{"id":241394,"date":"2022-03-05T22:17:02","date_gmt":"2022-03-05T21:17:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=241394"},"modified":"2022-03-05T22:17:02","modified_gmt":"2022-03-05T21:17:02","slug":"ballkani-i-hapur-vasili-depoziton-amendamentin-ne-kuvend-shqiperia-nuk-mund-te-qendroje-me-asnje-minute-te-vetme-krah-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ballkani-i-hapur-vasili-depoziton-amendamentin-ne-kuvend-shqiperia-nuk-mund-te-qendroje-me-asnje-minute-te-vetme-krah-serbise\/","title":{"rendered":"Ballkani i Hapur\/ Vasili depoziton amendamentin n\u00eb Kuvend: Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me asnj\u00eb minute t\u00eb vetme krah Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Petrit Vasili<\/p>\n<p>Kam depozituar ne Kuvend Amendament Projekt Rezolute, per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.<\/p>\n<p>Shqiperia nuk mund te qendroje me asnje minute te vetme krah Serbise, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise, agresores se Ukraines.<\/p>\n<p>Qendrimi ne krah te Serbise ne Ballkanin e Hapur, qe refuzon sanksionet dhe qe demostron ne sheshe pro agresionit rus do te ishte de facto perkrahje e Edi Rames per Rusine pushtuese.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur dhe prekja e kufijve te Kosoves nfa Serbia ishin dy pjese te te njejtit projekt pushtues dhe destabilizues edhe perpara Ukraines.<\/p>\n<p>Kosova eshte goditur pas shpines nga Ballkani i Hapur ne sherbim te synimeve ekspansioniste serbe te ngjashme dhe ne sinkron me ato ruse ne Ukraine.<\/p>\n<p>Ballkani i hapur ka qene rrenim per ekonomine shqiptare dhe shkaterrim per fermeret shqiptare.<\/p>\n<p>NATO, BE dhe SHBA vendosen sanksionet me te rrepta qe historia ka njohur ndersa Serbia ju kundervu atyre duke zgjedhur pushtuesit rus\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti Europian miratoi nje Rezolute historike lidhur me pushtimin rus te Ukraines.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo besoj shume se te gjithe koleget deputete do ta mbeshtesin kete Amendament.<\/p>\n<p>Do te ishte nje turp i pafalshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim konkret pro NATO,pro BE dhe pro SHBA.<\/p>\n<p>P.S Me poshte eshte teksti i Amendamentit te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.<\/p>\n<p>REPUBLIKA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>KUVENDI<\/p>\n<p>AMENDAMENT I DEPUTETIT<\/p>\n<p>TITULLI : \u201cP\u00ebr daljen e Shqip\u00ebris\u00eb nga Ballkani i Hapur\u201d.<\/p>\n<p>K\u00cbRKUESI: Petrit Vasili Deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>OBJEKTI: Projekt-Rezolut\u00eb e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00cbR MB\u00cbSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE T\u00cbR\u00cbSIS\u00cb TERRITORIALE T\u00cb UKRAIN\u00cbS<\/p>\n<p>DHE MBROJTJEN E PARIMEVE T\u00cb S\u00cb DREJT\u00cbS ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE DHE T\u00cb SIGURIS\u00cb EVROPIANE\u201d<\/p>\n<p>BAZA LIGJORE : Neni 99 pika 3 e Rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>ARGUMENTIMI I PROPOZIMIT.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 7 mars 2022 nj\u00eb Projekt-Rezolut\u00eb e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00cbR MB\u00cbSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE T\u00cbR\u00cbSIS\u00cb TERRITORIALE T\u00cb UKRAIN\u00cbS<\/p>\n<p>DHE MBROJTJEN E PARIMEVE T\u00cb S\u00cb DREJT\u00cbS ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE DHE T\u00cb SIGURIS\u00cb EVROPIANE\u201d.<\/p>\n<p>Kjo Projekt Rezolut\u00eb paraqitet n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb kritik t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb agresionit ushtarak rus n\u00eb Ukrain\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb partneret tan\u00eb strategjike NATO, BE dhe SHBA kan\u00eb mbajtur nj\u00eb qendrim shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe kane vendosur sanksionet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb para ndonj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend europian q\u00eb nuk ju bashkua k\u00ebtyre sanksioneve duke demostruar qart\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj ndaj Rusis\u00eb n\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie t\u00eb plote me t\u00eb gjithe komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar euroatlantik edhe pse formalisht Serbia ka hapur negociatat p\u00ebr anetar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Vendosja de facto, por edhe de jure e Serbis\u00eb pro agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb e v\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb aktive e nism\u00ebs s\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar rrept\u00eb nga opozita por edhe nga shoq\u00ebria civile n\u00eb Shqip\u00ebri sepse ishte nj\u00eb nism\u00eb antieuropiane dhe proruse. Koha provoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve madhore. Kjo nism\u00eb d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb interesat ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe jetes\u00ebn e mijra fermereve gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar realisht dhe ka nxitur reagimin e fort\u00eb dhe legjitim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nisma ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim i madh q\u00eb qeveria shqiptare i b\u00ebn projekteve t\u00eb njohura fam\u00ebkeqe serbe t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb re, ndryshimit te kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mosnjohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e papranueshme n\u00eb planin kushtetues, politik dhe moral, vazhdimi i m\u00ebtejsh\u00ebm nga ana e qeveris\u00eb t\u00eb pjesmarrjes n\u00eb nism\u00ebn e Ballkanit te Hapur.