{"id":246686,"date":"2022-03-26T14:06:00","date_gmt":"2022-03-26T13:06:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=246686"},"modified":"2022-03-26T14:06:00","modified_gmt":"2022-03-26T13:06:00","slug":"rikthimi-i-berishes-a-mbaroi-me-turp-misioni-i-yuri-kim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rikthimi-i-berishes-a-mbaroi-me-turp-misioni-i-yuri-kim\/","title":{"rendered":"Rikthimi i Berish\u00ebs, a mbaroi me turp misioni i Yuri Kim?"},"content":{"rendered":"<p>Rikthimi i Sali Berish\u00ebs n\u00eb PD p\u00ebrpos ndryshimit t\u00eb ekuacionit p\u00ebr fatin e opozit\u00ebs, ka ngritur nj\u00eb pyetje t\u00eb madhe: a d\u00ebshtoi n\u00eb misionin e saj ambasadorja Yuri Kim?<\/p>\n<p>Q\u00eb kur lideri historik i PD, u shpall non grata nga Departamenti i Shtetit, kryediplomatja n\u00eb Tiran\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb qarta q\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb k\u00ebto tre piketa: \u201cdemokrat\u00ebt nuk mund t\u00eb han\u00eb bar\u00eb duke zgjedhur Berish\u00ebn\u201d, \u201cne njohim Bash\u00ebn si kryetar t\u00eb PD\u201d, \u201cne nuk i japim dor\u00ebn Sali Berish\u00ebs dhe as shkelim n\u00eb zyr\u00ebn e tij po u zgjodh n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, kushdo q\u00eb e njeh sadopak diplomacin\u00eb e kupton leht\u00ebsisht se k\u00ebto nuk jan\u00eb mesazhe q\u00eb ambasadorja Kim i ka artikuluar me kok\u00ebn e saj. Ato jan\u00eb t\u00eb miratuara nga DASH dhe me OK-ejin e epror\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb pikpyetje, k\u00ebtu nuk vihet sa e drejt\u00eb ka qen\u00eb politika amerikane, apo a ka qen\u00eb ajo e sakt\u00eb n\u00eb shpalljen non grata t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka gjithashtu n\u00ebse si\u00e7 pretendon Berisha, goditja ndaj tij u b\u00eb nga mekanizmat ekstra shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Xhorxh Sorosit, apo nga lobimi i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Le ti marrim k\u00ebto si t\u00eb mirqena dhe t\u00eb mos i diskutojm\u00eb si vendime t\u00eb administrat\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet ndaj Yuri Kim \u00ebsht\u00eb: a arriti ajo q\u00eb me eleganc\u00eb diplomatike dhe me forc\u00ebn e shtetit t\u00eb madh, ti zbatoj\u00eb detyrat q\u00eb iu dhan\u00eb nga shefat e saj?<\/p>\n<p>Pas dekretit t\u00eb sekkretarit Blinken ajo duhej ta nxirrte Berish\u00ebn nga politika. Ai u ringjall dhe u kthye n\u00eb rresht t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo predikoi mb\u00ebshtetjen ndaj nj\u00eb Bashe q\u00eb p\u00ebr interes t\u00eb vendit duhet t\u00eb bashk\u00ebpunonte me Ram\u00ebn. Ky i fundit u zhduk nga skena me dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Pra ajo e ka dreqosur misionin e saj pa diskutuar faktin n\u00ebse ai qe i drejt\u00eb apo i gabuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se ajo t\u00eb vinte k\u00ebmb\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur n\u00eb mikrokozmosin e elitave shqiptare kaq shum\u00eb kritika t\u00eb hapura ndaj politik\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike nuk ka arritur t\u00eb marr\u00eb kaq shum\u00eb vota sa \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d, n\u00eb zgjedhjet e 6 marsit, duke pasur kund\u00ebr ambasad\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte thirrje t\u00eb mos votohej p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk jan\u00eb publikuar sondazhe si ai i Barometrit t\u00eb Euronews, ku besimi ndaj BE-s\u00eb t\u00eb dal\u00eb dyfish m\u00eb i fort\u00eb se ai ndaj SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pse ka ndodhur kjo? Mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr interpretimet, mesazhet dhe loj\u00ebn e gabuar q\u00eb Yuri Kim ka shp\u00ebfqaur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi fitoren e Edi Ram\u00ebs ende pa u \u00e7ertifikuar