{"id":236894,"date":"2022-02-14T19:41:48","date_gmt":"2022-02-14T18:41:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=236894"},"modified":"2022-02-14T19:41:48","modified_gmt":"2022-02-14T18:41:48","slug":"toka-jone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/toka-jone\/","title":{"rendered":"Toka jon\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Thashetheme nga Kupola TNK<\/p>\n<p>Ishte viti 93&#8217;&#8230;<\/p>\n<p>Po mirresha me biznes, fillova tregtine. Qyteti im ndodhet ne periferi, krejt larg nga qytetet e medha te ketij vendi te vogel.<\/p>\n<p>Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash.<\/p>\n<p>Me nje kamion qe ngarkohej mire ne Shkoder, Lezhe apo Tirane kisha nje fitim rreth 100% te xhiros. Kamionet e mi po benin kerdine, qyteti me ishte mirenjohes. Pas nja dy vitesh isha figure e njohur , mora edhe propozime per deputet\u2026 Por ishin nga Parti te vogla dhe nuk pranova!<\/p>\n<p>Bleva  nja dy apartamente ne pallatin ku banoja, shpenzova shume edhe per arredimin e tyre.  Shtepite e mia u bene sistem referimi ne qytet per shijet e sofistikuara  perendimore\u2026.<\/p>\n<p>Por, me kalimin e viteve, po mendoja per zgjerimin e aktivitetit. Kisha akumuluar aq sa edhe mund te beja nje investim te  nje dimensioni tjeter.<\/p>\n<p>Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash.<\/p>\n<p>Ne nje nga rruget e mia te shumta drejt Tiranes, takova ca miqte e mi te vjeter\u2026 Dolem ne nje restorant diku ne periferi te Tiranes ku rakia e mishi i kecit shoqerohet edhe me nje muhabet per koken e muhabetit\u2026 Pamja nga ballkoni i restorantit ishte e mrekullueshme! Gjelberim pafund, vec ne bjeshket e mia mund ta gjeje nje ajer te tille! Gjithe kjo mrekulli vec 2-3 km larg Tiranes!<\/p>\n<p>E pyes pronarin e restorantit: \u201cE kujt eshte kjo toke ketu rreth e rrotull\u201d?<\/p>\n<p>Pronari buzeqesh: \u201cE jona\u201d!<\/p>\n<p>\u201cE trasheguar apo e blere\u201d? &#8211; pyes une me naivitet\u2026<\/p>\n<p>\u201cE Zene\u201d me pergjigjet po ashtu me gaz ne buze pronari\u2026 Ne cast me feksi nje i ndritur mendim! E Zene! Si  ne radhen e qumeshtit\u2026<\/p>\n<p>Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash. <\/p>\n<p>I dhashe nja 200 mije leke te vjetra shoferit tim dhe e porosita \u201cShko pak ne maje te kodres dhe me qarko nja 3000 metra katrore siperfaqe me hunj dhe me tel\u201d. Shoferi mori leket dhe u nis\u2026<\/p>\n<p>Pas ca ditesh me vjen njeri, nje burre 50 e kusur vjet. Me nje dosje nen sqetull\u2026 Pas pershendetjeve te para, me prezantohet dhe me thote qe nje pjese e mire e tokes qe ka rrethuar shoferi im eshte prona e tij! Dhe, pa pike turpi me nxjerr dokumentacionin qe e verteton kete! Se si me erdhi, t\u2019ia fus nje grusht qe te mos e harronte kurre. Por, u tregova i sjellshem. Lajmerova shoferin qe te takohej me zoterine dhe te merrej me zgjidhjen e ketij problem.