{"id":244915,"date":"2022-03-19T10:04:22","date_gmt":"2022-03-19T09:04:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=244915"},"modified":"2022-03-19T10:04:22","modified_gmt":"2022-03-19T09:04:22","slug":"artan-lame-rrefen-takimin-me-oligarkun-erdhi-me-makinen-e-tij-te-stermadhe-te-zeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/artan-lame-rrefen-takimin-me-oligarkun-erdhi-me-makinen-e-tij-te-stermadhe-te-zeze\/","title":{"rendered":"Artan Lame rr\u00ebfen takimin me oligarkun: Erdhi me makin\u00ebn e tij t\u00eb st\u00ebrmadhe, t\u00eb zez\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Lame<\/p>\n<p>KTHIM, VI<br \/>\nSot b\u00ebj 6 vjet q\u00eb u nisa t\u00eb shkoj nga s\u2019vihet m\u00eb, e m\u00eb ktheu udh\u00ebs i Gjith\u00ebfuqishmi q\u00eb na ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, e s\u2019di pse e \u00e7\u2019gj\u00eb kish n\u00eb m\u00ebndje q\u00eb m\u00eb ktheu. Dhe si \u00e7do vit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, m\u00eb lini t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb kuptoj e t\u2019u them di\u00e7ka.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoni pra! Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e sotme i quajm\u00eb r\u00ebndom oligark\u00eb. \u00cbsht\u00eb rreth t\u00eb gjasht\u00ebdhjetave. P\u00ebrpara p\u00ebrmbysjes s\u00eb vitit \u201990 b\u00ebnte tjet\u00ebr pun\u00eb. Pastaj nd\u00ebrroi zanat, filloi t\u00eb merrej me treg\u00ebti, m\u00eb pas me nd\u00ebrtime ku edhe b\u00ebri pasurit\u00eb e tij, vit pas viti e qeveri pas qeverie.<\/p>\n<p>Puna m\u00eb ka lidhur me t\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, m\u00eb pas n\u00eb Ministrin\u00eb e Nd\u00ebrtimit e tani n\u00eb Kadast\u00ebr. Gjithnj\u00eb i qet\u00eb, ngulmues n\u00eb hallin e vet, asnj\u00ebher\u00eb nuk merret me biseda jasht\u00eb tullave, pronave dhe \u00e7mimit t\u00eb nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p>Sot ka e \u00e7\u2019nuk ka, sa as vet\u00eb nuk i di sa ka. Nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, sh\u00ebndetin. Sapo ka kaluar s\u00ebmundje zemre, hall i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, ka kaluar edhe problem stomaku, edhe ky hall i shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, me siguri vuan edhe nga koliti dhe, nga m\u00ebnyra se si l\u00ebviz, ndoshta edhe nga artriti. Si p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb kapak t\u00eb gjithave kovidin e kaloi r\u00ebndsh\u00ebm dhe i la pasoja n\u00eb mushk\u00ebri.<\/p>\n<p>Me telefonon dhe k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb takoj\u00eb. I them t\u00eb vij\u00eb kur t\u00eb doj\u00eb dhe i le takim n\u00eb zyr\u00eb. At\u00eb pasdite arrin me makin\u00ebn e tij t\u00eb st\u00ebrmadhe t\u00eb zez\u00eb q\u00eb i duhet gati nj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb oborrin e ngusht\u00eb t\u00eb Kadastr\u00ebs. Zbret dhe i duhen edhe disa minuta t\u00eb tjera t\u00eb b\u00ebj\u00eb ato pak metra nga porta deri tek zyra ime. Hyn, \u00ebsht\u00eb i zbeht\u00eb dhe i zverdhur n\u00eb fytyr\u00eb. Edhe i parruar prej dit\u00ebsh. Megjith\u00ebse e ka kaluar kovidin, ka frik\u00eb. Mban mask\u00eb dhe nuk m\u00eb jep dor\u00ebn. Ulet me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kanapen\u00eb aspak t\u00eb rehatshme t\u00eb zyr\u00ebs dhe merr frym\u00eb me zor. Ka veshur tuta dhe sip\u00ebr tyre nj\u00eb xhup, pasi s\u00ebmudja, m\u00eb sakt\u00eb s\u00ebmundjet nuk e len\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr luk-un.<\/p>\n<p>Pas si je si s\u2019je, s\u00ebmundjet, sht\u00ebpia, zyra, q\u00eb vazhdojn\u00eb nja 10 minuta (jo se themi shum\u00eb gj\u00ebra por se mezi flet), kalon tek halli. \u00cbsht\u00eb n\u00eb konflikt prone me dik\u00eb tjet\u00ebr. Nuk arrijn\u00eb t\u00eb merren vesh p\u00ebr nj\u00eb problem q\u00eb ka filluar q\u00eb p\u00ebrpara 14 vjet\u00ebsh. Dikur kan\u00eb qen\u00eb ortak\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtime, nd\u00ebrsa tani jan\u00eb prishur e b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqe, seanca sa s\u2019mbahen mend, gjykat\u00eb fakti, pastaj apel, pastaj gjykat\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pastaj padi, kund\u00ebrpadi, sekuestro, sigurim padije, bllokime, avokat\u00eb, noter\u00eb, d\u00ebshmi, pastaj prap\u00eb padi e prap\u00eb e prap\u00eb. Kan\u00eb 14 vjet q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb bien dakord p\u00ebr p\u00ebrqindjet e ndarjes s\u00eb nj\u00eb cope toke ku do t\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet m\u00eb pas nj\u00eb pallat.