{"id":238072,"date":"2022-02-19T14:34:02","date_gmt":"2022-02-19T13:34:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238072"},"modified":"2022-02-19T14:34:02","modified_gmt":"2022-02-19T13:34:02","slug":"do-jete-edhe-ne-brezat-e-ardhshem-frrok-cupi-zberthen-prapaskenat-dhe-parashikon-zhvillime-te-forta-o-zot-ku-te-futemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/do-jete-edhe-ne-brezat-e-ardhshem-frrok-cupi-zberthen-prapaskenat-dhe-parashikon-zhvillime-te-forta-o-zot-ku-te-futemi\/","title":{"rendered":"\u201cDo jet\u00eb edhe n\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm\u201d, Frrok \u00c7upi zb\u00ebrthen prapaskenat dhe parashikon zhvillime t\u00eb forta: O Zot, ku t\u00eb futemi?"},"content":{"rendered":"<p>Analisti i njohur Frrok \u00c7upi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb lidhur me situat\u00ebn politike n\u00eb vend, ku para pak dit\u00ebsh Gjykata Kushtetuese vendosi p\u00ebr t\u00eb mos shkarkuar Ilir Met\u00ebn nga posti i presidentit.<\/p>\n<p>Komenti i Frrok \u00c7upit:<\/p>\n<p>K\u00ebta na mbyten, na mor\u00ebn dhe lumin<\/p>\n<p>T\u00eb na kishte l\u00ebn\u00eb rasti n\u00eb ujin e lumit- aty ku na mbyt\u00ebn, do t\u00eb ishte nj\u00ebmij\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb; ose do t\u00eb na dukej se po jetonim edhe pse t\u00eb mbytur. Se t\u00eb pakt\u00ebn\u00a0 do t\u00eb kishim nj\u00eb shpres\u00eb: N\u00eb nj\u00eb moment uji i lumit tek rr\u00ebshqet n\u00eb udh\u00ebn e vet buz\u00eb pyllit e ograjave, do t\u00eb na na varte n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrrab\u00eb peme\u2026, ose do t\u00eb na shtynte n\u00eb nj\u00eb stere bregu. Dikush do t\u00eb na gjente pas ca. Lumi ka uj\u00eb dhe uji ka frym\u00eb si njeriu; nuk po them se ka edhe dhimbje e kujtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb jet\u00eb, n\u00eb art, vras\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jan\u00eb frikacak\u00ebt\/ Mjesht\u00ebria e tyre: gjuajtja n\u00eb gabime, dhelp\u00ebria\u201d. K\u00ebto jan\u00eb vargje nga poeti i famsh\u00ebm Ali Podrimja. Titullohet \u2018Lum Lumi\u2019. Edhe djalit t\u00eb tij ia kishte ngjitur emrin \u2018Lum\u2019. Poeti i madh besonte se lumi ka shum\u00eb jet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Po k\u00ebta \u2018frikacak\u00eb e vras\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj\u2019, pasi na vran\u00eb- na mor\u00ebn edhe lumin. Sa her\u00eb na mbysin, k\u00ebt\u00eb b\u00ebjn\u00eb: na marrin edhe lumin.<\/p>\n<p>1.Ku t\u00eb na gjejn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb \u2018vakuum\u2019 si shkret\u00ebtir\u00eb?<\/p>\n<p>Q\u00eb nat\u00ebn kur Gjykata Kushtetuese vendosi t\u00eb mbroj\u00eb presidentin \u2018me s\u00ebpat\u00eb q\u00eb na pret duart\u2019, me \u2018sfurqe q\u00eb na hap barqet\u2019, me \u2018amerikan\u00eb t\u00eb kapur p\u00ebr vesh\u00ebsh\u2019\u2026, q\u00eb at\u00eb nat\u00eb ne jemi \u2018n\u00ebn h\u00ebn\u00eb\u2019, pa \u00e7ati, pa shtet, pa ligj, pa mburoj\u00eb. (T\u00eb kap\u00eb tjetri Amerikan\u00ebt p\u00ebr veshi e t\u00eb t\u00eb mos hyj\u00eb tmerri p\u00ebr vete!?). Ishte mesnat\u00eb, edhe vet\u00eb 6 gjykat\u00ebsit e ferrit, nuk guxuan ta marrin n\u00eb mbrojtje haptazi bosin e tyre. Po ne t\u00eb tjer\u00ebt, ku t\u00eb futemi tani?! Presidenti do t\u00eb dal\u00eb nga ai kafaz ku ishte e do t\u00eb na turret t\u00eb gjith\u00ebve: Me s\u00ebpat\u00eb, me sfurqe, i dehur, i katrafilluar! O zot, ku t\u00eb futemi? Deri at\u00eb mesnat\u00eb t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, kishim nj\u00eb shpres\u00eb se \u2018ariu ishte i rrethuar\u2019; t\u00eb pakt\u00ebn me ligje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tani gjykat\u00ebsit tan\u00eb, nj\u00ebsoj si shnjer\u00ebzor\u00ebt q\u00eb l\u00ebvizin nat\u00ebn, na lan\u00eb zbuluar. Nuk kemi m\u00eb as Parlament (sepse parlamenti ra n\u00eb gjunj\u00ebt e presidentit); nuk kemi m\u00eb as president (sepse presidenti tani del dhe e b\u00ebn t\u00eb zez\u00ebn pa ligj); nuk kemi m\u00eb as gjyq. Edhe m\u00ebkatarit m\u00eb t\u00eb madh, dit\u00ebn e fundit i b\u00ebhet nj\u00eb gjyq- n\u00eb ferr apo n\u00eb parajs\u00eb; por ne nuk e kemi. Na i mor\u00ebn t\u00eb gjitha, na mor\u00ebn edhe lumin<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Ndoshta duhet korrigjuar nj\u00eb gj\u00eb \u2018e vog\u00ebl\u2019.