{"id":248235,"date":"2022-04-01T17:52:39","date_gmt":"2022-04-01T15:52:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=248235"},"modified":"2022-04-01T17:52:39","modified_gmt":"2022-04-01T15:52:39","slug":"doktor-thuaju-te-pushojne-zbardhen-debatet-ne-mbledhjen-e-pd-bardhi-nxehet-me-vokshin-pusho-albana-spo-flet-njeri-me-ty-berisha-ne-partine-time-slejohet-asku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/doktor-thuaju-te-pushojne-zbardhen-debatet-ne-mbledhjen-e-pd-bardhi-nxehet-me-vokshin-pusho-albana-spo-flet-njeri-me-ty-berisha-ne-partine-time-slejohet-asku\/","title":{"rendered":"\u201cDoktor, thuaju t\u00eb pushojn\u00eb\u201d, zbardhen debatet n\u00eb mbledhjen e PD, Bardhi nxehet me Vokshin: Pusho Albana, s\u2019po flet njeri me ty! Berisha: N\u00eb partin\u00eb time s\u2019lejohet askush\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme Sali Berisha u rikthye t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, pas p\u00ebrjashtimit nga Lulzim Basha n\u00eb 9 Shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Mbledhja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate pas mb\u00ebrritjes s\u00eb ish-kryeministrit, pasi Alibeaj i ka kujtuar atij se nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Parlamentar, por menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga deputet\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtesin Berish\u00ebsn, Bylykbashi, Vokshi, Noka e Shehu. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deputeti Dahsnor Sula i ka k\u00ebrkuar Berish\u00ebs q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb pushonin ata q\u00eb b\u00ebnin sikur po e mbronin.<\/p>\n<p>Sipas burimeve t\u00eb Panorama.al, Berisha ka deklaruar n\u00eb mbledhje se vendimi p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij ishte nj\u00eb vendim individual i Lulzim Bash\u00ebs, t\u00eb cilit ia k\u00ebrkoi ambasadorja e SHBA-s\u00eb. Por ish-kryeministri shtoi se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb asnj\u00eb q\u00eb s\u2019ka lidhje me partin\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb kush p\u00ebrjashtohet dhe kush mund t\u00eb jet\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb momenti kur po fliste Berisha, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nga Gazment Bardhi, por ka nd\u00ebrhyr\u00eb Albana vokshi p\u00ebr t\u2019 i th\u00ebn\u00eb ish-Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm se po fliste doktori dhe duhej t\u00eb heshte. Ky ka qen\u00eb momenti q\u00eb ka nxehur Bardhin, i cili i \u00ebhst\u00eb drejtuar Voppkshit me fjal\u00ebt \u201cPusho Albana, nuk po flet njeri me ty\u201d.<\/p>\n<p>Debati i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj, ora 9:00: Arbi, shiko n\u00ebse \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar kuorumi?<\/p>\n<p>Agalliu, sekretari i grupit, num\u00ebron deputet\u00ebt dhe konfirmon plot\u00ebsimin e kuorumit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk kishte ardhur Sali Berisha.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Besoj e keni kuptuar q\u00eb n\u00eb grup jemi t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e PD-s\u00eb, edhe ata t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb larguar pas atyre ngjarjeve q\u00eb ndodhen n\u00eb PD. Si fillim do t\u00eb flasim p\u00ebr rendin e dit\u00ebs. Sot kemi n\u00eb rend dite incenerator\u00ebt dhe duhet t\u00eb flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb.<\/p>\n<p>Albana Vokshi: Ne (deputet\u00ebt e p\u00ebrjashtuar) nuk jemi njoftuar p\u00ebr mbledhjen e sotme t\u00eb grupit.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Jeni telefonuar pasi, si\u00e7 e dini, nuk jeni te grupi i komunikimit n\u00eb \u201cWhatsApp\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, n\u00eb mbledhje hyn Sali Berisha.<\/p>\n<p>Enkelejd ALibeaj: Eja doktor. Ishim duke folur p\u00ebr rendin e dit\u00ebs por meq\u00eb erdh\u00ebt\u2026 Ju doktor nuk jeni pjes\u00eb e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb 9 shtator dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve dhe diskutimeve, ju nuk jeni pjes\u00eb e Grupit t\u00eb PD-s\u00eb. N\u00eb Parlament ju nuk jeni regjistruar asnj\u00ebher\u00eb si pjes\u00eb e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ne nuk mund t\u2019i kthehemi edhe nj\u00eb her\u00eb vendimit t\u00eb 9 shtatorit.<\/p>\n<p>Flamur Noka: O zot\u00ebri, po nuk ke ti kompetenc\u00eb t\u00eb thuash kush do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar e kush jo. Mos fol ti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Blinken e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Albana Vokshi: Ti ke t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm ta moderosh mbledhjen.