{"id":245908,"date":"2022-03-22T15:39:35","date_gmt":"2022-03-22T14:39:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=245908"},"modified":"2022-03-22T15:39:35","modified_gmt":"2022-03-22T14:39:35","slug":"doreheqja-e-bashes-sula-akt-qytetarie-bashkimi-i-dy-pjeseve-te-pd-duhet-te-jete-real-kryetari-i-ri-jo-domosdoshmerisht-politikan-aktiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/doreheqja-e-bashes-sula-akt-qytetarie-bashkimi-i-dy-pjeseve-te-pd-duhet-te-jete-real-kryetari-i-ri-jo-domosdoshmerisht-politikan-aktiv\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebheqja e Bash\u00ebs, Sula: Akt qytetarie, bashkimi i dy pjes\u00ebve t\u00eb PD duhet t\u00eb jet\u00eb real. Kryetari i ri, jo domosdoshm\u00ebrisht politikan aktiv"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti Dashnor Sula, ka analizuar situat\u00ebn brenda Partis\u00eb Demokratike dhe sfidat q\u00eb duhen tejkaluar p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ai tha n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cOpinion\u201d n\u00eb \u201cNews 24\u201d, se bashkimi mes dy pal\u00ebve t\u00eb PD duhet t\u00eb b\u00ebhet e t\u00eb jet\u00eb real. Ai theksoi se dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs ishte akt qytetar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sul\u00ebn zgjidhja do t\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i dy p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb PD, para asaj zyrtare dhe foltores, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi t\u00eb ardhmen. N\u00ebse Berisha do t\u00eb zgjidhej fitues n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryetar sipas tij, at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb PD duhet t\u00eb ecte n\u00eb at\u00eb linj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga pik\u00ebpamja njer\u00ebzore, si qytetar, duke u shk\u00ebputur nga politikani ndjej keqardhje. Nuk \u00ebsht\u00eb pak nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie prej 17 vitesh me zotin Basha. Un\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb qenit si kryetar, kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me t\u00eb. E kemi par\u00eb zotin Basha si e ardhmja pas hapjes s\u00eb rrug\u00ebs nga zoti Berisha dhe ashtu ndodhi. Un\u00eb kur kam gjykuar se ai e ka pasur gabim n\u00eb vendimet e tij, ia kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. Un\u00eb doja ta p\u00ebrsh\u00ebndesja si deputet i k\u00ebtij grupi parlamentar. Nuk e kam k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen se thjesht duhet t\u00eb largohet Basha, por kam par\u00eb interesin e PD. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk i p\u00ebrkas as zotit Berisha dhe Basha, por jam me sigl\u00ebn e PD. Un\u00eb kam apeluar p\u00ebr bashkim. Edhe para zgjedhjeve t\u00eb 6 marsit, kam k\u00ebrkuar arm\u00ebpushim. Pavar\u00ebsisht se PD \u00ebsht\u00eb e car\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, PD do t\u00eb dal\u00eb m\u00eb e fort\u00eb. Dor\u00ebheqja e Bash\u00ebs duhet t\u00eb ndodhte pas 25 prillit. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb interesat e nj\u00eb force politike. N\u00ebse anija fut uj\u00eb dhe mbytet, edhe ti personalisht je i mbytur.<\/p>\n<p>Berisha solli tronditje pozitive t\u00eb demokrat\u00ebve. Realisht shpresa p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb zgjuar. Jam i k\u00ebnaqur q\u00eb posht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb transferuar ky konflikt, n\u00eb demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb. Realisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb transferuar. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb jemi v\u00ebllez\u00ebr, nuk mund t\u00eb gjuanim mbi v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb. Un\u00eb edhe me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb ruaj nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos shkuar n\u00eb fyerje e sharje personale. Nga pik\u00ebpamja cil\u00ebsore pakica \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Po t\u00eb mos kesh njer\u00ebz q\u00eb ulin tonet, at\u00ebher\u00eb nuk ekzistonte qeveria. Nj\u00eb person i \u00e7mendur n\u00eb Rusi po jep \u201cdhen\u00eb\u201d t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs\u201d, tha Sula.<\/p>\n<p>Sula theksoi se bashkimi mes demokrat\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb real.<\/p>\n<p>\u201cE vler\u00ebsoj dor\u00ebheqjen e zotit Basha, \u00ebsht\u00eb akt civil. Ne me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kemi humbur disa muaj. Megjithat\u00eb edhe tani pavar\u00ebsisht rrethanave, nuk \u00ebsht\u00eb faji i nj\u00eb personi. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb i kam k\u00ebrkuar zotit Basha. N\u00ebse Basha do t\u00eb kishte mb\u00ebshtetjen grupit parlamentar, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb kjo letargji do t\u00eb vazhdonte, q\u00eb natyrisht ishte gj\u00eb e keqe. P\u00ebrgjegjshm\u00ebria e grupit parlamentar ishte q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjidhje. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb kam shprehur formul\u00ebn se si duhen bashkuar demokrat\u00ebt. Ne nuk kemi p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shumic\u00ebn dhe nga ata kan\u00eb votuar 30%, nj\u00eb shif\u00ebr shum\u00eb e vog\u00ebl. Jemi n\u00eb minoranc\u00eb, asnj\u00eb pal\u00eb s\u2019ka fituar. Rasti i Rrogozhin\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn PD ka dal\u00eb me sigl\u00ebn p\u00ebrpara foltores, un\u00eb e konsideroj humbje. Un\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs 6 mars, do t\u00eb shihja leximin e dat\u00ebs 6 p\u00ebr t\u00eb kuptuar. N\u00ebse nj\u00eb politikan rri stoik te q\u00ebndrimet, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb budalla. Nj\u00eb dor\u00ebheqje e zotit Basha ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb tjet\u00ebr. Bashkimi duhet t\u00eb jet\u00eb real. Kjo periudh\u00eb disa mujore duhet t\u00eb jet\u00eb tranzitore, e t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr uljen e gjakrave. