{"id":236453,"date":"2022-02-12T11:39:09","date_gmt":"2022-02-12T10:39:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=236453"},"modified":"2022-02-12T11:39:09","modified_gmt":"2022-02-12T10:39:09","slug":"mandati-i-gjashte-mjaft-eshte-mjaft-mustafa-nano-analizon-zgjedhjet-ne-fshf-rasti-duka-dhe-loja-e-mbyllur-qe-pjell-pushtet-te-perjetshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mandati-i-gjashte-mjaft-eshte-mjaft-mustafa-nano-analizon-zgjedhjet-ne-fshf-rasti-duka-dhe-loja-e-mbyllur-qe-pjell-pushtet-te-perjetshem\/","title":{"rendered":"\u201cMandati i gjasht\u00eb?! Mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft!\u201d, \/ Mustafa Nano analizon zgjedhjet n\u00eb FSHF: Rasti Duka dhe loja e mbyllur q\u00eb pjell pushtet t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>NGA MUSTAFA NANO<\/p>\n<p>Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kur u largua nga Tirana, la t\u00eb kuptohej se autoritetet shqiptare ishin t\u00ebrhequr para tij. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, rrall\u00eb m\u00eb kishte q\u00eblluar t\u00eb shihja nj\u00eb vizitor m\u00eb arrogant n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rama, q\u00eb shquhet p\u00ebr arroganc\u00ebn e vet, gjithashtu, at\u00eb dit\u00eb dha me p\u00ebrul\u00ebsi lajmin se \u201ctakimi me Presidentin e UEFA-s s\u2019mund t\u00eb ishte m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb zhvillimit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb finales s\u00eb par\u00eb europiane n\u00eb histori\u201d, duke l\u00ebn\u00eb shijen e nj\u00eb zbythjeje p\u00ebrball\u00eb boss-it t\u00eb futbollit europian, q\u00eb nga ana e vet ishte i prer\u00eb pas takimit: \u201cN\u00ebse UEFA nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kreun e FSHF-s\u00eb, askush tjet\u00ebr nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb. N\u00ebse gj\u00ebrat do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebshtu, dhe un\u00eb kam shum\u00eb besim n\u00eb fjal\u00ebt e Kryeministrit, at\u00ebher\u00eb zhvillimi i finales s\u00eb kompeticionit \u2018Conference League\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb i sigurt\u201d.<\/p>\n<p>Por vendimi i Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nul votimet e shoqat\u00ebs rajonale t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb FSHF e ka rihapur loj\u00ebn. N\u00ebse nuk rihap loj\u00ebn, t\u00eb pakt\u00ebn rihap diskutimin mbi at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e futbollit, q\u00eb ngjan t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me dyer t\u00eb mbyllura. Tentoi Veliaj t\u2019i hapte dyert e saj, t\u2019i hapte me rrap\u00ebllim\u00eb, madje t\u2019i shqyente n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme e mujshare, duke krijuar frik\u00ebn se kjo maxhoranc\u00eb, sikur t\u00eb mos i mjaftoj\u00eb \u00e7far\u00eb ka n\u00ebn kontroll (ka pothuajse gjith\u00e7ka; pas pak do shtjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe Presidenc\u00ebn), po rr\u00ebmben edhe futbollin. Zelli dhe tonet e p\u00ebrdorura nga Veliaj e dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje, por zhurma rreth tahmas\u00eb s\u00eb pushtetit nuk duhet t\u00eb na pengoj\u00eb t\u00eb themi disa gj\u00ebra p\u00ebr futbollin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb rasti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Dhe rastin nuk e b\u00ebn vendimi i Gjykat\u00ebs, por gara e p\u00ebrplasja n\u00eb FSHF.<\/p>\n<p>Ne e pam\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi para se t\u00eb dilte vendimi i Gjykat\u00ebs. Ishte shum\u00eb e sh\u00ebmtuar ajo q\u00eb ndodhi. Ishte panevojshm\u00ebrisht e sh\u00ebmtuar. Federata nuk kishte pse t\u00eb na i jepte at\u00eb shfaqje. Nuk kishim nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr se, kur vjen puna te zgjedhjet, ne shqiptar\u00ebt mbytemi me nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb. Dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se si ta katranosim pun\u00ebn. Ta katranosim pun\u00ebn pa qen\u00eb nevoja p\u00ebr ta katranosur. Dhe m\u00eb besoni, nuk ka soj m\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm njer\u00ebzish sesa ata q\u00eb e katranosin pun\u00ebn pa qen\u00eb nevoja. Sepse mund t\u00eb kuptohet dikush q\u00eb e katranos, sepse ia lyp puna ta katranos\u00eb, por nuk ka burr\u00eb n\u00ebne t\u00eb kuptoj\u00eb dik\u00eb q\u00eb katranos gj\u00ebrat paraqend\u00e9.