{"id":243256,"date":"2022-03-12T18:42:52","date_gmt":"2022-03-12T17:42:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=243256"},"modified":"2022-03-12T18:42:52","modified_gmt":"2022-03-12T17:42:52","slug":"sa-per-shqiperine-mos-rri-po-ik-me-vrap-zoti-basha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sa-per-shqiperine-mos-rri-po-ik-me-vrap-zoti-basha\/","title":{"rendered":"Sa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u2026 mos rri, po ik me vrap, zoti Basha"},"content":{"rendered":"<p>NGA FRANO KULLI<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb pjesshme n\u00eb gjasht\u00eb bashki t\u00eb\u00a0 Shqip\u00ebris\u00eb, ku Partia Demokratike, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, ju, zoti Basha, jeni prej tet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr n\u00ebnt\u00eb, deklaruat, se \u201cun\u00eb nuk kam humbur asnj\u00eb betej\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ti nuk ke humb\u00eb asnj\u00eb betej\u00eb?!.. Nuk e di se \u00e7\u2019beteje suaj mund t\u2019i shkonte kjo deklarat\u00eb, se edhe nuk dihet se \u00e7\u2019betej\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebmarrjes n\u00eb fushata elektorale, ju ka rastisur t\u00eb merrni pjes\u00eb, po sa p\u00ebr betejat elektorale, ju i keni humbur t\u00eb gjitha. Po t\u00eb gjitha, t\u00eb gjitha. Kjo s\u2019don mend, as kalem, e \u00ebsht\u00eb e dukshme n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit, zoti Basha. Fundja, num\u00ebro nj\u00eb q\u00eb ke fituar. Se betejat o fitohen, o humben.<\/p>\n<p>\u201cM\u2019i kan\u00eb vjedhur\u201d, that\u00eb ju, duke dashur t\u00eb p\u00ebrforconi deklarat\u00ebn tuaj me themele n\u00eb akull dhe pohuat se do t\u00eb vijoni t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krye. (N\u00eb krye t\u00eb humbjes, sigurisht). Dhe that\u00eb se k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebni p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u2026 Po p\u00ebr cil\u00ebn Shqip\u00ebri? Gjasme po doni me than\u00eb se jeni kaq i dobish\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb se Shqip\u00ebria s\u2019ban pa ju? Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e besoni ju k\u00ebt\u00eb q\u00eb thoni?\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb vjen me e p\u00ebrmend\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb At Anton Harapit, i botuar in memoriam, n\u00eb \u201cGjergj Fishta-botim p\u00ebrkujtimuer 1941\u201d. Tregon pad\u00ebr Antoni: \u201cKam ndodh\u00eb vet\u00eb aty kur nji shqiptar i vjet\u00ebr, tue u ankue nj\u00eb dit\u00eb me At Fisht\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrdorime t\u00eb disa n\u00ebnpunsave t\u00eb shtetit, gadi si i dishpruem i thot\u00eb: \u2018Pater Gjergj, shporru Shqipniet, pers\u00e9 (sepse) Shqipni nuk ka!\u2019.<\/p>\n<p>Fishta, i prekun prej shfrimit t\u00eb plakut edhe i zemruem, por jo i trazuam, po don t\u2019ia spjegoj\u00eb bashk\u00ebfol\u00ebsit se njerzit e shtetit s\u2019jan\u00eb Shqipnia\u2026 E at\u00ebher\u00eb plaku, p\u00ebr me i diftue se kishte mbet\u00eb i bindun, i thot\u00eb Fisht\u00ebs: \u2018Po na s\u2019e kemi dit\u00eb, mor zotni, ve\u00e7 prej jush e kemi m\u00ebsue se shka asht Shqipnia\u2026\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Biseda e kahershme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1923, pra, \u00ebsht\u00eb e 99 viteve m\u00eb par\u00eb, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr tri forma t\u00eb shtetit t\u00eb vet t\u00eb pavarur, sistemi demokratik i atyre viteve qyshkur prej vitit 1921 \u00ebsht\u00eb mbledh\u00eb Parlamenti i par\u00eb (Asamble Kushtetuese), mbas 1924 kur vendoset regjimi monarkik, pas 1944 e deri n\u00eb vitin 1990 regjimi despotik e obskurantist komunist, m\u00eb i egri i regjimeve t\u00eb p\u00ebrbotshme dhe prej andej e deri k\u00ebtu, jemi n\u00eb sistemin pluripartiak demokratik. S\u00eb paku, n\u00eb form\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Se n\u00eb thelb, si mend\u00ebsi e si veprim demokratik, jemi atje ku ishim at\u00ebher\u00eb. N\u00eb 1923-shin, pra! Prij\u00ebsat k\u00ebtu, njer\u00ebzit e politik\u00ebs e t\u00eb shtetit, prap\u00eb e quajn\u00eb veten se jan\u00eb Shqip\u00ebria. Dhe thon\u00eb se pa ata Shqip\u00ebria s\u2019b\u00ebn. Ani pse, ata na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije prej koh\u00ebsh, se jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb fort faqezinjt\u00eb sesa zbardhafaq\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb. Ashtu si dikur edhe sot, \u201crruga\u00e7at, sallahanat, vagabondat, shakllabanat, rriqnat e ndyet, mikrobt e kqi, q\u00eb t\u00eb mjer\u00ebs moj Shqipni, kthellt\u00eb hi i kan\u00eb n\u2019mushkni, pa dhimb\u00eb gjakun tuj ia pi\u201d.