{"id":238780,"date":"2022-02-22T18:28:00","date_gmt":"2022-02-22T17:28:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238780"},"modified":"2022-02-22T18:28:00","modified_gmt":"2022-02-22T17:28:00","slug":"frank-shkreli-let-my-people-vote-zonja-kim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/frank-shkreli-let-my-people-vote-zonja-kim\/","title":{"rendered":"Frank Shkreli: \u201cLet my people vote\u201d, zonja Kim"},"content":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u201cKjo q\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, por as n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante dhe provokuese, si\u00e7 ka vepruar dhe po vepron nj\u00eb ambasadore q\u00eb pretendon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe vlerat e Amerik\u00ebs. Prandaj, ashtu si\u00e7 kishte nevoj\u00eb Amerika p\u00ebr ndryshim n\u00eb vitin 1965, ashtu edhe Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb sot p\u00ebr ndryshim, ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor dhe historik. Demokracia nuk pret m\u00eb. Demokracia po d\u00ebshton n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb as nuk dua dhe as nuk d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb polemizoj nga Amerika me Zonj\u00ebn Yuri Kim. Un\u00eb i kam shprehur edhe m\u00eb her\u00ebt mendimet e mia p\u00ebr disa veprime t\u00eb saja gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve t\u00eb kaluara, duke ven\u00eb n\u00eb dukje shkeljen e shum\u00eb vijave t\u00eb kuqe nga ana e saj, q\u00eb nj\u00eb ambassador\/e nuk duhet t\u00eb shkeli n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs. Por kjo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, por as n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante dhe provokuese, si\u00e7 ka vepruar dhe po vepron nj\u00eb ambasadore, q\u00eb pretendon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe vlerat e Amerik\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gj\u00ebndet nj\u00eb rast si ky, q\u00eb nj\u00eb ambassador i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq brutale n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, sidomos n\u00eb sistemin e shenjt\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Megjith\u00eb disa probleme me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, asnj\u00eb nga ish-ambasador\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e mbrendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si\u00e7 ndodh\u00eb sot me Zonj\u00ebn Kim, ashtu b\u00ebnin dikur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e regjimeve komuniste, fillimisht, jugosllave, sovjetike dhe kineze, m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e sheh, Zonja Kim se duke sugjeruar, duke promovuar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb duke urdh\u00ebruar shqiptar\u00ebt se p\u00ebr cil\u00ebn parti ose politikan duhet t\u00eb votojn\u00eb shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb votuesit shqiptar\u00eb n\u00eb pro dhe anti-amerikan\u00eb!? Vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs flitej p\u00ebr shqiptar\u00ebt si anti-amerikan\u00eb, megjith\u00ebse nuk ishin t\u00eb till\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim dhe sh\u00ebrbim i keq ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe sidomos ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane. A \u00ebsht\u00eb, ky misioni i mandatit t\u00eb k\u00ebsaj zonje n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve? Kujt i intereson q\u00eb populli shqiptar t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet n\u00eb pro dhe anti-amerikan\u00eb? Lidhjet e forta dhe promovimi i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy popujve tan\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsia num\u00ebr nj\u00eb e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb dhe jo l\u00ebvizjet e brendshme politike \u2013 e b\u00ebrja pal\u00eb, haptas,- me nj\u00ebr\u00ebn ose tjetr\u00ebn parti ose politikan, duhej t\u00eb ishte shkelje e r\u00ebnd\u00eb diplomatike dhe arsye p\u00ebr kthim n\u00eb atdhe. Po p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala?