{"id":250405,"date":"2022-04-11T12:42:27","date_gmt":"2022-04-11T10:42:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250405"},"modified":"2022-04-11T12:42:27","modified_gmt":"2022-04-11T10:42:27","slug":"zoti-haradinaj-kalo-nga-aleksandri-i-beogradit-qe-te-behesh-president-i-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zoti-haradinaj-kalo-nga-aleksandri-i-beogradit-qe-te-behesh-president-i-shqiperise\/","title":{"rendered":"Zoti Haradinaj, kalo nga Aleksandri i Beogradit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh president i Shqip\u00ebris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7i<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj u takua dit\u00ebt e fundit me Edi Ram\u00ebn. Ishte takimi i kat\u00ebrt p\u00ebrmbyll\u00ebs i opozitar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, pas atij t\u00eb Memli Krasniqit, Enver Hoxhajt dhe Lumir Abdixhikut. Duket qart\u00eb se zoti Rama po luan nj\u00eb loj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndyrat, q\u00eb vet\u00ebm ai di ta luaj\u00eb me opozitar\u00ebt kosovar\u00eb. Me siguri pasi ka par\u00eb se mazhoranc\u00ebn nuk e p\u00ebr\u00e7an dot! Nd\u00ebrsa dje Rambon e priti edhe mashtruesi ekselent, kreu i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Para shum\u00eb vitesh, kur Haradinaj u kthye nga Haga e zbriti n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs, deklaroi se donte vendin e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. Por kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Hashim Tha\u00e7i, i rezervoi nj\u00eb ndenj\u00eb \u201ct\u00eb k\u00ebndshme\u201d n\u00eb Franc\u00eb. Tani Ramushi u shfaq n\u00eb Tiran\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb president i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse n\u00eb kushtetut\u00ebn e vendit thuhet se ai q\u00eb zgjidhet president nuk mjafton t\u00eb ket\u00eb shtet\u00ebsi shqiptare. Do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pes\u00eb apo dhjet\u00eb vite, kusht t\u00eb cilin Ramushi nuk e plot\u00ebson.<\/p>\n<p>Kjo sjellje e ish-kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs shkon ndesh me q\u00ebndrimet e tij t\u00eb viteve 2018-2020 p\u00ebr mbrojtjen e territorit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mosndryshimin e kufijve midis saj me Serbin\u00eb. N\u00eb fakt ndryshimi i Haradinajt ndodhi n\u00eb vitin 2020, kur u rr\u00ebzua qeveria Kurti 1 dhe po formohej qeveria Hoti. At\u00ebher\u00eb ai, s\u00eb bashku me Hashimin, i shkuan n\u00eb nj\u00eb t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb deputeti t\u00eb AAK-s\u00eb p\u00ebr ta bindur q\u00eb t\u00eb votonte zotin Hoti. Nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb i thoshte Tha\u00e7it se \u201cDo t\u2019i ruajm\u00eb kufijt\u00eb (Kosov\u00ebn) prej teje, Hashim\u201d!<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta metamorfoz\u00eb ka ndodhur edhe me raportet e tij me Edi Ram\u00ebn. Nga grindjet me fyerje e sharje ekstreme p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb, tez\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbronte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, ja ku jemi, te p\u00ebrqafimet dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb president i Shqip\u00ebris\u00eb. Historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Ram\u00ebs dhe Ramushit \u00ebsht\u00eb histori konflikti p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb kreut t\u00eb ekzekutivit shqiptar me presidentin e Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq dhe ish-presidentin t\u00eb Kosov\u00ebs, Tha\u00e7i. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak n\u00eb librin tim, \u201cKosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe\u201d, i kam dh\u00ebn\u00eb ish-kryeministrit kosovar nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebrsa sot, ndon\u00ebse nuk ka ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Ramushi iu bashkua kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe opsioneve t\u00eb tij p\u00ebr bash\u00ebkupimin me Serbin\u00eb dhe izolimin e zhb\u00ebrjen e Kosov\u00ebs. Pse dhe si ndodhi kjo?