{"id":234322,"date":"2022-02-02T16:44:37","date_gmt":"2022-02-02T15:44:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=234322"},"modified":"2022-02-02T16:44:37","modified_gmt":"2022-02-02T15:44:37","slug":"spak-nisi-hetimet-per-te-reagon-kreu-i-fshzh-ska-nje-kontrate-te-lidhur-per-tenderin-sipas-ligjit-presion-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-nisi-hetimet-per-te-reagon-kreu-i-fshzh-ska-nje-kontrate-te-lidhur-per-tenderin-sipas-ligjit-presion-per-te\/","title":{"rendered":"SPAK nisi hetimet p\u00ebr t\u00eb, reagon kreu i FSHZH: S\u2019ka nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr tenderin sipas ligjit, presion p\u00ebr t\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli ka reaguar pasi prokuroria e Posa\u00e7me SPAK e vuri n\u00ebn hetim p\u00ebr tenderin abuziv. Agolli po hetohet nga SPAK p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, korrupsion dhe abuzim me fondet publike. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ka reaguar edhe vet\u00eb Agolli duke sqaruar p\u00ebr tenderin me 416 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb \u201cmenu autentike\u201d p\u00ebr projektin e \u201c100 fshatrave\u201d.<\/p>\n<p>Agolli, ka mohuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shkelur ligjin n\u00eb tender dhe thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb presioni p\u00ebr t\u00eb influencuar n\u00eb procedur\u00ebn e tenderimit, e nd\u00ebrsa thekson se nuk ka asnj\u00eb konflik interesi apo dont\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb firmosur deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i kreut t\u00eb FSHZH:<\/p>\n<p>Nisur nga fushata e p\u00ebrbaltjes s\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit ndaj FSHZH dhe meje si Drejtues i saj, dua t\u00eb p\u00ebrcjell q\u00ebndrimin tim p\u00ebr opinion publik si vijon:<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme prej politikes s\u00eb vjet\u00ebr dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb balt\u00ebs sulmohen institucionet dhe drejtuesit p\u00ebr pun\u00ebn dhe rezultatet e tyre. N\u00eb k\u00ebto sulme nuk lihet m\u00ebnjan\u00eb edhe FSHZH, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej organizatave m\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite, ne funksion t\u00eb zhvillimit rajonal dhe vendor dhe s\u00eb fundmi dhe ne procesin e Rind\u00ebrtimit;<\/p>\n<p>Turizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej sektor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb dhe me nj\u00eb potencial ende t\u00eb pa shfryt\u00ebzuar, sidomos n\u00eb zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategorit\u00eb kryesore t\u00eb shpenzimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb turist\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet p\u00ebr ushqim e pije z\u00ebn\u00eb gati 30% t\u00eb shpenzimeve totale, gati nj\u00ebsoj me akomodimin dhe dicka m\u00eb pak se transporti. N\u00eb vler\u00eb financiare kjo shif\u00ebr, p\u00ebr gjith\u00eb numrin e turist\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit, llogaritet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i ketij produkti turistik do rezultonte me nj\u00eb rritje dhjetra milion\u00eb Euro n\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor dhe p\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye FSHZH p\u00ebrfshiu n\u00eb programin e zhvillimit te \u201c100 Fshatrave\u201d nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menun\u00eb e 100 fshatrave, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur konsistonte n\u00eb k\u00ebto 10 komponent\u00eb:<\/p>\n<p>Komponenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb analiza e tradit\u00ebs s\u00eb historis\u00eb s\u00eb gatimit n\u00eb t\u00eb gjitha zonat q\u00eb p\u00ebrfshihen 100 fshatrat n\u00eb te gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb identifikimi i t\u00eb gjith\u00eb bujtinave dhe restoranteve aktuale n\u00eb k\u00ebto 100 fshatra dhe menut\u00eb e ofruara prej tyre, identifikimin e trendeve t\u00eb reja ushqimore bazuar n\u00eb vlerat ushqyese dhe ingridient\u00ebt autoktone t\u00eb cdo zone etj;<\/p>\n<p>Komponenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb hartimi i menus\u00eb p\u00ebr ushqimin, pijet dhe \u00ebmb\u00eblsirat per te treja vaktet ditore per sezone t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat ku shtrihen 100 fshatrat e Shqip\u00ebrise. Hartimi i menus\u00eb p\u00ebrfshin nga em\u00ebrtimi i element\u00ebve, historia q\u00eb duhet t\u00eb tregohet p\u00ebr secilin prej tyre, ingridientet dhe recepturat e tyre, analiza e kostos p\u00ebr cdo element dhe p\u00ebrshkrimi i procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitjes\/gatimit s\u00eb bashku me video treguese p\u00ebr \u00e7do element.<\/p>\n<p>Komponenti i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja e nj\u00eb dokumentari promocional p\u00ebr rrug\u00ebtimin dhe p\u00ebrgatitjen e k\u00ebsaj menuje, q\u00eb duhet t\u00eb transmetohet ne kanalet dhe rrjetet sociale t\u00eb ndryshme, duke krijuar nje baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb promocionale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt turistik n\u00eb k\u00ebto zona;<\/p>\n<p>Komponenti i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb botimi i menus\u00eb s\u00eb 100 fshatrave dhe p\u00ebrgatitja e materialave dixhitale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme n\u00eb formate t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb dhe aksesuar;<\/p>\n<p>Komponenti i pest\u00eb \u00ebsht\u00eb konsulenca p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit dhe rregjistrimi i menus\u00eb si mark\u00eb autentike e rregjistruar si edhe m\u00ebnyr\u00ebn dhe marrdh\u00ebniet q\u00eb mund t\u00eb krijohen p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj marke dhe ketij emri n\u00eb p\u00ebrdorim nga ofruesit e ndrysh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb zon\u00ebn e 100 fshatrave;<\/p>\n<p>Komponenti i gjasht\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i