<\/p>\n<p>Arroganca dhe provokimet e k\u00ebsaj zonje nuk kan\u00eb t\u00eb ndaluar. Ja deklarata e saj e fundit, e dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb. Lexojeni p\u00ebr veten tuaj, se un\u00eb as nuk e lexoj as nuk mund ta shikoj m\u00eb se m\u00eb shkakton dhimbje n\u00eb stomak dhe n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Kim, n\u00ebqoft\u00ebse ti ose Shtetetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kini probleme me Sali Berish\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb, kushdo qofshin ata, merruni me Sali Berish\u00ebn dhe me t\u00eb tjer\u00ebt dhe jo me t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, pa nd\u00ebrhyrje, pa k\u00ebrc\u00ebnime dhe pa manipulime, nga askush: qofshin ato forca t\u00eb brendshme ose t\u00eb jashtme. Ata q\u00eb m\u00eb njohin mir\u00eb e din\u00eb se un\u00eb, si individ, nuk kam shprehur kurr\u00eb ndonj\u00eb preferenc\u00eb politike p\u00ebr partit\u00eb politike, as mb\u00ebshtetje p\u00ebr asnj\u00eb nga lider\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave. P\u00ebrkundrazi, jam shprehur, vazhdimisht, kund\u00ebr k\u00ebsaj klase politike 30-vje\u00e7are dhe p\u00ebr lider\u00ebt e tyre, pa dallime politike, sepse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gj\u00ebndjen e mjerueshme ku \u00ebsht\u00eb sot Shqip\u00ebria. Me nj\u00eb klas\u00eb politike t\u00eb korruptuar, pa demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb ndershme, me nj\u00eb regjim, q\u00eb kontrollon pothuaj \u00e7do gj\u00eb n\u00eb vend: politika e t\u00eb cilit po zbraz vendin. Shqiptar\u00ebt po ikin. Me k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri dhe me k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike t\u00eb gjitha ngjyrave, krenoheni ju Zonja Kim?<\/p>\n<p>Duke shpresuar gjat\u00eb viteve se pas nj\u00eb diktature nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb k\u00ebqiat e bot\u00ebs, Shqip\u00ebria do b\u00ebhej m\u00eb n\u00eb fund? Jam shprehur vazhdimisht se duhet pasur kujdes se, \u201cDemokracia nuk Pret\u201d, se ajo del shpejt prej dore, se ajo k\u00ebrc\u00ebnohet \u00e7do dit\u00eb, sidomos kur nuk mbrohet e drejta e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tjera themelore baz\u00eb t\u00eb njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liria e shtypit! Pa vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb nuk ka demokraci. P\u00ebr veten time, as nuk mund t\u2019a marr me mend se n\u00eb vitin 2022, Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt ende luftojn\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e lire, pas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli t\u00eb mohuar atyre nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs. Fatkeq\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb si\u00e7 kemi par\u00eb historikisht, n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrhyrja nga diplomat\u00ebt e huaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebnet\u00eb politike ballkanike, ve\u00e7se i kan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar pun\u00ebt. E kam th\u00ebn\u00eb shpesh, n\u00ebqoft\u00ebse t\u00eb huajt nuk kan\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb heshtin dhe t\u00eb sillen sipas normave diplomatike. Si\u00e7 e dini, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, muaji shkurt, i \u00ebsht\u00eb dedikuar historis\u00eb s\u00eb afrikano-amerikan\u00ebve (The Black History Month) dhe l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb drejtat civile p\u00ebr afrikano-amerikan\u00ebt e vendit ton\u00eb, t\u00eb shkelura dikur, brutalisht, k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb: p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb mohuar atyre deri n\u00eb vitin 1965. Me rastin e m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb mesazhit t\u00eb Zonj\u00ebs Kim drejtuar shqiptar\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet e 6 marsit n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij muaji, q\u00eb sh\u00ebnon historin\u00eb afrikano-amerikane, po p\u00ebrmend nj\u00eb shkrim t\u00eb ish- Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Drejtave Civile n\u00eb Amerik\u00eb, Martin Luther King-ut, shkruar n\u00eb Gazet\u00ebn afrikano-amerikane, \u201cNev York Amsterdam Nevs\u201d, para se t\u00eb miratohej Ligji p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Vot\u00ebs (6 gusht, 1965).