{"id":237444,"date":"2022-02-16T20:42:20","date_gmt":"2022-02-16T19:42:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=237444"},"modified":"2022-02-16T20:42:20","modified_gmt":"2022-02-16T19:42:20","slug":"kush-po-mundohet-te-mos-djege-plehrat-hetimi-politik-penal-apo-pazari-i-radhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kush-po-mundohet-te-mos-djege-plehrat-hetimi-politik-penal-apo-pazari-i-radhes\/","title":{"rendered":"Kush po mundohet t\u00eb mos djeg\u00eb \u2018plehrat\u2019, hetimi politik, penal apo pazari i radh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Avni Nezaj <\/p>\n<p>Ka shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb n\u00eb klanizimin mediatik dhe n\u00eb aren\u00ebn politike kan\u00eb nisur akuzat e kund\u00ebrakuzat e \u00e7artura p\u00ebr skandalin m\u00eb t\u00eb madh te 30 viteve t\u00eb fundit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vjedhja shqeto e parave publike nga t\u00eb ashtuquajturit incinerator\u00eb. U reklamuan si vend ku do t\u00eb digjeshin plehrat por n\u00eb fakt aty po digjen dhe po b\u00ebhen shkrumb e hi miliardat para, t\u00eb shqiptar\u00ebve.  <\/p>\n<p>Esht\u00eb krijuar edhe nj\u00eb komision parlamentar hetimor q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 gudulisjes dhe gjurulldis\u00eb mediatike me letra her\u00eb m\u00eb firme e her\u00eb pa firm\u00eb, asnj\u00eb lloj shpjegimi konkret dhe akuza konkrete nuk ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb SPAK. <\/p>\n<p>Thon\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb fund t\u00eb afatit t\u00eb punimeve pyetsore t\u00eb k\u00ebtij komisioni p\u00ebr t\u00eb cilin profesori i njohur dhe deputeti opozitar Edmond Spaho deklaroi se, asnj\u00eb fakt nuk mund t\u00eb nxirret p\u00ebrderisa sundon dhe vendos mazhoranca.  <\/p>\n<p>Pra kemi thjesht nj\u00eb komision p\u00ebr shp\u00eblarje goje, dhe truri. Dhe raporti i tij thjesht do t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb statistik\u00eb e punimeve t\u00eb parlamentit dhe si nj\u00eb justifikim p\u00ebr dietat e deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK ka arrestuar deri tani nj\u00eb ish minist\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb madhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kreu i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb ka firmosur gjith\u00e7ka pa pyetur k\u00ebshillin bashkiak \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb vark\u00ebn e shp\u00ebtimit. Kjo ndoshta edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb PS por edhe pse pjes\u00eb e pazarit me plehrat jan\u00eb media t\u00eb m\u00ebdha, politikan\u00eb t\u00eb sajdisur dhe personazhe publike q\u00eb kan\u00eb fshehur sqepin e nuk flasin. <\/p>\n<p>Hetimi politik n\u00ebp\u00ebrmjet komisionit parlamentar \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb e medaljes. N\u00eb historikun e madh t\u00eb komisioneve n\u00eb asnj\u00eb prej tyre nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb fajtor\u00eb t\u00eb zbuluar apo rekomandime t\u00eb qarta dhe me baza ligjore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa deri edhe arrestime te bujshme p\u00ebr persona q\u00eb jan\u00eb \u201cp\u00ebrfolur\u201d p\u00ebr afera t\u00eb ndryshme. <\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto lloj komisionesh nuk kan\u00eb mundur t\u00eb paraqesin di\u00e7ka solide. Dhe kjo ma shton edhe m\u00eb shum\u00eb dyshimin se ky komision u krijua vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e denoncuara tashm\u00eb edhe nga nj\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs por edhe nj\u00eb pjes\u00eb  e medies. T\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb faktojn\u00eb vjedhjen e parave publike. <\/p>\n<p>Hetimi penal me p\u00ebrzgjedhje \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm se sa ai politik i cili bazohet vet\u00ebm n\u00eb argumente fluide. N\u00ebse hetimi penal b\u00ebhet pjes\u00eb e gudulisjes dhe gjurulldis\u00eb at\u00ebher\u00eb projekti i fshehjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave konsolidohet mire.  <\/p>\n<p>Hetimi penal me t\u00eb cilin merren specialist\u00eb nuk ka asnj\u00eb lloj shansi t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb fund konciz n\u00ebse nuk ka veprime t\u00eb menj\u00ebhershme. Arrestimi i Lefter Kok\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm bishti i garuzhdes s\u00eb madhe e cila n\u00ebse zhytet n\u00eb grumbullin e \u201cplehrave\u201d mbushet buz\u00eb m\u00eb buz\u00eb por edhe derdhet.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb komisionin e Tabakut, ka rilindas q\u00eb kan\u00eb firmosur e q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij komisioni. Dhe kush mendon se k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb firmosur t\u00eb jen\u00eb dakord me arrestimin e vetvetes apo me akuzimin e vetvetes \u00ebsht\u00eb me probleme t\u00eb m\u00ebdha. <\/p>\n<p>Pra t\u00eb dyja \u201chetimet\u201d e nisura kan\u00eb hijet t\u00eb shumta q\u00eb nuk shpjegohen publikisht por q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbuluar me dheun e  proceduarave, \u201cplehrat\u201d.  <\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse edhe Kuvendi edhe SPAK beh\u00ebn bashk\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sigurt q\u00eb edhe arrestimi i Kok\u00ebs do t\u00eb jete nj\u00eb fllusk\u00eb e cila sapo t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb do t\u00eb zhduket n\u00eb aj\u00ebr. <\/p>\n<p>Pra n\u00ebp\u00ebrmjet komisionit Tabaku, po tentohet p\u00ebrgjumja e opinionit publik. Nd\u00ebrsa me goditjen e Kok\u00ebs po tentohet t\u00eb frik\u00ebsohen ata q\u00eb din\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal gjigant.  Dhe q\u00eb mund t\u00eb flasin. Pra po u tregohen prangat. <\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse e kuptojm\u00eb qart\u00eb nj\u00eb koordinim i till\u00eb \u201cHetim Politik\u201d, \u201cHetim Penal\u201d, dyzon t\u00eb v\u00ebrtetat dhe ngat\u00ebrron realitetin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb sorosiane, sjellja e Spahos ishte nj\u00eb p\u00ebrkujdesje q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb mos ndodhte t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb pranin\u00eb e tij. <\/p>\n<p>Shenjat e abuzimit, vjedhjes, jan\u00eb aq t\u00eb qarta sa edhe nj\u00eb i shkolluar leht\u00eb do t\u00eb kishte prangosur t\u00eb pakt\u00ebn ata q\u00eb firmos\u00ebn 17 urdhra n\u00eb 24 or\u00eb. U sigluan e u firmosen sikur t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb spital dhe duheshin dokumentet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb. Nejse&#8230; k\u00ebtu ndoshta gabohem se vjedhja p\u00ebr rilindjen hyn tek urgjencat. <\/p>\n<p>Por n\u00ebse pritet sinjali, komanda, ose nga lideri ose nga diplomat\u00ebt kjo i jep goditje demokracis\u00eb dhe ul besimin dhe shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve edhe tek spakist\u00ebt q\u00eb t\u00eb ndrojtur shikojn\u00eb se si nj\u00eb afer\u00eb e cila mund ti b\u00ebnte t\u00eb \u201cforte\u201d e tu jepte em\u00ebr, po zhvler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandalshme nga strategjia me komisione dhe me kronika televizive. <\/p>\n<p>Duke shikuar gjith\u00eb k\u00ebto fakte me krijohet bindja se edhe hetimi politik edhe ai penal jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerrin nga balta rilindjen. Ose nj\u00eb pazar tjet\u00ebr i madh \u00ebsht\u00eb n\u00eb horizont q\u00eb do t&#8217;u kushtoj\u00eb shqiptar\u00ebve. Pazar me dyer t\u00eb hapura ministrish pa brava e hekur. Pra na shp\u00ebtoni nga SPAK t\u00eb mundohemi t\u2019ju shp\u00ebtojm\u00eb nga \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Avni Nezaj Ka shum\u00eb dit\u00eb q\u00eb n\u00eb klanizimin mediatik dhe n\u00eb aren\u00ebn politike kan\u00eb nisur akuzat e kund\u00ebrakuzat e \u00e7artura p\u00ebr skandalin m\u00eb t\u00eb madh te 30 viteve t\u00eb fundit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vjedhja shqeto e parave publike nga t\u00eb ashtuquajturit incinerator\u00eb. U reklamuan si vend ku do t\u00eb digjeshin plehrat por n\u00eb fakt aty [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":237445,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-237444","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237444"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237444\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}