rezultati, ajo q\u00eb u fotografua nga paparrazz\u00ebt n\u00eb jahte milioner\u00ebsh, ajo q\u00eb pozonte kudo me krenari me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb eksponent\u00ebsh t\u00eb rilindjes, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e publikut i njihte si sumbole t\u00eb korrupsionit, ajo q\u00eb dhe protestat xhenuine t\u00eb adoleshent\u00ebve p\u00ebr vrasjen e Klodian Rash\u00ebs ia faturoi ish pushtetar\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm, ajo q\u00eb nuk tha dot kurr\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar, q\u00eb shtypi bot\u00ebror e etiketoi si barbariz\u00ebm, ajo q\u00eb nuk foli kurr\u00eb p\u00ebr patronazhist\u00ebt dhe vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb 900 mij\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, ajo q\u00eb ndryshe nga BE e mb\u00ebshteti prishjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte garante vet\u00eb (duke i falur pushtetin Edi Ram\u00ebs), kur erdhi puna t\u00eb manovronte p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim vendimin e epror\u00ebve p\u00ebr nxjerrjen nga skena t\u00eb Berish\u00ebs, ishte tashm\u00eb e skicuar si e pabesueshme dhe si pal\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur k\u00ebto t\u00eb mos mjaftonin, ajo b\u00ebri gaf\u00ebn kolosale dhe me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb kur p\u00ebrdori nj\u00eb shprehje t\u00eb liderit komunist Enver Hoxha: \u201cDo hani bar\u201d, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcanuar demokrat\u00ebt q\u00eb t\u00eb ndaheshin nga lidri i tyre historik.<\/p>\n<p>M\u00eb tej para se t\u00eb nisej p\u00ebr pushime t\u00eb \u00ebmbla n\u00eb nj\u00eb rezort turistik n\u00eb Jug t\u00eb vendit, ajo shkroi nj\u00eb editorial p\u00ebr Panorama, ku jepte mesazhin se sezoni i ardhsh\u00ebm: \u201cDo t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb listat edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb kur t\u00eb kthehen n\u00eb Parlament, njer\u00ebzit t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Ky mesazh u interpretua nga Basha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij si ultimatumi amerikan p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe kur ish kryetari i PD e argumentoi aktin personal si t\u00eb nxitur nga SHBA dhe nga dosjet q\u00eb vet\u00ebm ai i kishte par\u00eb, Yuri Kim nuk e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb version.<\/p>\n<p>Ajo gjat\u00eb gjith\u00eb konfliktit t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebm n\u00eb PD luajti si pal\u00eb n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga vendi i saj, q\u00eb i ndalon diplomat\u00ebve p\u00ebrzierien n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brend\u00ebshme politike t\u00eb nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb pak t\u00eb nj\u00eb partie politike. Kulmin e arriti n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u201cFoltores\u201d kur mb\u00ebshtet\u00ebsit e Berish\u00ebs arrit\u00ebn t\u00eb mbledhin mbi 4200 firma legjitime p\u00ebr t\u00eb organizuar kongresin e shkarkimit t\u00eb Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje u parapri edhe nga p\u00ebrkrahja q\u00eb i b\u00ebri Berish\u00ebs nga ish shefi i sh\u00ebrbimeve sekrete amerikane, Richard Grenell, i cili hodhi posht\u00eb pretendimet se dosja p\u00ebr liderin historik t\u00eb demokrat\u00ebve kishte koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitej.<\/p>\n<p>Ai tha se deri n\u00eb momentin q\u00eb ai ka punuar n\u00eb administrat\u00eb, nuk kishte par\u00eb fakte komprometuese p\u00ebr Berish\u00ebn dhe se ai po goditej si pasoj\u00eb e lidhjeve lobuese t\u00eb George Sorosit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb neturalizuar k\u00ebto fitore t\u00eb dukshme t\u00eb njeriut q\u00eb ajo donte ta varroste, Znj. Kim k\u00ebrkoi me urgjenc\u00eb, n\u00eb 10 n\u00ebntor nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Top Channel.