{"id":245911,"date":"2022-03-22T15:46:27","date_gmt":"2022-03-22T14:46:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=245911"},"modified":"2022-03-22T15:46:27","modified_gmt":"2022-03-22T14:46:27","slug":"nga-klodian-tomorri%e2%80%8b-fatura-e-bixhozit-shqiperia-ne-horror-energjetik-me-keq-se-ne-2001","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-klodian-tomorri%e2%80%8b-fatura-e-bixhozit-shqiperia-ne-horror-energjetik-me-keq-se-ne-2001\/","title":{"rendered":"Nga Klodian Tomorri\u200b, &#8216;Fatura e bixhozit, Shqip\u00ebria n\u00eb horror energjetik, m\u00eb keq se n\u00eb 2001&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Klodian Tomorri\u200b<\/p>\n<p>Krizat energjetike shkaktojn\u00eb kosto t\u00eb r\u00ebnda financiare p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe buxhetin. Por ka nj\u00eb skenar kur ato kthehen n\u00eb makth. Ajo \u00ebsht\u00eb situata kur k\u00ebrc\u00ebnohet siguria e furnizimit me energji. Shqip\u00ebria tani ndodhet aty<\/p>\n<p>Sot kuota e ujit n\u00eb liqenin e Fierz\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn 259 metra. Mesatarja shum\u00ebvje\u00e7are e k\u00ebtij treguesi p\u00ebr muajin mars \u00ebsht\u00eb 278 metra. Pra Fierza \u00ebsht\u00eb gati 20 met\u00ebr posht\u00eb mesatares shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe tani gjendet vet\u00ebm 7 met\u00ebr nga pika e vdekjes, aty ku nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb dot me asnj\u00eb kilovat or\u00eb energji. Dhe p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb vera, ku konsumi rritet nd\u00ebrsa reshje nuk ka.<\/p>\n<p>N\u00eb 30 vitet e fundit, Shqip\u00ebria ka patur vet\u00ebm nj\u00eb situat\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb energjetike. Diku nga viti 2001, Fierza ra n\u00eb pik\u00ebn e vdekjes. Qeveria nisi kufizimet masive t\u00eb energjis\u00eb deri n\u00eb 20 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, t\u00eb cilat zgjat\u00ebn p\u00ebr disa muaj. Por tani menaxhimi do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb vitin 2001 Shqip\u00ebria konsumonte mesatarisht 12 milion\u00eb kilovat energji n\u00eb dit\u00eb. Sot konsumon dyfishin e k\u00ebsaj sasie.<\/p>\n<p>Por pse Shqip\u00ebria mb\u00ebrriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb? Gjith\u00e7ka lidhet me menaxhimin e Kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit. N\u00eb fillim t\u00eb qershorit rezerva hidrike e Fierz\u00ebs ishte n\u00eb kuot\u00ebn maksimale, plot 296.4 met\u00ebr mbi nivelin e detit. Por n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit, Fierza u menaxhua si n\u00ebndet\u00ebse dhe n\u00eb shtator niveli ra n\u00eb 271 met\u00ebr.<\/p>\n<p>Qeveria dhe KESH vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb prodhonin maksimalisht n\u00eb ver\u00ebn e kaluar duke e hedhur n\u00eb er\u00eb rezerv\u00ebn hidrike t\u00eb vendit me shpres\u00ebn se n\u00eb vjesht\u00eb \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb import do t\u00eb uleshin. Por ndodhi e kund\u00ebrta. Sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte, bixhozi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe n\u00eb tre muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit Fierza ishte 275 met\u00ebr dhe n\u00eb m\u00eb pak se tre muaj \u00ebsht\u00eb ulur me 17 met\u00ebr. Dy her\u00eb bixhoz, dy her\u00eb \u201call in\u201d dhe tani vendi gjendet n\u00eb situat\u00eb dramatike.<\/p>\n<p>E kapur n\u00eb panik, tani qeveria ka filluar t\u00eb marr\u00eb vendime emergjence. Shum\u00eb shpejt, K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb e kalon detyrimin p\u00ebr t\u00eb importuar energji nga OSHEE tek KESH. Po k\u00ebshtu edhe detyrimi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb energjin\u00eb e hidrocentraleve private. Me pak fjal\u00eb reformat e nd\u00ebrmarra n\u00eb 6 vjet tani po zhb\u00ebhen duke u kthyer mbrapsht.<\/p>\n<p>Paralelisht KESH po negocion nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani amerikane dhe italiane p\u00ebr TEC t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm. N\u00eb Triport shum\u00eb shpejt do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb nj\u00eb anije, e cila do t\u00eb prodhoj\u00eb energji me gjenerator\u00eb, q\u00eb furnizohen me naft\u00eb. Sipas marr\u00ebveshjes, anija do t\u00eb prodhoj\u00eb 100 mega energji n\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u00eb furnizuar jugun e vendit. Por kjo mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr ta shp\u00ebtuar vendin.<\/p>\n<p>Me rezerv\u00ebn aktuale hidrike, Shqip\u00ebria teorikisht ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara. KESH duhet t\u00eb mbyll\u00eb totalisht Fierz\u00ebn dhe t\u00eb importoj\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb sasin\u00eb e nevojshme p\u00ebr konsum. Me shum\u00eb gjasa, fondi 200 milion\u00eb dollar\u00eb do t\u00eb shpenzohet p\u00ebr tre muaj dhe buxheti do detyrohet t\u00eb jap\u00eb t\u00eb tjera para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb energji.<\/p>\n<p>Por shnd\u00ebrrimi i sektorit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb risk madhor fiskal \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjysma e problemit. Gjysma tjet\u00ebr lidhet me sigurin\u00eb teknike. N\u00ebse Fierza vdes dhe Shqip\u00ebria detyrohet t\u00eb importoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sasin\u00eb nga jasht\u00eb, linjat e mbingarkuara me kapacitet t\u00eb plot\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik konstant avarish. N\u00ebse nj\u00ebra prej linjave p\u00ebson defekt, Shqip\u00ebria nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb prodhoj\u00eb nga vendi. Me pak fjal\u00eb sistemi bie.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb balancuar importin e energjis\u00eb me shfryt\u00ebzimin e rezerv\u00ebs vendase nuk ka qen\u00eb i leht\u00eb. Me \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb nivele maksimale q\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e vitit t\u00eb kaluar, tundimi p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar maksimalisht Fierz\u00ebn ka qen\u00eb i madh. Por sido q\u00eb te jet\u00eb nj\u00eb qeveri nuk mund t\u00eb luaj\u00eb kurr\u00eb bixhoz me sigurin\u00eb energjetike. Qeveria shqiptare e b\u00ebri. Tani fatura q\u00eb do t\u00eb paguaj\u00eb vendi do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe jo vet\u00ebm financiare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klodian Tomorri\u200b Krizat energjetike shkaktojn\u00eb kosto t\u00eb r\u00ebnda financiare p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe buxhetin. Por ka nj\u00eb skenar kur ato kthehen n\u00eb makth. Ajo \u00ebsht\u00eb situata kur k\u00ebrc\u00ebnohet siguria e furnizimit me energji. Shqip\u00ebria tani ndodhet aty Sot kuota e ujit n\u00eb liqenin e Fierz\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn 259 metra. Mesatarja shum\u00ebvje\u00e7are e k\u00ebtij treguesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":245917,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-245911","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245911\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245917"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}