{"id":233605,"date":"2022-01-30T16:47:58","date_gmt":"2022-01-30T15:47:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=233605"},"modified":"2022-01-30T16:47:58","modified_gmt":"2022-01-30T15:47:58","slug":"primaret-perplasin-kreshnik-collakun-me-endira-bushatin-deputeti-i-them-fituesit-pa-mbaruar-numerimi-ish-kryetarja-e-ama-nuk-je-votuar-asnjehere-ne-forumet-e-partise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/primaret-perplasin-kreshnik-collakun-me-endira-bushatin-deputeti-i-them-fituesit-pa-mbaruar-numerimi-ish-kryetarja-e-ama-nuk-je-votuar-asnjehere-ne-forumet-e-partise\/","title":{"rendered":"\u201cPrimaret\u201d p\u00ebrplasin Kreshnik \u00c7ollakun me Endira Bushatin, deputeti: I them fituesit pa mbaruar num\u00ebrimi; Ish-kryetarja e AMA: Nuk je votuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb forumet e partis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb postim i deputetit demokrat Kreshnik \u00c7ollaku q\u00eb ironizonte primaret q\u00eb po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kandidat\u00ebt e 6 Marsit, ka p\u00ebrplasur deputetin me ish-kryetaren e AMA-s, Endira Bushatin, an\u00ebtare e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMund ti quash primare,mund ti quash koncert,kampionat tenisi ose lojra olimpike..,e pse mos ta besh kur vete firmos e vete vulos\u201d, shkruhet n\u00eb postimin e \u00c7ollakut q\u00eb hapi debatin mes tij dhe Bushatit.<\/p>\n<p>N\u00eb koment Endira Bushati shkruan se demokrat\u00ebt jan\u00eb n\u00eb radh\u00eb dhe po votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb preferuarit e tyre, por e menj\u00ebhershme ka qen\u00eb edhe p\u00ebrgjigja e \u00c7ollakurt, i cili shprehet se fituesit dihen, duke p\u00ebrmendur edhe disa prej tyre.<\/p>\n<p>Por edhe Bushati nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga debati dhe i ka th\u00ebn\u00eb \u00c7ollakut se ai nuk \u00ebsht\u00eb votuar kurr\u00eb nga forumet e Partis\u00eb Demokratike, nd\u00ebrsa deputeti i \u00ebhst\u00eb p\u00ebrgjigjur duke i th\u00ebn\u00eb se s\u2019ka shijuar asnj\u00ebher\u00eb em\u00ebrim n\u00eb funksione politike, por \u00ebhst\u00eb votuar nga njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga debati mes tyre:<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: Mund ti quash primare,mund ti quash koncert,kampionat tenisi ose lojra olimpike..,e pse mos ta besh kur vete firmos e vete vulos<\/p>\n<p>Bushati: Nuk mbulohet dielli me shosh\u00eb Kreshnik\u2026.eshte nje shprehje\u2026. Radhet jane me demokrate, as me klone, as punonjes call center\u2026 Nuk ka te verber me te madh se ai qe nuk do t\u00eb shoh\u00eb\u2026.eshte nje shprehje tjeter\u2026.<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: A do te ti them te shpallurit fitues,pa mbaru votimi e numerimi ?? Qe tani. Ne shkoder Bardhi,Ne Diber Premtim,ne Durres Ardiani..,ska nevoje ti votosh e numerosh hic. Nese nuk del keshtu ne darke te kerkoj ndjese. Nese del me ke borxh ti mua nje ndjese<\/p>\n<p>Bushati: N\u00eb \u00e7do gar\u00eb ka perceptime dhe favorite Kreshnik\u2026.se po na \u00e7udit tani\u2026..Pyetja ime per ty vazhdon te jete: keta qe jane radhe per te votuar, \u00e7far\u00eb jan\u00eb????? I sheh, i numeron?<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: Ne darke flasim. Nese del c them e mirpres nje ndjese. Nese jo te sigurte e bej une<\/p>\n<p>Bushati: Pergjigjju pyetjes mbi votuesit demokrate\u2026.se dhe une kam nje parashikim se kush fiton\u2026.dhe kjo eshte normale!<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: Ti ke pritur besnikerisht cdo here emerimin.<\/p>\n<p>Bushati: Une jam zgjedhur me vote nenkryetare e FRPD, anetare e keshillit kombetar te PD, qe nga 2003\u2026..jam propozuar per Kryesi te PD ne 2005 dhe nuk kam fituar\u2026..Ti pse e mohon qe ke kandiduar per Partine PDR per zgjedhjet lokale ne Tirane me slloganin \u201cune guxoj\u201d\u2026\u2026s\u2019te pelqen????<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: Shume. E sheh ty te ka ngrl ne mendje si supersllogan. Kjo esjte diferenca e votes dhe emerimit.<\/p>\n<p>Bushati: o Kreshnik ne slloganin tend e kemi pasur barcalete ne PD deri vone\u2026. Ti kur je votuar ndonjehere ne forumet e partise???? Se une t\u2019i tregova rastet e mia! Dhe duhet t\u2019i pergjigjesh pyetjeve dhe te mos i anashkalosh\u2026.ose mos u pergjigj fare!<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: Cdo here,asnjehere skam shijuar emerim ne funksione politike. Por me beso shija me e madhe eshte kur te votojne njerezit jo partia. Ti mbase e ke shije te paprovuar por me beso e vlen me cdo lloj kostoje.<\/p>\n<p>Bushati: Une per fat kam shijen te jem votuar ne FRPD mes studentesh e pedagogesh, mes anetareve te Keshillit Kombetar\u2026..shijen me te emeru deputet Luli nuk e kam pasur, e vertete\u2026..ne fillim u merzitem te gjithe bashke e mban mend? Ishe ti i pari qe krijove grupin e pare te \u00ebhatsappit kundra Lulit\u2026.e mban mend? Pas nja 1 viti nga 2017, kuptova qe duke mos na emeruar deputete, Luli na kishte bere nderin me te madh ne jete\u2026..<\/p>\n<p>\u00c7ollaku: 100 kritika kam pas atehere e po aq kam dhe sot. Ia kam thene ia them e do ia them prape e prape. Por qe primaret si iluminim demokratik pas 31 vitesh emerim,nuk e besoj dot<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb postim i deputetit demokrat Kreshnik \u00c7ollaku q\u00eb ironizonte primaret q\u00eb po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kandidat\u00ebt e 6 Marsit, ka p\u00ebrplasur deputetin me ish-kryetaren e AMA-s, Endira Bushatin, an\u00ebtare e PD-s\u00eb. \u201cMund ti quash primare,mund ti quash koncert,kampionat tenisi ose lojra olimpike..,e pse mos ta besh kur vete firmos e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":233606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-233605","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=233605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/233606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=233605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=233605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=233605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}