<\/p>\n<p>Ai flet e flet m\u00eb tregon p\u00ebr takimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me punonj\u00ebsit e hipotek\u00ebs nd\u00ebr vite, p\u00ebr bllokimet, \u00e7bllokimet, kartelat e pasuris\u00eb, o zot sa e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e d\u00ebgjoj ngadal\u00eb duke marr\u00eb frym\u00eb me g\u00ebrvishtje \u00e7do 3 \u2013 4 fjal\u00eb, mejtoj me vete. Ka miliona \u2013 jo, miliarda \u2013 ka prona pa fund, ka pallate n\u00eb nd\u00ebrtim, e t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrtuara e t\u00eb pashitura, e t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrtuara t\u00eb shitura a t\u00eb dh\u00ebna me qera, ka troje ku po b\u00ebn plane t\u00eb b\u00ebj\u00eb pallate t\u00eb tjera, ka vila n\u00eb bregdet n\u00eb Lal\u00ebz, n\u00eb Golem e n\u00eb Dh\u00ebrmi, ka impiante prodhimi dhe makina luksi, ka qindra pun\u00ebtor\u00eb dhe dhjetra llogari bankare, ka nj\u00eb television dhe nj\u00eb radio t\u00eb vet\u00ebn, ka p\u00ebrqindje n\u00ebp\u00ebr banka dhe n\u00eb shoq\u00ebri sigurimi. Po \u00e7\u2019dreqin i do ato 8% t\u00eb asaj cope terreni midis dy pallateve n\u00eb Durr\u00ebs, ku do q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pallatin e radh\u00ebs q\u00eb as q\u00eb do t\u2019i bjer\u00eb radha t\u00eb shkoj\u00eb ta shoh\u00eb, po thjesht do ju nxij\u00eb jet\u00ebn edhe ca banor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb!!!<\/p>\n<p>Mund t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb film, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb koncert, t\u00eb vej\u00eb n\u00eb piknik, n\u00eb pyll, n\u00eb Dajt t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr sh\u00ebtitje n\u00eb bregdet, t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb film, t\u00eb merret me nj\u00eb hobi, t\u00eb pij\u00eb nj\u00eb cigare i qet\u00eb n\u00eb verand\u00ebn e vil\u00ebs n\u00eb Fark\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb k\u00ebsaj bote, por jo. Hiqet zvarr\u00eb zyr\u00eb m\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 12% sa \u00e7\u2019pretendon, jo 8% sa \u00e7\u2019i jep ai tjetri.<\/p>\n<p> N\u00eb fund ik\u00ebn nga zyra zvarr\u00eb zvarr\u00eb, duke e mbajtur p\u00ebr krahu shoferi i tij. I premtoj ta ndjek problemin dhe n\u00eb fakt e verifikojm\u00eb me specialit\u00ebt tan\u00eb, por nuk ka rrug\u00ebzgjidhje pa gjyq.<\/p>\n<p>Mos u merrni me emrin e tij. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb si ai. Oligark\u00eb e oligarke q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha dhe nuk ngopen me gjithshka.<\/p>\n<p>Kan\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nuk e din\u00eb q\u00eb do vdesin. Po, po, t\u00eb kuptosh q\u00eb do vdes\u00ebsh nj\u00eb dit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, pa\u00e7ka se na duket se e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej bindjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb feve monoteiste dhe q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb na i b\u00ebjn\u00eb me dije.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht fet\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb an\u00ebn e vlerave shpirt\u00ebrore, kund\u00ebr paras\u00eb. Krisht\u00ebrimi e filloi egzistenc\u00ebn e vet me p\u00ebrz\u00ebnien e treg\u00ebtar\u00ebve nga Tempulli; nd\u00ebrsa t\u00eb dy besimet e m\u00ebdha, edhe krisht\u00ebrimi edhe islami, e d\u00ebnojn\u00eb pa kusht fajden\u00eb. Pa prajtun pasunarit i kujtohej se nj\u00eb dit\u00eb do vdes\u00eb; se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 2 metra dh\u00e9 nuk merr dot me vete; \u00e7do jav\u00eb n\u00eb mesh\u00ebn e t\u00eb djel\u00ebs apo n\u00eb faljen e t\u00eb