{"id":237116,"date":"2022-02-15T14:25:38","date_gmt":"2022-02-15T13:25:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=237116"},"modified":"2022-02-15T14:25:38","modified_gmt":"2022-02-15T13:25:38","slug":"nga-de-biazi-te-demollari-ja-si-e-mbeshtesin-fshf-dhe-duken-korifenjte-e-futbollit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-de-biazi-te-demollari-ja-si-e-mbeshtesin-fshf-dhe-duken-korifenjte-e-futbollit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Nga De Biazi te Demollari, ja si e mb\u00ebshtesin FSHF dhe Duk\u00ebn, korifenjt\u00eb e futbollit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Disa nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkruar historin\u00eb e futbollit shqiptar kan\u00eb mb\u00ebshtetur pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kontributin e Presidentit Duka n\u00eb vitet e fundit. Ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb apel q\u00eb politika t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg futbollit dhe q\u00eb t\u00eb ndalen sulmet dhe baltosjet ndaj FSHF-s\u00eb dhe arritjeve t\u00eb deritanishme.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Xhani De Biazi, Altin Lala, Sulejman Demollari, Edoardo Reja, Hamdi Salihi, Ansi Agolli, Migjen Basha e Debatik Curri kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendimin e tyre n\u00eb lidhje me at\u00eb \u00e7ka po ngjet n\u00eb futbollin shqiptar, shkruan Super Sport. Xhani De Biazi \u2013 Trajneri m\u00eb i suksessh\u00ebm i komb\u00ebtares shqiptare, Xhani De Biazi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cBreaking\u201d n\u00eb Top News tha se politika duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e distancuar nga sporti dhe se askush nuk ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Armand Duka p\u00ebr zhvillimin e futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cArmand Duka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb un\u00eb besoj se ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri. Askush n\u00eb futbollin shqiptar nuk ka arritur aq shum\u00eb, n\u00eb nivele t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e bordit drejtues t\u00eb UEFA-s. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d- tha De Biasi. \u2013 \u201cFutbolli \u00ebsht\u00eb i pavarur dhe politika duhet t\u00eb jet\u00eb e distancuar nga sporti. Kjo nuk ndodh n\u00eb vende t\u00eb tjera. Un\u00eb e kuptoj se t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb afrohen pran\u00eb Federat\u00ebs se ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare, ka gj\u00ebra q\u00eb b\u00ebhen me shum\u00eb para,\u201d- tha ish- trajneri i komb\u00ebtares s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Andi Lala \u2013 Edhe Altin Lala, ish-kapiteni legjendar i komb\u00ebtares shqiptare, duke folur n\u00eb emisionin \u201cSport Magazine\u201d n\u00eb \u201cOra News\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur se politika duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg zgjedhjeve n\u00eb FSHF, dhe se ky diskutim n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb zhvilluar as nuk \u00e7ohet nd\u00ebrmend t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb ka zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri, ka edhe problematika, si n\u00eb zgjedhje vendore dhe ato t\u00eb FSHF-s\u00eb. Nuk l\u00eb shije t\u00eb mir\u00eb te futbolli. N\u00eb vendet e zhvilluara nuk ka lidhje fare politika dhe futbolli. \u00cbsht\u00eb inekzistente politika n\u00eb futboll. Futbollin e ndjekin shum\u00eb njer\u00ebz, e shohin shum\u00eb dhe prandaj duan t\u00eb p\u00ebrzihen edhe politikan\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb fare legjitime. Politikan\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrpara se t\u00eb merren me sportin.<\/p>\n<p>Futbolli ka ecur shum\u00eb mir\u00eb. Armand Duka \u00ebsht\u00eb menaxher shum\u00eb i mir\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi; duhet t\u00eb jesh ekonomist dhe menaxher i mir\u00eb. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se ai ka vite aty n\u00eb post, por nga ana tjet\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb edhe pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kujt do ia merrte mendja para 5 vitesh q\u00eb do zhvillohej nj\u00eb finale n\u00eb Shqip\u00ebri? Kjo \u00ebsht\u00eb arritje e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Politika duhet t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr futbollin. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Duka ka energji dhe po vazhdon q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb pse jo q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb\u201d, \u2013 deklaroi ish-futbollisti i famsh\u00ebm kuqezi.<\/p>\n<p>Edoardo Reja \u2013 Trajneri i Komb\u00ebtares, Edoardo Reja, duke folur p\u00ebr gazet\u00ebn e madhe italiane, \u201cCorriere Dello Sport\u201d ka shprehur shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e politik\u00ebs n\u00eb futboll, teksa ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn e madhe q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb FSHF p\u00ebr futbollin shqiptar. \u201cDua t\u00eb shpreh solidaritetin tim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr presidentin Duka. Kam d\u00ebgjuar rreth disa polemikave n\u00eb Shqip\u00ebri, por mund t\u00eb them q\u00eb politika nuk ka vend n\u00eb futboll. Me Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Do t\u00eb ishte m\u00ebkat t\u00eb prishej apo t\u00eb vihej n\u00eb diskutim\u201d, \u2013 \u00ebsht\u00eb shprehur trajneri Reja p\u00ebr prestigjiozen \u201cCorriere Dello Sport\u201d.<\/p>\n<p>Migjen Basha \u2013 Ish-futbollisti i Komb\u00ebtares, Migjen Basha, nj\u00eb nga heronjt\u00eb q\u00eb d\u00ebrgoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u201cEURO 2016\u201d, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Dosja.al, ka shprehur mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr FSHF-n\u00eb dhe ka komentuar ndryshimet e shumta q\u00eb ka p\u00ebrjetuar futbolli shqiptar n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Hamdi Salihi \u2013 Ish-bomberi i njohur shkodran dhe aktualisht zv.trajneri i Komb\u00ebtares shqiptare, Hamdi Salihi gjithashtu ka reaguar n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit q\u00eb po ndodhin n\u00eb futbollin shqiptar. