{"id":241808,"date":"2022-03-07T15:16:21","date_gmt":"2022-03-07T14:16:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=241808"},"modified":"2022-03-07T15:16:21","modified_gmt":"2022-03-07T14:16:21","slug":"humbja-e-thelle-ne-zgjedhjet-lokale-vjen-doreheqja-e-pare-nga-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/humbja-e-thelle-ne-zgjedhjet-lokale-vjen-doreheqja-e-pare-nga-pd\/","title":{"rendered":"Humbja e thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, vjen dor\u00ebheqja e par\u00eb nga PD"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Indrit Vokshi, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e tij, pas humbjes s\u00eb k\u00ebsaj force politike n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs.<\/p>\n<p>Vokshi n\u00eb reagimin e tij t\u00eb gjat\u00eb, thot\u00eb se vendimin e ka marr\u00eb duke u gjykuar ftoht\u00eb, nd\u00ebrsa rezervat dhe kritikat nuk i mungojn\u00eb as p\u00ebr Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Vokshit:<\/p>\n<p>Largohem nga K\u00ebshilli i PD<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim emocional por akt i gjykuar ftoht\u00eb prej mbr\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam larguar as nga shantazhi p\u00ebrmes l\u00ebvizjes foltore. Nuk jam larguar as nga p\u00ebrbetimi i milicis\u00eb politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs se \u201cdo i nxjerrim me shpulla nga selia\u201d. Nuk jam larguar as kur u rrethua selia, as m\u00eb pas.<\/p>\n<p>E dini pse? Sepse smundet askush t\u00eb m\u00eb detyroj\u00eb me intimidim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb caktuar. E shumta i p\u00ebr\u00e7moj ose tallem me ato sjellje. Mund t\u00eb ngjaj i qeshur e njeri q\u00eb b\u00ebn shaka gjith\u00eb dit\u00ebn ngaq\u00eb nuk b\u00ebj manovra banale force por se po b\u00ebn efekt intimidimi, nuk ndodh.<\/p>\n<p>Nuk jam larguar as nga koncerti i stadiumit, as nga referendum-procesioni Sh\u00ebn-Saliut dhe besimtar\u00ebve t\u00eb tij me 18 dhjetor, pasi t\u00eb gjitha kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyshimta dhe ka qen\u00eb vullnet i paverifikuar. (E dim\u00eb ne si b\u00ebhen proceset).<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb kjo: si pozite personale un\u00eb kam qen\u00eb i mb\u00ebshtetur tek militantizmi i PD-s\u00eb. Militantizmi qart\u00ebsisht ka ikur pas Sali Berish\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs. (Arsyet i analizojm\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr). Kjo dmth se skam m\u00eb bazament legjitim ku t\u2019i v\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Sot u verifikua q\u00eb n\u00eb ket\u00eb forum ku jam prej dhjetorit 2018, po rri tashm\u00eb n\u00eb aj\u00ebr, pa bazament n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk mori as shumic\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb saj tradicionale. U mor\u00ebn aq vota sa mund\u00ebn t\u00eb marrin kandidat\u00ebt. Shumica e elektoratit t\u00eb djatht\u00eb dhe gri, bojkotoi zgjedhjet, pati pjes\u00ebmarrje 30% dhe kjo tregon se njer\u00ebzit nuk denjuan as t\u00eb dalin t\u00eb shkojn\u00eb deri tek kutia \u201cp\u00ebr ne\u201d.<\/p>\n<p>Tani militantizmi e ka t\u00ebrhequr besimin e vet, gjykoj se p\u00ebr mua nuk ka vullnet njer\u00ebzish q\u00eb t\u00eb m\u00eb mbaj\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb legjitimoj\u00eb n\u00eb struktur\u00eb e n\u00eb K\u00ebshill. Nga ana tjet\u00ebr nuk pati njer\u00ebz votues p\u00ebrtej militantizmit t\u00eb cil\u00ebt dje t\u2019i jepnin legjitimitet struktur\u00ebs son\u00eb me vot\u00eb dhe ta z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsonin vullnetin q\u00eb u t\u00ebrhoq mbrapsht dhe iku tek Berisha e Meta, me vullnet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kem legjitimitet p\u00ebr t\u00eb ndejtur n\u00eb nj\u00eb forum dhe p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb forumi, duhet t\u00eb m\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr njer\u00ebzish, nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr partie dhe nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi tjet\u00ebr. N\u00ebse ndodh kjo, n\u00ebse vjen dita q\u00eb PD gjen terren t\u00eb ri, mund t\u00eb flasim.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa kjo nuk ka ndodhur, nuk quhem serioz n\u00ebse ulem n\u00eb nj\u00eb karrige sado e par\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo. E di se nga nj\u00eb plan tjet\u00ebr ngjan humoristike t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqjen nga di\u00e7ka pa ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tashm\u00eb por ky \u201ckazus\u201d vlen si pik\u00eb mb\u00ebshtetjeje e lev\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sqaruar q\u00ebndrimin politik.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb bashkohem as \u201copozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb\u201d Sali-LSI as do t\u00eb kthehem tek militantizmi apo banditizmi i r\u00ebndomt. Po shp\u00ebtoj prej tyre, po shp\u00ebtoj prej detyrimit p\u00ebr t\u2019i sqaruar e p\u00ebr t\u00eb diskutuar me ta, po \u00e7liroj veten me ket\u00eb rast.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe moderator\u00ebt: mos m\u00eb ftoni sepse nuk vij t\u00eb prononcohem p\u00ebr ket\u00eb pun\u00eb, \u00e7far\u00eb pata p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb e thash\u00eb k\u00ebtu. Mbar\u00ebsi dhe suksese si revolucionit p\u00ebr t\u00eb ruajtur pronat dhe pasurit\u00eb e klaneve, si edhe k\u00ebrcimtar\u00ebve q\u00eb eksitohen nga pasuria e t\u00eb tjer\u00ebve, gjithashtu l\u00ebvizjes inspiruese europianiste. T\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb betohen se jan\u00eb shpresa e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Indrit Vokshi, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e tij, pas humbjes s\u00eb k\u00ebsaj force politike n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. Vokshi n\u00eb reagimin e tij t\u00eb gjat\u00eb, thot\u00eb se vendimin e ka marr\u00eb duke u gjykuar ftoht\u00eb, nd\u00ebrsa rezervat dhe kritikat nuk i mungojn\u00eb as p\u00ebr Foltoren [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":241809,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-241808","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=241808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241808\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/241809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=241808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=241808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=241808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}