{"id":249644,"date":"2022-04-07T18:59:11","date_gmt":"2022-04-07T16:59:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=249644"},"modified":"2022-04-07T18:59:11","modified_gmt":"2022-04-07T16:59:11","slug":"kryeministri-ndeshkon-gazetaren-se-ajo-ben-pyetje-nga-jeta-dedja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryeministri-ndeshkon-gazetaren-se-ajo-ben-pyetje-nga-jeta-dedja\/","title":{"rendered":"Kryeministri nd\u00ebshkon gazetaren se ajo\u2026 b\u00ebn pyetje! &#8211; Nga Jeta Dedja"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jeta Dedja<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb qytetar sheh kryeministrin n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb avion apo n\u00eb nj\u00eb restorant, a i ndalohet t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pyetje apo disa pyetje?<\/p>\n<p>Un\u00eb them se jo. Kryeministri, n\u00eb nj\u00eb vend demokratik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit dhe e ka jo vet\u00ebm detyrim ligjor t\u00eb p\u00ebrgjigjet, por edhe moral.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb jen\u00eb pyetjet t\u00eb kuruara bukur kur i drejtohen kryeministrit apo \u00e7do pyetje \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se edhe pyetjet e formuluara rr\u00ebmujsh\u00ebm nga qytetari pa p\u00ebrvoj\u00eb gazetarie, do duhet t\u00eb marrin v\u00ebmendjen dhe respektin e kryeministrit.<\/p>\n<p>Po n\u00ebse kryeministri pyetet prej nj\u00eb gazetareje, a duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjes? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i ligjsh\u00ebm, transparent dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut, do duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet \u00e7do lloj pyetjeje. Mund edhe t\u00eb refuzoj\u00eb, por s\u00ebrish duhet ta artikuloj\u00eb n\u00eb mikrofonin e gazetares q\u00eb refuzon t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjes.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ka frik\u00eb nga gazetaria. Ka frik\u00eb nga pyetjet jasht\u00eb skenarit. Ka frik\u00eb t\u00eb shfaqet jointeligjent, pa p\u00ebrgjigje. Pyetjet e gazetares Ambrozia Meta, i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb imazhin dhe vet\u00ebkontrollin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai e nd\u00ebshkon at\u00eb me 60 dit\u00eb riedukim.<\/p>\n<p>Si e mori k\u00ebt\u00eb vendim kryeministri?<\/p>\n<p>Duke thithur flegrat e hund\u00ebs, marr\u00eb frym\u00eb thell\u00eb, tundur leht\u00eb trupin majtas e djathtas, rrotulluar syt\u00eb dhe p\u00ebrgatitur goj\u00ebn me disa shtr\u00ebngime e lirime nofulle, Rama b\u00ebhet gati t\u00eb mbaj\u00eb fjal\u00ebn e rastit, por hej, ai ndeshet me pyetje trazova\u00e7e. (kliko k\u00ebtu n\u00ebse je kurioz\/e p\u00ebr ta par\u00eb reagimin)<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, kaq u desh q\u00eb t\u00eb frustrohej kryeministri yn\u00eb, (ndoshta edhe shiu b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn). N\u00ebn efektin e emocioneve negative q\u00eb gjeneruan disa pyetje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb gazetares, kryeministri e humbi toruan sepse iu c\u00ebnua autoriteti. Gazetarja nuk po e linte t\u2019u shmangej pyetjeve q\u00eb nuk i p\u00eblqenin. Gazetarja Meta po insistonte t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje, ajo nuk po shfaqte admirim dhe as empati p\u00ebr kryeministrin q\u00eb po rrinte pa \u00e7ad\u00ebr n\u00eb mes dhjetra mikrofon\u00ebve. Pse moj Ambrozia kaq e pandjeshme ti?! Kryeministri u zem\u00ebrua, se nj\u00eb gazetare, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr zonjush\u00eb, nuk po impresionohej nga madh\u00ebshtia e tij.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryeminstri q\u00eb ti tregoj\u00eb vendin k\u00ebsaj gazetareje \u201ct\u00eb paedukuar\u201d?<\/p>\n<p>\u201cTi e humbet t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb mia p\u00ebr, le t\u00eb themi, 60 dit\u00ebt n\u00eb vijim, kalon n\u00eb riedukim\u201d- kjo ishte hakmarrja e tij kreative ndaj gazetares q\u00eb nuk i p\u00ebrulet autoritetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sepse t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet kryeministri \u201cduhet ta meritosh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb, privilegj dhe jo detyrim\u201d.<\/p>\n<p>E mor\u00ebt vesh? Vet\u00ebm mbani mikrofon\u00ebt para kryeministrit e mos pyesni fare, l\u00ebreni t\u00eb b\u00ebj monolog dhe k\u00ebshtu ju leht\u00ebsohet puna n\u00eb montazh.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb thirrje paralajm\u00ebruese drejtuar fillimisht televizionit ku punon gazetarja e gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb shfaqin lajme: Se mos guxoni ta nd\u00ebshkoni me 60 dit\u00eb pa minuta televizive (hap\u00ebsir\u00eb mediatike) kryeministrin, se do na fikni der\u00ebn si popull.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jeta Dedja N\u00ebse nj\u00eb qytetar sheh kryeministrin n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb avion apo n\u00eb nj\u00eb restorant, a i ndalohet t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pyetje apo disa pyetje? Un\u00eb them se jo. Kryeministri, n\u00eb nj\u00eb vend demokratik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit dhe e ka jo vet\u00ebm detyrim ligjor t\u00eb p\u00ebrgjigjet, por edhe moral. A [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":249645,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-249644","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=249644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249644\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/249645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=249644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=249644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=249644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}