t\u00eb gjith\u00eb shefave\/stafit t\u00eb bujtinave dhe restoranteve, disa nivele trajnimi dhe interesi p\u00ebr t\u2019i prezantuar me menun\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit etj;<\/p>\n<p>Komponenti i shtat\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritja e nj\u00eb platforme online qe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr publikimin dhe ngritjen e rrjeti t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre zonave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion dhe p\u00ebr t\u00eb komunikuar dhe ndar\u00eb eksperiencat n\u00eb nj\u00eb komunitet profesional;<\/p>\n<p>Komponenti i tet\u00eb \u00ebsht\u00eb nje program televiziv promocional p\u00ebr ofruesit e sherbimeve ne keto zona dhe stafet e tyre, tip konkursi t\u00eb shefave, q\u00eb do bazohet gjate procesit t\u00eb trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve<\/p>\n<p>Komponenti i n\u00ebnt\u00eb \u00ebsht\u00eb organizimi i disa eventeve t\u00eb hapura publike promocionale n\u00eb form\u00ebn e panaireve t\u00eb ushqimit ku shefat e kuzhines ofrojne produkte ushqimore qe jane pjese e menus\u00eb s\u00eb 100 Fshatrave.<\/p>\n<p>Komponenti i dhjet\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritja e nj\u00eb sistemi t\u00eb monitorimit dhe kontrollit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe trajnimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb produkteve dhe stafit n\u00ebp\u00ebr zona. Koh\u00ebzgjatja e k\u00ebsaj konsulence do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr 3 vite, nd\u00ebrsa m\u00eb posht\u00eb pasqyrohen Termat e Referenc\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim konsulence dhe procedura e ndjekur. Procedura e prokurimit ka q\u00ebn\u00eb me dy faza. 1. Faza e par\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e nje liste t\u00eb shkurt\u00ebr te kompanive pjesmarr\u00ebse ku n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj faze kan\u00eb rezultuar dy pjesmarr\u00ebs, t\u00eb cilet jan\u00eb kualifikuar q\u00eb t\u00eb dy nga komisioni i vler\u00ebsimit; P\u00ebr sa i p\u00ebrket aludimeve t\u00eb ndryshimit t\u00eb kritereve, sqarojm\u00eb se ky ndryshim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojn\u00eb n\u00eb uljen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e operator\u00ebve ekonomik. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 5 dit\u00eb pas publikimit dhe duke lejuar nj\u00eb periudh\u00eb 3 javore deri n\u00eb hapjen e ofertave.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Faza e dyt\u00eb ka qen\u00eb paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit kriteri teknik vler\u00ebsohet me 80% t\u00eb pesh\u00ebs dhe kriteri financiar me 20% t\u00eb pesh\u00ebs;<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimi i kombinuar pas hapjes s\u00eb ofert\u00ebs financiare dhe renditja e tyre. Kompania q\u00eb rezultoi e dyta paraqiti nj\u00eb ankes\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsim, e cila nuk ishte n\u00eb form\u00ebn dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji.<\/p>\n<p>Nga ana e FSHZH-s\u00eb iu b\u00eb me dije kjo gj\u00eb kompanis\u00eb dhe iu k\u00ebrkua q\u00eb t\u2019a plot\u00ebsonte dhe riparaqiste k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb form\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e k\u00ebrkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i renditur i dyti, ka riparaqitur ankes\u00ebn n\u00eb FSHZH dhe pran\u00eb Komisonit t\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Aktualisht procedura e prokurimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces dhe e pap\u00ebrfunduar, pra ende nuk ka nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb lidhur sipas ligjit. P\u00ebr k\u00ebto arsye zhurma q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb ne media praktikisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim i hapur presioni p\u00ebr t\u00eb influencuar n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit dhe n\u00eb vendimarrje gj\u00eb e cila bie n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr personat apo institucionet q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimmarrje. Cdo subjekt (individ\/person fizik\/juridik, etj) i interesuar p\u00ebr faktet dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mund t\u00eb akesoj\u00eb leht\u00ebsisht faqen zyrtare t\u00eb APP-s\u00eb dhe t\u00eb konfirmoj\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e konflikit t\u00eb interesit tashm\u00eb q\u00eb kam ardhur n\u00eb dijeni nga mediat q\u00eb kan\u00eb filluar hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje nga organet komptente sqaroj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb keto organe q\u00eb do t\u00eb shqyrtojn\u00eb dhe vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje dhe nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr sqarime mediatike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim i shoh n\u00eb sy me kurajo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shpif\u00ebn dhe q\u00eb i p\u00ebrcoll\u00ebn ato dhe ju them se shpifjet e tyre vet\u00ebm m\u00eb shtojn\u00eb bindjen dhe m\u00eb japin forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e vendit ton\u00eb. Me konsiderat\u00eb, Dritan AGOLLI DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR T\u00cb ZHVILLIMIT<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli ka reaguar pasi prokuroria e Posa\u00e7me SPAK e vuri n\u00ebn hetim p\u00ebr tenderin abuziv. Agolli po hetohet nga SPAK p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, korrupsion dhe abuzim me fondet publike. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ka reaguar edhe vet\u00eb Agolli duke sqaruar p\u00ebr tenderin me 416 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":234324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-234322","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234322\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/234324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}