<\/p>\n<p>Ajo dha tre mesazhe arrogante: 1)Ne njohim p\u00ebr kryetar Lulzim Bash\u00ebn. 2) Nuk do kemi marr\u00ebdh\u00ebnie me PD-n\u00eb n\u00ebse fiton Berisha. 3) Grenelli nuk ka t\u00eb drejt\u00eb se dosja e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mbushur me fakte.<\/p>\n<p>Sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte, para Kuvendit t\u00eb 11 dhjetorit ajo pozoi n\u00eb mediat sociale me nj\u00eb foto plot n\u00ebntekst.<\/p>\n<p>Ajo u shfaq n\u00eb llogarin\u00eb e saj me romanin e Heminguejit: \u201cP\u00ebr k\u00eb bien k\u00ebmbanat\u201d, t\u00eb cil\u00ebn mediat pro Ram\u00ebs e interpretuan me kuptimin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, k\u00ebmbanat po binin p\u00ebr Bash\u00ebn ndryshe nga \u00e7\u2019pretendonte Yuri Kim. Por ajo u soll sikur nuk e kuptonte k\u00ebt\u00eb edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e pjeshme lokale t\u00eb 6 marsit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh pas nj\u00eb vizite n\u00eb Shkod\u00ebr, ajo i b\u00ebri thirrje zgjedhj\u00ebsve t\u00eb mos votonin p\u00ebr kandidat\u00ebt e mb\u00ebshtetur nga Berisha.<\/p>\n<p>\u201cPyetje p\u00ebr kandidat\u00ebt: N\u00ebse sponsori juaj kryesor \u00ebsht\u00eb dikush i caktuar nga SHBA p\u00ebr korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs, \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht po u premtoni votuesve?<\/p>\n<p>Kush do t\u2019ju drejtoj\u00eb n\u00ebse fitoni dhe \u00e7far\u00eb do t\u2019i detyroheni atyre?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin shqiptar\u00ebt? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin SHBA?\u201d<\/p>\n<p>Rezultatin e 6 marsit tani e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i nxori bllof q\u00ebndrimet e ambasadores, e cila b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb t\u00eb gabuar, irritoi me \u00e7\u2019do deklarat\u00eb dhe kalkuloi keq n\u00eb \u00e7\u2019do llogari.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pafuqis\u00eb s\u00eb saj, imazhi i vendit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb kaq shum\u00eb n\u00eb pikpyetje mes shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Natyrisht, p\u00ebr sa koh\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ajo ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje nga qendra e saj.<\/p>\n<p>Kur Berisha e sulmoi personalisht nga kuvendi i 11 dhjetorit, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit t\u00eb Shtetit Ned Price tha se \u201cUashingtoni \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mb\u00ebshtetje i dha edhe Gabriel Escobar gjat\u00eb vizitave q\u00eb b\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, Yuri Kim do t\u00eb mbetet nj\u00eb nga kruediplomatet m\u00eb t\u00eb dobta q\u00eb vendi i saj i madh ka d\u00ebrguar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb l\u00ebr\u00eb pas vetes nj\u00eb shije t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Broschardit, sepse e krisi n\u00eb syt\u00eb e publikut p\u00ebrfytyrimin q\u00eb ekzistonte p\u00ebr forc\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb e SHBA-s\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rikthimi i Sali Berish\u00ebs n\u00eb PD p\u00ebrpos ndryshimit t\u00eb ekuacionit p\u00ebr fatin e opozit\u00ebs, ka ngritur nj\u00eb pyetje t\u00eb madhe: a d\u00ebshtoi n\u00eb misionin e saj ambasadorja Yuri Kim? Q\u00eb kur lideri historik i PD, u shpall non grata nga Departamenti i Shtetit, kryediplomatja n\u00eb Tiran\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb qarta q\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":246689,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-246686","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246686\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}