{"id":248348,"date":"2022-04-02T14:31:50","date_gmt":"2022-04-02T12:31:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=248348"},"modified":"2022-04-02T14:31:50","modified_gmt":"2022-04-02T12:31:50","slug":"mbi-nacionalizmin-dhe-religjionin-ne-europen-post-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mbi-nacionalizmin-dhe-religjionin-ne-europen-post-komuniste\/","title":{"rendered":"Mbi nacionalizmin dhe religjionin n\u00eb Europ\u00ebn post-komuniste"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ermir Gjinishi\/<\/p>\n<p>Shumica e qasjeve sociologjike mbi nacionalizmin dhe identitetin komb\u00ebtar bazohen vet\u00ebm n\u00eb dy dimensione themelore, ato etnike dhe politike, nd\u00ebrsa tezat moderniste marrin n\u00eb konsiderat\u00eb gjithashtu dimensionin kulturor dhe fetar. Nacionalizmi modern dhe identiteti komb\u00ebtar p\u00ebrmbajn\u00eb kombinime t\u00eb ndryshme t\u00eb komponent\u00ebve etnik\u00eb e civil si dhe atyre laik\u00eb e fetar\u00eb. Prandaj p\u00ebr t\u00eb trajtuar diferencat midis tipologjis\u00eb s\u00eb nacionalizmit politiko-civil unifikues t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe atij etno-kulturor ndar\u00ebs t\u00eb Europ\u00ebs Lindore, analiza duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb specifikisht element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb nacionalizmit dhe identiteteve kolektive,si proces historik n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme europiane.<\/p>\n<p>Sipas historianit gjerman Jurgen Osterhammel shtetet e m\u00ebdha perandorake europiane, p\u00ebrgjat\u00eb proceseve komb-formuese n\u00eb shekujt XIX-XX, kombinuan misionet civilizuese si pjes\u00eb e nd\u00ebrtimit kulturor dhe homogjenizimit t\u00eb vet\u00eb k\u00ebtyre shteteve. Komponent kryesor n\u00eb k\u00ebto procese ishte dhe feja. N\u00eb Britanin\u00eb e Madhe ishte Protestantizmi Anglikan dhe Metodist, n\u00eb Franc\u00eb Katolicizmi dhe Republikanizmi i laicizuar, n\u00eb Gjermani Protestantizmi Luterian, n\u00eb Austri Katolicizmi, n\u00eb Rusi Krishterimi Ortodoks, dhe n\u00eb Perandotin\u00eb Osmane ishte Islami sunit.<\/p>\n<p>Perandoria Cariste me zgjerimin kolonial t\u00eb saj n\u00eb Azin\u00eb Qendrore dhe Lindoregjat\u00eb shekullit XVI-t\u00eb, form\u00ebsoi perandorin\u00eb e saj multietnike n\u00ebn sundimin e etnis\u00eb ruse dhe Kish\u00ebs Ortodokse. M\u00eb pas, revolucioni bolshevik e shnd\u00ebrroi at\u00eb n\u00eb Perandori Sovjetike, e cila e zgjeroi edhe m\u00eb tej shtrirjen n\u00ebp\u00ebrmjet forcimit t\u00eb politikave nacionaliste ruseduke p\u00ebrgatitur k\u00ebshtu terrenin p\u00ebr nj\u00eb perandori Euro-Aziatike t\u00eb mbizot\u00ebruar nga Rusia. Lidhja cezaro-papiste u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb ideokraci laike, e cila nj\u00ebherazi persekutoi dhe strehoi Krishterimin Ortodoks deri n\u00eb Luft\u00ebn e II-t\u00eb Bot\u00ebrore. Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik, nacionalizmi rus nd\u00ebrthuret me ringjalljen e Krishterimit Ortodoks n\u00eb shoq\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rikonstituimin e rolit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb shtet dhe politik\u00eb, ndikimin e saj mbi nacionalizmin dhe identitetin komb\u00ebtar rus, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje me element\u00eb komunisto-laik. Idet\u00eb e rikthimit t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb dikurshme rizgjohen brenda k\u00ebtij projeksioni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb diskriminimit