{"id":233945,"date":"2022-01-31T19:11:36","date_gmt":"2022-01-31T18:11:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=233945"},"modified":"2022-01-31T19:11:36","modified_gmt":"2022-01-31T18:11:36","slug":"basha-e-ka-mbyllur-me-6-mars-luhet-karriera-e-yuri-kim-nga-cim-peka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-e-ka-mbyllur-me-6-mars-luhet-karriera-e-yuri-kim-nga-cim-peka\/","title":{"rendered":"Basha e ka mbyllur, me 6 Mars luhet karriera e Yuri Kim- Nga \u00c7im Peka"},"content":{"rendered":"<p>Nga \u00c7im Peka<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb shkoi, media u mor me faktin se Lulzim Basha nuk mundet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr n\u00eb SHBA.\u00a0 Vet\u00ebm pak or\u00eb nga publikimi, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nxitoi t\u00eb nxirrte nj\u00eb foto t\u00eb saj me Lulzim Bash\u00ebn, ku sipas statusit t\u00eb saj n\u00eb Twitter, ata kishin biseduar p\u00ebr investimet amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nxitimi i ambasadores Kim duket s\u00eb \u00ebsht\u00eb i sforcuar p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Bash\u00ebn nga situata. \u00cbsht\u00eb i sforcuar pasi s\u00eb pari investimet e huaja n\u00eb nj\u00eb vend nuk diskutohen me opozit\u00ebn, por me qeverin\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur qeveria \u00ebsht\u00eb mandatuar vet\u00ebm para 6 muajsh, dhe teknikisht ka edhe tre vjet e gjysm\u00eb n\u00eb pushtet. Dhe s\u00eb dyti, media nuk ka th\u00ebn\u00eb se Basha nuk takohet dot me Kim, por se Basha nuk udh\u00ebton dot p\u00ebr n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Duhet ta pranojm\u00eb me keqardhje se \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb kakofoni e sh\u00ebmtuar me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vizave, non-gratave, gratave, kush ka viz\u00eb e kush nuk ka viz\u00eb. N\u00ebse ky debat ka nj\u00ebfar\u00eb pesh\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e brendshme politike, ku nj\u00ebra pal\u00eb faktin e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb viz\u00eb amerikane, e quan si \u2018hallin e madh q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb Berish\u00ebn\u2019, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo pal\u00eb q\u00eb vet, pavar\u00ebsisht se nuk ka nj\u00eb \u2018dezinjim publik\u2019 nga Sekretari Amerikan i Shtetit, p\u00ebrs\u00ebri nuk mund t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb p\u00ebr n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb fotove me nxitim, \u00ebsht\u00eb e rrug\u00ebs q\u00eb ambasadorja Kim t\u00eb ushtronte t\u00eb gjith\u00eb autoritetin e vet, q\u00eb ti siguronte Bash\u00ebs nj\u00eb viz\u00eb. Po ashtu, edhe Basha edhe ambasadorja Kim do t\u00eb duhet t\u00eb shprehen publikisht se pse Lulzim Basha ka mbi tre vjet q\u00eb nuk shkel dot n\u00eb SHBA; ka apo nuk ka nj\u00eb viz\u00eb amerikane; dhe n\u00ebse jo, pse.<\/p>\n<p>Ne e kuptojm\u00eb se n\u00eb rastet kur nuk ka nj\u00eb \u2018dezinjim publik\u2019, \u00e7\u00ebshtja e statusit t\u00eb viz\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kofidenciale, por duke qen\u00eb se t\u00eb dy ata, si Basha ashtu edhe Kim, \u00e7\u00ebshtjen e vizave e kan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb kal\u00eb beteje politike, do t\u00eb duhet t\u00eb shprehen publikisht edhe p\u00ebr viz\u00ebn e Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri Berisha dhe Presidenti Meta jan\u00eb shprehur publikisht se paraardh\u00ebsi i ambasadores Kim u ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb q\u00eb t\u00eb dyve ve\u00e7 e ve\u00e7, nj\u00eb dosje voluminoze pastrimi parash dhe financimi rus (kjo e fundit e hedhur posht\u00eb si nga Berisha ashtu dhe nga Meta) kund\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebta dy figura, pamund\u00ebsin\u00eb e Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb, e kan\u00eb lidhur pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb dosje.