{"id":248494,"date":"2022-04-03T11:10:14","date_gmt":"2022-04-03T09:10:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=248494"},"modified":"2022-04-03T11:10:14","modified_gmt":"2022-04-03T09:10:14","slug":"serbia-mban-sot-zgjedhjet-presidenciale-dhe-parlamentare-ne-gare-dhe-dy-parti-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/serbia-mban-sot-zgjedhjet-presidenciale-dhe-parlamentare-ne-gare-dhe-dy-parti-shqiptare\/","title":{"rendered":"Serbia mban sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, n\u00eb gar\u00eb dhe dy parti shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Votuesit n\u00eb Serbi sot votojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Votuesit m\u00eb 3 prill po ashtu do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat, Partia P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet t\u00eb dominoj\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht po mbahen zgjedhjet lokale p\u00ebr disa komuna, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr kryeqytetin serb, Beogradin.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare serbe marrin pjes\u00eb edhe partit\u00eb shqiptare, t\u00eb cilat do t\u00eb garojn\u00eb me dy lista: Koalicioni i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare \u2013 me gjithsej 20 kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet pasi fitoi mandatin e par\u00eb si president, Vu\u00e7i\u00e7 vazhdon t\u00eb jet\u00eb forca dominuese n\u00eb Serbi, duke predikuar paqe dhe stabilitet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Evropa po p\u00ebrballet me konfliktin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por, kritik\u00ebt e tij thon\u00eb se ai ka rritur kontrollin e pushtetit p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb mediave dhe Qeveris\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb saq\u00eb muajin e kaluar, tregoi se 43 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve u shpreh\u00ebn se nuk besonin se zgjedhjet e 3 prillit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira apo fer.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet e fundit, partia n\u00eb pushtet Partia P\u00ebrparimtare Serbe ka cenuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb drejtat politike dhe lirit\u00eb civile, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, mbi opozit\u00ebn dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile\u201d, tha Freedom House n\u00eb vler\u00ebsimin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr Serbin\u00eb, duke e renditur shtetin n\u00eb vendin e 62-t\u00eb nga 100 shtete n\u00eb indeksin e liris\u00eb p\u00ebr vitin 2021.<\/p>\n<p>Sfiduesi kryesor i Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb ish-shefi i ushtris\u00eb Zdravko Ponosh \u2013 nj\u00eb gjeneral n\u00eb pension, q\u00eb doli si befasi si kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Ponosh, 60 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb \u201ckandidat i qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe duket se opozita d\u00ebshironte t\u00eb gjente nj\u00eb person i cili do t\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb kandidat i mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb konsiderohet n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Serbi, q\u00eb anon nga e djathta\u201d, tha Bojan Klacar, drejtor menaxhues i agjencis\u00eb s\u00eb sondazheve Qendra p\u00ebr Zgjedhje t\u00eb Lira dhe Demokraci.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duket se serb\u00ebt kan\u00eb pak gjasa q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb udh\u00ebheqjes, sa i p\u00ebrket postit t\u00eb presidentit, apo edhe n\u00eb nivelin legjislativ edhe pse Qeveria muajt e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb polemikash.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sondazh i Institutit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane, me seli n\u00eb Beograd, ka parashikuar se Vu\u00e7i\u00e7 do t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb rundin e par\u00eb duke marr\u00eb 60 p\u00ebr qind t\u00eb votave dhe Ponosh do t\u00eb dal\u00eb i dyti me 18 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Dhe sipas sondazhit t\u00eb k\u00ebtij instituti, Parlamenti i ri \u2013 q\u00eb ka 250 ul\u00ebse \u2013 me gjas\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga kat\u00ebr ose pes\u00eb parti: SNS n\u00eb pushtet me 57 p\u00ebr qind, Serbia e Bashkuar me 19 p\u00ebr qind, Partia Socialiste e Serbis\u00eb me 6.6 p\u00ebr qind, Moramo (Ne duhet) me 5.7 p\u00ebr qind. Nd\u00ebrkaq, koalicioni NADA (Shpresa) sipas sondazhit, do t\u00eb jet\u00eb rreth pragut t\u00eb 3 p\u00ebrqind\u00ebshit, dhe kjo parti mund ta kaloj\u00eb pragun dhe t\u00eb futet n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Taktikat e opozit\u00ebs serbe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb relevante s\u00ebrish<\/p>\n<p>Nj\u00eb rezultat i till\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb fitore e madhe p\u00ebr SNS pasi do t\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb kjo parti do t\u00eb merrte mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e Serbis\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote kan\u00eb 6.5 milion\u00eb votues. Vendvotimet hapen n\u00eb or\u00ebn 07:00 dhe do t\u00eb mbyllen n\u00eb or\u00ebn 20:00.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, me shtet\u00ebsi t\u00eb dyfishte do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb komunat brenda Serbis\u00eb, pasi Qeveria e Kosov\u00ebs nuk lejoi q\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb mbahen brenda territorit t\u00eb shtetit. Kosova tha se i kishte k\u00ebrkuar Serbis\u00eb q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonte k\u00ebrkes\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve, por Beogradi nuk pranoi.<\/p>\n<p>Shtetet e Quint-it kishin shprehur \u201czhg\u00ebnjim t\u00eb madh\u201d me vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr moslejimin e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve serbe.\/ REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Votuesit n\u00eb Serbi sot votojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7. Votuesit m\u00eb 3 prill po ashtu do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat, Partia P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet t\u00eb dominoj\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht po mbahen zgjedhjet lokale p\u00ebr disa komuna, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr kryeqytetin serb, Beogradin. N\u00eb zgjedhjet parlamentare serbe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":248495,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,3373],"tags":[],"class_list":{"0":"post-248494","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-rajon"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248494\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}