<\/p>\n<p>\u201cThirrja e Martin Luther King-ut \u00ebsht\u00eb aktuale edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt sot, 30-vjet pas nj\u00eb tranzicioni t\u00eb d\u00ebshtuar politik dhe ekonomik: Let my People Vote q\u00eb t\u00eb dilet nga ky qorrsokak politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahet kjo klas\u00eb politike e korruptuar politike nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, aq m\u00eb i gjat\u00eb do jet\u00eb tranzicioni, status-quoja do vahdoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa b\u00ebn thirrje p\u00ebr ndryshim dhe n\u00eb favor t\u00eb drejtave civile dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr afrikano-amerikan\u00ebt, mesazhi i Martin Luther King-ut i vitit 1965, drejtuar Kongresit dhe klas\u00ebs politike amerikane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ishte, \u201cLet my People Vote\u201d. (Lejo Popullin tim t\u00eb votoj\u00eb). Thirrja e Martin Luther King-ut \u00ebsht\u00eb aktuale edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt sot, 30-vjet pas nj\u00eb tranzicioni t\u00eb d\u00ebshtuar politik dhe ekonomik: Let my People Vote q\u00eb t\u00eb dilet nga ky qorrsokak politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahet kjo klas\u00eb politike e korruptuar politike nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, aq m\u00eb i gjat\u00eb do jet\u00eb tranzicioni, status-quoja do vahdoj\u00eb. Prandaj, ashtu si\u00e7 kishte nevoj\u00eb Amerika p\u00ebr ndryshim n\u00eb vitin 1965, ashtu edhe Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb sot p\u00ebr ndryshim, ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor dhe historik. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb lodhur me k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike dhe duan ndryshimin e madh, deri kur duhet pritur. Demokracia nuk pret m\u00eb. Demokracia po d\u00ebshton n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Martin Luther King n\u00eb artikullin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr afrikano-amerikan\u00ebt n\u00eb vitin, 1965: \u201cDuhet patjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb ndryshim. Do t\u00eb ket\u00eb ndryshim. Sepse p\u00ebr t\u2019i mohuar nj\u00eb personi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ushtruar lirin\u00eb e tij politike n\u00eb vendin e votimit, nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb akt m\u00eb i sh\u00ebmtuar se t\u2019i mohosh nj\u00eb t\u00eb krisht\u00ebri t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu lutur Zotit\u201d: jan\u00eb fjal\u00ebt e priftit t\u00eb krishter\u00eb protestan, dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb Drejtave Civile n\u00eb Amerik\u00eb, Martin Luther King. Ndoshta \u00ebsht\u00eb detyra e Zonj\u00ebs Kim q\u00eb t\u00eb merret me personat shqiptar\u00eb t\u00eb shpallur \u201cnon-grata\u201d nga Shtetet e Bashkuara, por nuk besoj t\u00eb jet\u00eb detyra e saja, as e drejt\u00eb e saja q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb sistemin zgjedhor dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur zyrtar\u00ebt e cilitdo niveli, q\u00eb duan vet\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh mesazhin e panevojsh\u00ebm t\u00eb Zonj\u00ebs Kim, Shtetet e Bashkuara nuk duhet t\u00eb presin asgj\u00eb m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb se ushtrimin e plot\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vot\u00ebs t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, m\u00eb 6 mars dhe gjithmon\u00eb. Prandaj, si shqiptaro-amerikan dhe taksapagues i k\u00ebtij vendi b\u00ebj\u00eb thirrje me vendosm\u00ebrin\u00eb dhe me kurajon e Martin Luther King-un tone: \u201cLet my People Vote\u201d (Lejo Popullin tim t\u00eb Votoj\u00eb), lirisht dhe pa nd\u00ebrhyrje nga askush, p\u00ebrfshir\u00eb diplomat\u00ebt, e sidomos, jo diplomat\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e mbrojtur nga kushtetuta shqiptare dhe nga kushtetuta amerikane si dhe nga Karta Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u201cKjo q\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, por as n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante dhe provokuese, si\u00e7 ka vepruar dhe po vepron nj\u00eb ambasadore q\u00eb pretendon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe vlerat e Amerik\u00ebs. Prandaj, ashtu si\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":238781,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238780","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}