{"id":238525,"date":"2022-02-21T19:19:14","date_gmt":"2022-02-21T18:19:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238525"},"modified":"2022-02-21T19:19:14","modified_gmt":"2022-02-21T18:19:14","slug":"felaj-ze-ngushte-canin-dhe-i-lexon-pergjigjen-pozitive-qe-i-ktheu-lefter-kokes-ish-ministri-e-pranon-eshte-e-vertete-por-kerkuam-te-mos-kalonte-vkm-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/felaj-ze-ngushte-canin-dhe-i-lexon-pergjigjen-pozitive-qe-i-ktheu-lefter-kokes-ish-ministri-e-pranon-eshte-e-vertete-por-kerkuam-te-mos-kalonte-vkm-ja\/","title":{"rendered":"Felaj \u201cz\u00eb ngusht\u00eb\u201d Canin dhe i lexon p\u00ebrgjigjen pozitive q\u00eb i ktheu Lefter Kok\u00ebs, ish-ministri e pranon: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por k\u00ebrkuam t\u00eb mos kalonte VKM-ja"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Financave Shk\u00eblqim Cani ka dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr mb\u00ebshtetjen finaciare ndaj inceneratorit t\u00eb Elbasanit, sipas nj\u00eb shkrese t\u00eb cil\u00ebn e lexoi deputetja Ermonela Felaj n\u00eb komisionin hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Cani shprehu se Ministria n\u00ebn drejtimin e tij ka qen\u00eb kund\u00ebr projektit duke refuzuar n\u00eb disa raste. Por sipas shkres\u00ebs drejtuar ish-ministrit Lefter Koka, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Minist\u00ebr i Mjedisit, Ministria e Financave shprehu mb\u00ebshtetjen p\u00ebr financimin.<\/p>\n<p>Cani e pranoi ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj shkrese p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se e ka firmosur, por shtoi se ishte Autoriteti Kontraktues ai q\u00eb siguronte Ministrin\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e kat\u00ebr pikave.<\/p>\n<p>Ish-ministri socialist tha se Ministria e Financave nuk ishte dakord me VKM-n\u00eb q\u00eb sipas tij nuk duhet t\u00eb kalonte pasi ishte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga d\u00ebshmia e ish-ministrit Shk\u00eblqim Cani:<\/p>\n<p>Felaj: P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e dat\u00ebs 10.12.2014 dhe shkresa e Ministris\u00eb s\u00eb Financave mban numrin 17042\/1, drejtuar zotit Lefter Koka, Minist\u00ebr i Mjedisit, ky dokument \u00ebsht\u00eb i administruar. Ka nevoj t\u2019ua lexoj\u00eb? Mund t\u00eb na e sqaroni p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj shkrese?<\/p>\n<p>Cani: Ju thash\u00eb, pasi mora ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur si d\u00ebshmitar, patjet\u00ebr q\u00eb i lexova. Un\u00eb do t\u00eb doja t\u2019i jepja nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrgjith\u00ebsisht edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Felaj: \u00cbsht\u00eb vepruar brenda dit\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ministrave presion. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb komunikim q\u00eb nga gushti, nuk t\u00eb le t\u00eb kuptosh q\u00eb duhet t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb dakort.<\/p>\n<p>Cani: Faleminderit, se po t\u00eb ma kishe b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, t\u00eb isha p\u00ebrgjigjur edhe m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt. Kjo p\u00ebrgjigje nuk ka ardhur papritur, ka ardhur n\u00eb vazhd\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb thoni ju. Ne ishim n\u00eb dijeni t\u00eb dokumentacionit pavar\u00ebsisht refuzimeve, por k\u00ebrkonim p\u00ebrmir\u00ebsim. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, n\u00eb vijim t\u00eb bisedimeve, ne ishim n\u00eb dijeni edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb nuk i di k\u00ebto, por tani i kam m\u00ebsuar q\u00eb jan\u00eb 16-17 p\u00ebrgjigje, secili p\u00ebrgjigjej p\u00ebr Ministrin\u00eb e vet\u00eb.<\/p>\n<p>Felaj: Ju lutem mund t\u00eb m\u00eb konfirmoni n\u00ebse kjo p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e letr\u00ebs q\u00eb ju keni.