<\/p>\n<p>Ja, thom\u00ebni ju se pse dreqin duhet t\u00eb jen\u00eb gj\u00ebrat kaq t\u00eb nd\u00ebrlikuara kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr zgjedhje brenda forumesh q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb komunitet t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vijon nga faqja 1 pik\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e Armando Duk\u00ebs, i cili duhet t\u00eb garantonte korrektes\u00ebn e transparenc\u00ebn e k\u00ebtyre zgjedhjeve, sidomos n\u00eb rrethanat, kur mbi FSHF-n\u00eb ishin drejtuar t\u00eb gjith\u00eb reflektor\u00ebt e kur Duka ishte n\u00ebn pusin\u00eb e pushtetit e politik\u00ebs. Ishte rrethana kur mund t\u2019u tregonte t\u00eb gjith\u00ebve se \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim, se \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj q\u00eb po kalon vij\u00ebn e kuqe \u201cme betej\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb vet\u201d, dhe kjo mund t\u00eb tregohej duke b\u00ebr\u00eb zgjedhje normale, t\u00eb qeta, n\u00eb respekt t\u00eb rregullave. Ai e kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bindte publikun se ai ishte President i FSHF-s\u00eb, dhe do t\u00eb ishte s\u00ebrish President, si shprehje e vullnetit t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin e futbollit shqiptar. Nj\u00eb njeri q\u00eb e k\u00ebrkon mandatin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb, na e ka borxh t\u00eb na mbush\u00eb mendjen, se \u201cok, gjasht\u00eb mandate jan\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb teprim orwell-ian, por jan\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit produkt i loj\u00ebs demokratike\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Duka nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sidoqoft\u00eb. Rama, Berisha, Meta, jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u201cmandatit t\u00eb gjasht\u00eb\u201d, gjithashtu. Por dikush nga k\u00ebta (do t\u00eb ishte e preferueshme \u201ct\u00eb gjith\u00eb\u201d) duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr largimin e vet, p\u00ebr largimin e fis\u00ebm e t\u00eb pabujsh\u00ebm, p\u00ebr largimin me dor\u00ebheqje, p\u00ebr largimin, pavar\u00ebsisht se \u201cpopulli\u201d i do, dhe u k\u00ebrkon t\u00eb rrin\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u201cpopulli\u201d i konsideron t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Sepse boll \u00ebsht\u00eb boll. Demokracia mund t\u00eb shtihet n\u00eb pun\u00eb si alibi p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, por jo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar veten n\u00eb pushtet. Se ja, un\u00eb pyes: P\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet Duk\u00ebs nj\u00eb mandat i gjasht\u00eb \u201cme se s\u2019b\u00ebn, me \u00e7do kusht\u201d?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se nuk i duhen n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb gjasht\u00eb mandate, as pes\u00eb nuk i jan\u00eb dashur, as kat\u00ebr gjithashtu, as tre madje, dhe k\u00ebt\u00eb e mendoj ca m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb po na k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, nj\u00ebri se do t\u00eb marr\u00eb edhe mandatin e kat\u00ebrt, e k\u00ebt\u00eb e tha pa filluar t\u00eb tretin (!!!), e dy t\u00eb tjer\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rolet e funksionet q\u00eb kan\u00eb edhe tridhjet\u00eb vjet t\u00eb tjera (!!!), ndon\u00ebse koha e tyre ka mbaruar, ndon\u00ebse ata kan\u00eb treguar se nuk kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb na ofrojn\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 p\u00ebshtymave ndaj sho-shoqit q\u00eb s\u2019e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u2019i l\u00ebpijn\u00eb me qejf me t\u2019i nxjerr\u00eb t\u00ebrbueshm\u00ebrisht nga goja. Dhe un\u00eb pyes: Pse nuk din\u00eb t\u00eb ikin k\u00ebta njer\u00ebz?<\/p>\n<p>Pse ikja prej pushtetit qenka kaq e tmerrshme? Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb karakteristik\u00eb e sojit ton\u00eb. Nuk ka se si t\u00eb jet\u00eb ndryshe. P\u00ebrderisa amerikan\u00ebt, kanadez\u00ebt, britanik\u00ebt, francez\u00ebt, italian\u00ebt (Mattarella i shkret\u00eb donte t\u00eb ikte dhe e mbajt\u00ebn me zor) l\u00ebn\u00eb pa t\u00eb keq poste q\u00eb jan\u00eb ku e ku m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa postet k\u00ebtyre an\u00ebve tona, at\u00ebher\u00eb i bie nj\u00eb ka nj\u00eb problem me ne. Dhe ne duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me k\u00ebt\u00eb problem.