{"id":238111,"date":"2022-02-19T17:05:55","date_gmt":"2022-02-19T16:05:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238111"},"modified":"2022-02-19T17:05:55","modified_gmt":"2022-02-19T16:05:55","slug":"me-shume-se-plehrat-inceneatoret-po-djegin-qeverine-rama-nga-blendi-kajsiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/me-shume-se-plehrat-inceneatoret-po-djegin-qeverine-rama-nga-blendi-kajsiu\/","title":{"rendered":"M\u00eb shum\u00eb se plehrat, inceneator\u00ebt po djegin qeverin\u00eb Rama- Nga Blendi Kajsiu"},"content":{"rendered":"<p>NGA BLENDI KAJSIU<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet komisionit parlamentar p\u00ebr hetimin e incerenator\u00ebve, opozita parlamentare ka sh\u00ebnuar dy arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. S\u00eb pari, ka p\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen n\u00eb nj\u00eb megaafer\u00eb korruptive q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po i trondit themelet e qeveris\u00eb Rama. S\u00eb dyti, ka treguar se \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri opozitarizmi, q\u00eb p\u00ebrtej denoncimit serioz dhe t\u00eb dokumentuar ofron\u00a0 edhe alternativ\u00eb qeveris\u00ebse. P\u00ebrqendrimi i v\u00ebmendjes s\u00eb opinionit publik tek megaafera e incerenator\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebrball\u00eb zhurmnaj\u00ebs shurdhuese q\u00eb mb\u00ebshtjell cirkun ton\u00eb politik, ku skandale si ky i incenerator\u00ebve humbasin leht\u00eb. P\u00ebr\u00e7arja dhe mungesa e kredibilitetit t\u00eb opozit\u00ebs kombinuar me shashkat q\u00eb hedh pushteti, q\u00eb nga beteja me Met\u00ebn deri tek ajo me Duk\u00ebn, e zhvendosin leht\u00eb v\u00ebmendjen nga korrupsioni dhe mungesa e thell\u00eb e transparenc\u00ebs n\u00eb qeverisjen Rama.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej fakteve q\u00eb komisioni hetimor solli n\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit mbi afer\u00ebn e incerenator\u00ebve ishin b\u00ebr\u00eb publike prej koh\u00ebsh. E megjithat\u00eb, k\u00ebto fakte nuk ngjisnin her\u00eb prej munges\u00ebs s\u00eb kredibilitetit t\u00eb akuzuesve, her\u00eb prej inflacionit denoncues q\u00eb zhvleft\u00ebson \u00e7do skandal konkret dhe her\u00eb prej faktit se opozita ishte n\u00eb rrug\u00eb dhe jo brenda institucioneve ku skandali mund t\u00eb dokumentohej qart\u00eb p\u00ebrball\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, akuzat e LSI-s\u00eb p\u00ebr korrupsionin e Lefter Kok\u00ebs binin n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr, pjes\u00ebrisht sepse sa her\u00eb Meta-Kryemadhi denoncojn\u00eb korrupsionin shqiptar\u00ebt mbyllin vesh\u00ebt, syt\u00eb dhe hund\u00ebt. Por edhe sepse Lefter Koka abuzoi me incerenator\u00ebt si minist\u00ebr i Mjedisit i LSI-s\u00eb n\u00eb bashk\u00ebqeverisjen e tyre me PS-n\u00eb. Ndaj denoncimet e LSI zhvleft\u00ebsoheshin si larje hesapesh brenda llojit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, nga ana tjet\u00ebr, i ka kaluar tet\u00eb vitet e opozitarizmit t\u00eb saj politik duke denoncuar masakrat zgjedhore, duke djegur mandatet, duke braktisur zgjedhjet lokale, reform\u00ebn territoriale dhe at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e duke ngritur \u00e7adra n\u00eb rrug\u00eb. Natyrisht q\u00eb e kish denoncuar afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, por ajo dukej shum\u00eb e vog\u00ebl dhe e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrball\u00eb inflacionit denoncues ndaj Ram\u00ebs si vras\u00ebs, narkotrafikant, diktator pervers, megahajdut dhe antishqiptar. PD-ja ishte shum\u00eb e z\u00ebn\u00eb me organizmin e revolucionit anti-Rama p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me gj\u00ebra kaq banale sa hetimi dhe dokumentimi i megaafer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet komisionit hetimor opozita arriti t\u00eb eliminoj\u00eb zhurm\u00ebn shurdhuese t\u00eb inflacionit denoncues duke dokumentuar shkeljet e r\u00ebnda dhe korrupsionin q\u00eb ka ndodhur n\u00eb rastin e incenerator\u00ebve. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tashm\u00eb thjesht me denoncime politike, por me fakte t\u00eb dokumentuar publikisht n\u00eb Parlament nga komisioni hetimor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb dh\u00ebnia e koncesionit u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo transparente dhe pa gar\u00eb. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb babai i deputetit socialist, Alqi Bllakos, u pun\u00ebsua me rrog\u00eb t\u00eb majme nga inceneratori i Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb incenerator\u00eb (djeg\u00ebs) q\u00eb nuk djegin plehra, pronar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb n\u00eb arrati, vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen nga fondet tona publike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb firma q\u00eb p\u00ebrfitoi koncesionin \u201cAlbtek Energy\u201d ishte firm\u00eb fantazm\u00eb, pa eksperienc\u00eb, pa kapitale dhe pa kapacitete, q\u00eb u krijuan n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014 dhe n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014 fitojn\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb prej miliona eurosh.