{"id":246590,"date":"2022-03-26T11:45:59","date_gmt":"2022-03-26T10:45:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=246590"},"modified":"2022-03-26T11:45:59","modified_gmt":"2022-03-26T10:45:59","slug":"ringritja-e-pd-se-dw-te-mundshem-dy-skenare-ja-cfare-lideri-u-duhet-demokrateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ringritja-e-pd-se-dw-te-mundshem-dy-skenare-ja-cfare-lideri-u-duhet-demokrateve\/","title":{"rendered":"Ringritja e PD-s\u00eb\/ DW: T\u00eb mundsh\u00ebm dy skenar\u00eb, ja \u00e7far\u00eb lideri u duhet demokrat\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs, kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb ofron mund\u00ebsi p\u00ebr bashkimin e k\u00ebsaj partie. Po a mjafton dor\u00ebheqja e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebr\u00e7arjes dhe ringritur PD p\u00ebrmes bashkimit t\u00eb dy grupimeve rivale?<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs nga posti i kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ofron mund\u00ebsi p\u00ebr bashkimin e k\u00ebsaj partie, e cila gjendet prej gjys\u00ebm viti n\u00eb kriz\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb keqazi n\u00eb dy grupe kund\u00ebrshtare. Vet\u00eb Basha e motivoi dor\u00ebheqjen si nj\u00eb akt, \u201dp\u00ebr ringjalljen dhe unitetin e demokrat\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Shkaku u kriz\u00ebs: Berisha i p\u00ebrjashtuar si \u201enon grata\u201d.<\/p>\n<p>Kriza n\u00eb PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes s\u00eb tij kryetar, p\u00ebrjashtoi liderin historik t\u00eb PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokrat\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb shpalljes s\u00eb tij \u201cpersona non grata\u201d nga qeveria amerikane \u201cp\u00ebr vepra korrupsioni q\u00eb minojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>Basha, nga i preferuari i Berish\u00ebs, \u201ebiri i tij politik\u201d u shnd\u00ebrrua brenda nat\u00ebs n\u00eb rivalin, q\u00eb duhej hequr, \u201csi i marr\u00eb peng nga kryeministri Rama\u201d. PD u nda n\u00eb dy grupime kund\u00ebrshtare, me nj\u00eb antagoniz\u00ebm q\u00eb sa erdhi dhe u thellua. Zgjedhjet e parakohshme, t\u00eb pjes\u00ebshme lokale n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, m\u00eb 6 mars treguan se grupimi i Berish\u00ebs kishte m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb baz\u00ebn e demokrat\u00ebve, sesa PD-ja zyrtare e Bash\u00ebs, e cila nuk fitoi asnj\u00eb bashki. Humbja solli at\u00eb q\u00eb nuk soll\u00ebn 7 muaj fushat\u00eb intensive e grupimit t\u00eb Berish\u00ebs: dor\u00ebheqjen e Bash\u00ebs, t\u00eb cilin grupimi i kryesuar nga Berisha e kishte shkarkuar q\u00eb n\u00eb dhjetorin e kaluar n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po a mjafton dor\u00ebheqja e Bash\u00ebs q\u00eb PD t\u00eb bashkohet? Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, analist i pavarur n\u00eb Tiran\u00eb, kryetar i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e konsideron t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>\u201cDor\u00ebheqja e Bash\u00ebs zhvler\u00ebson nj\u00eb hatu t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb ish-kryeministrit Berisha q\u00eb njihet si \u201eGrupi Rithemelues i PD. Por kjo dor\u00ebheqje nuk mjafton p\u00ebr zgjidhje t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb pala e ish-liderit historik t\u00eb PD, Berisha, q\u00ebllimisht nuk njeh\/anashkalon zanafill\u00ebn, shkakun e kriz\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi nga Basha i ish-kryeministrit Berisha, nga grupi parlamentar i demokrat\u00ebve si \u201enon grata,\u201d thekson p\u00ebr DW, Aleksand\u00ebr \u00c7ipa.<\/p>\n<p>T\u00eb mundsh\u00ebm dy skenar\u00eb<\/p>\n<p>Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e PD-s\u00eb thot\u00eb p\u00ebr DW se zhvillimet e pritshme n\u00eb PD mund t\u00eb ken\u00eb dy skenar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201eSkenari optimal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim i PD, bazuar n\u00eb vendimet e marra n\u00eb Kuvendin e Dhjetorit, por duke marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesat e arsyeshme t\u00eb grupimit t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb Bash\u00ebs. Skenari negativ \u00ebsht\u00eb q\u00eb drejtuesit e l\u00ebn\u00eb nga Basha t\u00eb frenojn\u00eb bashkimin duke paraqitur kushte t\u00eb pamundura, joparimore, t\u00eb mbajn\u00eb vul\u00ebn dhe logon e PD dhe t\u00eb caktojn\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale 2023 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb vot\u00ebn e opozit\u00ebs\u201d thot\u00eb p\u00ebr D\u00cb, Genc Pollo.