{"id":238950,"date":"2022-02-23T13:41:16","date_gmt":"2022-02-23T12:41:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=238950"},"modified":"2022-02-23T13:41:16","modified_gmt":"2022-02-23T12:41:16","slug":"pse-guvernatoret-ambasadore-kishin-te-drejte-ne-vitin-1992-dhe-sot-ne-2022","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pse-guvernatoret-ambasadore-kishin-te-drejte-ne-vitin-1992-dhe-sot-ne-2022\/","title":{"rendered":"Pse \u201cGuvernator\u00ebt\u201d ambasador\u00eb, kishin t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe sot n\u00eb 2022?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Besi Bekteshi<\/p>\n<p>Nj\u00eb demagog dhe \u201cagjitprop\u201d bolshevik si Berisha, nuk \u00ebsht\u00eb se ka kujtes\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, por ka kujtes\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vete! Nj\u00eb person, q\u00eb nuk e ka pasur me shumic\u00ebn e ambasador\u00ebve amerikan\u00eb mir\u00eb, sot b\u00ebn dhe t\u00eb pavarurin politik dhe komb\u00ebtarin demokratik t\u00eb nj\u00eb sistemi vlerash t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura nga ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb fundit. I vetmi bolshevik q\u00eb vazhdon fushat\u00eb zgjedhore n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb Sali Berisha dhe ky \u00ebsht\u00eb turpi i nj\u00eb shoq\u00ebrie, jo thjesht\u00eb i tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj turp dhe marr\u00ebzi, sa ato tre kat\u00ebr fanatik\u00eb me Enverin n\u00eb fotografi! Por nj\u00eb \u201croje e kuqe\u201d ose \u201cGardist i Kuq\u201d si Berisha (sepse ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i PPSH-s\u00eb kur kjo e fundit ishte pjes\u00eb e \u201ckostumografis\u00eb maoceduniste\u201d idiote e Revolucionit Kultural Proletar Kinez) sot b\u00ebn propagand\u00ebn antiambasad\u00eb amerikane, duke pasur frik\u00eb t\u00eb vet\u00ebshpallet si antiamerikan. Por kush nuk e di se ai me pothuaj asnj\u00eb ambasador amerikan, nuk ka qen\u00eb mir\u00eb dhe nuk ka q\u00ebndruar pa nxjerr\u00eb telashe!? Me pothuaj t\u00eb gjith\u00eb. Po po, Lake, Limpreht, Hill, Lino, Arvizu, Withers II, Lu e p\u00ebr ta mbyllur me Kim! Absolutisht me pothuaj t\u00eb gjith\u00eb. Sepse n\u00eb fakt, e ka pasur me Amerik\u00ebn! Nj\u00eb folkpolitik dhe kulturalisht oriental, por dhe stalinist si Berisha, e ka me Amerik\u00ebn, por grindet me ambasador\u00ebt! Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunist i v\u00ebrtet\u00eb, idealist per\u00ebndimor dhe lindor n\u00eb da\u00e7i, q\u00eb t\u00eb thot\u00eb: nuk e dua Amerik\u00ebn, jam kund\u00ebr saj! Jo ai thot\u00eb \u2013 Amerika ka ambasador\u00eb, guvernator\u00eb! Sepse sigurisht Amerika, nuk mund t\u00eb duroj\u00eb nj\u00eb stalinist sundimtar q\u00eb shitet p\u00ebr antikomunist dhe vazhdon sekretarin e Partis\u00eb s\u00eb dikursh\u00ebm! Mbas fjal\u00ebve t\u00eb zonj\u00ebs Kim ai nga Shkodra ka th\u00ebn\u00eb: N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb duhet t\u00eb kemi besim te forca jon\u00eb. Nuk po ndalem n\u00eb thirrjet e guvernatores q\u00eb flet dhe m\u00eb kujton partin\u00eb e Friman. Vinte na thoshte n\u00eb fjalim q\u00eb demokracia juaj \u00ebsht\u00eb ideale. Kjo jo vet\u00ebm shkel rregulla, por edhe parimet m\u00eb themelore t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb. Ne do dim\u00eb t\u00eb dallojm\u00eb q\u00ebllimet absurde dhe asgj\u00eb nuk do l\u00ebkund\u00eb besimin ton\u00eb n\u00eb vlerat e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kujtesa e historis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kujtesa e nj\u00eb stalinisti si Berisha! Ambasadori Rajerson dilte n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore n\u00eb 1992. Komunist\u00ebve t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm sigurisht nuk ju p\u00eblqente kjo gj\u00eb. E quajt\u00ebn \u201cgovernator\u201d! Por Rajerson dhe pse ka dal\u00eb n\u00eb mitingun e Berish\u00ebs kishte tjet\u00ebr problem n\u00eb at\u00eb koh\u00eb! Ai dhe Amerika nuk donin t\u00eb vazhdonin n\u00eb pushtet ish-komunist\u00ebt! Sigurisht q\u00eb po i q\u00ebndronin n\u00eb mb\u00ebshtetje nj\u00eb ish-komunisti si Berisha, por nuk ishte faji tyre se t\u00eb gjith\u00eb partit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ishin me komunist\u00eb! Amerika, Rajerson nuk donte PS-n\u00eb akoma detashment t\u00eb PPSH-s\u00eb n\u00eb pushtet! E Berisha nuk ka harruar k\u00ebt\u00eb lloj guvernatori, por tashm\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbysur rolet. Tani komunist dhe i korruptuar \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai &#8211; Berisha! Tani Amerika (State Department) dhe ambasadori-a saj nuk do q\u00eb Berisha t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs n\u00eb pushtet! E as at\u00ebher\u00eb Rajerson, nuk e kishte gabim dhe aq m\u00eb shum\u00eb sot, Yuri Kim, nuk e ka gabim! Amerika dhe