{"id":243584,"date":"2022-03-14T11:05:14","date_gmt":"2022-03-14T10:05:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=243584"},"modified":"2022-03-14T11:05:14","modified_gmt":"2022-03-14T10:05:14","slug":"rafineria-e-naftes-ne-ballsh-mund-te-zevendesohet-me-nje-park-fotovoltaik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rafineria-e-naftes-ne-ballsh-mund-te-zevendesohet-me-nje-park-fotovoltaik\/","title":{"rendered":"Rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb park fotovoltaik"},"content":{"rendered":"<p>Rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh pritet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb impiant fotovoltaik p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. Kompania q\u00eb e bleu rafinerin\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb tregtare vitin e kaluar ka ngritur nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare me q\u00ebllim posa\u00e7\u00ebrisht nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme.<\/p>\n<p>Kompania GreeNNat Solar Park Ballsh ka si objekt \u201cimplementimin dhe menaxhimin e projekteve gjeneruese (fotovoltaike, eolike, hidrike) t\u00eb energjis\u00eb elektrike, t\u00eb cilat shfryt\u00ebzojn\u00eb burimet e rinovueshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike, si dielli, era, uji si dhe i veprave t\u00eb tyre ndihm\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit u ble vitin e kaluar nga kompania Shijaku prej nj\u00eb banke tregtare n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb e kishte riposeduar n\u00eb form\u00ebn e kolateralit p\u00ebr kredin\u00eb e pakthyer nga subjekti i fundit q\u00eb e mbajti n\u00eb pron\u00ebsi rafinerin\u00eb n\u00eb form\u00eb funksionale, kompania Allum Enterprises.<\/p>\n<p>Kjo kompani, megjithat\u00eb, nuk e pati operuar asnj\u00ebher\u00eb direkt vet\u00eb rafinerin\u00eb, por e pati l\u00ebn\u00eb me qira te nj\u00eb shoq\u00ebri me aksioner\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Zvic\u00ebr, Tosk Energji. Pas d\u00ebshtimit edhe t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, n\u00eb vitin 2019, Rafineria e Ballshit u mbyll p\u00ebrfundimisht dhe nuk u arrit t\u00eb gjendej nj\u00eb investitor tjet\u00ebr i gatsh\u00ebm p\u00ebr ta rivendosur n\u00eb pun\u00eb. P\u00ebrllogaritjet e investitor\u00ebve t\u00eb interesuar treguan se rivendosja n\u00eb pun\u00eb e raferineris\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb investim shum\u00eb t\u00eb madh dhe kjo nuk u vler\u00ebsua me leverdi ekonomike.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201870 me nj\u00eb teknologji t\u00eb prodhimit kinez dhe prej asaj epoke investimet n\u00eb t\u00eb kishin qen\u00eb minimale. P\u00ebrfundimisht, rafineria u \u00e7montua dhe u shit p\u00ebr skrap, nd\u00ebrsa n\u00eb tok\u00ebn ku ishte vendosur, subjekti bler\u00ebs pritet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb impiant fotovoltaik. Shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike vitin e kaluar ka rritur ndjesh\u00ebm interesin p\u00ebr investime n\u00eb impiante t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga dielli, si p\u00ebr nevoja vetjake t\u00eb bzineseve, ashtu edhe p\u00ebr q\u00ebllime tregtimi.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit ishte aseti kryesor i ish-kompanis\u00eb publike t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs, ARMO, q\u00eb u privatizua n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr 128 milion\u00eb euro nga nj\u00eb konsorcium i udh\u00ebhequr prej biznesmenit Rezart Ta\u00e7i. Por, ky privatizim nuk solli rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe modernizimin e rafineris\u00eb, por fillimin e tat\u00ebpjet\u00ebs dhe rr\u00ebnimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb saj. Kompania q\u00eb fitoi gar\u00ebn e privatizimit dhe disa kompani q\u00eb e shfryt\u00ebzuan rafinerin\u00eb n\u00eb seri d\u00ebshtuan, duke l\u00ebn\u00eb pas shuma t\u00eb m\u00ebdha borxhesh ndaj kreditor\u00ebve, furnitor\u00ebve, punonj\u00ebsve dhe tatimeve. Ish-punonj\u00ebsit e rafineris\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen me nj\u00eb pag\u00eb minimale nga buxheti i shtetit edhe p\u00ebr vitin 2022.<\/p>\n<p>Rafineria e Ballshit ishte i vetmi impiant i p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs bruto me q\u00ebllim prodhimin e karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb investimeve, karburanti diesel i prodhuar n\u00eb t\u00eb ishte i nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb dob\u00ebt, por rezultonte me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se karburanti q\u00eb importohet nga rafinerit\u00eb e huaja. Prodhimi i karburanteve n\u00eb vend mund t\u00eb ndihmonte p\u00ebr t\u00eb zbutur pjes\u00ebrisht pasojat e shtrenjtimit t\u00eb tyre n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke pasur parasysh edhe faktin se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend prodhues i naft\u00ebs bruto. Prej mbylljes s\u00eb Rafineris\u00eb s\u00eb Ballshit, shumica d\u00ebrrmuese e naft\u00ebs bruto q\u00eb nxirret n\u00eb Shqip\u00ebri eksportohet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb sasie t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb p\u00ebrpunohet p\u00ebr prodhim bitumi n\u00eb Rafinerin\u00eb e Fierit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rafineria e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh pritet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb impiant fotovoltaik p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. Kompania q\u00eb e bleu rafinerin\u00eb nga nj\u00eb bank\u00eb tregtare vitin e kaluar ka ngritur nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare me q\u00ebllim posa\u00e7\u00ebrisht nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme. Kompania GreeNNat Solar Park Ballsh ka si objekt \u201cimplementimin dhe menaxhimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":243585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-243584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243584\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}