{"id":236571,"date":"2022-02-12T17:50:53","date_gmt":"2022-02-12T16:50:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=236571"},"modified":"2022-02-12T17:50:53","modified_gmt":"2022-02-12T16:50:53","slug":"afro-2-3-e-bashkive-jane-ndare-sipas-interesit-te-rames-bejko-per-reformen-territoriale-rriti-koston-per-qytetaret-por-jo-cilesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/afro-2-3-e-bashkive-jane-ndare-sipas-interesit-te-rames-bejko-per-reformen-territoriale-rriti-koston-per-qytetaret-por-jo-cilesine\/","title":{"rendered":"\u201cAfro 2\/3 e bashkive, jan\u00eb ndar\u00eb sipas interesit t\u00eb Ram\u00ebs\u201d \u2013 Bejko p\u00ebr reform\u00ebn territoriale: Rriti koston p\u00ebr qytetar\u00ebt, por jo cil\u00ebsin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari p\u00ebr Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor i Partis\u00eb demokratike, Roland Bejko njofton se nga java n\u00eb vijim do t\u00eb ngrihet nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb angazhohen n\u00eb komisionin p\u00ebr reform\u00ebn territoriale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ai shprehet se reforma e kaluar, synoi simetri n\u00eb ndarje t\u00eb territorit, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ajo prodhoi asimetri demokrafike.<\/p>\n<p>Bejko akuzon kryeministrin Rama se ka ndar\u00eb af\u00ebrsisht dy t\u00eb tretat e bashkive sipas interesit t\u00eb tij elektoral dhe politik.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb E ROLAND BEJKO:<\/p>\n<p>Me iniciativ\u00ebn dhe pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi n\u00eb seanc\u00ebn e fundit plenare t\u00eb dat\u00ebs 10 shkurt 2022, ngritjen e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale me nj\u00eb mandat gjasht\u00eb mujor t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij me objekt rishikimin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale t\u00eb miratuar m\u00eb 2014-\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga koalicioni PS-LSI.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e nd\u00ebrmori k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr rishikimin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale mb\u00ebshtetur mbi reagimet e shumta t\u00eb qytetar\u00ebve, raporteve t\u00eb organizatave jofitimprur\u00ebse dhe bot\u00ebs akademike, raporteve t\u00eb organizatave dhe institucioneve t\u00eb huaja si Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE-s\u00eb, konkluzioneve t\u00eb raporteve t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, progres raporteve vjetore t\u00eb BE-s\u00eb, rekomandimeve t\u00eb donator\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb gjitha s\u00eb bashku bien dakord se Reforma Administrativo-Territoriale dhe ligji p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore kan\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb dhe rishikim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plot\u00ebsisht parimet e Kart\u00ebs Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore. Kjo Reform\u00eb n\u00eb zanafill\u00ebn e vet:<\/p>\n<p>Synoi thellimin e decentralizimit. Por, koha tregoi se e thelloi edhe m\u00eb shum\u00eb centralizimin. U rrit var\u00ebsia dhe kontrolli nga qeveria q\u00ebndrore.<\/p>\n<p>Synoi Subsidaritetin. Por e largoi edhe m\u00eb shum\u00eb qytetarin nga pushteti dhe vendimmarrja.<\/p>\n<p>Synoi vet\u00ebqeverisje lokale. Por, kryetar\u00ebt e bashkive, nga nj\u00ebra an\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por nga ana tjet\u00ebr, kan\u00eb m\u00eb pak kompetenca. (P\u00ebr sh\u00ebrbimet e deleguara, vendosin ministrit\u00eb)<\/p>\n<p>Synoi decentralizimin fiskal. Por legjislacioni i ri (konkretisht Ligji \u201cP\u00ebr Financat Vendore\u201d dhe Ligji \u201cP\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore\u201d) nuk \u00ebsht\u00eb harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjell\u00eb rritje t\u00eb buxhetit t\u00eb bashkive q\u00eb ishte thelbi i decentralizimit. Niveli \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb si para reform\u00ebs territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo m\u00eb pak se 1% e GDP-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb niveli m\u00eb i ul\u00ebt rajonal.<\/p>\n<p>Synoi simetri n\u00eb ndarjen e territorit. Por, prodhoi asimetri demografike, ekonomike me kufijt\u00eb e bashkive. N\u00eb Veri amalgamim, n\u00eb Jug fragmentarizim (Gati dy t\u00eb tretat e bashkive jan\u00eb ndar\u00eb sipas interesit elektoral dhe politik t\u00eb Kryeministrit Rama dhe partis\u00eb s\u00eb tij.)