{"id":237393,"date":"2022-02-16T17:32:45","date_gmt":"2022-02-16T16:32:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=237393"},"modified":"2022-02-16T17:32:45","modified_gmt":"2022-02-16T16:32:45","slug":"do-behet-nami-i-zi-ka-ardhur-ora-e-ngordhjes-per-disa-artur-zheji-jep-informacionin-sekret-dhe-ben-paralajmerimin-bombe-do-dalin-emra-te-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/do-behet-nami-i-zi-ka-ardhur-ora-e-ngordhjes-per-disa-artur-zheji-jep-informacionin-sekret-dhe-ben-paralajmerimin-bombe-do-dalin-emra-te-tjere\/","title":{"rendered":"\u201cDo b\u00ebhet nami i zi! Ka ardhur ora e ngordhjes p\u00ebr disa!\u201d, Artur Zheji jep informacionin SEKRET dhe b\u00ebn paralajm\u00ebrimin \u2018bomb\u00eb\u2019: Do dalin emra t\u00eb tjer\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Dy analist\u00ebt, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja, komentuan sot n\u00eb emisionin \u2018Pikat mbi i\u2019 ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr Incenerator\u00ebt dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr analistin Zheji, kryeministri Edi Rama b\u00ebri blofin dhe doli me dy q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme lidhur me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, pasi n\u00eb fillim nxori gjoksin dhe e mbrojti, nd\u00ebrsa dje n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d u t\u00ebrhoq, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Lubonj\u00ebn, komisioni p\u00ebr incenerator\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb, dhe sipas tij, ky komision q\u00eb shihet si testi final, duket se do t\u00eb jet\u00eb \u201cvdekja e demokracis\u00eb son\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Zheji tha se pritet t\u00eb b\u00ebhet \u201cnami i zi\u201d, pasi personat e arrestuar p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve do fillojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb flasin, p\u00ebr t\u00eb ulur vitet e tyre t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto para, 400 milion\u00eb euroshi, l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb, sepse kan\u00eb kaluar n\u00eb bank\u00eb duke krijuar kompani guack\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kaluar para nga buxheti i shtetit p\u00ebr pun\u00eb q\u00eb s\u2019jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Do dalin dhe emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb trasha, do t\u00eb kapen. Habitem p\u00ebr nivelin e paturpsh\u00ebm p\u00ebr pakujdesin\u00eb e madhe, por si duket vjen ora e ngordhjes p\u00ebr disa\u201d, u shpreh Zheji.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga diskutimet:<\/p>\n<p>Lubonja: Kemi nja 5 vjet q\u00eb themi se kjo drejt\u00ebsia do b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi. Po, ku do mbaroj\u00eb ky testi final? Nuk na mjaftojn\u00eb ato patronazhist\u00ebt, dosjet e vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve, ngjarja e Elbasanit, etj. Testi final \u00ebsht\u00eb vdekja e demokracis\u00eb son\u00eb, se k\u00ebshtu ka ngelur t\u00eb jet\u00eb testi final. Po mbahemi me g\u00ebnjeshtr\u00ebn se \u2018prit se nuk ka mbaruar akoma\u2019, po \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb presim m\u00eb? P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb kjo e incenerator\u00ebve, sepse Rama \u00ebsht\u00eb i sigurt tani, po takon Blinken e po vendos p\u00ebr fatet e bot\u00ebs. Si e quajti at\u00eb \u201cpengmbajtje\u201d.<\/p>\n<p>Zheji: Mendoj se Rama te \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe nga sa ka qen\u00eb ca her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb ekrane, kur i mbrojti incenerator\u00ebt, duke na th\u00ebn\u00eb sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb past\u00ebrtia. I doli me gjoks k\u00ebsaj gj\u00ebje si domosdoshm\u00ebri komb\u00ebtare. Ndonj\u00ebher\u00eb djalli fshihet te detajet. Koncesionimi i nj\u00eb shifre t\u00eb madhe, disa milion euro, u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. Meq\u00eb ishte k\u00ebshtu, u dha nj\u00eb koncesion pa gar\u00eb, me iden\u00eb se hajt se na mbyt\u00ebn plehrat. Pas k\u00ebsaj, doli vet\u00eb kryeministri e shantazhoi qytetar\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb se nuk marrin vesh \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb loja e n\u00ebndheshme. Tani u hap kutia e pandor\u00ebs dhe u pa se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtyre eurove kan\u00eb shkuar p\u00ebr incenerator\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb ngritur. U kap\u00ebn disa personazhe n\u00eb krim, q\u00eb kishin vet\u00ebm 1 milion lek\u00eb n\u00eb total, dhe befas derdhen qindra milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Pra, n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb ishte Rama q\u00eb shp\u00eblante trut\u00eb e njer\u00ebzve, q\u00eb thoshte se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Nd\u00ebrsa, Rama te \u201cVOA\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Ram\u00eb q\u00eb e ka pranuar krimin, por b\u00ebn di\u00e7ka tjet\u00ebr, thot\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale. Kur vjen puna e kapet me \u2018presh n\u00eb dor\u00eb\u2019, e han\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, si \u2018Lefteri\u2019, \u2018Kapteri\u2019, etj. K\u00ebtu i ka ardhur fundi. Rrug\u00ebdalja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb revolucion ose p\u00ebrmbysje. Duhet ta v\u00ebm\u00eb SPAK-un me shpatulla pas muri q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb. Fakti q\u00eb ka futur nj\u00eb minist\u00ebr n\u00eb burg, ndoshta tregon se po fillon nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr. Rama ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb blof t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, nuk duhet t\u2019i japim nj\u00eb kart\u00eb tjet\u00ebr, boll ka at\u00eb maskarad\u00ebn e vet politike.<\/p>\n<p>A do t\u00eb shkoj\u00eb Rama n\u00eb komisionin hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt\u2026<\/p>\n<p>Zheji: Ndodh\u00ebn disa sherre t\u00eb turpshme n\u00eb at\u00eb komision. Ofendojn\u00eb kryetaren, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb nuk ka rekorde kriminale n\u00eb jet\u00ebn e vet, prishin pun\u00eb. Jan\u00eb disa cic-mice aspak t\u00eb hijshme p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Ka nervoziz\u00ebm gjat\u00eb komisionit. Mesa e njoh un\u00eb Ram\u00ebn, ai i p\u00eblqen sfidat, mund t\u00eb tundohet e t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb komision, p\u00ebr t\u00eb argumentuar gj\u00ebrat. Por, varet \u00e7far\u00eb i thon\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt. Servil\u00ebt brenda komisionit i ka. P\u00ebrpara nj\u00eb femre q\u00eb e pyet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Tabaku, nuk do t\u00eb ndihet rehat, nuk do t\u00eb shmang\u00eb dot pyetjet.<\/p>\n<p>Lubonja: Kur ndodhi ajo historia e Ilir Met\u00ebs, e 21 janarit, q\u00eb u nxor video e tij p\u00ebr pazarin, ishte fjala p\u00ebr 700 mij\u00eb euro. P\u00ebr at\u00eb euro u dogj Kryeministria. Solli protestues nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Kjo ishte opozita. Tani kjo opozita jon\u00eb ka kaluar miliona euro, pa b\u00ebr\u00eb dot gj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre, sidomos tani q\u00eb ka hequr dor\u00eb fare. E harruat skandalin e Astirit, t\u00eb autostrad\u00ebs aty, me 20 milion\u00eb euro t\u00eb vjedhura, dhe q\u00eb nuk u shqet\u00ebsuan fare k\u00ebta.<\/p>\n<p>Zheji: Dogj\u00ebn mandatet p\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p>Lubonja: Ore opozita nuk ka b\u00ebr\u00eb gj\u00eb, aty shkonte vet\u00ebm djali i Fahri Balliut. Ky \u00ebsht\u00eb problemi. Tani b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 400 e ca milion\u00eb euro dhe ne po e luftojm\u00eb thjesht me komisione. Ta thash\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebri Rama m\u00eb 21 janar. At\u00ebher\u00eb pse kjo opozit\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb kaq e sht\u00ebpiak\u00ebzuar? Pse do ambasadorja amerikane? Kemi nj\u00eb qeveri q\u00eb po abuzon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, me gjoja nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as e majt\u00eb, as e djatht\u00eb. Sa duhet t\u00eb presim, derisa amerikan\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen e t\u00eb thon\u00eb se Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm \u201cnon grata\u201d, por \u00ebsht\u00eb edhe ky Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy analist\u00ebt, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja, komentuan sot n\u00eb emisionin \u2018Pikat mbi i\u2019 ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr Incenerator\u00ebt dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama. P\u00ebr analistin Zheji, kryeministri Edi Rama b\u00ebri blofin dhe doli me dy q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme lidhur me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, pasi n\u00eb fillim nxori gjoksin dhe e mbrojti, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":237394,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-237393","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237393"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237393\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237394"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}