xhumas\u00eb, i kujtohej vdekja me imazhet e saj; ritualisht pa prer\u00eb dit\u00eb pas dite, jav\u00eb pas jave, \u00ebngjej parajse e djaj sk\u00ebterre, kafka e kocka t\u00eb kryq\u00ebzuara, varreza q\u00eb rrethojn\u00eb kish\u00ebn e xhamin\u00eb, ngado imazhe t\u00eb vdekjes n\u00eb vendin e faljes. T\u00eb gjitha p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebr t\u2019i kujtuar njeriut fundin e pashmangsh\u00ebm, e k\u00ebshtu p\u00ebr ta frenuar n\u00eb gryk\u00ebsin\u00eb e vet, n\u00eb bab\u00ebzin\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebve, k\u00ebt\u00eb gjysm\u00eb-shekullin e fundit, edhe feja na mungoi. Feja si burim vlerash e zuri bjerrjen q\u00eb me triumfin e ideologjis\u00eb ateiste m\u00eb 1944, p\u00ebr t\u2019u fshir\u00eb pa nam e pa nishan p\u00ebrfundimisht pas vitit 1967 deri m\u00eb 1990. Brezat e shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj periudhe, jan\u00eb lindur e rritur pa k\u00ebt\u00eb \u00e7ekan q\u00eb ju rri mbi kok\u00eb e q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb kuptojn\u00eb realisht se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vdekja, e sa pran\u00eb nesh \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb \u00e7do hap. U rrit\u00ebn jo thjesht pa frik\u00eb per\u00ebndie, por edhe pa kuptimin real t\u00eb vdekjes. Kjo i ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb psikologjikisht t\u00eb mos e kuptojn\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do vdesin e do ikin nga kjo bot\u00eb dhe kjo i b\u00ebn t\u00eb luftojn\u00eb qen\u00ebrisht dhe thonj\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, sikur do ta ken\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebnte t\u00eb luftonte edhe at\u00eb oligarkun q\u00eb, i k\u00ebrrusur e duke marr\u00eb frym\u00eb me zor, zbriste shkall\u00ebt e mia n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Esht\u00eb rritur e formuar n\u00eb koh\u00ebn e shkret\u00ebtir\u00ebs fetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb viteve \u201870-\u201980. Esht\u00eb mend\u00ebrisht i paaft\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se mund t\u00eb vdes\u00eb edhe nes\u00ebr dhe do ik\u00eb pa mundur t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ti nes\u00ebr t\u00eb mos jesh, nd\u00ebrsa bota t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb nj\u00ebsoj edhe pa ty. Dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb ka sot, par\u00e1, prona, vila, pallate, makina, firma, terrene, brenda nj\u00eb sekonde nuk do jen\u00eb m\u00eb t\u00eb tijat. Esht\u00eb e kot\u00eb t\u2019ia shpjegoj. Nuk do ta kuptoj\u00eb kurr\u00eb, as ai e as shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjera si ai. Do vijojn\u00eb t\u00eb shtrijn\u00eb kthetrat mbi gjithshka, derisa t\u2019ju vij\u00eb ajo sekonda q\u00eb do t\u2019ua marr\u00eb t\u00eb gjitha. N\u00eb at\u00eb sekond\u00eb do t\u00eb kuptojn\u00eb se kan\u00eb shpenzuar m\u00eb kot gjith\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbledhur ato q\u00eb nuk i marrin dot me vete, por kjo do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb vet\u00ebm q\u00eb edhe t\u00eb ikin me maraz nga kjo bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Lame KTHIM, VI Sot b\u00ebj 6 vjet q\u00eb u nisa t\u00eb shkoj nga s\u2019vihet m\u00eb, e m\u00eb ktheu udh\u00ebs i Gjith\u00ebfuqishmi q\u00eb na ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, e s\u2019di pse e \u00e7\u2019gj\u00eb kish n\u00eb m\u00ebndje q\u00eb m\u00eb ktheu. Dhe si \u00e7do vit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, m\u00eb lini t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb kuptoj e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":164376,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-244915","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244915","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244915"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244915\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/164376"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244915"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}