<\/p>\n<p>Oerd Bylykbashi: Vendimet tuaja ishin t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Sali Berisha: Ti nuk njeh realitetin z. Alibeaj. Neve na ka kthyer Kuvendi i 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit. Ai q\u00eb e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, ai q\u00eb e mori vendimin e 9 shtatorit ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, sepse e mori nj\u00eb vendim individual dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e pagoi me dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Ju duhet t\u00eb dini edhe realitetin tjet\u00ebr. Ju i jeni futur nj\u00eb beteje me Sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe kjo i d\u00ebmton demokrat\u00ebt. Ajo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb jotja\u2026<\/p>\n<p>Dashnor Sula: E para, secili q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn duhet t\u00eb d\u00ebgjohet nga fillimi deri n\u00eb fund nga Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb. E dyta, nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr britma, as p\u00ebr ngritje z\u00ebri. Respekt p\u00ebr secilin koleg, por as na frik\u00ebson, as na impresionon njeri. (I drejtohet doktorit) Doktor, thuaju t\u00eb pushojn\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb duken sikur t\u00eb dalin n\u00eb mbrojtje ty, se nuk ke nevoje ti p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>Albana Vokshi: E realizuat skenarin? E realizuat?<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: \u00c7far\u00eb skenari thua moj Albana? Cfar\u00eb skenari?<\/p>\n<p>Albana Vokshi: Ja pra kjo q\u00eb po b\u00ebni tani, ky \u00ebsht\u00eb skenari juaj q\u00eb keni planifikuar para se t\u00eb vini k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: Po \u00e7far\u00eb skenari? Ne jemi k\u00ebtu, ti thua skenari, nuk e thirr\u00ebm ne Sali Berish\u00ebn n\u00eb mbledhje. Turp t\u00eb t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb thua.<\/p>\n<p>Sali Berisha: Me qet\u00ebsi, ju lutem, me qet\u00ebsi. Vendimi i 9 shtatorit ishte nj\u00eb vendim individual i Bash\u00ebs, ishte nj\u00eb vendim individual i Bash\u00ebs q\u00eb, si\u00e7 deklaroi, iu k\u00ebrkua nga ambasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e partis\u00eb sime. N\u00eb partin\u00eb time nuk mund t\u00eb lejohet askush q\u00eb s\u2019ka lidhje me partin\u00eb t\u00eb vendos\u00eb kush p\u00ebrjashtohet dhe kush mund t\u00eb jet\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Ne duhet ta nd\u00ebrpresim mbledhjen tani se ora po shkon 10 pa nj\u00eb \u00e7erek dhe duhet t\u00eb respektojm\u00eb institucionet.<\/p>\n<p>Sali Berisha: Jo, ne duhet t\u00eb flasim, sepse ti, z. Alibeaj, nuk duhet t\u00eb jesh n\u00eb at\u00eb pozicion. Ti ke tejkaluar kompetencat e postit t\u00ebnd. 6 marsi mua m\u00eb nxori fitues. Nuk e shes sovranitetin e vendit. Guvernator\u00ebt nuk i pyesje n\u00eb drejtimin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: Ti doktor shkarkove edhe K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, na shkarkove t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Albana Vokshi: Gazi, se po flet doktori, pse \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar?<\/p>\n<p>Gazment Bardhi: Pusho Albana, nuk po flet njeri me ty.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Doktor, un\u00eb nuk i kaloj asnj\u00ebher\u00eb kompetencat dhe ju e dini mir\u00eb. E dini mir\u00eb q\u00eb edhe kur kam qen\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, nuk i kam kaluar kompetencat. Un\u00eb do t\u00eb \u00e7ohem, se do t\u00eb shkoj n\u00eb seanc\u00eb dhe, n\u00ebse duhet t\u00eb diskutohet p\u00ebrs\u00ebri, e mbledhim grupin, do t\u00eb vendosim dhe do ta mbledhim pasi ta diskutoj\u00eb kryesia e Grupit Parlamentar.<\/p>\n<p>Tritan Shehu: Mos ik se duam t\u00eb flasim edhe ne t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Jo, duhet t\u00eb respektojm\u00eb institucionin, duhet t\u00eb flasim edhe p\u00ebr incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Albana Vokshi: Lu\u00e7iano, mund ta drejtosh ti vazhdimin e mbledhjes s\u00eb grupit.<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: Vazhdojm\u00eb mbledhjen duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe nj\u00eb orar p\u00ebr takimin e radh\u00ebs t\u00eb Grupit Parlamentar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyjn\u00eb deputet\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive duke i k\u00ebrkuar n\u00ebnkryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar q\u00eb t\u00eb mos vijoj\u00eb mbledhjen, pasi kryetari i grupit, Alibeaj, deklaroi mbylljen e mbledhjes.<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: M\u00eb vjen keq q\u00eb reaguat k\u00ebshtu, ideja ishte q\u00eb t\u00eb caktojm\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs. Por megjithat\u00eb, po mblidhemi ne, kryesia e grupit, dhe vendosim.<\/p>\n<p>Flamur Noka: Ta marr\u00eb Salianji drejtimin e mbledhjes.<\/p>\n<p>Ervin Salianji: Si n\u00ebnkryetar grupi, s\u2019kam asnj\u00eb informacion as p\u00ebr negociatat, as q\u00eb n\u00eb mbledhje do t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb, ky diskutim \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme Sali Berisha u rikthye t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, pas p\u00ebrjashtimit nga Lulzim Basha n\u00eb 9 Shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Mbledhja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate pas mb\u00ebrritjes s\u00eb ish-kryeministrit, pasi Alibeaj i ka kujtuar atij se nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":248236,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-248235","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248235\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}