\u00a0 I takon zonj\u00ebs Kim, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb fotografive t\u00eb sforcuara t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb si ish-kryeministrin ashtu dhe Presidentin n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi t\u00eb till\u00eb, gjithsecili prej nesh \u00ebsht\u00eb i prirur p\u00ebr tu besuar deklaratave t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb rrethanat kur Presidenti i Republik\u00ebs ka shpallur dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme lokale, duket se rolet e Bash\u00ebs dhe Kim kan\u00eb nd\u00ebrruar. N\u00ebse deri tani ishte Basha ai q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Kim p\u00ebr t\u00eb larguar Berish\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur partin\u00eb, tani duket se \u00ebsht\u00eb Kim, ajo q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>E ardhmja politike e Lulzim Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb varrosur me dat\u00eb 9 shtator, dit\u00ebn kur largoi Berish\u00ebn nga Grupi Parlamentar, dhe zgjedhjet e dat\u00ebs 6 mars, as nuk i shtojn\u00eb e as nuk i heqin gj\u00eb.\u00a0 6 marsi i duhet ambasadores Kim m\u00eb shum\u00eb sesa Bash\u00ebs. I duhet pasi, i duhet fraksioni i Bash\u00ebs t\u00eb dal\u00eb m\u00eb mir\u00eb se grupi i Berish\u00ebs n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb legjitimuar p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb zhvillimet politike brenda opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rezultat katastrofik i Bash\u00ebs, dhe\/ose disa bashki t\u00eb fituara nga Berisha lypin shpjegim nga ana e saj si\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb ashtu dhe n\u00eb Uashington. N\u00ebse p\u00ebr Tiran\u00ebn asaj nuk i k\u00ebrcet, me Uashingtonin \u00ebsht\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para si lider i opozit\u00ebs, deri n\u00eb vitin 2018 Lulzim Basha ka qen\u00eb tep\u00ebr aktiv n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Uashingtonin. E ka vizituar disa her\u00eb, ka paguar lobist\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb diplomacin\u00eb parlamentare, takim n\u00eb Departamentin e Shtetit, madje edhe nj\u00eb fotografi me Presidentin Trump.<\/p>\n<p>Prej 2018, asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kjo, por asnj\u00ebri nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e af\u00ebrt t\u00eb Bash\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nga shtatori i kemi par\u00eb si pro-amerikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb, nuk i kemi par\u00eb as t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb dhe as t\u00eb b\u00ebjn\u00eb takime n\u00eb Uashington, sikur edhe n\u00eb kuadrin e diplomacis\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Ambasadorja Kim mund ti d\u00ebrgoj\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb \u00e7do zyrtar periferik q\u00eb vjen n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb tjera, por k\u00ebto takime nuk e mbulojn\u00eb bosh\u00ebllikun e krijuar midis PD dhe administrat\u00ebs apo kongresit amerikan.<\/p>\n<p>Basha e ka mbyllur, me 6 Mars luhet karriera e Yuri Kim. Prandaj n\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb shohim me aktive ambasadoren amerikane se sa vet\u00eb Ram\u00ebn e Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Mos u habisni q\u00eb n\u00eb postimet e radh\u00ebs nga liqeni, Yuri Kim do t\u00eb publikoj\u00eb foto duke shk\u00ebmbyer\u00a0 \u2018mendime t\u00eb fresk\u00ebta\u2019 me Spartak Ngjel\u00ebn e Spartak Brahon.\/ \u00a0SYRI.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u00c7im Peka Jav\u00ebn q\u00eb shkoi, media u mor me faktin se Lulzim Basha nuk mundet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr n\u00eb SHBA.\u00a0 Vet\u00ebm pak or\u00eb nga publikimi, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nxitoi t\u00eb nxirrte nj\u00eb foto t\u00eb saj me Lulzim Bash\u00ebn, ku sipas statusit t\u00eb saj n\u00eb Twitter, ata kishin biseduar p\u00ebr investimet amerikan\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":233946,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-233945","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=233945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/233946"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=233945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=233945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=233945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}