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkres\u00ebs tuaj nr 11025\/3 dt 10.12.2014, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebs k\u00ebrkohet miratimi paraprak i Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare propozimi p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion\/PPP p\u00ebr projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe administrimin e impantit t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb qarkut Elbasan, p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 42 t\u00eb ligjit nr 125\/2013 p\u00ebr koncesionet, dhe n\u00eb vijim t\u00eb diskutimeve t\u00eb zhvilluara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb, konstatojm\u00eb se:<\/p>\n<p>Referuar studimit t\u00eb fizibilitetit, p\u00ebrgatitur nga autoriteti kontraktor p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mendimin e procedurave t\u00eb dh\u00ebnies me koncesion dhe praktik\u00ebs shoq\u00ebruese, argumentohet se: Alternativa e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij projekti me koncesion, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme se alternativa e prokurimit publik, projekti koncesionar \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrballuesh\u00ebm ekonomikisht nga autoriteti kontraktor i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe fizib\u00ebl n\u00eb aspektin fiskal. Shteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi ekonomike dhe teknoligjike p\u00ebr realizimin e impiantit t\u00eb mbetjeve. Realizimi i k\u00ebtij projekti p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prioritet dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me politikat mjedisore t\u00eb menaxhimit t\u00eb burimeve ekonomike, dokumentacioni p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat e nenit 19, t\u00eb VKM 575\/2013 shprehemi se: N\u00eb parim jemi dakort me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb propozuar p\u00ebr studimin e fizibilitetit.<\/p>\n<p>Felaj: Pra a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo q\u00eb citova? A ka qen\u00eb kjo p\u00ebrgjigja tuaj, q\u00eb mbas diskutimit jeni shprehu \u201cPO\u201d p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare.<\/p>\n<p>Cani: Patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb e kam firmosur, pjesa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjitha pjes\u00eb nga studimi i fivibilitetit. Autoriteti kontraktues na sugjeron q\u00eb edhe kjo, edhe kjo, t\u00eb kat\u00ebr ato pika jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushura. T\u00eb gjitha dokumentet ishin plot\u00ebsuar tashm\u00eb. Ne biem dakord n\u00eb parim q\u00eb kjo t\u00eb, pra ne t\u00eb marrim vendimin q\u00eb po jemi dakord me at\u00eb q\u00eb ju k\u00ebrkoni. Me kushtet q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas pastaj.<\/p>\n<p>Ne nga dokumentacioni i administruar nga rezulton q\u00eb pas k\u00ebtij dokumentacioni VKM \u00ebsht\u00eb miratuar dh\u00ebnia e financimit p\u00ebr impiantin e mbetjeve Elbasan. \u00cbsht\u00eb ky vendim 907, 17.12.2014 s\u00eb bashku me t\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar edhe kontrata q\u00eb e shoq\u00ebron. Dini q\u00eb qeveria t\u00eb ket\u00eb miratuar edhe nj\u00eb vendim tjet\u00ebr? Sepse ne disponojm\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Cani: U mundova q\u00eb kryetares t\u2019i them q\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb time nuk ka vendim. Pik\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb ai projekt vendim p\u00ebr t\u00eb cilin u fola q\u00eb Ministria e Financave, tani po e ngre z\u00ebrin, q\u00eb ne shum\u00eb qart\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb, ky VKM t\u00eb mos kaloj\u00eb p\u00ebr arsye se \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Po e theksoj pak m\u00eb ashp\u00ebr. Dhe n\u00eb dijenin\u00eb time, nuk ka dal\u00eb vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt q\u00eb ne kemi refuzuar. \u00cbsht\u00eb dhe Agjencia e Prokurimit\u2026Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb, po t\u00eb doni un\u00eb e theksoj q\u00eb nuk ka, por e l\u00eb kaq, ndoshta e v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb pas.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Financave Shk\u00eblqim Cani ka dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr mb\u00ebshtetjen finaciare ndaj inceneratorit t\u00eb Elbasanit, sipas nj\u00eb shkrese t\u00eb cil\u00ebn e lexoi deputetja Ermonela Felaj n\u00eb komisionin hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt. Cani shprehu se Ministria n\u00ebn drejtimin e tij ka qen\u00eb kund\u00ebr projektit duke refuzuar n\u00eb disa raste. Por sipas shkres\u00ebs drejtuar ish-ministrit Lefter [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":238526,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238525","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238525\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}