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr demokratin e fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb te seksioni. N\u00ebse nuk b\u00ebjm\u00eb bashkim real t\u00eb skeptrit, nuk kemi zgjidhur asgj\u00eb. N\u00ebse ne dalim nes\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje me vot\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr kryetarin e PD, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb Berisha e fiton, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb edhe te grup-seksionet dhe deg\u00ebt posht\u00eb. Revanshi q\u00eb ka foltorja, edhe me t\u00eb drejt\u00eb sepse jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebndrim dhe q\u00eb koha deri diku i dha t\u00eb drejt\u00eb, ndodh q\u00eb pjesa tjet\u00ebr sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb pakic\u00eb, ka qejfmbetje dhe s\u2019ke b\u00ebr\u00eb bashkim real. Partia duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb grup q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga nj\u00eb grup i pakic\u00ebs dhe shumic\u00ebs. N\u00ebse ky grup nis bashkimin dhe sesi do t\u00eb arrihet, un\u00eb mendoj q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e vitit 2023, partia t\u00eb udh\u00ebhiqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolegjiale. Ka shum\u00eb rryma t\u00eb krijuara. Pas zgjedhjeve t\u00eb 2023, partia duhet t\u00eb futet n\u00eb zgjedhje. Kjo do t\u00eb ishte rruga m\u00eb e mir\u00eb. Kam p\u00ebrdorur nj\u00eb deklarat\u00eb. Nuk jam as qorr e as shurdh p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7ka ndodhur n\u00eb 11 dhjetor. T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb pas 12 dhjetorit, kur asnj\u00eb deputet nuk e artikulonte q\u00eb duhet t\u00eb presim vendimin e gjykatave p\u00ebr korrikun e 2021, 11 dhjetorin dhe 18 dhjetorin. N\u00ebse do t\u00eb kemi vendim t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr 11 dhjetorit, do t\u00eb ket\u00eb legjitimet. Fakti q\u00eb i drejtohesh gjykat\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pret p\u00ebrgjigje. N\u00ebse do t\u00eb kemi vendim pro dat\u00ebs 11 dhjetor, at\u00ebher\u00eb zhb\u00ebhen t\u00eb gjitha gj\u00ebrat. Nga pik\u00ebpamja ligjore apo statuore nuk do t\u00eb ket\u00eb penges\u00eb me dat\u00ebn 11 dhjetor n\u00ebse gjykata do e dhuroj\u00eb. N\u00ebse rr\u00ebzohet p\u00ebrs\u00ebri 18 dhjetori q\u00eb ka ndryshime n\u00eb statut, prandaj mbetem i rezervuar.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja politike kemi realitet t\u00eb ri. Duhet kolegjialitet, p\u00ebr t\u00eb shmangur problematikat e pal\u00ebs. Edhe zoti Berisha, apo Sula t\u00eb mos jen\u00eb pengues p\u00ebr t\u00eb arritur bashkimin e PD. Ka mekanizma p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb vota. Por edhe vota ka vler\u00ebn e saj brenda forc\u00ebs politike, kur shikon n\u00eb raport me kund\u00ebrshtarin se si do t\u00eb fitosh gar\u00ebn. N\u00ebse kandidimi i zotit Berisha thot\u00eb q\u00eb e \u00e7on PD n\u00eb fitore, pse jo, por gjykoj q\u00eb kjo do t\u00eb doj\u00eb pak koh\u00eb. N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb momentit dhe zgjedhim Berish\u00ebn, pra ne s\u2019kemi zgjidhur asgj\u00eb\u201d, tregoi deputeti.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat tregoi n\u00ebse ka marr\u00eb ftes\u00eb nga Sali Berisha p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e foltores. Gjithashtu tha se n\u00eb zgjedhjet e reja n\u00eb parti, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshiheshin si kandidat\u00eb edhe figura t\u00eb tjera, pran\u00eb PD, por jo n\u00eb politik\u00ebn aktive.<\/p>\n<p>\u201cNuk dua t\u00eb b\u00ebj insinuata, por t\u00eb jeni e sigurt q\u00eb nuk jam takuar vet\u00ebm me zotin Berisha. Kontakti ekziston n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, por un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb intereson bashkimi i PD. Un\u00eb e dija q\u00eb ne nuk fitojm\u00eb, ne k\u00ebshtu si\u00e7 jemi dhe prap\u00eb rrezikojm\u00eb. Ne duhet t\u00eb hapemi te shoq\u00ebria civile. Zelensky ishte aktor komik, por n\u00eb fakt fitoi ,me 85% t\u00eb zgjedhjeve. Un\u00eb do e shihja n\u00eb aspektin q\u00eb zoti Berisha duhet t\u2019i kalkuloj\u00eb gj\u00ebrat. Periudha tranzitore duhet t\u00eb ket\u00eb rrjedhje politike dhe nuk p\u00ebrjashtohet as zoti Basha dhe as zoti Berisha\u201d, tha Sula.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti Dashnor Sula, ka analizuar situat\u00ebn brenda Partis\u00eb Demokratike dhe sfidat q\u00eb duhen tejkaluar p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ai tha n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cOpinion\u201d n\u00eb \u201cNews 24\u201d, se bashkimi mes dy pal\u00ebve t\u00eb PD duhet t\u00eb b\u00ebhet e t\u00eb jet\u00eb real. Ai theksoi se dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs ishte akt qytetar. P\u00ebr Sul\u00ebn zgjidhja do t\u00eb ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":245909,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-245908","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}