{"id":237411,"date":"2022-02-16T18:52:31","date_gmt":"2022-02-16T17:52:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=237411"},"modified":"2022-02-16T18:52:31","modified_gmt":"2022-02-16T17:52:31","slug":"anallim-lufte-fejton-nga-armir-shkurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/anallim-lufte-fejton-nga-armir-shkurti\/","title":{"rendered":"Anallim lufte! Fejton nga Armir SHKURTI"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armir SHKURTI<\/p>\n<p>E ja! Kshu shku lufta!<\/p>\n<p>Q\u00eb thua ti, u b\u00ebm\u00eb nj\u00eb grup vullnetar\u00ebsh t\u00eb shkonim n\u00eb luft\u00eb. Ashtu si\u00e7 vajti Mehmet Shehu t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb ne u betuam t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr rusit n\u00eb Ukrain\u00eb. Le ta zbulojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tani, se nuk na b\u00ebn m\u00eb d\u00ebm: ishim t\u00eb gjith\u00eb proamerikan\u00eb t\u00eb flakt\u00eb! Kuptove? H\u00eb mo! Ishim t\u00eb t\u00ebr\u00eb me Lulin! Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb interesin e Amerik\u00ebs e ka v\u00ebn\u00eb mbi gjith\u00e7ka. K\u00ebta t\u00eb Ram\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb partin\u00eb mbi familjen. Ne Amerik\u00ebn e kemi edhe mbi partin\u00eb.<\/p>\n<p>Qafsha partin\u00eb e p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb kryetarit, nuk na organizoi Luli! Ne e ndjem\u00eb thell\u00ebsisht vet\u00eb. Sepse proamerikanizmin Basha na e ka ngulur shum\u00eb thell\u00eb. Aty ku s&#8217;thuhet&#8230;.<\/p>\n<p>E mir\u00eb. Lam\u00eb takim tek stacioni i trenit neve. Kuptohet, t\u00eb gjith\u00eb u mblodh\u00ebm n\u00eb Vor\u00eb. Jo thjesht se aty e ka \u00e7uar Luli kur qe kryetar bashkie, por edhe sepse, pothuaj t\u00eb gjith\u00eb ne, kur jemi vendosur n\u00eb kryeqytet, stacionin n\u00eb Vor\u00eb e gjet\u00ebm.<\/p>\n<p>Nejse. U ul\u00ebm shesh dhe hap\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb nga buka q\u00eb kishim me vete.<\/p>\n<p>&#8211; Po Saliu, v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb me Putinin? &#8211; pyeti Tani i Xhikes duke mos shp\u00ebtuar dot nga shp\u00ebrthimi i l\u00ebngut t\u00eb domates q\u00eb po kafshonte.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb, si me buton, ndaluan p\u00ebrtypjen dhe nis\u00ebn t\u00eb kontrollonin anash e mbrapa ( disa edhe lart, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt ) n\u00ebse Berisha a ndokush prej t\u00eb tij\u00ebve qe shfaqur n\u00eb beton t\u00eb hekurudh\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Na le ta ham k\u00ebt \u00e7ap buk rehat o burr i dheut! &#8211; i shfryu Toni i Nadires &#8211; Po shkojm me luftu rusin! Kto pun&#8217;t e tjera i zgjidh Amerika&#8230;.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb here t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjoheshin ve\u00e7 buz\u00eb q\u00eb p\u00ebrplaseshin, dh\u00ebmb\u00eb q\u00eb bluanin dhe g\u00eblltitje.<\/p>\n<p>&#8211; Eh non\u00ebn e non\u00ebs! &#8211; psher\u00ebtiu Gimi. T\u00eb gjith\u00eb lan\u00eb buk\u00ebn dhe rrufesh\u00ebm nis\u00ebn kontrollin majtas &#8211; djathtas, prapa&#8230; disa, p\u00ebr forc\u00eb zakoni, edhe lart.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7a ke mor Gim? &#8211; i them un\u00eb , kur u siguruam se rrezik nuk kishte.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7a t\u00eb kem mor vlla? Kishim tridhjet vjet q\u00eb e kishim harru rusin. Kush dreqin e lujti? Tani mor\u00ebm vesh se jo vet\u00ebm qenka gjall\u00eb, po i armatosur dhe i fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; I fuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb, por jo sa Kina. &#8211; hap goj\u00ebn Genci i Tixhes, q\u00eb jep edhe mend n\u00ebp\u00ebr portale e nganj\u00ebher\u00eb e marrin edhe n\u00ebp\u00ebr televizione.<\/p>\n<p>&#8211; Po Kin\u00ebn \u00e7a na e fut ktu Genco? &#8211; i hidhet Gimi, nga inati pse ia dhjeu argumentin shoku i arm\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8211; Asigjo shoku! Ne, edhe Kin\u00ebn po qe nevoja, e thyjm n\u00eb mes!<\/p>\n<p>&#8211; Kush &#8220;ne&#8221;? &#8211; pyeti Tani i Xhikes<\/p>\n<p>&#8211; Amerika pra! &#8211; thot\u00eb Genci i Tixhes<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb lop\u00eb q\u00eb kulloste rrotull u zhvendos mbi shinat e trenit. Bari aty ishte i lart\u00eb e i bollsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe qumshti u rrit&#8230; &#8211; psher\u00ebtiu trishtuesh\u00ebm G\u00ebzimi<\/p>\n<p>&#8211; Normale Gzimo!! Kriz\u00eb globale vlla! Rritur nafta, gazi, gruri. Pandemia i mbylli njerzit n\u00eb shpija.