{"id":249962,"date":"2022-04-09T13:36:44","date_gmt":"2022-04-09T11:36:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=249962"},"modified":"2022-04-09T13:36:44","modified_gmt":"2022-04-09T11:36:44","slug":"na-kane-ngritur-kurth-por-ne-do-e-fitojme-mandatin-e-katert-balla-zbulon-5-sfidat-nga-ulja-ne-tavoline-me-tre-grupet-e-opozites-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/na-kane-ngritur-kurth-por-ne-do-e-fitojme-mandatin-e-katert-balla-zbulon-5-sfidat-nga-ulja-ne-tavoline-me-tre-grupet-e-opozites-te\/","title":{"rendered":"\u201cNa kan\u00eb ngritur kurth por ne do e fitojm\u00eb mandatin e kat\u00ebrt\u201d, Balla zbulon 5 sfidat: Nga ulja n\u00eb tavolin\u00eb me tre grupet e opozit\u00ebs te\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb socialist\u00ebve Taulant Balla, ka mbajtur fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kongresin e PS-s\u00eb, ku ka renditur dhe 5 sfidat m\u00eb emergjente sipas tij.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Taulant Ball\u00ebs:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb,<\/p>\n<p>Kongresi i Partis\u00eb Socialiste ka qen\u00eb dhe mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebssishme n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit. Edhe sot ia dol\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb Kongresin nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb vendosim nj\u00eb standard t\u00eb ri, duke filluar nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re ton\u00ebn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot Kongreset e partive ishin dicka e konsideruar \u201cpun\u00eb e brendshme\u201d e partive, nd\u00ebrsa Kongresi yn\u00eb i sotem n\u00eb pjes\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb ishte I qytetar\u00ebve, I fermer\u00ebve, I pensionist\u00ebve, I t\u00eb rinjve, I bizneseve t\u00eb vogla, I t\u00eb gjith\u00ebI shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrg\u00ebzime t\u00eb gjith\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb paneleve dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb me diskutimet, sugjerimet, v\u00ebrejtjet, propozimet. Asgj\u00eb nuk mbeti pa u d\u00ebgjuar e pa u mbajtur sh\u00ebnim, e p\u00ebr tu patur n\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Kongresi erdhi n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar, i cili sh\u00ebnoi edhe p\u00ebrfshirjen e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje, n\u00eb k\u00ebto 30 vite. Pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb Rezultati m\u00eb pozitiv i K\u00ebshillimit, ku m\u00eb shum\u00eb se 500 mij\u00eb qytetar\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjet e tyre.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb tradit\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ngre n\u00eb nivel tjet\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nivelin qytetar dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e qytetar\u00ebve me politik\u00ebn. P\u00ebr mua si Kryetar i Grupit, ndihem i qet\u00eb sespse asnj\u00eb prej pyetjeve apo nismave t\u00eb pyet\u00ebsorit nuk k\u00ebrkon ndryshime kushtetuese.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij procesi, detyra e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019u japim mbrapsht at\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb, p\u00ebrkushtimin ton\u00eb, q\u00eb opinionet e tyre t\u00eb kthehen n\u00eb plane konkrete zbatimi. Jam ndjer\u00eb i surprizuar pozitivisht lidhur me p\u00ebrgjigjet p\u00ebr pyetjen e 11 at\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian dhe lidhja me Maqedonin\u00eb e Veriut. Shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb dy t\u00eb tretat jan\u00eb shprehur pozitivisht.<\/p>\n<p>Ne nuk e humbim besimin sepse reformat q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb dhe do t\u00eb nd\u00ebrmarrim, i sh\u00ebrbejn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria po ec\u00ebn n\u00eb drejtimin e duhur. Pa dyshim, mbetet p\u00ebrpara ende nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb se si e sheh seicili prej nesh rolin dhe detyr\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin, p\u00ebrshpejtimin e ecjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Si Kryetar i Grupit dua t\u00eb ndalem n\u00eb sfidat q\u00eb Kuvendi I Shqip\u00ebris\u00eb dhe Grupi yn\u00eb Parlamentar ka sot p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Dua ta them sot se ne duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrim n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, natyrisht bashk\u00eb me opozit\u00ebn, nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e qytetar\u00ebve n\u00eb procesin legjislativ. P\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm n\u00eb momentin e zgjedhjeve politike, por ai duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb legjislatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Hapja reale e Kuvendit p\u00ebr publikun, n\u00eb t\u00eb gjitha format e tij, \u00ebsht\u00eb i domosdoshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duhet t\u00eb angazhohemi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash nd\u00ebrveprimi me publikun. Pjes\u00ebmarrja e publikut n\u00eb procesin legjislativ dhe n\u00eb vendimmarrje \u00ebsht\u00eb elementi thelb\u00ebsor p\u00ebr \u00e7do sistem politik transparent, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe cil\u00ebsisht demokratik.<\/p>\n<p>Zhvillimi teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit ka mekanizmat e nevojsh\u00ebm dhe zgjidhjet p\u00ebr ti ofruar mund\u00ebsin\u00eb publikut\/ qytetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv\u00eb t\u00eb zhvillimit n\u00eb komunitetin ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb dhe n\u00eb ofrues t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb politikave n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se vet\u00ebm kaq nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb procesin ligj-b\u00ebr\u00ebs, pasi mbi t\u00eb gjitha, ky proces i vazhduesh\u00ebm k\u00ebrkon vullnet dhe Ne e kemi vullnetin p\u00ebr ta ndryshuar qasjen. N\u00eb fakt kjo sfid\u00eb esht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gj\u00ebr\u00eb se kaq dhe pas k\u00ebtij Kongresi, ne t\u00eb vazhdojm\u00eb ta elaborojm\u00eb. Sepse ajo duhet trajtuar edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb REFORME M\u00cb T\u00cb THELL\u00cb, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb apo ndryshoj\u00eb thell\u00ebsisht shum\u00eb aspekte.