{"id":246673,"date":"2022-03-26T13:51:07","date_gmt":"2022-03-26T12:51:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=246673"},"modified":"2022-03-26T13:51:07","modified_gmt":"2022-03-26T12:51:07","slug":"si-do-te-ringrihet-partia-demokratike-genc-pollo-flet-pas-vendimit-te-gjykates-bashkimi-pa-rezerva-i-te-gjitheve-eshte-parakusht-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-do-te-ringrihet-partia-demokratike-genc-pollo-flet-pas-vendimit-te-gjykates-bashkimi-pa-rezerva-i-te-gjitheve-eshte-parakusht-por\/","title":{"rendered":"\u201cSi do t\u00eb ringrihet Partia Demokratike\u201d, Genc Pollo flet pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs: Bashkimi pa rezerva i t\u00eb gjith\u00ebve \u00ebsht\u00eb parakusht, por \u2026"},"content":{"rendered":"<p>DW : A ka ardhur koha per nje lidership te ri ne PD qe nuk mbart gabime\/mangesi\/ stigmatizime negative nga e shkuara?<\/p>\n<p>Genc Pollo: Koncepti i rinovimit t\u00eb brezave n\u00eb parti e n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb i gabuar. P\u00ebrkundrazi ai \u00ebsht\u00eb natyror. Por varet se si e se ku, e se me k\u00eb b\u00ebhet. PD e tentoi nj\u00eb rinovim n\u00eb udh\u00ebheqje n\u00eb vitin 2013 me rezultatin q\u00eb kemi par\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb partia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb qejf p\u00ebr eksperimente. Koha e zhvillimet do e tregojn\u00eb se kur do t\u00eb kemi pro\u00e7ese te tilla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje se askush nuk flet p\u00ebr rinovim n\u00eb PS. Edi Rama \u00ebsht\u00eb aty n\u00eb nivele t\u00eb larta prej nj\u00eb\u00e7erek shekulli dhe kryetar prej 17 vitesh. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb post prej vitesh nuk votohet m\u00eb nga socialist\u00ebt pasi \u201cfiton zgjedhjet\u201d e pushtetit si\u00e7 na tregojn\u00eb p.sh. raportet e OSBE\/ODIHR dhe p\u00ebrgjimet e gazet\u00ebs Bild. Prandaj fokusimi aktual m\u00eb duket i nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>DW : A i vlen apo e demton ringritjen rikthimi i Berish\u00ebs si kryetar i PD?<\/p>\n<p>Genc Pollo: S\u00eb pari, an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike do e peshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje dhe do t\u2019i japin p\u00ebrgjigje me vot\u00ebn e tyre n\u00eb muajin maj. S\u00eb dyti, k\u00ebshillat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura sidomos kur vijn\u00eb nga votues e dashamir\u00ebs t\u00eb PD. S\u00eb treti, demokracia shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb efektive e cila luan plot\u00ebsisht rolin e kontrollit e balances ndaj pushtetit qeveritar. K\u00ebt\u00eb e sheh kushdo; madje po na e kujtojn\u00eb edhe zyrtar\u00ebt e Komisionit Europian, t\u00eb cil\u00ebt nuk para p\u00ebrzihen n\u00eb \u00e7\u00ebshtje partie. S\u00eb kat\u00ebrti pa aksionin e zotit Berisha q\u00eb nga vjeshta e shkuar, do t\u00eb ishim me opozit\u00ebn m\u00eb mo\u00e7alore t\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave. Sa thash\u00eb m\u00eb lart, mendoj se i jep p\u00ebrgjigje pyetjes tuaj.<\/p>\n<p>DW : Dy grupimet kundershtare ne PD kane baltosur rende njeri-tjetrin. Ku e shihni celesin qe ato te bashkohen?<\/p>\n<p>Genc Pollo: Baltosja \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb i pak\u00ebndsh\u00ebm i gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit. Mbase na ngush\u00ebllon fakti q\u00eb nuk jemi t\u00eb vetmit; edhe jasht\u00eb vendit. Partia Popullore spanjolle n\u00eb opozit\u00eb u p\u00ebrfshi s\u00eb fundmi nga rivaliteti midis kryetarit t\u00eb partis\u00eb dhe kryebashkiakut t\u00eb Madridit; madje pati akuza t\u00eb nd\u00ebrsjellta p\u00ebr korrupsion e tendera pandemie. N\u00eb vijim pasuan dor\u00ebheqjet pa kushte. Dhe nj\u00eb kongres p\u00ebrbashkues \u00ebsht\u00eb planifikuar n\u00eb prill. N\u00eb rastin e PD-s\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi faj\u00ebsimet ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme pa prova e pa substanc\u00eb. Por e ve\u00e7ant\u00eb duket \u00e7\u00ebshtja e Portit Durr\u00ebs q\u00eb duhet hulumtuar m\u00eb tej. Por megjithat\u00eb vlen prezumimi i pafajsis\u00eb si parim.<\/p>\n<p>DW : A prisni qe figura te PD me kontribute te spikatura, te nxjerra jashte nga Basha do te afrohen tanime per te vene ne sherbim te ringritjes pervojen, vokacionin politik nese nuk jane te stigmatizuar si t\u00eb perfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive?<\/p>\n<p>Genc Pollo: Jan\u00eb afruar shum\u00eb syresh nd\u00ebrkoh\u00eb. Besoj do t\u00eb aviten n\u00eb parti dhe do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb duan e q\u00eb munden. Procesi partiak i filluar n\u00eb 11 dhjetor e mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DW : A ka ardhur koha per nje lidership te ri ne PD qe nuk mbart gabime\/mangesi\/ stigmatizime negative nga e shkuara? Genc Pollo: Koncepti i rinovimit t\u00eb brezave n\u00eb parti e n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb i gabuar. P\u00ebrkundrazi ai \u00ebsht\u00eb natyror. Por varet se si e se ku, e se me k\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":246678,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-246673","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246673\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}