\u00a0 Dhe kjo p\u00ebrballje duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb nga sfidat tona komb\u00ebtare. L\u00ebri t\u00eb tjerat, por kalcifikimi i disa njer\u00ebzve n\u00eb pushtet vret \u00ebndrra, vret shpres\u00ebn p\u00ebr pak meritokraci, dhe e mbyll loj\u00ebn brenda nj\u00eb grushti personash, duke l\u00ebn\u00eb pas dore e shp\u00ebrfillur energji, dije e qindra mij\u00ebra e miliona persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebshtu u zvjerdhet p\u00ebr fare vendi i tyre, nuk e shohin si t\u00eb tyrin, por e shohin si \u201ct\u00eb atyre\u201d, si t\u00eb atij grushti njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb pushtuar gjith\u00e7ka. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja kryesore pse shqiptar\u00ebt duan ta l\u00ebn\u00eb vendin e tyre nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po kthehem te Duka, ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb Duka q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson. M\u00eb shqet\u00ebson monopolizimi i loj\u00ebs, si t\u00eb ishte nj\u00eb lod\u00ebr, m\u00eb shqet\u00ebson me fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta loja e mbyllur, rezultati i s\u00eb cil\u00ebs njihet q\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb FSHF, kushdo q\u00eb t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb Duk\u00ebs, e ka humbjen t\u00eb sigurt. Dhe af\u00ebrmendsh, kjo nuk ndodh sepse Duka \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zoti. Ndodh sepse i gjith\u00eb sistemi \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb Duka t\u00eb fitoj\u00eb, q\u00eb Duka t\u00eb mbetet i padiskutuesh\u00ebm. Edhe sikur t\u00eb kandidoj\u00eb Igli Tare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt e suksessh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb futbollit, ai Duk\u00ebn nuk e mund dot. Edhe sikur Zoti vet\u00eb t\u00eb zbarkoj\u00eb te FSHF-ja n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment elektoral, p\u00ebrball\u00eb Duk\u00ebs do t\u2019i ngjaj\u00eb vetja i pafuqish\u00ebm e do filloj\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb \u201cjam Un\u00eb a s\u2019jam Un\u00eb\u201d. Sepse futbolli shqiptar, n\u00eb ndryshim nga universi, ka nj\u00eb zot t\u00eb vetin. Ashtu si edhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs shqiptare. Mir\u00ebpo, sikur t\u00eb mos mjaftoj\u00eb fakti q\u00eb i gjith\u00eb sistemi q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur ka Duk\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr, na ndodh edhe manipulimi i zgjedhjeve. Oh, jo, kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb na i kursejn\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e sh\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Duka kryemodeli q\u00eb duhet denoncuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Modelet e sh\u00ebmtuara, nga t\u00eb cil\u00ebt ndoshta edhe Duka vet\u00eb ka m\u00ebsuar, si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, na i jep politika. Por Duka \u00ebsht\u00eb personazhi i dit\u00ebs. FSHF-ja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dit\u00ebs. Dhe prandaj, dua ta mbyll k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim me nj\u00eb thirrje drejtuar Duk\u00ebs: \u201cJepe shembullin q\u00eb s\u2019e ka dh\u00ebn\u00eb askush. Dil e thuaj se \u2018mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft\u2019. Ke p\u00ebr t\u2019u njohur k\u00ebshtu si nj\u00eb burr\u00eb zotni. Dhe me k\u00ebt\u00eb rast bllokoje gar\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb riorganizohet e t\u00eb rifilloj\u00eb nga e para, me rregulla t\u00eb reja e t\u00eb qarta, ku edhe politik\u00ebs t\u00eb mos i lihet asnj\u00eb rol p\u00ebr t\u00eb luajtur, me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb futbolli shqiptar t\u00eb ket\u00eb m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb President t\u00eb ri, i cili me shpres\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA MUSTAFA NANO Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kur u largua nga Tirana, la t\u00eb kuptohej se autoritetet shqiptare ishin t\u00ebrhequr para tij. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, rrall\u00eb m\u00eb kishte q\u00eblluar t\u00eb shihja nj\u00eb vizitor m\u00eb arrogant n\u00eb Shqip\u00ebri. Rama, q\u00eb shquhet p\u00ebr arroganc\u00ebn e vet, gjithashtu, at\u00eb dit\u00eb dha me p\u00ebrul\u00ebsi lajmin se \u201ctakimi me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":236454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-236453","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236453\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}