{"id":242963,"date":"2022-03-11T18:25:00","date_gmt":"2022-03-11T17:25:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=242963"},"modified":"2022-03-11T18:25:00","modified_gmt":"2022-03-11T17:25:00","slug":"rames-nuk-i-del-e-keqja-me-be-ne-e-sulmon-edhe-ne-turqi-ata-nuk-mbajne-premtimet-e-tyre-jemi-bere-shume-here-gati-per-dasme-por-sna-ka-ardhur-nusja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rames-nuk-i-del-e-keqja-me-be-ne-e-sulmon-edhe-ne-turqi-ata-nuk-mbajne-premtimet-e-tyre-jemi-bere-shume-here-gati-per-dasme-por-sna-ka-ardhur-nusja\/","title":{"rendered":"Ram\u00ebs nuk i del \u201ce keqja\u201d me BE-n\u00eb, e sulmon edhe n\u00eb Turqi: Ata nuk mbajn\u00eb premtimet e tyre! Jemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb her\u00eb gati p\u00ebr dasm\u00eb, por s\u2019na ka ardhur nusja"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bashkimin Europian n\u00eb panelin \u201cRrug\u00ebt Rajonale dhe Globale p\u00ebr Paqe dhe Prosperitet\u201d n\u00eb Antalia t\u00eb Turqis\u00eb, pasi u pyet p\u00ebrse po vonon an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se lider\u00ebt e BE-s\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbajn\u00eb premtimet e tyre, pasi nga nj\u00ebra an\u00eb shprehen se Shqip\u00ebria i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet, nd\u00ebrsa m\u00eb pas nuk i hapin rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas tij, Shqip\u00ebria tashm\u00eb do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet te rajoni dhe nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr an\u00ebtars\u00ebimin n\u00eb Bashkimin Europian, teksa shtoi se shpreson se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u2019i b\u00ebj\u00eb lider\u00ebt e BE-s\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i shqet\u00ebsuar jeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb efekt domino n\u00eb vendet europiane pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrian\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb ajo \u00e7far\u00eb ka ndodhur me pushtimin e Ukrian\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me Ukrain\u00ebn. Q\u00ebndresa e ukrainasve \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se q\u00ebndres\u00eb p\u00ebr vendin e tyre, por \u00ebsht\u00eb q\u00ebndres\u00eb p\u00ebr ato vlera dhe mn\u00ebyr\u00eb jetes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe e jona. Sigurisht Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e prekshme e t\u00eb gjith\u00eb organizmit t\u00eb Europ\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim vendesh t\u00eb NATO-s, vendesh jo an\u00ebtare dhe vendesh me histori t\u00eb ndryshme lidhur me aleancat e tyre. \u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe un\u00eb sapo dola nga nj\u00eb takim me Presidentin Erdogan ku diskutuam lidhur me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj ndikimi apo ideje q\u00eb mund t\u00eb prek\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb mos gjej\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Besoj se ajo q\u00eb kemi nisur, nj\u00eb proces hapjeje t\u00eb Ballkanit, e sjelljes s\u00eb vendeve bashk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ishte hapi i duhur p\u00ebr t\u2019u hedhur. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb punojm\u00eb fort p\u00ebr t\u00eb ruajtur at\u00eb q\u00eb kemi arritur p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara pa r\u00ebn\u00eb pre e provokimeve. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe kur je i qart\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn, pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Sa vulnerab\u00ebl \u00ebsht\u00eb vendi juaj?<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebhst\u00eb vulnerab\u00ebl p\u00ebr shum\u00eb arsye. S\u00eb pari, kemi patur nj\u00eb histori ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Kishim regjim komunist dhe nj\u00eb lloj komunizmi t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Shqip\u00ebria ishte Koreja e Veriut e Europ\u00ebs. Nuk kishim raketa, por mund t\u00eb na \u00e7onin n\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb Elton John-it. Na duhet t\u00eb kupojm\u00eb se fati yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tona dhe na duhet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrq\u00ebndruar rajonin drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb kjo miq\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet aq e fort\u00eb sa t\u00eb mos e trazoj\u00eb asnj\u00eb faktor i jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po ndodh me an\u00ebtar\u00ebsimin tuaj n\u00eb Bashkimin Europian?<\/p>\n<p>Un\u00eb shpresoj se ajo q\u00eb po ndodh k\u00ebto dit\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebr t\u00eb hedhur nj\u00ebfar\u00eb drite dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb lloj nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr vendet e BE-s\u00eb, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb par\u00eb luft\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr brezin q\u00eb sot udh\u00ebheq BE-n\u00eb, nuk kan\u00eb par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb luft\u00eb. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb problem t\u00eb merrem me opinionin e tyre publik, t\u00eb p\u00ebrballem me val\u00ebt e populizmit, m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb ecim p\u00ebrpara me projektin europian. Sa i takon Shqip\u00ebris\u00eb dhe sa m\u00eb takon mua, na duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim me reformat dhe t\u00eb nxisim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vendin ton\u00eb nj\u00eb shtet europian mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat parime dhe vlera q\u00eb funksionon nj\u00ebsoj si BE. Nga ana tjet\u00ebr, kur BE t\u00eb formalizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, se kur e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb nuk na takon ne, dhe sinqerisht sipas fjal\u00ebve t\u00eb tyre, ne jemi p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dasm\u00eb disa her\u00eb, por nusja nuk erdhi. Tani nuk do t\u00eb p\u00ebrgatisim m\u00eb das\u00ebm, por do t\u00eb punojm\u00eb dhe jemi aty. Kur t\u00eb duan t\u00eb martohen me ne, do t\u00eb jemi gati. S\u2019do t\u00eb kemi m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgatitje. Ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbajn\u00eb premtimet e tyre. Ndoshta viza n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb agresion ushtarak t\u00eb paimagjinuar ndaj nj\u00eb vendi demokratik, do t\u2019i zgjoj\u00eb dhe do t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb faktuar paqen \u00e7do dit\u00eb dhe gjeopolitika do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e ndjeshme dhe e arsyeshme. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb pro-europian\u00eb dhe m\u00eb pro-europian\u00eb sot sesa francez\u00ebt. N\u00ebse edhe kjo nuk mjafton, nuk ka problem p\u00ebr ne. Do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohemi te rajoni, sepse aty duhet t\u00eb mbajm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi arritur dhe t\u00eb arrijm\u00eb paqe mes t\u00eb gjitha vendeve. N\u00ebse kjo luft\u00eb nuk do jet\u00eb mjaftuesh\u00ebm, nuk e di se cili mund t\u00eb jet\u00eb mesazhi ndaj lier\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb premtime dhe nuk i mbajn\u00eb ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bashkimin Europian n\u00eb panelin \u201cRrug\u00ebt Rajonale dhe Globale p\u00ebr Paqe dhe Prosperitet\u201d n\u00eb Antalia t\u00eb Turqis\u00eb, pasi u pyet p\u00ebrse po vonon an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb. Ai u shpreh se lider\u00ebt e BE-s\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbajn\u00eb premtimet e tyre, pasi nga nj\u00ebra an\u00eb shprehen se Shqip\u00ebria i ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":242964,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-242963","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=242963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242963\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/242964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=242963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=242963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=242963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}