<\/p>\n<p>P\u00cbR K\u00cbTO ARSYE:<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje te Nenit 99 pika 3 e Rregullores q\u00eb percakton se:<\/p>\n<p>3. Amendamentet me shkrim p\u00ebr projektrezolut\u00ebn ose projektdeklarat\u00ebn duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Sekretariatin p\u00ebr Procedurat dhe Votimet t\u00eb pakt\u00ebn 24 or\u00eb para koh\u00ebs s\u00eb caktuar p\u00ebr zhvillimin e debatit dhe t\u2019u jen\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb deputet\u00ebve. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb debatit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, autori i amendamentit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb propozimin e tij p\u00ebr jo m\u00eb shum\u00eb se 5 minuta dhe \u00e7do deputet ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb diskutoj\u00eb deri n\u00eb 5 minuta p\u00ebr amendamentin e paraqitur\u201d, ju paraqes Amendamentin e m\u00ebposht\u00ebm p\u00ebr t\u2019u shtuar n\u00eb tekstin e Projekt-Rezolut\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cP\u00cbR MB\u00cbSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE T\u00cbR\u00cbSIS\u00cb TERRITORIALE T\u00cb UKRAIN\u00cbS<\/p>\n<p>DHE MBROJTJEN E PARIMEVE T\u00cb S\u00cb DREJT\u00cbS ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE DHE T\u00cb SIGURIS\u00cb EVROPIANE\u201d.<\/p>\n<p>AMENDAMENT:<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsim se:<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb vendosur qart\u00eb dhe publikisht kund\u00ebr sanksioneve t\u00eb vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusis\u00eb si agresore ndaj Ukraines.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi jan\u00eb mbajtur demostrime t\u00eb gjera publike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, po k\u00ebshtu edhe mjaft media jan\u00eb vendosur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb hapur t\u00eb k\u00ebtij agresioni.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb provuar gj\u00ebr\u00ebsisht si nj\u00eb veprim politik dhe shtet\u00ebror me pasoja tep\u00ebr negative p\u00ebr interesat ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb individ\u00ebve e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ballkani i hapur ka pasur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb hapur agresiv, te nj\u00ebanshem dhe diskriminues ndaj Kosov\u00ebs duke minuar pro\u00e7esin e njohjes s\u00eb saj dhe duke i sh\u00ebrbyer objektivit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr mosnjohjen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe integritetit terrotorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb demostruar qart\u00eb si nj\u00eb veprim politik dhe sht\u00ebt\u00ebror, q\u00eb ka krijuar premisa p\u00ebr destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk \u00ebsht\u00eb mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike t\u00eb q\u00ebllimshme paralele , q\u00eb kan\u00eb minuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme pro\u00e7esin e Integrimit n\u00eb Bashkimin Europian, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00ebherazi edhe garantuesin dhe mb\u00ebshtet\u00ebsin m\u00eb t\u00eb madh politik dhe ekonomik t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashkimin Europian, i \u00ebsht\u00eb hapur rruga realizimit t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb njohura bot\u00ebrisht, serbo-ruse n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ballkani i hapur e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e patolerueshme p\u00ebr cdo shqiptar.<\/p>\n<p>Kuvendi i k\u00ebrkon Qeveris\u00eb shqiptare:<\/p>\n<p>Daljen e menj\u00ebhershme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Nisma e Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Shfuqizimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve, vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb dhe nismave ligjore t\u00eb marra n\u00eb kuadrin e Ballkanit te Hapur.<\/p>\n<p>Ndalimin e \u00e7do veprimtarie dhe instrumenti t\u00eb ngritur n\u00eb funksion dhe n\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve dhe akteve, q\u00eb lidhen me Ballkanin e Hapur.<\/p>\n<p>Ti k\u00ebrkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr hapjen e Negociatave p\u00ebr An\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Petrit Vasili Kam depozituar ne Kuvend Amendament Projekt Rezolute, per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur. Shqiperia nuk mund te qendroje me asnje minute te vetme krah Serbise, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise, agresores se Ukraines. Qendrimi ne krah te Serbise ne Ballkanin e Hapur, qe refuzon sanksionet dhe qe demostron ne sheshe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-241394","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=241394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241394\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=241394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=241394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=241394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}