<\/p>\n<p>U shkel\u00ebn detyrimet kushtetuese dhe kriteri i popullsis\u00eb minimale, kriteri gjeo-kulturor, traditat historike administrative te zonave, etj. Synoi demokraci lokale, transparenc\u00eb, referendume etj. Por, i ka penguar me ligj referendumet lokale. Kjo \u00ebsht\u00eb shkelje e Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore.<\/p>\n<p>Shkrirja e komunave do sillte ulje te shpenzimeve duke reduktuar numrin e punonj\u00ebsve. Por ky veprim e \u00e7oi nr. e tyre n\u00eb gati 60 mij\u00eb, nga 22 mij\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb 2015. Nr. i lart\u00eb i punonj\u00ebsve r\u00ebndon buxhetin e bashkive. Gati 65-70% e grantit shkon p\u00ebr paga e shpenzime, rreth 30 % p\u00ebr investime. Reforma rriti koston p\u00ebr qytetar\u00ebt, por jo cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Me bashkit\u00eb e m\u00ebdha synoi zhvillim ekonomik, bujq\u00ebsor, barazi dhe cil\u00ebsi n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve ne qytet, deri ne zonat me te thella t\u00eb territorit t\u00eb saj. Por, n\u00eb fakt, pushteti vendor e ka p\u00ebrqendruar gjith\u00eb v\u00ebmendjen e saj kryesisht n\u00eb qendra qytetesh. P\u00ebr shkak t\u00eb bashkimit t\u00eb Bashkive dhe Komunave n\u00eb nj\u00eb bashki t\u00eb vetme, banor\u00ebt e zonave rurale jan\u00eb braktisur dhe nuk marrin asnj\u00eb sh\u00ebrbim, duke sjell pasoja n\u00eb jet\u00ebn e tyre edhe pse banor\u00ebt e zonave rurale paguajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat taksa dhe tarifa vendore. K\u00ebto politika t\u00eb gabuara kan\u00eb nxitur braktisjen e fshatit, por edhe t\u00eb ish periferive urbane me industri te falimentuar.<\/p>\n<p>Ndaj, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj n\u00eb Komisionin e posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Administrativo-Territoriale, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn me dije opinionit publik se brenda pak dit\u00ebve merr form\u00eb dhe fillon nga veprimtaria nj\u00eb grup pune me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ajo ka n\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes vendore, duke kapitalizuar p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ish drejtuesve t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb vite, dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile e bot\u00ebs akademike, do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb tur bashk\u00ebbisedimesh n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet e vendit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej qytetar\u00ebve dhe grupeve t\u00eb ndryshme t\u00eb interesit gjith\u00eb mendimet e vlefshme mbi korrigjimin e gjith\u00e7kaje q\u00eb ka shkuar keq n\u00eb zbatimin e Reform\u00ebs Administrativo-Territoriale me synimin e vet\u00ebm, jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb efikasitetit n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb vet\u00ebqeverisjen vendore, por \u00e7 \u2018\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, edhe p\u00ebr thellimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb decentralizimit dhe demokracis\u00eb vendore n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb Autonomis\u00eb Lokale.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e bindur se reformat e m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb koh\u00eb dhe efikase n\u00eb q\u00ebllimet e tyre, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dialogun politik, kuvendimin publik dhe konsensusin e gjer\u00eb politik, n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit dhe detyrimeve q\u00eb burojn\u00eb nga marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb BE-s\u00eb ku synojm\u00eb t\u00eb antar\u00ebsohemi si nj\u00eb vend demokratik dhe me ekonomi t\u00eb zhvilluar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari p\u00ebr Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor i Partis\u00eb demokratike, Roland Bejko njofton se nga java n\u00eb vijim do t\u00eb ngrihet nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb angazhohen n\u00eb komisionin p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ai shprehet se reforma e kaluar, synoi simetri n\u00eb ndarje t\u00eb territorit, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":236572,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-236571","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236571"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236571\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}