<\/p>\n<p>Sfida jon\u00eb e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr, por e pazgjidhur ende. \u00cbsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e t\u00eb zgjedhurve me zgjedh\u00ebsit q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb rregullohet nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e detyrueshme jo nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, por si nj\u00eb llogaridh\u00ebnie n\u00eb nj\u00ebrin krah\u00eb dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb krahun tjet\u00ebr. Kjo natyrsh\u00ebm k\u00ebrkon edhe nj\u00eb fuqizim t\u00eb rolit t\u00eb deputet\u00ebve, si nd\u00ebrlidh\u00ebsit mes qytetar\u00ebve, komunitetit dhe qeverisjes.<\/p>\n<p>C\u00ebshtja e dyt\u00eb q\u00eb kam e q\u00eb lidhet me opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb se po ndeshim tek ta e nd\u00ebr ta nj\u00eb dukuri t\u00eb re dhe shume t\u00eb rrezikshme p\u00ebr vendin ton\u00eb &gt; antiamerikanizmin. \u00cbsht\u00eb e zymt\u00eb t\u00eb konstatosh sulmet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb pamoralshme ndaj Sekretarit t\u00eb Shtetit apo Ambasad\u00ebs Amerikane, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e kalbur e politik\u00ebs shqiptare dhe kalemshinjt\u00eb e vet t\u00eb porositur e q\u00eb ende paguhen me parat\u00eb e korrupsionit t\u00eb pahetuar, p\u00ebr rrjedhoje t\u00eb pnd\u00ebrshkuar ende. Ky zhvillim I ri sh\u00ebnon nj\u00eb regres historic, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson, n\u00eb asnj\u00eb sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Prej shtatorit 2021 ne kemi patur dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb qasje t\u00eb re me opozit\u00ebn zyrtare. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vendi i dialogut kontruktiv. Ne duhet t\u00eb ndahemi nga modelet bajate t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj, ne duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Procesi i Zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb investohet gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb natyrsh\u00ebm do t\u00eb reflektoj\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje ton\u00ebn, t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr dialog me t\u00eb tre grupet parlamentare opozitare n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtij procesi dhe q\u00eb lidhet me sfid\u00ebn e par\u00eb, Kuvendi duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet q\u00eb i takojn\u00eb n\u00ebn prizmin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs kushtetuese apo gjetjeve t\u00eb veta, duke miratuar Ligjin p\u00ebr Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sfida jon\u00eb e pest\u00eb dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb roli i deputet\u00ebve brenda struktur\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, Ky mandat i tret\u00eb na imponon edhe m\u00eb shum\u00eb besnik\u00ebri ndaj atyre q\u00eb na votuan.,\u00a0 Ata s\u2019duhen harruar p\u00ebr asnj\u00eb cast. Ne sapo e kaluam nj\u00eb test zgjedhor m\u00eb 6 Mars, ku dhe ai rezultat ka nevoj\u00eb t\u00eb lexohet me v\u00ebmendje nga t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Na duhet m\u00eb shum\u00eb koordinim dhe bashk\u00ebveprim mes qeveris\u00eb, Grupit Parlamentar, Partis\u00eb Socialiste n\u00eb cdo nivel, por edhe me kryetar\u00ebt e bashkive dhe k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb.<\/p>\n<p>Sa koh\u00eb t\u00eb jem n\u00eb politik\u00eb dhe sa her\u00eb t\u00eb t\u00eb flas n\u00eb Kongresin ton\u00eb, do ta rithem e st\u00ebrthem partia \u00ebsht\u00eb baza e k\u00ebtij procesi, ura lidh\u00ebse e grupit parlamentar, e Qeveris\u00eb, e pushtetit vendor me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>N\u00eb territor na duhet nj\u00eb parti e fort\u00eb, shum\u00eb e fort\u00eb madje, jo nj\u00eb parti e dob\u00ebt, q\u00eb vendos para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb zgjedhurit n\u00eb t\u00eb dyja niveley, sepse kjo \u00ebsht\u00eb garancia e vetme e mos-harres\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb dit\u00eb prej nesh k\u00ebtu lart, t\u00eb atyre atje posht\u00eb, n\u00eb harten e Shqip\u00ebris\u00eb reale t\u00eb halleve, problemeve, shpresave e pritshm\u00ebrive t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mos harroni se si sot nj\u00eb vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe p\u00ebrball\u00eb do t\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn aleanc\u00eb politikan\u00ebsh q\u00eb politik\u00ebn e duan si mjet p\u00ebr interesat e tyre, jo p\u00ebr interesat e Shqip\u00ebris\u00eb. Aleanca jon\u00eb e vetme mbet\u00ebn shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb e t\u00eb zakonshem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb socialist\u00ebve Taulant Balla, ka mbajtur fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kongresin e PS-s\u00eb, ku ka renditur dhe 5 sfidat m\u00eb emergjente sipas tij. Fjala e plot\u00eb e Taulant Ball\u00ebs: T\u00eb nderuar delegat\u00eb, Kongresi i Partis\u00eb Socialiste ka qen\u00eb dhe mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebssishme n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit. Edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":249963,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-249962","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=249962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249962\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/249963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=249962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=249962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=249962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}