<\/p>\n<p>E ju, zoti Basha, po na thokeni se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb jeni prap\u00eb n\u00eb radh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb prij\u00ebsave?! Edhe pse nd\u00ebr prij\u00ebsat ju jeni shfaq\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebsia m\u00eb e dob\u00ebt e politik\u00ebs krejt pak t\u00eb dobishme shqiptare. Ju jeni nj\u00ebri nd\u00ebr d\u00ebmtor\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zoti Basha. Dhe d\u00ebmi juaj i madh, m\u00eb i madhi d\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00ebn e fundit dhe q\u00eb ia keni b\u00ebr\u00eb ju, \u00ebsht\u00eb shpartallimi i opozicionit politik.<\/p>\n<p>Ju, me veprimin e mosveprimin tuaj si prij\u00ebsi politik, e keni gjymtuar demokracin\u00eb premature shqiptare. Dhe sot, prej k\u00ebsaj ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt se kurr\u00eb. Shpresa e shqiptar\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rr\u00ebnuar se kurr\u00eb, shpresa p\u00ebr t\u00eb ardhmen gati e paqen\u00eb, siguria p\u00ebr t\u00eb e frikshme. Mungesa e opozicionit \u00ebsht\u00eb asfiksia e sistemit demokratik, kjo \u00ebsht\u00eb e ditur e hershme. Dhe ju jeni kontribuues shembullor p\u00ebr gjithsa m\u00eb sip\u00ebr po themi, zot\u00ebri.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ne nuk mund t\u00eb gjendeshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb autokraci qeveris\u00ebse, n\u00ebn dhun\u00ebn e pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebshit sot pa mb\u00ebshtetjen sistematike q\u00eb ju, n\u00eb krye t\u00eb opozicionit politik, i keni dh\u00ebn\u00eb asaj. Ndaj, sot, m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb duhet t\u2019ia kujtojn\u00eb e rikujtojn\u00eb zotit Basha se n\u00eb politik\u00eb ka hyr\u00eb me katapult\u00eb, i reklamuar si nj\u00eb yll, gati dy dekada m\u00eb par\u00eb, por i ndri\u00e7uar prej nj\u00eb tjet\u00ebr planeti drit\u00ebrues\u2026<\/p>\n<p>Trajektorja e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij politike ka qen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn aureol\u00ebn e \u201cengj\u00ebllit t\u00eb tij mbrojt\u00ebs\u201d. Fati i ka buz\u00ebqeshur si kurrkujt tjet\u00ebr n\u00eb demokracin\u00eb ton\u00eb, e cila po plaket e brisht\u00eb, ku hierarkin\u00eb e vlerave e b\u00ebn nj\u00ebshi dhe jo demos-i (populli). E gjith\u00eb karriera e tij ka kaluar, gjithher\u00eb n\u00ebp\u00ebr maje; deputet dhe fill minist\u00ebr, minist\u00ebr, kryetar, kryetar\u2026 Gjithmon\u00eb me bekimin e engj\u00ebllit mbrojt\u00ebs\u2026 Dhe kur i erdhi radha e vendimeve t\u00eb m\u00ebdha gaboi. Gaboi n\u00eb 2017, gaboi n\u00eb 2019, gaboi n\u00eb 2020-t\u00ebn, gaboi n\u00eb 2021. S\u00eb fundi, gaboi se deshi t\u00eb k\u00ebpus\u00eb fillin q\u00eb e mbante lidh\u00eb me \u201cengj\u00ebllin mbrojt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>I duhet kujtuar, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, se betejat e tij kan\u00eb qen\u00eb lojcake, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb faluna e nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb beteja. Ndaj ai nuk e dallon mir\u00eb as humbjen prej fitores n\u00eb betej\u00eb\u2026 Gjithsesi, kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb e ta b\u00ebj\u00eb si t\u00eb doj\u00eb. Ai dhe ata q\u00eb e mbajn\u00eb. Po sa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u2026 mos rri, po ik me vrap, zoti Basha. Ti duhet t\u00eb kishe ik\u00eb para se t\u00eb vije, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr vedi e kam menduar e th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, me goj\u00eb e me shkrim, qysh kur ti ke ardh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA FRANO KULLI Pas zgjedhjeve t\u00eb pjesshme n\u00eb gjasht\u00eb bashki t\u00eb\u00a0 Shqip\u00ebris\u00eb, ku Partia Demokratike, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, ju, zoti Basha, jeni prej tet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr n\u00ebnt\u00eb, deklaruat, se \u201cun\u00eb nuk kam humbur asnj\u00eb betej\u00eb\u201d. Ti nuk ke humb\u00eb asnj\u00eb betej\u00eb?!.. Nuk e di se \u00e7\u2019beteje suaj mund t\u2019i shkonte kjo deklarat\u00eb, se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":243257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-243256","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243256"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243256\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}