ambasador\u00ebt si n\u00eb 1992-shin, nuk donin komunist\u00ebt n\u00eb pushtet dhe sot n\u00eb 2022-shin nuk duan m\u00eb, as n\u00eb politik\u00eb, komunistin me teser\u00eb partie staliniste, t\u00eb fundit n\u00eb kontinentin Europian! Tani Berisha i thot\u00eb \u201cgunvernatore\u201d ambasadores amerikane! Jo Rajersonit! Atij i thoshin komunist\u00ebt e asaj kohe! Po pra, t\u00eb cil\u00ebt ndryshuan dhe mbeti i vet\u00ebm stalinisti komunist i pranuar n\u00eb parti n\u00eb koh\u00ebn e revolucionit Kultural Proletar Kinez dhe kur po rr\u00ebzoheshin xhamit\u00eb dhe kishat n\u00eb Shqip\u00ebri! Vet\u00ebm stalinist\u00ebt dhe komunist\u00ebt i thon\u00eb ambasador\u00ebve amerikan\u00eb \u2013 guvernator\u00eb! Sepse Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar ta fus\u00eb vendin n\u00eb kolaps si n\u00eb 1997-t\u00ebn dhe 1998-t\u00ebn dhe duhen pastaj \u201cguvernator\u00ebt\u201d ta nxjerrin nga lufta civile, q\u00eb imponon bolsheviku oriental Berisha! Jan\u00eb guvernator\u00ebt q\u00eb e fusin n\u00eb NATO, q\u00eb sjellin bazat e shtetit t\u00eb tyre dhe NATO-s q\u00eb na bashkojn\u00eb me luft\u00ebn e tyre p\u00ebr demokraci. Jan\u00eb guvernator\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb siguri dhe dinjitet komb\u00ebtar, n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre me ne n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore. K\u00ebta jan\u00eb guvernator\u00ebt q\u00eb dhe kur vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tyren. Jan\u00eb guvernator\u00ebt sidomos ai amerikan, por dhe t\u00eb tjer\u00ebt ambasador\u00eb q\u00eb kur politika shqiptare k\u00ebrkon dhe fillon sherr e luft\u00eb me veten, mes shqiptar\u00ebve, e qet\u00ebsojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tyren n\u00eb mbrojtje t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie f\u00ebminore e pa \u201cyrnek\u201d q\u00eb akoma nj\u00eb pjes\u00eb beson te stalinizmi dhe enverizmi, duke ndjekur mbas politikisht Berish\u00ebn!<\/p>\n<p>\u201cGuvernator\u00ebt\u201d ambasador\u00eb amerikan\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe kan\u00eb dhe n\u00eb vitin 2022 sepse ky vend akoma ka nj\u00eb shoq\u00ebri, q\u00eb ndjek pas politikisht demon\u00eb t\u00eb enverizmit. Nuk \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebria k\u00ebshtu sigurisht, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb dal\u00eb nga \u201cbrek\u00ebt e dh..era dhe t\u00eb shkyme\u201d t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe t\u00eb bijve t\u00eb saj, shp\u00ebrndar\u00eb kudo n\u00eb partit\u00eb e sidomos n\u00eb PD dhe PS e tani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7mendur te \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d! Sht\u00ebpis\u00eb politike dhe e personale t\u00eb Sali Berish\u00ebs! Duket q\u00eb n\u00eb em\u00ebr ose titullim! Berisha do t\u00eb mbroj\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u201cparti grupi\u201d pik\u00ebrisht sht\u00ebpin\u00eb e Liris\u00eb!<\/p>\n<p>Kurse ambasador\u00ebt dhe State Department, e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Nuk kan\u00eb kaq shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohen. Ata jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb prej shum\u00eb ambasador\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga viti 1991! E din\u00eb mir\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb faqezi dhe antidemokraci n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot ai \u00ebsht\u00eb dhe njeriu m\u00eb antiamerikan n\u00eb rajon si komb\u00ebsi shqiptare. Po, por jo trim q\u00eb t\u00eb thot\u00eb me ideal dhe parim: \u201cjam anti politik\u00ebs dhe SHBA-ve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Jo, ai as kaq qen\u00eb dhe as do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb idealist politik. Ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb thjesht\u00eb politikisht degrad dhe plot\u00ebsisht i korruptuar. Po dhe padyshim \u2013 \u201cnon grata\u201d si nj\u00eb mrekulli amerikane q\u00eb shqiptar\u00ebt (n\u00eb politik\u00eb) nuk do ta b\u00ebnin kurr\u00eb vet\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Besi Bekteshi Nj\u00eb demagog dhe \u201cagjitprop\u201d bolshevik si Berisha, nuk \u00ebsht\u00eb se ka kujtes\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, por ka kujtes\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vete! Nj\u00eb person, q\u00eb nuk e ka pasur me shumic\u00ebn e ambasador\u00ebve amerikan\u00eb mir\u00eb, sot b\u00ebn dhe t\u00eb pavarurin politik dhe komb\u00ebtarin demokratik t\u00eb nj\u00eb sistemi vlerash t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura nga ai n\u00eb radh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":238951,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-238950","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238951"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}