237\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/233238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=233237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=233237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=233237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}