dikotomik etni-fe t\u00eb pakicave jasht\u00eb rusis\u00eb s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tranzicionitn\u00eb republikat e shpallura t\u00eb ish-Bashkimit Sovjetikpati nj\u00eb ringjallje paralele t\u00eb nacionalizmit dhe fes\u00eb, si entitete t\u00eb shtypura p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme.Trajtat e k\u00ebtij nacionalizmi periferik u form\u00ebsuan nga trash\u00ebgimia e jashtme perandorake dhe p\u00ebrb\u00ebrja e brendshme etnike dhe fetare.Dominimi i gjat\u00eb historik perandorak, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shteteve sovrane me institucione politike shoq\u00ebrore dhe fetare t\u00eb pavarura, forcoi korniz\u00ebn e nacionalizmit fetaro-etnik. Kjo situat\u00eb shoq\u00ebroi thuajse t\u00eb gjitha shtetet e ish bllokut komunist t\u00eb lindjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Cekosllavakia, pas transformimeve post-komuniste u nda n\u00eb dy republika, at\u00eb Ceke dhe Sllovake. Divergjencat fetare luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndarje n\u00eb t\u00eb dyja rastet. Q\u00ebndresa anti-habsburge e nacionalizmit Cekosllovak p\u00ebrb\u00ebhej nga dy boshte kryesore: atij liberal Husit dominues dhe pjes\u00ebs etno-sllovake katolike. Kjo u reflektua n\u00ebkonfigurimin e dy identiteteve paralele me tregues t\u00eb ndrysh\u00ebm.\u00a0 Identitetin komb\u00ebtar me shekullariz\u00ebm t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Cekis\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar religjioz katolik Sllovak.<\/p>\n<p>Edhe Polonia e arriti pavar\u00ebsin\u00eb e saj komb\u00ebtare pas Luft\u00ebs I-r\u00eb Bot\u00ebrore. Ajo rifitoi sovranitetin vet\u00ebm pas transformimeve post-komuniste. Nacionalizmi polak, me nj\u00eb histori t\u00eb dob\u00ebt shtetformimi dhe nacionalizmi, u pozicionua kund\u00ebr institucioneve politike t\u00eb imponuara nga jasht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vakum, kleri katolik luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit dhe nacionalizmit polak p\u00ebrgjat\u00eb shekujve XIX dhe XX. Ky rol u forcua m\u00eb tej n\u00eb periudh\u00ebn komuniste dhe shpjegon katolicizmin e fort\u00eb n\u00eb Polonin\u00eb post-komuniste, megjith\u00ebse n\u00eb dit\u00ebt e sotme roli i tij po dob\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Rumania e pavarur u cop\u00ebtua p\u00ebr shkak t\u00eb ndasive t\u00eb brendshme rajonale dhe etno-fetare. Kisha Ortodokse Rumune, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishin m\u00eb shum\u00eb se 2\/3 e popullsis\u00eb, megjith\u00ebse n\u00eb konkurenc\u00eb me pakicat Katolike dhe Protestante, nuk arriti t\u00eb materializonte pretendimin e saj si thelbi i identitetit komb\u00ebtar Rumun. N\u00eb periudh\u00ebn komuniste presionet nga shteti u orientuan kryesisht kund\u00ebr pakicave etniko-fetare, nd\u00ebrsa Krishterimi Ortodoks u p\u00ebrshtat me nacionalizmin komunist. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste, Polonia u p\u00ebrball shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me ringjalljen e feve t\u00eb pakicave sesa me Krishterimin Ortodoks. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, dominimi laiko-ortodoks n\u00eb identitetin komb\u00ebtar Rumun u kthye n\u00eb objekt kontestimi nga pakicat fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb Veri-Lindje t\u00eb Europ\u00ebs Q\u00ebndrore p\u00ebrb\u00ebrja fetaro-laike e nacionalizmitperiferik ishte n\u00eb kontrast me vendet e Evrop\u00ebs Lindore. Ai bazohej n\u00eb dominimin protestant, trash\u00ebgimin\u00eb Cariste dhe Sovjetike. Shumica e vendeve veriore periferike si Finlanda dhe shtetet baltike p\u00ebrve\u00e7 Lituanis\u00eb u kthyen n\u00eb Protestantiz\u00ebm Luterian p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb Suedis\u00eb dhe Rusis\u00eb. Protestantizmi kontribuoi n\u00eb forcimin e kontureve t\u00eb etnogjenez\u00ebs. P\u00ebr shtetet baltike, pavar\u00ebsia komb\u00ebtare u rifitua vet\u00ebm me shp\u00ebrb\u00ebrjen e Bashkimit Sovjetik, Protestantizmi vazhdoi t\u00eb ishte n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb etno-nacionalizmit t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, dhe s\u00eb bashku me orientimin shtet\u00ebror, kontribuoi n\u00eb privatizimin e fes\u00eb dhe proceset modernizuese.<\/p>\n<p>N\u00eb Estonin\u00eb dhe Letonin\u00eb post-komuniste, ndikimi i elementeve shekullare n\u00eb identitetin komb\u00ebtar ishte i fort\u00eb, por ato u kund\u00ebrshtuan nga ringjallja Luterane dhe pakicat ruse t\u00eb Krishterimit Ortodoks. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00eb Lituanin\u00eb Katolike post-komuniste elementi ortodoks shfaqet m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nd\u00ebrsa ndikimi katolik n\u00eb identitetin komb\u00ebtar mbetet i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Ndikimet perandorake pat\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin e shtet- kombit Ukrainas n\u00eb fillim t\u00eb shek XX.\u00a0 Fillimisht n\u00eb Ukrain\u00ebn Per\u00ebndimore, dhe m\u00eb von\u00eb at\u00eb Lindore, u shfaq nj\u00eb sens i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr formimin e nj\u00eb kombi t\u00eb pavarur ukrainas bazuar n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ortodoksin\u00eb greke n\u00eb Ukrain\u00ebn Per\u00ebndimore, dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb ortodoksi autonome n\u00eb Ukrain\u00ebn Lindore p\u00ebrkundrejt ortodoksis\u00eb perandorake ruse. Ukraina e sotme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhumbur n\u00eb ndarjet e forta fetaro-etnike midis pjes\u00ebs Per\u00ebndimore dhe Lindore, me prezenc\u00eb t\u00eb rrymave p\u00ebr pavar\u00ebsi komb\u00ebtare dhe atyre pro-ruse.<\/p>\n<p>Kaukazi u formua n\u00ebn ndikimin konfliktual perandorak t\u00eb Perandorive Romako-Bizantine, Persiane, Osmane, Cariste, Bashkimit Sovjetik, Turqis\u00eb moderne dhe Iranit, si nj\u00eb territor me gjuh\u00eb, fe dhe grupe etnike t\u00eb ndryshme. Grupet etnike t\u00eb mb\u00ebshtetura nga identitet fetare iu kund\u00ebrvun\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb rivalitetin etno-komb\u00ebtar. Kjo situat\u00eb mbeti karakteristike n\u00eb konfliktet etnike n\u00eb Kaukazin post-sovjetik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermir Gjinishi\/ Shumica e qasjeve sociologjike mbi nacionalizmin dhe identitetin komb\u00ebtar bazohen vet\u00ebm n\u00eb dy dimensione themelore, ato etnike dhe politike, nd\u00ebrsa tezat moderniste marrin n\u00eb konsiderat\u00eb gjithashtu dimensionin kulturor dhe fetar. Nacionalizmi modern dhe identiteti komb\u00ebtar p\u00ebrmbajn\u00eb kombinime t\u00eb ndryshme t\u00eb komponent\u00ebve etnik\u00eb e civil si dhe atyre laik\u00eb e fetar\u00eb. Prandaj p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":248349,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-248348","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248348"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248348\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}