<\/p>\n<p>Duket qart\u00eb se Ramush Haradinaj nuk ka dhe nuk respekton q\u00ebndrime. Krijimi i nj\u00eb psikoze, sipas s\u00eb cil\u00ebs ai \u201c\u00ebsht\u00eb burr\u00eb i fjal\u00ebs\u201d, nuk q\u00ebndron si karakteristik\u00eb e tij. P\u00ebr mendimin tim ish-kryeministri Haradinaj q\u00ebndron midis d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb atdhetar e patriot dhe tundimit p\u00ebr t\u00eb shkel\u00eb mbi parime t\u00eb tilla p\u00ebr shkak t\u00eb interesave personale. Kalkulimet e tij si \u201cpatriot\u201d e \u201catdhetar\u201d m\u00eb rezultojn\u00eb si p\u00ebrpjekje abuzive p\u00ebr t\u00eb \u201cpushtuar\u201d nj\u00eb kala elektorale. Megjith\u00ebse e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi \u201ct\u00eb art\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb n\u00eb debatin e madh t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, ai nuk arriti q\u00eb t\u00eb ngrihet elektoralisht n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme ose ato lokale.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kompromiset e tij t\u00eb sotme me autorin e ngat\u00ebrres\u00ebs p\u00ebr kufijt\u00eb dhe ndarjen e Kosov\u00ebs, zotin Rama, i shoh si efekt i zhg\u00ebnjimit t\u00eb tij elektoral. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se edhe patriotizmin ai e luan si poker, p\u00ebr t\u00eb fituar elektorat, ose pushtet pa elektorat. Nd\u00ebrsa pushtetin e p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb pasuri! N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ai i ngjan partnerit t\u00eb ri e ndoshta t\u00eb vjet\u00ebr, kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion t\u00eb besosh se Edi Rama nuk vazhdon t\u00eb tallet me gatishm\u00ebrin\u00eb e Ramushit p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb president i Shqip\u00ebris\u00eb, sado q\u00eb Edi do t\u00eb donte p\u00ebr nj\u00ebmij\u00eb arsye t\u00eb zgjidhte nj\u00eb em\u00ebr nga Kosova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post. M\u00eb s\u00eb shumti q\u00eb t\u00eb vijonte izolimi I shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb mos kishte njohje t\u00eb reja dhe t\u00eb zhb\u00ebhej ky shtet! Sepse me nj\u00eb president nga Kosova p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Serbia do t\u00eb kishte l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr ta bind bot\u00ebn se \u201cShqip\u00ebria e Kosova do bashkohen\u201d, ndaj dhe njohja e saj afat-shkurt\u00ebr do t\u00eb ishte e panevojshme!<\/p>\n<p>Ramushi duhet ta dij\u00eb se n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb tallur nj\u00ebher\u00eb me t\u00eb, kjo do t\u00eb ndodh\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn! Duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se derisa Rama d\u00ebshiron q\u00eb presidentin ta nxjerr\u00eb nga hunda e vet, hunda e tij nuk e nxe Ramush Haradinajn. Posti i presidentit do t\u00eb rezervohet p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben interesave t\u00eb Edi Ram\u00ebs e nj\u00ebkoh\u00ebsisht interesave t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. \u00c7do l\u00ebvizje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ka e do t\u00eb ket\u00eb miratimin dhe bekimin e Beogradit!<\/p>\n<p>N\u00ebse Ramushi v\u00ebrtet do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga Aleksandri i Beogradit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7i Ramush Haradinaj u takua dit\u00ebt e fundit me Edi Ram\u00ebn. Ishte takimi i kat\u00ebrt p\u00ebrmbyll\u00ebs i opozitar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, pas atij t\u00eb Memli Krasniqit, Enver Hoxhajt dhe Lumir Abdixhikut. Duket qart\u00eb se zoti Rama po luan nj\u00eb loj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndyrat, q\u00eb vet\u00ebm ai di ta luaj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":250406,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}