<\/li>\n<\/ol>\n<p>K\u00ebta tani e tutje nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb lodhen as t\u00eb na hedhin n\u00eb lum. Jemi ne vet\u00eb q\u00eb do t\u00eb shqyejm\u00eb nj\u00ebri tjetrin. Q\u00eb at\u00eb t\u00eb marte t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kur ata p\u00ebrpiluan se si t\u00eb na v\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb mjetet primitive me t\u00eb cilat do t\u00eb eliminojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin. Mjeti m\u00eb vdek\u00ebs i shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb u p\u00ebrdor shtat\u00eb her\u00eb n\u00eb vendimin e Kushtetueses, u formulua k\u00ebshtu:\u00a0 Presidenti nuk ka b\u00ebr\u00eb \u2018shkelje t\u00eb r\u00ebnda\u2019.<\/p>\n<p>O zot, po kush e ka kandarin ku matet i r\u00ebnd\u00eb apo i leht\u00eb krimi, ose shkelja, ose tradhtia, ose besa, ose burr\u00ebria, ose ndershm\u00ebria?\u2026 Gjykata na ka hyr\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e qelizave dhe t\u00eb obsesioneve, dhe tash po na mat nj\u00eb nga nj\u00eb. Q\u00eb nga koha e Holokaustit, nuk ka pasur m\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb merr kandarin dhe mat moralin ose jo- moralin, hebrenj ose jo- hebrenj; me ngjyr\u00eb ose i bardh\u00eb; marr\u00ebzin\u00eb ose jo- marr\u00ebzin\u00eb, \u00ebndrrat ose jo- \u00ebndrrat, epshet ose jo- epshet, ndershm\u00ebrin\u00eb ose jo- ndershm\u00ebrin\u00eb\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. Tani e tutje do t\u00eb mjaftoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gjyq n\u00eb mes t\u00eb sheshit, ku secilit do t\u2019i merret qimja p\u00ebr t\u00eb matur kush \u00ebsht\u00eb i ndersh\u00ebm e kush jo.<\/p>\n<p>Pastaj kjo do t\u00eb transferohet n\u00eb familje; burri do t\u00eb akuzoj\u00eb gruan si \u2018e pandershme\u2019, dhe opa!, dhun\u00eb; do t\u00eb akuzoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn si \u2018hajdut\u2019 dhe opa!, prerje gishtash\u2026<\/p>\n<p>\u00c7a na b\u00ebri Gjykata?! Na vuri mbi kurriz kandarin e \u2018ndershm\u00ebris\u00eb\u2019; dhe na la pa ligje.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li>Gjykata na e mbylli thesin.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbyllte thesin e nj\u00eb historie t\u00eb t\u00ebr\u00eb korrupsioni, vjedhjesh, krimesh; gjykata mbylli thesin e qytetaris\u00eb. Ata q\u00eb kishin kryer gjith\u00eb t\u00eb keqen ton\u00eb prej 30 vjet\u00ebsh, mbet\u00ebn t\u00eb lir\u00eb. Gjykata Kushtetuese vendosi q\u00eb sikur \u2018kaq ta b\u00ebni dh\u00ebmbin!\u2019, Ilir Met\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb si ky, do t\u2019i keni p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb pushtet. Presidenti nuk ka shkelur ligjin edhe pse e ka shkelur; nuk ka thyer kushtetut\u00ebn edhe pse e ka thyer; nuk ka k\u00ebrc\u00ebnuar paqen dhe lirin\u00eb edhe pse e ka b\u00ebr\u00eb; nuk ka prekur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me aleat\u00ebt dhe pse po!; \u2018sfurqet i nguli ashtu kot\u2019 por i nguli; edhe pse dehet nuk prish pun\u00eb se me raki dehet!; edhe pse b\u00ebn veprime pa dinjitet, kandarin e\u00a0 dinjitetit e mban Gjykata\u2026<\/p>\n<p>Ja ky do t\u00eb jet\u00eb arketipi i presidentit t\u00eb republik\u00ebs edhe p\u00ebr breza t\u00eb ardhsh\u00ebm; gjykata e krijoji precedentin. Ky \u00ebsht\u00eb ligj tanim\u00eb. Quhet apo nuk quhet Ilir Meta, k\u00ebt\u00eb do \u2018t\u00eb keni president\u2019, vendosi Kushtetuesja. Nuk kemi m\u00eb as pik\u00ebn e ujit n\u00eb lum.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti i njohur Frrok \u00c7upi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb lidhur me situat\u00ebn politike n\u00eb vend, ku para pak dit\u00ebsh Gjykata Kushtetuese vendosi p\u00ebr t\u00eb mos shkarkuar Ilir Met\u00ebn nga posti i presidentit. Komenti i Frrok \u00c7upit: K\u00ebta na mbyten, na mor\u00ebn dhe lumin T\u00eb na kishte l\u00ebn\u00eb rasti n\u00eb ujin e lumit- aty ku na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":175957,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238072","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238072"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238072\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}