{"id":245925,"date":"2022-03-22T16:16:08","date_gmt":"2022-03-22T15:16:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=245925"},"modified":"2022-03-22T16:16:08","modified_gmt":"2022-03-22T15:16:08","slug":"22-marsi-2022-duhet-te-jete-dite-bashkimi-dhe-jo-ndarje-per-pd-ne-dhe-demokratet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/22-marsi-2022-duhet-te-jete-dite-bashkimi-dhe-jo-ndarje-per-pd-ne-dhe-demokratet\/","title":{"rendered":"22 marsi 2022 duhet t\u00eb jet\u00eb dite bashkimi dhe jo ndarje p\u00ebr PD-n\u00eb dhe demokrat\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Aleksand\u00ebr Biberaj<\/p>\n<p>Te dashur miq,<\/p>\n<p>Si sot 30 vite me pare qytetaret shqiptare votuan me nj\u00eb VOTE PLEBISHITARE PD-ne p\u00ebr te reformuar, transformuar dhe qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste. Natyrisht qe kjo ishte nj\u00eb fitore e madhe, e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shqiptaret, p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb, shtetin e se drejt\u00ebs si dhe lirit\u00eb dhe te drejtat themelore te njeriut, pas 46 vitesh diktature \u00e7njer\u00ebzore komuniste, nga me gjakataret ne planet. P\u00ebrkrahja e larte erdhi pasi shpresa ishte shume e madhe dhe besimi tep\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Natyrisht qe rrug\u00ebtimi 30-vje\u00e7ar i PD-se qe nga 22 Marsi 1992 dhe deri me sot ka qene me suksese por edhe me d\u00ebshtime, me shpresa dhe besime por edhe me zhgenjime. Ne fund te fundit historia 30-vjecare e PD-se eshte historia jone 30 vjecare si popull, si shoqeri, me uljet dhe ngritje e veta, me anet pozitive por edhe ato negative. Fatkeqesia eshte se sot pas 30 vitesh nga fitorja referendare e 22 Marsit 1992, PD ndodhet ne piken e vet me te ulet, ne momentin e vet me kritik, dhe kete nuk ia ka shkaktuar as &#8220;armiku i brendshem apo i jashtem&#8221;, por PD-se kete rrokullisje ne renie te lire drejt humneres ia ka shkaktuar me &#8220;dy syte ne balle&#8221; vete-vetja,\u00a0 nepermjet lidershipit te saj te pamerituar dhe te papergjegjshem. Sot PD me shume se kurre eshte e percare, e fragmentarizuar, e ndare, e kompleksuar, e frustuar dhe e armiqesuar ndermjet vehtes.<\/p>\n<p>Doreheqja e tipit &#8220;Provokativ&#8221;&#8221;Hileqar&#8221;dhe &#8220;Tinzar&#8221;e Lulzim Bashes vetem sa ka shtuar mjegullnajen dhe tymnajen ne PD. Basha dje u &#8220;Dorehoq&#8221; pas 9 vitesh humbje qe jane vite te humbura jo vetem per demokratet por per mbare kombin tone, por e la edhe nje &#8220;Testament&#8221; me shkrim qe &#8220;Edhe nje mandat per qeverisjen lokale t&#8217;i dhurohet Edi Rames dhe bandes se vet&#8221;, dhe arsyen e din vetem Lulzimi?! dhe &#8220;sejmenet&#8221;e tij qe tentojne te mbajne peng akoma vulen, logon dhe godinen.<\/p>\n<p>Ai grusht njerezish qe ka mbetur ne strehen e PD-se duhet ta kene te qarte fare mire se vulen edhe mund ta mbajen me gjykatat e Edi Rames, edhe godinen mund ta mbajne me policine e Edi Rames, por logon e PD-se qe eshte lare edhe me gjak dhe vaditur me kontributin dhe sakrificat e demokrateve prej 32 vitesh nuk do ta mbajne dot kurren e kurres. Po ta lesh PD-ne pa zgjedhje dhe pa gare te brendshme, do te thote ta lesh ate pa forume dhe pa lidership deri pas zgjedhjeve lokale te vitit 2023, dhe pastaj mbetet qe PD-se vetem t&#8217;i &#8220;shkosh per te 40-at pas zgjedhjeve lokale&#8221; dhe t&#8217;i shkruash epitafin tek varri me rastin e 33-vjetorit te lindjes.<\/p>\n<p>Por jam i bindur dhe optimist se sot PD ka kapacitete intelektuale, patriotike dhe qytetare, qe do te dine ta marrin ne dore fatin e PD-se per te bere nje bashkim historik te saj si ne Dhjetorin 90 me te gjithe ata faktore qe jane ne opozite me kete qeverisje kriminale dhe te korruptuar, anti-popullore dhe anti-kombetare. PD sot nuk ka luksin per te larguar askend, por per te thirrur te gjithe qe nga brezi i Dhjetorit 90 dhe deri tek te rinjte e sotshem qe kane lindur dhe po rriten ne kete shekull te ri.<\/p>\n<p>Pa asnje paragjykim dhe asnje kompleksim, ne demokratet duhet t&#8217;i shtrijme doren e pajtimit dhe bashkimit njeri-tjetrit duke u ngritur mbi interesat tona personale, mbi egot , ambiciet apo karrierat e gjithe-seicilit, pasi PD edhe sic eshte sot eshte me e madhe se te gjithe ne vec e vec, por te gjithe se bashku ne duhet dhe do ta bejme PD-ne aq te madhe sa te munde Edi Ramen dhe Grupin e tij te Strukturuar Kriminal qe ka marre peng Shqiperine, te gjitha pasurite tona kombetare dhe po merr peng edhe shpresat dhe te ardhmen tone. Nje PD e madhe, e forte, me vlera qytetare, humane, intelektuale, patriotke dhe perendimore, dhe mbi te gjitha nje PD e NDERSHME do ti duhej Shqiperise dhe shqiptareve, dhe ky do te ishte sherbimi me i madh qe ne i bejme kombit tone.<\/p>\n<p>Dhe kjo PD &#8220;nuk na duhet pas zgjedhjeve lokale sipas varianit te dorehequr Basha&#8221;, por po ka mundesi qe sot, pasi neser do te jete vone. Ne na duhet nje PD jo vetem e demokrateve por e te gjithe shqiptareve me nje lidership te dale nga nje gare konkuruese, e ndershme dhe gjitheperfshirese. Ne na duhet nje PD dhe lidership qe te fitoje zgjedhjet lokale, dhe te rrezoje nga pushteti kete klike barbare qe po i zen frymen cdo dite e me shume shqiptareve deri ne asfiksim, per te zevendesuar kete grup kriminal me nje qeveri qe te jete qeveri e popullit dhe ne sherbim te tij, nje qeveri komplet ndryshe nga qeverite e tranzicionit 32-vjecar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aleksand\u00ebr Biberaj Te dashur miq, Si sot 30 vite me pare qytetaret shqiptare votuan me nj\u00eb VOTE PLEBISHITARE PD-ne p\u00ebr te reformuar, transformuar dhe qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste. Natyrisht qe kjo ishte nj\u00eb fitore e madhe, e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shqiptaret, p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb, shtetin e se drejt\u00ebs si dhe lirit\u00eb dhe te drejtat themelore te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":245926,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-245925","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245925"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245925\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}