{"id":237385,"date":"2022-02-16T17:26:24","date_gmt":"2022-02-16T16:26:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=237385"},"modified":"2022-02-16T17:26:24","modified_gmt":"2022-02-16T16:26:24","slug":"edmond-spaho-zbulon-arsyen-dhashe-doreheqjen-nga-komisioni-hetimor-per-inceneratoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/edmond-spaho-zbulon-arsyen-dhashe-doreheqjen-nga-komisioni-hetimor-per-inceneratoret\/","title":{"rendered":"Edmond Spaho zbulon arsyen: Dhash\u00eb dor\u00ebheqjen nga Komisioni Hetimor p\u00ebr Incenerator\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, deputeti i PD, Edmond Spaho i ftuar n\u00eb nj\u00eb int\u00ebrvist\u00eb televizive, njoftoi largimin nga komisioni hetimor p\u00ebr incinearor\u00ebt me argumentin se do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. &#8220;Mazhoranca po tenton t\u00eb sabotoj\u00eb pun\u00ebn e Komisionit. Mazhoranca ka vendosur q\u00eb ky komision t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshtuar komisionet e tjera,&#8221; u shpreh ai.<\/p>\n<p>Spaho tregoi arsyet pse vendosi t\u00eb largohej nga komisioni hetimor p\u00ebr incinerator\u00ebt dit\u00ebn e sotme, 16 shkurt.<\/p>\n<p>Spaho:\u00a0 P\u00ebr disa arsye t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos hetuar. P\u00ebrpjekjet fillojn\u00eb q\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur materialet nga organet shtet\u00ebrore dhe ato private q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb hetim. 3 muajt n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij komisioni u shpenzuan p\u00ebr t\u00eb mbledhur faktet dhe sot ka ende institucione t\u00eb cilat nuk i kan\u00eb dor\u00ebzuar, ose i kan\u00eb dor\u00ebzuar me mang\u00ebsi. Q\u00ebllimi kryesor i komisionit \u00ebsht\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb, jo t\u00eb ik\u00eb gjith\u00eb koha duke mbledhur letra.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse mazhoranca ndikon n\u00eb Komisionin e k\u00ebrkuar nga opozita?<\/p>\n<p>Zoti Spaho tha se kjo afer\u00eb e cila konsiderohet si m\u00eb e madhja e ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve ka nj\u00eb autor, dhe jan\u00eb organet qeveritare.<\/p>\n<p>Spaho: Me to \u00ebsht\u00eb filluar, ato e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb koncesionin, p\u00ebr 430 milion euro duhet t\u00eb vihet dikush para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Mazhoranca pengon, d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb ik\u00eb koha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne mos jemi n\u00eb gjendje t\u00eb ekspozojm\u00eb faktet ndaj publikut se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebto incinerator\u00eb.<\/p>\n<p>Dje dhe pardje kemi nisur pyetjen e d\u00ebshmitar\u00ebve. Mazhornca po imponohet edhe n\u00eb kuptimin sek ush duhet t\u00eb pyetet dhe kush jo. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e padrejt\u00eb dhe nuk ka argumente, po gjen pretekste. N\u00ebse nuk ka emergjenc\u00eb mjedisore tenderi duhet t\u00eb b\u00ebhej i hapur dhe t\u00eb ofroheshin kompani t\u00eb tjera t\u00eb merrnin pjes\u00eb. K\u00ebta kan\u00eb shpallur emergjenc\u00ebn mjedisore pa asnj\u00eb lloj dokumenti. Nuk ka asnj\u00eb lloj dokumenti q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se n\u00eb Elbasan ka pasur emergjenc\u00eb mjedisore.<\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me impiantin e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Ka 2 kontrata, nj\u00ebra e lidhur me ministrin\u00eb e Energjis\u00eb dhe ka nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb lidhur me ministrin\u00eb e Energjitik\u00ebs q\u00eb i lejon kompanis\u00eb s\u00eb Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas t\u00eb shesin energji elektrike p\u00ebr 25 vjet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb impianti i energjis\u00eb elektrike do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb p\u00ebr 25 vjet \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Zotos dhe Gugalljas. P\u00ebrfitimet jan\u00eb 2% buxhetit t\u00eb shtetit dhe 98% kompanive private.<\/p>\n<p>Zoti Spaho tha se e pa t\u00eb arsyeshme mos b\u00ebhet pjes\u00eb e asaj q\u00eb e cil\u00ebson maskadar\u00eb t\u00eb luajtur nga mazhoranca.<\/p>\n<p>Spaho: Q\u00ebndrimi i gazetar\u00ebve nuk u vler\u00ebsua, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ata mbrojt\u00ebn interesin publik, mazhoranca mori n\u00eb mbrojtje ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb arrati (Stela Gugallja dhe Kllodian Zoto.)<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merret d\u00ebshmia e gazetar\u00ebve mbrohen hajdut\u00ebt e parave publike dhe un\u00eb s&#8217;mund t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebsaj farse. Praktika ka treguar q\u00eb t\u00eb gjitha komisionet hetimore parlamentare\u00a0 d\u00ebshtojn\u00eb sepse ligji \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb mos ken\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>Por pse d\u00ebshtojn\u00eb komisionet hetimore parlamentare?<\/p>\n<p>Spaho: Sepse baza legjislative nuk e lejon opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb hapur, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe transparent bazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb prova. Mazhoranca n\u00eb gjith\u00eb Komisionet Hetimore Parlamentare kujton se \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb, jan\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ligji t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte. Mazhoranca duke p\u00ebrfituar edhe nga fakti q\u00eb ligji i jep shumic\u00ebn n\u00eb Komision vepron sipas d\u00ebshir\u00ebs dhe objektivave q\u00eb ka sepse ka edhe gurin edhe arr\u00ebn n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Spaho tha se duhet ndryshuar ligji p\u00ebr komisionet hetimore. Sipas tij, ai q\u00eb k\u00ebrkon komision hetimor parlamentar duhet t&#8217;i ket\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb. P\u00ebr zotin Spaho edhe komisioni hetimor p\u00ebr incinerator\u00ebt do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Spaho: N\u00eb fund komisioni do dal\u00eb me 2 raporte, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve do ekspozoj\u00eb faktet e k\u00ebsaj afere kaq t\u00eb madhe dhe tjetri i mazhoranc\u00ebs i cili do t\u00eb hedh\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht posht\u00eb gjetjet e komisionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme, deputeti i PD, Edmond Spaho i ftuar n\u00eb nj\u00eb int\u00ebrvist\u00eb televizive, njoftoi largimin nga komisioni hetimor p\u00ebr incinearor\u00ebt me argumentin se do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. &#8220;Mazhoranca po tenton t\u00eb sabotoj\u00eb pun\u00ebn e Komisionit. Mazhoranca ka vendosur q\u00eb ky komision t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb si\u00e7 kan\u00eb d\u00ebshtuar komisionet e tjera,&#8221; u shpreh ai. Spaho tregoi arsyet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":237386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-237385","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237385"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237385\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}