<\/p>\n<p>Vendimet e Kuvendit t\u00eb Dhjetorit t\u00eb \u201cGrupimit t\u00eb Rithemelimit\u201d shkarkuan Bash\u00ebn dhe lidershipin e PD, q\u00eb tani po negocion p\u00ebr bashkim dhe nuk njohin si zanafill\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga grupi parlamentar i PD ,si \u201enon grata. Vet\u00eb ish kryeministri Berisha ka pohuar q\u00eb synon rikthimin tij n\u00eb krye t\u00eb PD.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb lidershipi i lypset PD?<\/p>\n<p>Ringritja e PD nis nga bashkimi i dy grupimeve dhe vijon me lidershipin e saj t\u00eb ri q\u00eb pritet t\u00eb zgjidhet n\u00eb maj. \u201cPD e tentoi rinovimin n\u00eb udh\u00ebheqje n\u00eb vitin 2013 me zgjedhjen e Bash\u00ebs kryetar. Rezultati \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb kemi par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb PD nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb qejf p\u00ebr eksperimente. An\u00ebtar\u00ebt e saj do t\u00eb vendosin me vot\u00ebn e tyre. Gjithsesi k\u00ebshillat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura sidomos kur vijn\u00eb nga votues e dashamir\u00ebs t\u00eb PD. Demokracia shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb efektivee cila luan plot\u00ebsisht rolin e kontrollit dhe balanc\u00ebs ndaj pushtetit qeveritar. Pa aksionin e ish-kryeministrit Berisha nga vjeshta e shkuar, do t\u00eb ishim me opozit\u00ebn m\u00eb mo\u00e7alore t\u00eb k\u00ebtyre tri dekadave,\u201d \u2013 thot\u00eb Genc Pollo.<\/p>\n<p>Baltosje e nd\u00ebrsjellt\u00eb, mosveprim i drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Situata r\u00ebndohet kur kihet parasysh q\u00eb pas shpalles \u201cpersona non grata\u201d t\u00eb ish-kryeministri Berisha, SHBA deklaruan q\u00eb nuk do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me PD e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebse ajo do t\u00eb drejtohet nga Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00eb muajt e p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb dyja grupimet kund\u00ebrshtare baltos\u00ebn me akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion nj\u00ebri-tjetrin. \u201cBaltosja \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb i pak\u00ebndsh\u00ebm i gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi faj\u00ebsimet ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pa prova e pa substance\u201d thot\u00eb Genc Pollo.<\/p>\n<p>Deri tani drejt\u00ebsia e re dhe Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit (SPAK) nuk kan\u00eb publikuar ndonj\u00eb rezultat nga ndonj\u00eb hetim potencial p\u00ebr k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e mbetur pa hetim dhe nd\u00ebshkim ligjor. Rastet homologe me Kroacin\u00eb, Rumanin\u00eb dhe rishtazi me Bullgarin\u00eb jan\u00eb mjaftueshm\u00ebrisht model p\u00ebr ndjekje nga drejt\u00ebsia shqiptare, por fatkeq\u00ebsisht kjo ende nuk ka mb\u00ebrritur tek ne. Dhe jo p\u00ebr faj t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, por p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb pandjer\u00eb shqiptare. Drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe pse ka nj\u00eb status tjet\u00ebr ligjor qysh prej 2016, nuk ka fituar dot kurajon ligjore dhe guximin p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebvepruar, kryesisht ndaj qeverisjes s\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb gjenerojn\u00eb abuzivisht me tranzicioin \u201cala shqiptar\u201d thot\u00eb Aleksand\u00ebr \u00c7ipa. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs, kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb ofron mund\u00ebsi p\u00ebr bashkimin e k\u00ebsaj partie. Po a mjafton dor\u00ebheqja e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebr\u00e7arjes dhe ringritur PD p\u00ebrmes bashkimit t\u00eb dy grupimeve rivale? Dor\u00ebheqja e Lulzim Bash\u00ebs nga posti i kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ofron mund\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":202558,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-246590","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246590"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246590\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}