{"id":241130,"date":"2022-03-04T15:13:33","date_gmt":"2022-03-04T14:13:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=241130"},"modified":"2022-03-04T15:13:33","modified_gmt":"2022-03-04T14:13:33","slug":"policia-kalon-ne-sherbim-te-perforcuar-per-zgjedhjet-ja-sa-efektive-jane-angazhuar-per-6-marsin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/policia-kalon-ne-sherbim-te-perforcuar-per-zgjedhjet-ja-sa-efektive-jane-angazhuar-per-6-marsin\/","title":{"rendered":"Policia kalon n\u00eb \u201csh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrforcuar\u201d p\u00ebr zgjedhjet, ja sa efektiv\u00eb jan\u00eb angazhuar p\u00ebr 6 marsin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb num\u00ebr prej 1.350 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit do t\u00eb angazhohen p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor t\u00eb 6 marsit. T\u00eb gjitha strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Policis\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri \u201cSh\u00ebrbim t\u00eb P\u00ebrforcuar\u201d, duke filluar nga dita e shtun\u00eb dhe n\u00eb vijim deri n\u00eb shpalljen e rezultateve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Drejtori i Rendit Publik n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Ylli Vasili ka dal\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat dhe ka b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb gjitha masat e marra nga organizata ku ai b\u00ebn pjes\u00eb. Nga ana e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn zgjedhore \u00ebsht\u00eb ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit n\u00eb nivel qendror, p\u00ebr menaxhimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr procesin zgjedhor, me q\u00ebllim vler\u00ebsimin e \u00e7do informacioni nga t\u00eb gjith\u00eb burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.<\/p>\n<p>Deklarat\u00eb e Drejtorit t\u00eb Rendit Publik n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Ylli Vasili<\/p>\n<p>Policia e Shtetit ka marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash p\u00ebr sigurimin e zgjedhjeve p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore, p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces votimi sa m\u00eb t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb votuesit, masa t\u00eb cilat jan\u00eb ndjekur dhe po zbatohen n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij procesi. P\u00ebrgatitja e k\u00ebtyre masave ka filluar q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 27 janar 2022, me hartimin e detyrave n\u00eb Programin e Pun\u00ebs, miratuar nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebrgatitjen e urdhrave t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb planeve t\u00eb masave dhe t\u00eb bashk\u00ebveprimit dhe dokumente t\u00eb tjera q\u00eb kompletojn\u00eb masat tona dhe zbatimin e detyrave institucionale p\u00ebr procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Deri tani, detyrat e parashikuara nga Policia e Shtetit jan\u00eb kryer me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb. Jemi n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb zbatimit t\u00eb detyrave tona, prandaj t\u00eb gjitha strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Policis\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri \u201cSh\u00ebrbim t\u00eb P\u00ebrforcuar\u201d, p\u00ebr t\u00eb ndjekur me vler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb masat e planifikuara p\u00ebr sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve kryesisht duke filluar nga dita e shtun\u00eb dhe n\u00eb vijim deri n\u00eb shpalljen e rezultateve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, deri n\u00eb dat\u00ebn 03.03.2022, ka angazhuar 780 punonj\u00ebs policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale t\u00eb zhvilluara gjat\u00eb fushat\u00ebs. Sot p\u00ebrfundon shoq\u00ebrimi nga strukturat policore, i materialeve zgjedhore nga Tirana n\u00eb drejtim t\u00eb 13 KZAZ-ve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashkit\u00eb ku do t\u00eb zhvillohen zgjedhjet vendore. Deri tani nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb problem. Theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mori trajnimi i 1.297 punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb angazhohen me detyra gjat\u00eb zgjedhjeve, sipas hierarkis\u00eb s\u00eb menaxhimit policor, deri tek niveli baz\u00eb i veprimit policor.<\/p>\n<p>P\u00ebr sigurimin e 941 Qendrave t\u00eb Votimit dhe 13 KZAZ \/ VNV-ve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritjet e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio-komunikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithashtu jan\u00eb prodhuar dhe dor\u00ebzuar n\u00eb afat vulat e k\u00ebrkuara nga KQZ, p\u00ebr KZAZ, QV, VNV etj.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Kodit Zgjedhor, n\u00eb dat\u00ebn 25.02.2022, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit d\u00ebrgoi n\u00eb KQZ, n\u00eb afatin ligjor t\u00eb p\u00ebrcaktuar, si institucioni q\u00eb administron procesin zgjedhor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb num\u00ebr prej 1.350 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit do t\u00eb angazhohen p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor t\u00eb 6 marsit. T\u00eb gjitha strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Policis\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri \u201cSh\u00ebrbim t\u00eb P\u00ebrforcuar\u201d, duke filluar nga dita e shtun\u00eb dhe n\u00eb vijim deri n\u00eb shpalljen e rezultateve p\u00ebrfundimtare. Drejtori i Rendit Publik n\u00eb Policin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":241131,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-241130","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=241130"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241130\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/241131"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=241130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=241130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=241130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}