<\/p>\n<p>&#8211; Pandemia u bo kastile p\u00ebr me varf\u00ebru Per\u00ebndimin &#8211; nd\u00ebrhyri Genci i Tixhes<\/p>\n<p>&#8211; A \u00e7&#8217;ia fut pordh\u00ebs edhe ti ere! &#8211; ia plasi aty p\u00ebr aty Gimi, q\u00eb s&#8217;e duronte dot &#8211; Se mos na thu se ene kjo lufta e Amerik\u00ebs me Rusin\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb loj\u00eb. Se ti e ke zakon&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; O vlla! &#8211; u nxeh Genci i Tixhes &#8211; E ka th\u00ebn\u00eb Napoloni; &#8220;Parja b\u00ebn luft\u00ebn&#8221;. E ka th\u00ebn\u00eb Klinton: &#8220;\u00cbsht\u00eb ekonomia o budalla&#8221;! Shiko pak si kan\u00eb fluturu \u00e7mimet dhe si u trondit\u00ebn bursat. Ata q\u00eb drejtojn\u00eb fijet\u00a0 po fitojn\u00eb pare me kamiona.<\/p>\n<p>&#8211; Ik m\u00ebr koqe! Pra ti thu se Biden \u00ebsht\u00eb gur shahu dhe me Putinin po bojn\u00eb loj\u00ebn e atyre q\u00eb rrotullojn\u00eb paret e bot\u00ebs?<\/p>\n<p>&#8211; Kush e tha kte me?<\/p>\n<p>&#8211; Ti pra po tu! Q\u00eb kta po bojn\u00eb sikur po bojn\u00eb luft\u00eb q\u00eb ata q\u00eb i kontrollojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pare e m\u00eb shum\u00eb kontroll bot\u00ebs<\/p>\n<p>&#8211; Ik ere pirdhu! Kush ta tha kte ty&#8230;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lopa vazhdonte t\u00eb kulloste mbi shina. Edhe e zoti lop\u00ebs, nj\u00eb burr\u00eb i moshura, qe afruar tek platforma e betonit.<\/p>\n<p>&#8211; O xhaje! &#8211; i th\u00ebrret Tani i Xhikes &#8211; Hiqe ate lop\u00ebn q\u00eb aty se vjen treni e ta b\u00ebn copa<\/p>\n<p>&#8211; Ku ka tren e \u00e7un? &#8211; qeshi plaku<\/p>\n<p>&#8211; Si m\u00ebr s&#8217;ka tren? &#8211; desh me u tall Tani i Xhikes. &#8211; Po ky stacioni, k\u00ebto shina, ata vagon\u00ebt atje?<\/p>\n<p>&#8211; Mir e ke o \u00e7un! T\u00eb gjitha jan\u00eb. Ve\u00e7 tren nuk ka. Ku doni me shku juve?<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb luft\u00eb! &#8211; thirra heroikisht un\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Aaa! Je me vones\u00eb &#8211; tha bariu i lop\u00ebs &#8211; Lufta mbaroi<\/p>\n<p>Neve ngrim\u00eb. Po tallej?<\/p>\n<p>&#8211; Si mbaroi m\u00ebr xhaje? Po lufta \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr nes\u00ebr. E lexuam tek CNN. E ka th\u00ebn\u00eb CIA : t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn &#8211; tha me z\u00eb t\u00eb mekur Genci i Tixhes.<\/p>\n<p>&#8211; Mbaroi o \u00e7un! Rusi po t\u00ebrhiqet. Te Reuters e lexova. &#8211; na e ktheu xhaja<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi, turbullimi dhe g\u00ebzimi nj\u00ebkoh\u00ebsisht!! Nj\u00eb her\u00eb q\u00eb na u dha mund\u00ebsia ti tregonim Amerik\u00ebs q\u00eb ne japim jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, na la treni. U g\u00ebzuam shum\u00eb n\u00eb fakt q\u00eb kjo luft\u00eb e tret\u00eb bot\u00ebrore mbaroi pa u shkrepur asnj\u00eb pushk\u00eb, por ishim t\u00eb turbullt p\u00ebr p\u00ebrfundimin. Fitoi Amerika?\u00a0 Fitoi Rusi? Fituan ata q\u00eb luajn\u00eb fijet e pareve? Po Basha a del i fituar nga gjith\u00eb kjo histori?<\/p>\n<p>T\u00eb munduar nga m\u00ebdyshjet dhe zhg\u00ebnjimet mor\u00ebm rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga Vora n\u00eb Tiran\u00eb. Se furgon\u00eb s&#8217;kishte m\u00eb dhe ashtu, t\u00eb veshur p\u00ebr luft\u00eb, asnj\u00eb vetur\u00eb s&#8217;na ndalonte. Gjith\u00ebsesi krenar\u00eb p\u00ebr fitoren. Kishim zbythur rusin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armir SHKURTI E ja! Kshu shku lufta! Q\u00eb thua ti, u b\u00ebm\u00eb nj\u00eb grup vullnetar\u00ebsh t\u00eb shkonim n\u00eb luft\u00eb. Ashtu si\u00e7 vajti Mehmet Shehu t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb ne u betuam t\u00eb luftojm\u00eb kund\u00ebr rusit n\u00eb Ukrain\u00eb. Le ta zbulojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tani, se nuk na b\u00ebn m\u00eb d\u00ebm: ishim t\u00eb gjith\u00eb proamerikan\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":237412,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366],"tags":[],"class_list":{"0":"post-237411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}