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin \u201cSyri\u201d, Salihi flet lidhur me procesin zgjedhor n\u00eb FSHF dhe nd\u00ebrhyrjet e politik\u00ebs. \u201cSa her\u00eb afrohen zgjedhjet, ka njer\u00ebz q\u00eb gjat\u00eb 4 viteve nuk i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb mend fare p\u00ebr sportin dhe kujtohen kur vjen koha e zgjedhjeve. M\u00eb vjen keq, sepse kur afron koha e zgjedhjeve, do t\u00eb kishte qen\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb sportit q\u00eb afrohen, q\u00eb duan t\u00eb kandidojn\u00eb, t\u00eb japin ndihm\u00ebn e tyre, t\u00eb shpalosin projektet e tyre, por vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb absurde q\u00eb p\u00ebrplaset fusha e loj\u00ebs me politik\u00ebn, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe kjo e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe dhe i jep nj\u00eb non-sens k\u00ebtij debati, \u2013 shprehet Salihi. \u2013 Jam pjes\u00eb e futbollit profesionist, u b\u00ebra 21 vite dhe p\u00ebrve\u00e7 se pjes\u00eb e futbollit, jam dhe qytetar i Shqip\u00ebris\u00eb dhe duke e krahasuar me t\u00eb gjitha fushat e tjera, futbolli \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn, ka nj\u00eb progres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ka rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb krahasim me fushat e tjera. \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e presidentit Duka dhe jo vet\u00ebm pasi jan\u00eb dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe. Duka ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe nuk duhet ta nd\u00ebrpres\u00eb n\u00eb mes. Kemi l\u00ebn\u00eb pas shtete q\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nuk i afroheshim as me nivel, as me infrastruktur\u00eb, as me organizim\u201d, \u2013 theksoi ish-bomberi shkodran.<\/p>\n<p>Debatik Curri \u2013 N\u00eb vazhd\u00ebn e reagimeve t\u00eb figurave t\u00eb futbollit shqiptar, ke reaguar edhe ish-mbrojt\u00ebsi i njohur i Komb\u00ebtares shqiptare, Debatik Curri, i cili ka folur lidhur me zhvillimet e fundit n\u00eb futbollin shqiptar dhe nd\u00ebrhyrjen e politik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Curri e sheh mjaft shqet\u00ebsuese gjendjen, teksa shpreson q\u00eb politika t\u00eb ndalet e zgjedhjet n\u00eb FSHF t\u00eb zhvillohen t\u00eb qeta. \u201cPresidenti Duka ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mrekullueshme prej vitesh dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb njeri me edukat\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr federat\u00ebn edhe p\u00ebr shum\u00eb vite t\u00eb tjera. FSHF-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lloj sht\u00ebpie p\u00ebr \u00e7do futbollist. Armand Duka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb ka investuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb duke investuar. \u00c7do skuad\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb stadium\u201d \u2013 tha Curri p\u00ebr emisionin \u201cBreaking\u201d n\u00eb Top News. \u2013<\/p>\n<p>Sulejman Demollari \u2013 Nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb e shquar e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen p\u00ebr Sport Ekspres dhe analiz\u00ebn e tij p\u00ebr gjith\u00e7ka ndodh n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb. \u201cAskush ve\u00e7 njer\u00ebzve t\u00eb futbollit, nuk ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendimet, q\u00eb i takojn\u00eb k\u00ebtij komuniteti. Politika ta ndihmoj\u00eb futbollin, t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me strukturat e tij. Shembuj pozitiv\u00eb gjen dhe dihet q\u00eb bashk\u00ebpunimi sjell gjithmon\u00eb fryte t\u00eb mira. Ky futboll na ka b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb, na ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb k\u00ebtij vendi. Mu kujtuan tani kualifikueset e \u2018Franc\u00eb 2016\u2019, paraqitja e shk\u00eblqyer, q\u00ebndrimi profesional n\u00eb Serbi dhe fitorja juridike n\u00eb KAS-in e Lozan\u00ebs.<\/p>\n<p>Ansi Agolli \u2013 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ka folur edhe ish-kapiteni i Komb\u00ebtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Syri TV ka shprehur zhg\u00ebnjimin q\u00eb politika nd\u00ebrhyn n\u00eb zgjedhjet e FSHF-s\u00eb dhe ka vler\u00ebsuar kontributin e vyer t\u00eb Armand Duk\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga momenti q\u00eb Duka ka marr\u00eb drejtimin e Federat\u00ebs, futbolli n\u00eb Shqip\u00ebri ka patur rritje. Rezultatet e arritura nuk erdh\u00ebn kot. Ka akoma p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, por duke e krahasuar me shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri, ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Kam luajtur n\u00eb shum\u00eb vende futboll, por nuk kam d\u00ebgjuar kurr\u00eb t\u00eb tilla nd\u00ebrhyrje. Po marr shembull Nju Jorkun, ku jetoj. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb sikur Kryetari i Bashkis\u00eb (Nju Jork) t\u00eb luftoj\u00eb presidentin e Federat\u00ebs Amerikane, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ndodhte kurr\u00eb. Ansi Agolli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkruar historin\u00eb e futbollit shqiptar kan\u00eb mb\u00ebshtetur pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kontributin e Presidentit Duka n\u00eb vitet e fundit. Ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb apel q\u00eb politika t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg futbollit dhe q\u00eb t\u00eb ndalen sulmet dhe baltosjet ndaj FSHF-s\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":237118,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-237116","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}