<\/p>\n<p>Qe nga ajo dite nuk e kam pare me\u2026<\/p>\n<p>Keshtu nisa edhe vilen  5 \u2013 kateshe\u2026 Meqenese do vija ne nje zone krejt te re ku nuk njihja njeri, me duhej te perzgjidhja edhe miqte e mi t\u2019i kisha rrotull\u2026 Zgjodha edhe tregtarin e shumices se elektronikes dhe nja dy biznesmene te rangut tim me te cilet ndanim tryezen e pokerit neteve pafund. I bera vend edhe Kryetarit te Bashkise te asaj kohe\u2026<\/p>\n<p>Njerez te mrekullueshem qe do ma lehtesonim edhe mua  qendrimin ne rezidencen e re\u2026 Secili prej tyre ndertoi nga nje vile pak me modeste se e imja por shume te bukur. Ndertuam, si te them lagjen tone\u2026 Mbollem peme e beme avlli qe cfare t\u2019ju them\u2026<\/p>\n<p>Kaluan ca vite dhe biznesi  ecen. Bera edhe nje lokal-restorant per dasma. Kete ia lashe vellait te vogel per menaxhim, nuk kisha nerva. Kishte shume kerkesa per dasma\u2026<\/p>\n<p>U bene zgjedhjet e pergjithshme ne 2005. Kryetari i Opozites se asaj kohe na premtoi legalizim. Pra, ajo toka qe rrethoi shoferi im me aq  tel  e hunj sa i premtonin 200 mije leke te vjetra, do behej e imja.<\/p>\n<p>Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash. <\/p>\n<p>Votat shkuan  \u201cvu\u201d per opoziten e atehershme. Qe ta mbyllnim kete mesele paq ishim gati te paguanim edhe nen dore\u2026 Boll marifete beme por ne 8 vjet nuk e bera dot legalizimin.  <\/p>\n<p>Po vinin zgjedhjet e reja, pregatitej te vinte ne pushtet njeriu me antilegalizim ne kete vend! Ai qe nuk la gje pa thene per banoret e zonave informale (mes te tjerave e kishte edhe me mua), bertiste ne mbrojtje te pronareve (dmth ne mbrojtje te atij pizevengut qe erdhi me dosje nen sqetull dhe me tregoi tapine e tij per token time)\u2026.Cfare tmerri!<\/p>\n<p>Por\u2026 nje dite te bukur, zoteria na la me sy te zgurdulluar! Jo vetem do na I legalizonte shtepite por do na I beje falas! Falas, falas\u2026, pa asnje pagese. Dmth nuk do paguajme asgje per dokumentat e shtepise, hipoteken. Jo si ne qytet ku banoret pasi paguajne banesen, zene radhen neper hipoteka dhe paguajne. Joooo, perkundrazi tek ne na vjen vete Lamja ne shtepi na jep tapine dhe me ceremoni! <\/p>\n<p>Votat \u201cvu\u201d edhe nje here, kete radhe per Partine tjeter!<\/p>\n<p>Pas kesaj, kur po fillojne te na I legalizojne, del Halimi nga krahu tjeter. Po token pse ta paguajne keta?!  <\/p>\n<p>Vertete,  token pse do e paguajme? Po une pagova shoferin per rrethimin mendova me vete, pse u dashka te paguaj dy here te njejten gje?<\/p>\n<p>Ah, qe nuk eshte vit zgjedhor\u2026 Me siguri premtimi I radhes do ishte \u201cT\u2019iu rimbursojme zonave informale koston e ndertimit te shtepive\u201d<\/p>\n<p>Do thoni ju \u201cPo zonave formale, iu beni ndonje favor\u201d?<\/p>\n<p>Kjo pyetje me kujton ate qyqarin me dosjen e pronave qe I cova shoferin\u2026 Ata pershesh po hane\u2026<\/p>\n<p>(shkruar ne vitin 2013)<\/p>\n<p>https:\/\/www.facebook.com\/thashethemengakupola<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Thashetheme nga Kupola TNK Ishte viti 93&#8217;&#8230; Po mirresha me biznes, fillova tregtine. Qyteti im ndodhet ne periferi, krejt larg nga qytetet e medha te ketij vendi te vogel. Shkolle shume nuk kisha por intuite sa te duash. Me nje kamion qe ngarkohej mire ne Shkoder, Lezhe apo Tirane kisha nje fitim rreth 100% [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":236895,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5431],"tags":[],"class_list":{"0":"post-236894","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shkrim"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236894\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}