<\/p>\n<p>Mjafton fakti q\u00eb pronar\u00ebt e k\u00ebtyre firmave jan\u00eb arratisur p\u00ebr t\u00eb kuptuar se me \u00e7far\u00eb skeme kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Ashtu sikurse mjafton t\u00eb shikosh performanc\u00ebn e turpshme t\u00eb administrator\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre firmave n\u00eb komisionin hetimor, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb shprehjet \u201cnuk e di, nuk kam informacion, nuk mbaj mend\u201d p\u00ebr t\u00eb kuptuar nivelin ordiner t\u00eb firmave ku qeveria Rama derdhi qindra miliona euro.<\/p>\n<p>Dokumentimi i k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave sa t\u00eb thjeshta, aq edhe trondit\u00ebse, ka funksionuar jo vet\u00ebm sepse komisioni hetimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme institucionale e opozitarizmit, por edhe sepse n\u00eb krye t\u00eb tij opozita vuri nj\u00eb person me kredibilitet dhe me profesionaliz\u00ebm si Jorida Tabaku. I nj\u00ebjti komision me n\u00eb krye Monika Kryemadhin, Ilir Met\u00ebn apo Sali Berish\u00ebn do prodhonte ve\u00e7se zhurm\u00ebn dhe distraksionin q\u00eb i duhet pushtetit p\u00ebr t\u00eb fshehur keqqeverisjen.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb komisioni hetimor serioz dhe me kredibilitet Qeveria Rama e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zhvendos\u00eb v\u00ebmendjen nga afera korruptive e incenerator\u00ebve duke treguar me gisht korrupsionin shp\u00ebrthyes t\u00eb familjes Berisha apo at\u00eb ordiner t\u00eb familjes MetaKryemadhi. E vetmja strategji \u00ebsht\u00eb injorimi gjithnj\u00eb e m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i afer\u00ebs, apo t\u00eb argumentoj\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grusht zyrtar\u00ebsh t\u00eb korruptuar dhe jo p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb korruptuar qeverisje, si\u00e7 po nxjerr n\u00eb pah gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr hetimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ndaj komisioni hetimor tregoi efikasitetin e nj\u00eb opozitarizmi alternativ q\u00eb nuk bazohet te zhurma dhe agresiviteti luftarak i rrug\u00ebs, por te forca godit\u00ebse e argumentit dhe e faktit. Nj\u00eb opozitariz\u00ebm q\u00eb nuk synon ta trullos\u00eb publikun, por ta ndri\u00e7oj\u00eb at\u00eb duke i treguar skemat konkrete q\u00eb qeveritar\u00ebt dhe privat\u00ebt p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb vjedhur fondet publike. Mjafton pak qet\u00ebsi dhe hetim serioz p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se plehrat inceneator\u00ebt po djegin qeverin\u00eb Rama, duke prodhuar energji p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb fillesat e nj\u00eb opozitarizmi q\u00eb jo vet\u00ebm identifikon problemin, por edhe zgjidhjen. Korruptimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht produkt i vullnetit pervers, por edhe i nj\u00eb kuadri ligjor dhe politik institucionale q\u00eb e mund\u00ebson at\u00eb. N\u00eb rastin konkret, skandali i incerenator\u00ebve \u00ebsht\u00eb produkt i politikave PPP dhe i boshll\u00ebqeve n\u00eb kuadrin ligjor q\u00eb lejon pjes\u00ebmarrjen n\u00eb tendera dhe koncesione publike t\u00eb firmave fantazm\u00eb t\u00eb krijuara n\u00eb parajsa fiskale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye komisioni hetimor sh\u00ebrben jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb denoncuar korrupsionin, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar legjislacionin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb skandale t\u00eb tilla mos t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten nes\u00ebr. Ai e \u00e7on opozit\u00ebn nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb alternativ\u00ebs qeveris\u00ebse.\/Panorama.al<\/p>\n<p>http:\/\/www.panorama.com.al\/opozitarizmi-qe-po-djeg-qeverine-rama\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BLENDI KAJSIU N\u00ebp\u00ebrmjet komisionit parlamentar p\u00ebr hetimin e incerenator\u00ebve, opozita parlamentare ka sh\u00ebnuar dy arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. S\u00eb pari, ka p\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen n\u00eb nj\u00eb megaafer\u00eb korruptive q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po i trondit themelet e qeveris\u00eb Rama. S\u00eb dyti, ka treguar se \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri opozitarizmi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":238112,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238111","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238111\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}