{"id":235264,"date":"2022-02-07T12:40:35","date_gmt":"2022-02-07T11:40:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=235264"},"modified":"2022-02-07T12:44:47","modified_gmt":"2022-02-07T11:44:47","slug":"vetem-fillimi-basha-arrestimi-i-tahirit-vertetoi-drejtesine-e-kauzes-tone-trafiqet-dhe-korrupsioni-me-bekimin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vetem-fillimi-basha-arrestimi-i-tahirit-vertetoi-drejtesine-e-kauzes-tone-trafiqet-dhe-korrupsioni-me-bekimin-e-rames\/","title":{"rendered":"\u201cVet\u00ebm fillimi\u201d, Basha: Arrestimi i Tahirit v\u00ebrtetoi drejt\u00ebsin\u00eb e kauz\u00ebs ton\u00eb, trafiqet dhe korrupsioni me bekimin e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur sot nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb nr.6 n\u00eb kryeqytet. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Basha u ndal te d\u00ebnimi i ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri. Ai tha se PD nuk ka rreshtur kurr\u00eb s\u00eb denoncuari aferat e Tahirit si minist\u00ebr q\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb operacionit t\u00eb kanabizimit t\u00eb vendit. Ky proces sipas Bash\u00ebs i ka sjell t\u00eb zeza dhe vet\u00ebm fatkeq\u00ebsi vendit dhe familjeve shqiptare. Ai nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama ku shtoi se korrupsioni, kriminalizimi dhe kanabizimi jan\u00eb veprat e v\u00ebrteta t\u00eb Edi Ram\u00ebs gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij k\u00ebto 8 vite duke e cil\u00ebsuar dhe si kok\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bash\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 8 vite sundimi t\u00eb Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vrasja graduale e shpres\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh i klik\u00ebs s\u00eb tij, ky \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh mbi shqiptar\u00ebt, familjet dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Vrasja e shpres\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb. \u00cbsht\u00eb ajo ndjesia q\u00eb i r\u00ebndon shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr buk\u00ebn e p\u00ebrditshme, p\u00ebr fatin e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e tyre, p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pun\u00eb dhe p\u00ebr ata q\u00eb plaken para kohe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb pune q\u00eb nuk e gjejn\u00eb kurr\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ardhurat e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb siguruar buk\u00ebn e goj\u00ebs, jo me nj\u00eb jetes\u00eb normale me dinjitet. P\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb duhet t\u2019i kryej shteti, q\u00eb nga rendi dhe siguria e drejt\u00ebsia, e deri tek sh\u00ebndet\u00ebsia e arsimi, sepse p\u00ebr ato i merr taksat nga shqiptar\u00ebt. Dhe taksat i ka rritur.<\/p>\n<p>Te gjitha taksat i ka rritur, por sh\u00ebrbimet jo vet\u00ebm nuk i b\u00ebn , por i ka sh\u2019b\u00ebr\u00eb dhe i ka dor\u00ebzuar n\u00eb duart e nj\u00eb grushti oligark\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto para i ndajn\u00eb me pushtetar\u00ebt, por sh\u00ebrbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk jan\u00eb rritur as sa inflacioni. \u00cbsht\u00eb ky lloj korrupsioni q\u00eb ka g\u00ebrryer mir\u00ebqenien e shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politik\u00ebn q\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve .<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku? Po pse jemi mbledhur ne dhe jo t\u00eb tjer\u00eb? Pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebr zem\u00ebrdob\u00ebtit, oportunist\u00ebt, servil\u00ebt, p\u00ebrfituesit, m\u00eb e thjeshta do t\u00eb ishte t\u00eb rrinit n\u00eb sht\u00ebpi. Pse ne jemi kaq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb? Ne k\u00ebtu jemi nj\u00eb grupim vlerash, ne jemi k\u00ebtu nj\u00eb grupim besimesh, ne jemi k\u00ebtu nj\u00eb grupim idealesh, ne jemi k\u00ebtu nj\u00eb grupim parimesh q\u00eb quhet Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk ka dy, ka vet\u00ebm nj\u00eb Parti Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb ajo Parti Demokratike q\u00eb nuk reshti s\u00eb denoncuari prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb aferat e Saimir Tahirit si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Njeriut q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb shtypte dhe p\u00ebrdhoste kund\u00ebr ligjit t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb Kombinat, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr ishte n\u00eb krye t\u00eb operacionit t\u00eb kanabizimit t\u00eb vendit, nj\u00eb proces q\u00eb ne e kemi denoncuar prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb i ka sjell t\u00eb zeza dhe vet\u00ebm fatkeq\u00ebsi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prind\u00ebrve shqiptar\u00eb t\u00eb qindra mij\u00ebra bijve t\u00eb tyre k\u00ebtu dhe jasht\u00eb vendit. E pra, sot jemi bashk\u00eb k\u00ebtu, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sajmir Tahiri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe ndodhet n\u00eb qeli. Q\u00eb v\u00ebrteton drejt\u00ebsin\u00eb e betej\u00ebs ton\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb e kauzave tona.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb me incenerator\u00ebt, djeg\u00ebsit , q\u00eb ta p\u00ebrkthejm\u00eb shqip, djeg\u00ebsit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues n\u00eb kuptimin q\u00eb kan\u00eb karabinan\u00eb, dhe nj\u00eb q\u00eb as nuk duket fare k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt \u00e7far\u00eb djegin? Djegin parat\u00eb e shqiptar\u00ebve! 430 milion\u00eb euro afer\u00eb, kemi 5 vite e kusur q\u00eb e denoncojm\u00eb, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb jav\u00eb me rresht, n\u00eb konferenca live p\u00ebr shtyp, sepse e dinim q\u00eb kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt dhe do ta censuronin.<\/p>\n<p>A ka shqiptar q\u00eb e beson q\u00eb 430 milion\u00eb euro nga taksat e vendit do t\u00eb shkonin n\u00eb xhepat e tre anonim\u00ebve, dy prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, si\u00e7 e kemi paralajm\u00ebruar para nj\u00eb viti, pa dijenin\u00eb e Edi Ram\u00ebs? Sigurisht q\u00eb jo! Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, k\u00ebto jan\u00eb veprat e v\u00ebrteta t\u00eb Edi Ram\u00ebs gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij k\u00ebto 8 vite! Vrasjen e shpres\u00ebs, duke vrar\u00eb instrumentet e shpres\u00ebs. Cilat jan\u00eb instrumentet e shpres\u00ebs? Cilat jan\u00eb instrumentet q\u00eb e kthejn\u00eb shpres\u00ebn n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb prekshme? Jan\u00eb vota e lir\u00eb, jan\u00eb zgjedhjet e lira, jan\u00eb rrotacioni, ndryshimi i ujit t\u00eb ndenjur. Por mekanizmi baz\u00eb \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar! Nga kush \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar? N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, nga ky pra, Edi Rama dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bishti i afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve, megjith\u00ebse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjith\u00eb grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur sot nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb nr.6 n\u00eb kryeqytet. N\u00eb fjal\u00ebn e tij Basha u ndal te d\u00ebnimi i ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri. Ai tha se PD nuk ka rreshtur kurr\u00eb s\u00eb denoncuari aferat e Tahirit si minist\u00ebr q\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb operacionit t\u00eb kanabizimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":235270,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-235264","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=235264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/235270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=235264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=235264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=235264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}